Per 8 minuta iu desh cdo tifozi te kthehej mbrapa ne eren e radios.Zemrat tona qe krijonin interference me frekuencen e zerit audio dhe ne fund Gjermania ne FINALE(ose si quhet ketej nga ne: WIENALE )!!!.Ishte kjo kryefjala e te gjitha gazetave te dates 26 .Kete rradhe s'ishin turqit qe e shenuan golin e fundit.Gjermanet i munden turqit me mjetet e tyre.Sigurisht loja e tyre la per te deshiruar,mbrojte e dobet,gjume letargjik gjate pjeses se pare,pasime jo te sakta,shume larg nga Gjermania qe pame ne ndeshje me Portugaline.Eshte e vertet qe paten pak raste per te shenuar,por eshte edhe e vertete se diten ti shfytezonin keto raste:dhe kjo kerkon mjeshteri.Futbolli s'eshte vetem teknik dhe shkathtesi,po edhe emocine,pasion,temperament.Dhe keto gjermanet diten ti dhurojne.Turqit u larguan si humbes te denje,po jo te merituar.Te gjithe u cuditen nga morali i kesaj skuadre,qe te gjitha i kishte pervec fatit.Milja e 500 mije shikuesve nga "Brandeburger Tor" der te "Rad" perjetoi dy emocione te forta: humbjen per turqit dhe fitoren e gjermaneve.Por turqit edhe pse te deshperuar festuan me gjermanet,i uruan dhe u ngushelluan nga ata per fitoren.Jane 5 milione turq qe jetojne ketu,qe prej tre gjenaratash,sigurisht qe kraharori i tyre ka vend per dy zemra.E kishin vetem keq te vendosnin per ke do benin tifo.Ne pergjithesi u festua qete,dhe kjo ishte akoma me e rendesishme se fitorja.A do fitoje Gjermania kunder Spanjes te dielen?Une mendoj se po.Gjermania eshte "Skuader turneu" sa me gjate luan ne nje turne,aq me shume perfeksionohet.Na tregoi shume maska te saj,por tani ne duam te shohim ate qe luajti kunder Portugalise!Megjithese kapionati tregoi se cdo gje eshte e mundur..........dmth edhe qe te fitoje Gjermania
Kaq per sot nga ne ne Gjermani.Linja per ju ne studio![]()
Elegance is an attitude.
Krijoni Kontakt