Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710

    Alfabet Ngjarjesh

    Zoti krijoi gruan.
    E pa habine e burrit dhe tha se gruaja ishte me shume nga ē’dukej.
    Por ajo eshte e zhveshur- mendoi burri- qe mund te shikonte gjithcka.
    Pastaj ra mbremja mbushur me pullaze drite dhe puhiza rrenqethese.
    I ulur ne bisht burri vezhgonte ngultazi krijesen e lakuriqe qe lagej nga drita e henes.
    Hena u mbulua nga rete dhe pellembet e nates fshehen trupin e gruas.
    Ne terr burri ndjeu deshiren per te pare gruan.
    Ai perpoqi veshtrimin trupit te nates, por ishte e pamundur………. e pamundur ta shihte.
    Pastaj mbeshteti koken ne pellembe dhe kujtoi fjalet e zotit se “ajo ishte me shume nga ē’dukej”.
    Atehere burri leshoi psheretimen e pare, po gruaja nuk dukej.
    Dhe burri heshti, I mbytur nga nje vete qe se kish njohur me pare, u ndje ligesht.
    Gruaja qe kish qene shume prane tij e preku, dhe ai e njohu….. dhe perseri ju kujtuan fjalet e zotit se “ajo ishte me shume nga c’dukej”.
    Keshtu kish ndodhur ngjarja e pare.
    Burri kish njohur vetmine.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e nitROSHI
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    710
    Ngjarja e dyte

    Zoti tha se mund te kishin cdo gje- vec frutit te ndaluar.
    Por femra e tij deshironte ate qe snjihte, dhe zgjaste duart drejt saj.
    Vetja e tij kish frike, ndersa ai e dinte se ashtu si gruaja e donte te pamunduren.
    Pastaj ajo vetem e pa, me syte qe zoti i kish dhene, me syte qe kerkonin, paturpesisht ate qe su takonte.
    Dhe ai u ngrit, mori frutin ne duar, dhe bashke hengren tulin e tij.
    Pastaj kuptuan se kishin marre ate qe s'njihnin, dhe per te harruar u shtrine te flinin.
    Dhe fjeten shtrenguar pas njeri-tjetrit.
    Ende skishte zbardhur kur ai degjoi nje te qare femie dhe ne gjoks ndjeu peshen e vdekjes.
    Nuk kishte mundur te harronte asgje.
    Lakuriqsia e gruas, i kujtoi ate qe dikur kish qene.
    Dhe perseri ndjeu te qaren e femijes, dhe perseri ndjeu kafshimin e vdekjes.
    Ende skish zbardhur.
    Ajo vazhdonte te flinte bri tij.
    Kish ndodhur ngjarja e dyte.
    Gruaja i kish falur atij jeten dhe vdekjen.

  3. #3
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Shum te bukura keto Aranit. Komplimenta

    Po pres ngjarjet e tjera.
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

Tema tė Ngjashme

  1. Pėrgjigje: 1013
    Postimi i Fundit: 30-06-2011, 13:05
  2. Alfabet, Apo Abece ?
    Nga ZANOR nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-11-2008, 16:10
  3. Albanologė dhe linguistė tė njohur shqiptar, e tė huaj
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 06-06-2008, 10:11
  4. Doreshkrimi elbasanas i ungjijve, 1761
    Nga shendelli nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 28-04-2003, 14:12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •