Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 27
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964

    Kuvendi rrezon dekretet e presidentit Topi

    “Rrėzimi i dekreteve,veprime tė padenja nė Parlament”

    Pėr njė ambasador ėshtė shumė e vėshtirė tė flasė hapur pėr disa ēėshtje tė caktuara.

    ANDI TELA

    Madje, nė shumicėn e rasteve tė duhet tė deshifrosh mes fjalive pėr tė kuptuar mesazhin. Por duket se ambasadori amerikan ėshtė tepėr i shqetėsuar pas rrėzimit tė pesė dekreteve tė Presidentit Topi nė Kuvend. Ai hesht pėr njė ēast, dhe mė pas gati duke gėrmėzuar, lėshon fjalinė bombė: “Veprimet e Parlamentit mbrėmjen e sė hėnės, e thėnė me sinqeritet, ishin tė padenja pėr njė institucion demokratik”. Dhe nuk ndalet me kaq. Votėn kundėr ndaj pesė dekreteve e konsideron si njė rrėzim tė parimeve demokratike nga ana e deputetėve. Nė njė intervistė ekskluzive pėr “Panorama”, ambasadori Withers flet edhe pėr ēėshtjen e Gėrdecit, nga apeli pėr tė penguar rikthimin e banorėve nė zonėn e rrezikshme e deri te lėnia qetė e Prokurorisė nga ana e grupeve politike pėr tė kryer hetime tė plota. Thekson se pavarėsia e institucioneve ėshtė njė nga detyrimet qė rrjedhin pas marrjes sė ftesės pėr nė NATO. Por nuk ngurron tė lėshojė njė apel, madje nė formė lutjeje pėr pėrfundimin nė kohė tė reformės zgjedhore dhe kartave tė identitetit, duke i konsideruar tepėr tė rėndėsishme pėr arritjen e standardeve tė kėrkuara nga NATO.

    Z. Ambasador, po bėhet viti qė nga mbėrritja juaj si ambasador i SHBA dhe u bė pak mė shumė se njė vit qė nga vizita e Presidentit Bush. Sipas jush, ēfarė do tė thoshte Presidenti Bush po tė shihte pas dhe tė kujtonte angazhimet e marra dhe kėshillat e dhėna gjatė asaj vizite?


    Mendoj se vizita e Presidentit Bush ishte historike jo vetėm pėr Shqipėrinė, por edhe pėr Amerikėn. Unė nuk mund tė kujtoj njė ngjarje tjetėr qė pėrjetoi dhe simbolizoi kaq mirė marrėdhėnien e ngrohtė midis popullit amerikan dhe atij shqiptar. Personalisht e di se Presidenti vazhdon tė flasė pėr vizitėn e tij kėtu dhe herė pas here kur njerėz e informojnė se do tė vijnė kėtu, ai u thotė: “Unė kam qenė atje; ėshtė fantastike”. Dhe ai e kujton me shumė kėnaqėsi. Nė disa nga zyrat e Shtėpisė sė Bardhė ku kam shkuar pėr tė takuar kėshilltarė tė ndryshėm, ka foto tė Presidentit me qytetarėt e Fushė-Krujės. Pra, kujtimet e asaj vizite janė shumė tė ngrohta dhe mendoj se pėrmbledhin dhe simbolizojnė ngrohtėsinė mė tė gjerė qė ekziston midis shqiptarėve dhe amerikanėve.
    Pėrsa i pėrket temave, Presidenti mori dy angazhime kur ishte kėtu: e para, se do tė mbėshteste njė Kosovė tė pavarur dhe e mbajti premtimin e tij; sė dyti, ai tha se do tė mbėshteste ftesėn e Shqipėrisė pėr nė NATO dhe ai e mbajti premtimin e tij pėr kėtė. Presidenti e mban fjalėn. Ai gjithashtu dha disa kėshilla pėr qeverinė dhe popullin shqiptar dhe pėrsa i pėrket kėtyre kėshillave, ka ende mėsime qė mund tė nxirren. Po citoj vetėm diēka nga ato ēfarė ai tha: “Ėshtė shumė e rėndėsishme qė figurat politike nė kėtė vend tė kuptojnė ēfarė luhet kėtu. Politikanėt duhet tė punojnė sė bashku tani pėr tė arritur standardet. Ata duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė pėrqendrohen nė atė qė ėshtė e duhur pėr shqiptarėt. Nė qoftė se populli shqiptar dėshiron tė bashkohet me NATO-n, atėherė politikanėt duhet tė punojnė pėr tė arritur kėto standarde”. Mendoj se kjo kėshillė ėshtė ende me vend sot.

    Mirė, pas premtimit tė Presidentit Bush, Shqipėria e mori ftesėn pėr t’u futur nė NATO. Pra, nuk ka mė ēfarė tė thuhet pėr kėtė? Do tė kemi njė ambasador dhe do tė dėrgojmė trupa nė misionet e Aleancės, dhe kaq?

    Jam shumė i kėnaqur qė e bėre kėtė pyetje, pasi ka shumė mė tepėr. Mė lejo tė shpjegoj. Ftesa pėr Shqipėrinė dhe Kroacinė pėr t’u bashkuar me Aleancėn ėshtė njė hap i parė shumė i rėndėsishėm. Unė e kam quajtur njė hap historik; edhe Kryeministri. Por, puna e vėrtetė tani fillon. Para bėrjes sė ftesės Shqipėria dhe vendet e tjera kanė punuar pėr tė kompletuar reformat qė do tė forconin demokracinė. Tani me ftesėn pritet qė Shqipėria t’i zbatojė kėto reforma, t’i ndjekė, t’i pėrmbushė kriteret me standardet mė tė larta. Nuk ėshtė mė e mundur pėr Shqipėrinė ose ēdo vend tjetėr qė ėshtė ftuar nė NATO qė ta marrė shtruar, ta marrė pėr tė mirėqenė se ratifikimi do tė ndodhė dhe tė kthehet nė mėnyrėn e vjetėr tė tė bėrit tė gjėrave.
    Tani Shqipėria duhet tė lėvizė pėrpara, duhet tė pėrparojė, duhet tė sigurojė jo vetėm angazhimin nė parim ndaj demokracisė, por njė angazhim nė praktikė, nė njė nivel shumė mė tė lartė se kurrė mė parė. Kjo nuk ėshtė njė pritshmėri. Kjo ėshtė diēka qė kėrkon hyrja nė Aleancėn mė tė rėndėsishme. Ėshtė jetėsore qė institucionet e pavarura jo vetėm tė ruhen, por edhe tė forcohen. Ato nuk duhet tė sulmohen politikisht. Ato duhet tė jenė tė lira qė tė kryejnė detyrat e tyre nė mėnyrat e pėrcaktuara. Pluralizmi nuk duhet tė jetė njė ėndėrr e largėt; duhet tė jetė realitet, tani. Njerėzit, individėt, duhet tė jenė tė lirė tė ushtrojnė tė drejtat e tyre, tė shprehin opinionet e tyre, pa marrė parasysh rrethanat politike. Ky ėshtė hapi i ri qė kėrkon hyrja nė NATO. Senati ynė dhe parlamentet e tė gjitha vendeve tė Aleancės do tė shqyrtojnė Shqipėrinė dhe Kroacinė dhe ēdo vendi tjetėr qė ėshtė ftuar pėr t’u siguruar qė kėto janė tė vėrteta; qė ky ėshtė realiteti. Ka mė shumė mbikėqyrje tani, jo mė pak. Ka mė shumė pritshmėri se kurrė mė parė. Ky ėshtė ēmimi pėr anėtarėsinė.

    Duke marrė shkas nga fjalėt tuaja pėr institucionet e pavarura dhe sulmet politike. Para dy ditėsh Parlamenti rrėzoi dekretet e Presidentit pėr emėrimin e pesė anėtarėve tė Gjykatės sė Lartė. Njėri prej tyre ishte gjyqtar nė Gjykatėn e Strasburgut pėr 9 vjet. Edhe ai u rrėzua nė bllok. Cili ėshtė mendimi juaj pėr kėtė votim? Dhe do tė doja tė dija mė shumė pėr rolin tuaj nė takimet qė keni pasur me Presidentin Topi, mė herėt me Kryetaren e Parlamentit, Topalli dhe ndoshta ndonjė takim tė fundit me Kryeministrin Berisha.

    Dėshiroj tė jem shumė i hapur. U shqetėsova shumė nga veprimet nė Parlament tė hėnėn nė mbrėmje. Pėr tė qenė i sinqertė, e kam tė pamundur tė besoj se asnjė nga kandidatėt e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftėsitė, pėrgatitja dhe trajnimi. Siē e pėrmendėt dhe ju, njėri prej tyre ishte pėr nėntė vjet gjyqtar nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. As edhe njėri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar. Kjo ėshtė shqetėsuese dhe unė mund tė arrij vetėm nė pėrfundimin se deputetėt pėrdorėn detaje teknike nė ligj pėr tė anashkaluar, madje rrėzuar frymėn e parimeve demokratike. Pėr amerikanėt, ne nuk mund tė tolerojmė vetėm dukjen e parimeve demokratike. Ne kėrkojmė thelbin e demokracisė, nė ēdo rast. Veprimet e Parlamentit mbrėmjen e sė hėnės, e thėnė me sinqeritet, ishin tė padenja pėr njė institucion demokratik. Tani ėshtė e rėndėsishme qė tė gjitha palėt, tė gjithė aktorėt, tė gjejnė njė mėnyrė pėr tė sheshuar menjėherė mosmarrėveshjet, nė njė mėnyrė qė respekton tė drejtat, privilegjet dhe pėrgjegjėsitė e tė gjithėve dhe qė s’kėrkon tė nxjerrė pėrfitime politike, por qė gjen njė rrugė tė pėrbashkėt tė nevojshme pėr ecjen pėrpara me emėrimin e gjykatėsve. Gjykata e Lartė, thjesht, ėshtė shumė e rėndėsishme pėr t’u kthyer nė njė top nė lojėn politike.
    Po pėr kontaktet tuaja me Presidentin dhe figura tė tjera?
    Kam folur siē e pėrmendėt me shumė nga figurat kyēe mbi kėtė dhe tema tė tjera. Unė thjesht doja tė bėja tė qartė pikėpamjen e qeverisė dhe popullit amerikan dhe tė inkurajoja, deri nė atė pikė tė limituar qė mundem, gjetjen e njė zgjidhjeje qė respekton tė drejtat e gjithsecilit.

    Kanė kaluar rreth tre muaj tashmė qė nga shpėrthimi i Gėrdecit. Imuniteti i ish-ministrit tė Mbrojtjes ėshtė hequr, Prokuroria e Pėrgjithshme po vazhdon hetimet, por qė ėshtė pėrballur me sulme nga politikanėt, ish-punonjės tė fabrikės qė kanė hyrė nė grevė urie, duke pretenduar dėmshpėrblim tė pamjaftueshėm nga qeveria. Si do shkojė kjo puna e Gėrdecit?


