
Postuar mė parė nga
DI_ANA
Xhelozia ėshtė njė nga temat pėr tė cilėn ėshtė folur shpesh, ndonjėherė nė mėnyrė sipėrfaqėsore, madje nė disa raste nuk merret shumė seriozisht. Megjithatė bėhet fjalė pėr njė problem shumė tė njohur, i cili duhet parė nga dy kėndvėshtrime: xhelozia e partnerit ndaj partneres dhe xhelozia e partneres ndaj partnerit. Shpesh krijohet njė situatė patologjike kundrejt partnerit, e cila nuk e lejon atė tja hedhė sytė ose tė vlerėsojė njė femėr tjetėr. Madje kjo ndjenjė arrin deri nė atė pikė, saqė femrat nuk mund tė shohin dot njė spektakėl nė shoqėrinė e partnerit tė tyre, pasi prezantuesja ose ballerinat mund tė jenė shumė simpatike dhe ato fillojnė tė ndjehen xheloze.
Dashuria dhe xhelozia janė tė ndara nga njėra-tjetra. Xhelozia ėshtė e pavarur nga dashuria, mund tė ekzistojė dhe pa dashuri. Xhelozia ėshtė njė proces qė lidhet me ankthin, vetminė. Dashuria nėnkupton dėshirėn pėr tė komunikuar me dikė, dėshirėn pėr tu shfaqur ndaj njė personi ose pėr tju dhėnė dikujt, pėrkujdesi ndaj tjetrit. Dashuria nuk duhet tė shihet si mungesė, si diēka qė ka ekzistuar dikur dhe tani nuk ekziston mė, por pėrkundrazi si diēka qė ėshtė gjithmonė e pranishme. Dashuri do tė thotė tė kesh nevojė pėr praninė e dikujt. Nga ana tjetėr xhelozia lidhet ngushtė me posesivitetin dhe nė kėtė rast te personat ekziston bindja: i imi! Ky ėshtė i imi, dhe vetėm i imi!. Pėr personin xheloz partneri ėshtė thjesht njė objekt, (nuk ėshtė njė subjekt, njė person qė ta duash pėr atė qė ėshtė nė tė vėrtetė), pėr kėtė qėllim aty ku mbretėron xhelozia nuk ekziston dashuria e vėrtetė. Dashuria presupozon qė midis partnerėve tė ekzistojė liria pėr tu dashur dhe pėr tu urryer. Partnerin qė pėrpiqet tė zotėrojė dikė, jo gjithmonė e duan, pėrkundrazi shpesh e kanė frike, madje dhe e urrejnė.
Ēfarė fshihet pas xhelozisė? Pasiguri, frikė nga humbja e partnerit, nuk ndjehet nė lartėsinė e duhur?
Karakteristika kryesore e dashurisė xheloze ėshtė ekzistenca e njė dėshire antike tė pamundur: realizimi i pushtetit total dhe ekskluziv, fizik dhe moral, i partnerit, pėr tu dashur pa kushte. Duke qėnė i fiksuar pas kėsaj marrėdhėnieje primitive, personi xheloz vuan faktin se i mungon aftėsia pėr tė dashur dikė, dhe nė kėtė mėnyrė nuk ka besim nė aftėsitė e tij/tė saj pėr ti rezistuar agresivitetit dhe pėr tė toleruar fajin. E gjithė besnikėria dhe pėrkushtimi i partnerit/partneres janė gjithmonė tė pamjaftueshme krahasuar me nevojėn. Personin xheloz kurrė nuk do ta duan aq sa do tė dėshironte, zhgėnjimi do tė jetė gjithmonė i pranishėm. Sa mė shumė zhgėnjehesh, aq mė shumė rritet indiferenca dhe ftohtėsia nė raportin nė ēift. Pėr dashurinė ku ekziston xhelozia, problemi i mungesės sė tė qėnit besnik ėshtė paksa i veēantė. Mjafton tė kesh diēka tjetėr nė mendje, tė mos jesh disponibėl nė njė moment tė caktuar, tė mos jesh shumė pjesėmarrės gjatė momenteve nė intimitet dhe menjėherė tė shkon mendja te tradhėtia. Besnik ose jo, xhelozia pėrkufizohet nga konflikti i paqėndrueshėm midis nevojės dhe realitetit.
Krijoni Kontakt