-
Edhe njė herė pėr termin POSTEL
Kuvendimi ynė pėr ēėshtje gjuhėsore leksikografike, fjalėformuese, terminologjike-shkencore e shqiptimore, i nderuar Hotprinc(hot prinz), mbase do tė duhej tė mbaronte, sepse dy kuvendarė mund tė pajtohen e tė kuptohen vetėm nėse janė afėr njėri-tjetrit me njohuri, me pikėpamje e me mendime, mirėpo, meqė nė raste tė ngjashme diskutimesh janė lexuesit ata qė mund tė pėrfitojnė mė shumė, prapėseprapė vendosa t'i them edhe pak fjalė pėr problemin e ngritur nga Daviusi.
Juve si amator(ju e shkrueni "amater", por kėshtu thuhet e shkruhet serbokroatisht) i "gjuhės mė tė ėmbėl nė botė, gjuhės shqipe", fjala FAKS ju duket "sadopak mė normale dhe i afrohet fjalės origjinale FAX pėr nga ana e shkrimit".Po a s'ju bėri fare pėrshtypje dėshmia pėr origjinėn e FAX-it? Nė gjuhė, Hotprinc i nderuar, njė edhe njė kurrė s'bėjnė dy. Gjuha ėshtė dukuri dinamike shoqėrore qė ndryshon e zhvillohet nė varėsi nga shumė faktorė: gjuhėsorė tradicionalė, kulturorė, historikė,psikologjikė, sociologjikė, madje edhe politikė. Leksiku i njė gjuhe pasurohet, rritet e ndryshon varėsisht nga nevojat praktike nė jetėn e pėrditshme tė pėrdoruesve tė saj, por disa fjalė tė reja, qė quhen HUAZIME, mund tė inkorporohen nė fondin e saj leksikor vetėm nėse u pėrshtaten rregullave morfologjike, fonetike dhe ortografike tė gjuhės marrėse. Qė tė bindeni pėr kėtė le ta analizojmė pikėrisht termin E-MAIL(electronic mail). Elementin MAIL anglishtja e ka huazuar dikur nga gjuha frėnge.Nė "origjinal"(si thoni ju), nė frėngjisht e kishte formėn MALLE(lexo: "mal") dhe emėrtonte njė kuti, arkė apo valixhe. Rreth vitit 1793 nė frėngjisht u krijua termi "malle-poste" me kuptimin "karrocė pėr bartjen e dėrgesave postare". Nė gjuhėn angleze, me trajtėn e ndryshuar nga "malle" nė "mail" ka hyrė si fjalė e re rreth vitit 1860. Pra, anglofonėt nuk e huazuan ashtu si ishte nė frėngjisht, por ia pėrshtatėn natyrės sė anglishtes dhe qė atėherė termi "malle" (origjinal) i frėngjishtes, as nuk shkruhet, as nuk shqiptohet si mė parė nė frėngjisht, por sipas nevojave praktike tė anglofonėve "meil". Tani frankofonėt e kanė huazuar nga anglishtja me trajtėn "mail", por as kėta nuk e shqiptojnė "meil", por "mel" sipas sistemit fonetik e fonologjik tė frėngjishtes, ku "ai" japin tingullin "e". Mirėpo frankofonėt kanadezė, kuebekasit, e pėrdorin pėr kėtė kuptim termin "courriel"(lexo: kuriel), sepse janė mė fanatikė nė kultivimin e ruajtjen e gjuhės sė tyre amtare pėr t'iu shmangur ndikimeve tė anglishtes. Ne albanofonėt (shqipfolėsit), po tė ishim AMATORĖ (tė vėrtėtė, ė?) tė gjuhės sonė, s'do tė pėrdornim kaq shumė fjalė tė huaja pa kurrfarė nevoje duke i pasur nė pėrdorim termat dhe shprehjet aq tė pėrshtatshme e tė kuptueshme, si: staf, nė vend tė personel; pėr momentin, nė vend tė hėpėrhė,ose tani pėr tani; draft pėr projekt; spostoj pėr zhvendos; sensibėl pėr i ndjeshėm;surprizė pėr befasi; menaxher pėr drejtues; monitoring pėr mbikėqyrje; impenjim pėr zotim; fokusim pėr pėrqendrim e shumė e shumė tė tjera( do tė mbusheshin disa dhjetėra faqe me shembuj tė ngjashėm). Dhe kush e bėn kėtė? Pa dyshim prirjet snobiste tė individėve pa kulturė e vetėdije tė mjaftueshme kombėtare.
Dhe meqė u pėdor kėtu fjala snobist, le tė merremi pak edhe me tė, pasi qė si ndėrkombėtarizėm pėrdoret edhe nė gjuhėn shqipe. Fjala SNOB e anglishtes e ka prejardhjen nga latinishtja, nga togfjalėshi SINE NOBILITATE( pa fisnikėri, pa bujari). Po si u krijua kjo? Ja "sa pa lidhje":S(ine) NOB(ilitate) = SNOB. Tani kjo fjalė e re merr kuptim tė ri: mendjemadh, qė i pėrbuz njerėzit e thjeshtė, qė e konsideron veten tė zotin pa qenė vėrtetė i tillė. Po shqip? Shqip i pėrshtatet sistemit gramatikor tė gjuhės sonė: snobi, snobėt, snobėve, snobin, e tė tjerė.
A nuk shihet e kuptohet nga gjithė sa u tha mė sipėr se ėshtė e mundshme dhe e lejueshme, madje edhe e pėlqyeshme,tė krijojmė terma tė rinj pėr nocione tė reja, ashtu si veprohet edhe nė gjuhė tė tjera, pėr nevojat tona praktike gjuhėsore? Ē'tė keqe ka po u pėrdor POSTEL-i ynė sipas analogjisė me COURRIEL-in dhe SNOB-in?
Natyrisht se s'do tė ngulim kėmbė qė ideja jonė duhet tė ngulitet menjėherė si zė nė Fjalorin terminologjik tė informatikės. Ne vetėm bėmė njė propozim duke e arsyetuar, tani, jo pak bindshėm.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt