Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Florida, arrestohet Diveroli i kompanisë AEY dhe përfaqësuesi i tij në Shqipëri. Mash

    Arrestohet në Florida të SHBA, Efraim Diveroli, presidenti i Kompanisë AEY. 22-vjecari akuzohet se ka mashtruan ushtrinë amerikane duke i shitur asaj fishekë kinezë të cilët i riambalazhonte në Gërdec sikur të ishin prodhuar në Shqipëri. Mashtrimi i Diverolit kapte shifrën 300 milionë dollarë. Në skemë e mashtrimit e përfshirë dhe MEICO

    MIAMI BEACH- Autoritetet amerikane kanë arrestuar trafikantin e armëve, Efraim Diveroli, që blinte arme kineze nga Shqipëria, të ndaluara nga qeveria amerikane dhe i shiste për forcat aleate në Afganistan. Presidenti 22- vjecar i kompanisë AEY dhe tre persona të punësuar prej tij u arrestuan mëngjesin e së premtes në Florida të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ata akuzohen për mashtrim dhe konspiracion ndaj ushtrisë amerikane pasi kanë gënjyer për origjinën e armëve, me qëllim përfitimi të paligjshmë. Në të gjitha raportet që i ka dërguar Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, në lidhje me zbatimin e kontratës 300 milionë dollarëshe që mori nga Pentagoni, Diveroli ka pohuar se armët ishin prodhuar në Shqipëri dhe prodhuesi ishte kompania shqiptare Mejko, ndërkohë që këto armë ishin kineze. Në pranga bashkë me Diverolin kanë rënë edhe zv/presidenti i AEY, David Pakouz si dhe Aleksandër Podrizki, i cili përfaqesonte kompaninë AEY në Shqipëri, dhe Ralf Merrill, një partner biznesi i Diverolit në Jutah që i jepte kompanisë asistencë financiare dhe manaxheriale. Në akuzën e prokurisë amerikane Podrizki shfaqet si personi qe ka përfaqësuesuar Diverolin në Shqipëri, dhe qe mbante kontaktet me MEIKO-n. Më 23 maj 2007 Diveroli ka ardhur vetë në Shqipëri dhe më 26 maj ka arritur të negociojë per çmimin e fishekëve me kompaninë Meiko. Prokuroria amerikane disponon gjithë mesazhet elektronike mes AEY e MEIKO si dhe foto të momentit të heqjes se etiketave kineze nga kutitë e municioneve në Shqipëri. Sipas termve të kontratës, AEY-së i kërkohej të çertifikonte (të provonte) se mund të furnizonte me municion të sigurtë dhe brenda kushteve për shërbim. Kontrata ndalonte dërgimin e municioneve nëse këto merreshin, direkt ose indirekt nga kompani ushtarake të Kinës Komuniste (Under the terms of the contract, AEY was required to certify that it provided serviceable and safe ammunition. The contract also prohibited delivery of ammunition acquired, directly or indirectly, from a communist Chinese military company.) Fillimisht për procesin e ambalazhimit te municioneve ishte ngarkuar nga Efraim Diveroli , kompania e biznesmenit shqiptar, Kosta Trebicka i cili më pas u anashkalua nga autoritetet e MEIKO-s dhe Ministrisë së Mbrojtjes për të përfshirë një tjetër firmë e cila do të rriste artificilisht çmimin e fishekëve nga 22 dollarë për 1000 copë në 40 dollarë. Pasi u la mënjanë Trebicka denoncoi në media aferen e MEIKO-s dhe në një telefonatë të tij me Efraim Devirolin ky i fundit deklaronte se në këtë cështje ishte përfshirë mafia shqiptare.
    Gjithë afera e Diverolit, ku përfshihet dhe Shqipëria doli në dritë pas ngjarjes tronditëse që ndodhi në Gërdec për të cilën tashmë është nën hetim ish-ministri i Mbrotjes Fatmir Mediu. Një javë pas ngjarjes së Gërdecit, u botua një artikull në gazëtën prestigjoze “Neë York Time” për aferën korruptive të shitjes së fishekëve kinezë nga Shqipëria drejt Afganistanit nëpërmjet kompanisë AEY te efraim Diverolit. Pas artikullit në fjalë, qeveria amerikane u vu në alarm dhe vendosi të pezullonte aktivitetet e kompanisë së 22 vjecarit Diveroli. Një komitet hetimi u ngrit nga kongresi amerikan për të hetuar këtë ngjarje. Por Diveroli nuk u paraqit asnjëherë para Kongresit. Pas arrestimit, komiteti i reformave qeveritare në Kongres vendosi të mbajë ditën e martë një seancë dëgjimore për aferat e kompanisë AEY. Tashmë administrata Bush është nën presion se si ka mundësi që një 22 vjecar të fitojë një kontratë aq të madhe nga ushtria amerikane dhe të guxojë të mashtrojë në këtë mënyrë qeverinë. Në një konferencë për shtyp Prokurori i Përgjithshëm Aleksandër Akosta tha se kompania e Diverolit në mënyrë të qellimshme ka thyer rregullat dhe ka rrezikuar jetet e trupave amerikane dhe aleatëve. Ai tha se të arrestuarit mund të vuajnë më shumë se 10 vjet burg në rast se shpallen të fajshëm.

    (s.g/NEWS24/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e OO7
    Anëtarësuar
    07-12-2004
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    3,823
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin

    Copy & Paste

    Paska qene pryll some ky. 22 vjec ene mashtroka Amerikonet. Si kta burra i duhen Shqiperise

    P.S. pryll eshte nje anetar i forumit

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    30-08-2006
    Vendndodhja
    askund
    Postime
    9,007
    22 vjec dhe kaq i zgjuar
    gjynah qe ne shqipet se perdorim zgjuarsine aty ku duhet
    JO SEKS PARA MARTESE

  4. #4
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anëtarësuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar më parë nga goldian Lexo Postimin
    22 vjec dhe kaq i zgjuar
    gjynah qe ne shqipet se perdorim zgjuarsine aty ku duhet
    Me sa duket nuk ishte dhe aq i zgjuar. Kush e di se per sa kohe do rri ne burg...... do ti hiki 23-shi 24-a 25-a e me rradhe. Nuk besoj se kualifikohet per "i zgjuar".

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    20-05-2008
    Vendndodhja
    Oslo, Norway
    Postime
    759
    Breshke

    Hajt bre,,,,, se nuk nuk futet cifuti ne burg n,Amerik, jon msu kto be bo ksilloj pislliqesh qysh prej qymoti

    Kto ZGJATEN (10 vjet) luften ne Vietnam per me shit arm, e se rrujshin fort per jetet e ushtarve t,shkret , nga nji ane thoshin t,luftohet LUGATI KOMUNIST nga ona gjeter i jepshin informacion Moskes me "kim filbat" e rinj

    Po hajt se ka per ti ardh dita,,,,,,,,,se INGLIZI ti tredh ***** ashtu sic boni me ROZEMBERGET

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 188
    Postimi i Fundit: 02-09-2013, 21:37
  2. Si mund të ulet ndikimi grek në shqipëri ?
    Nga Anton në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 14-08-2011, 17:46
  3. Kryepeshkopi Anastas ende pret nënshtetësinë shqiptare
    Nga Arrnubi në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 130
    Postimi i Fundit: 19-08-2009, 07:39
  4. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  5. Guerilasit e LANC
    Nga Tannhauser në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 28
    Postimi i Fundit: 21-04-2007, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •