Mt. Sipas rezultateve tė testit kombėtar, tė publikuara nga MASHT-it Komuna e Deēanit, renditet e para, me kalueshmėri prej 67 pėr qind.


- Pas publikimeve te rezultateve nga MASHT-i, tė testit kombėtar tė maturantėve, maturantėt e komunės sė Deēanit, janė renditur tė parėt. Kėtė e ka bėrė tė ditur, tė mėrkurėn, Faik Doda, drejtor i DAKRS, nė Deēan. Doda, duke u ndier i kėnaqur me rezultatin e arritur dhe renditjen qė ka kjo komunė nė nivel shtetėror, ka treguar pėr nivelin e arritshmėrisė tė maturantėve tė Deēanit nė testin kombėtar. Siē bėnė tė ditur Doda, nga 445 nxėnės qė iu kanė nėnshtruar testit kombėtar, 298 apo 67 pėr qind, kanė kaluar me sukses kėtė test, ndėrsa 147 apo 33pėr qind, nuk kanė arritur tė marrin “vizėn” nga ky testim. “Pėr arritjen e njė suksesi tė tillė, ka ndikuar puna e palodhshme dhe me pėrkushtim e personelit mėsimor” ka vlerėsuar Doda, duke shtuar se edhe puna e stafit drejtues tė shkollave, ka bėrė qė tė arrihet njė rezultat i tillė. Po ashtu, Doda, ka nėnvizuar sė njė rezultat i tillė ėshtė pritur, pasi qė kemi pasur fatin tė kemi njė gjeneratė tė tillė tė nxėnėsve. Suksesi i arritur ka njė vlerė tė jashtėzakonshme, pasi qė arrihet nė shtetin tashmė tė pavarur tė Kosovės, ka thėnė ai, ndėrkohė qė duke renditur shkollat mė tė suksesshme nė komunė, nė vendin e parė ka radhitur Shkollėn Mesme Teknike “Tafil Kasumaj”, e cila sipas rezultateve, ka dalė e para nė Kosovė.
Drejtori i kėsaj shkolle Zenel Kasumaj, ka treguar pėr nivelin e arritjes sė kalueshmėrisė sė nxėnėsve tė tij, duke sqaruar se nga 138 nxėnės qė iu janė nėnshtruar testit kombėtar, 81.16 pėr qind, kanė kaluar kėtė test pėr tė thėnė se kėtė shkallė tė kalueshmėrisė nuk e ka arritur asnjė shkollė si motėr nė Kosovė. Edhe Kasumaj, sikur Doda, suksesin e arritur e atribuon te puna me profesionalizėm dhe pėrkushtim e personelit mėsimor. “Nuk ėshtė sukses i vetėm ky qė kemi arritur, nė 2004 nė gara ballkanike, jemi renditur nė vendin e dytė, por jemi edhe shkolla mė e kompletuar nė Kosovė, me kabinete pune” ka thėnė Kasumaj. Ai ka shtuar se “kemi fituar njė traditė, e cila ka njė “regjim” pune dhe disipline”.
Doda dhe Kasumaj, kėtė sukses e shprehin si stimulim pėr punėn e mėtutjeshėm, me gjenerata tjera. Ndryshe faik Doda, ka nėnvizuar nivelin e mirė tė arritshmėrisė tė nxėnėsve edhe gjatė dy gjysmėvjetorėve tė kėtij viti shkollor. Nė gjysmėvjetorin e parė tė kėtij viti, suksesi i arritur ishte 50.8 pėr qind, ndėrsa nė gjysmėvjetorin e dytė, falė punės dhe pėrkushtimit ėshtė ngritur nė 82.8 pėr qind tė kalueshmėrisė, nga numri i pėrgjithshėm i nxėnėsve nė tri shkollat e mesme tė kėsaj komune.
Kryetari I komunės sė Deēanit, Musa Berisha, pėr rezultatin e arritur nė testin kombėtar, ka pėrgėzuar gjithė personelin arsimor tė shkollave tė mesme dhe maturantėt qė arritėn shkallė tė lartė tė suksesit, i cili sipas tij ėshtė garancė pėr rang mė tė lart tė shkollimit.



A. Lushaj (KOHA DITORE)