    Mendoj se duhet tė fillojmė duke marrė parasysh viktimat e tragjedisė. Nė njė moment tė vetėm jetėt e tyre ndryshuan pėrgjithmonė. Shumė vetė, pėrfshirė fėmijė tė vegjėl dhe tė pafajshėm, humbėn jetėt e tyre dhe mendoj se ata duhet tė jenė nė qendėr tė vėmendjes sė ēdo pėrqasjeje dhe, shpresojmė, ēdo zgjidhjeje qė do tė gjendet nė lidhje me shpėrthimin e ndodhur. Kam bėrė edhe mė parė thirrje qė hetimi tė jetė i plotė, i paanshėm dhe i pandikuar nga ndėrhyrjet politike. Sot e ripėrsėris kėtė thirrje. Ėshtė e rėndėsishme, qė pėr tė ndihmuar viktimat e Gėrdecit, tė gjendet e vėrteta dhe tė mos ketė pėrpjekje pėr tė manovruar apo ndėrhyrė nė njė hetim tė lirė dhe tė paanshėm. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė me tė cilėn mund t’i shkojmė nė fund asaj qė ndodhi. Prokuroria e Pėrgjithshme po e ndjek kėtė ēėshtje. Unė kam kėrkuar dhe do tė vazhdoj tė kėrkoj qė ajo tė lejohet tė kryejė detyrat e saj ashtu si ligjet e Shqipėrisė kėrkojnė qė ta bėjė.
    Diēka tjetėr qė doja tė thosha pėr Gėrdecin, diēka pėr tė cilėn kemi folur, por pėr tė cilėn jam edhe mė shumė i shqetėsuar tani. Shumė njerėz qė kishin shtėpitė brenda zonės sė shpėrthimit po kthehen aty. Disa anėtarė tė stafit tim, qė ishin atje vetėm dje, mė thanė se njerėzit po ndėrtojnė shtėpi tė reja shumė pranė vendit tė shpėrthimit. E pėrsėris me tė gjithė forcėn dhe qartėsinė qė mundem, se kjo ėshtė e rrezikshme pėr ta. Ka ende eksploziv, municione qė mund tė shpėrthejnė nė ēdo moment. Rreziku i njė shpėrthimi tjetėr ėshtė i pranishėm dhe e fundit gjė qė do tė donte ēdokush, ėshtė qė Gėrdeci tė shkaktojė viktima tė tjera. Ka marrė shumė deri tani. Kemi folur gjatė me autoritetet shqiptare nė nivelet mė tė larta; e kemi bėrė tė qartė se duhet mbėshtetja e tyre e plotė pėr t’u kėrkuar njerėzve tė mos kthehen. Ne shpresojmė qė pas kthimit tė kėtyre njerėzve nuk qėndrojnė konsiderime politike. Ka nevojė pėr njė zė tė fortė nga qeveria shqiptare qė tė thotė: “Ju lutemi shumė, ėshtė e rrezikshme kthimi nė njė rreze prej 800 m”. Ėshtė e pasigurt pėr shkak tė rrezikut tė shpėrthimeve; ėshtė e pasigurt pėr shkak tė rreziqeve mjedisore; ėshtė e pasigurt pėr ndėrtimin e banesave nė kėtė zonė, derisa njė pastrim i plotė tė jetė kryer. Dhe kjo mund tė marrė shumė kohė.

    Desha tė pėrfitoj meqenėse jemi tek ēėshtja e Gėrdecit, ka pasur raportime nė media se ka pasur transportime fishekėsh nga Shqipėria nė Afganistan, ku ėshtė pėrfshirė dhe kompania amerikane AEY. A mund tė na jepni njė informacion se si po ecin kėto hetime nė SHBA? Ēfarė ėshtė gjetur deri tani? A ka bashkėpunim mes Prokurorisė amerikane dhe asaj shqiptare pėr kėtė ēėshtje?

    Mė lejoni tė them qė nė fillim, qė nė bazė tė ligjeve tona unė nuk mund tė komentoj mbi substancėn e njė hetimi qė ėshtė nė vazhdim. Ajo qė mund t’ju them ėshtė qė duke u kryer njė hetim shumė serioz, duke parė tė gjitha aspektet e kėsaj ēėshtje, pėrfshirė dhe rolin e kompanisė qė ju cituat, AEY; Qė tė gjitha pistat e provave po shikohen; Qė ka bashkėpunim mes autoriteteve tona dhe atyre shqiptare pėr t’i shkuar deri nė fund tė kėsaj ēėshtje gjithashtu. Pėr momentin nuk mund tė them mė tepėr se kaq. Por, tė jeni tė sigurt qė, ndėrsa ne kėshillojmė qeverinė shqiptare qė tė kryejė njė hetim mbi prova dhe vetėm mbi to dhe qė tė procedojnė kėdo dhe kudo ku kėto prova ēojnė, ne po bėjmė tė njėjtėn gjė.

    Duket sikur ėshtė njė intervistė pėrvjetorėsh. Pas ekzaktėsisht njė viti do tė ketė zgjedhje tė pėrgjithshme nė Shqipėri. A mendoni ju se po bėhet gjithēka pėr reformėn zgjedhore dhe kartat e identitetit?

    Unė sigurisht shpresoj qė po. Zgjedhjet pėr qytetarėt nė vendin tim nuk janė diēka e rastėsishme. Zgjedhjet janė veprimi themelor i demokracisė. Dhe qė zgjedhjet tė jenė tė lira dhe tė ndershme, qė tė administrohen mirė, tė organizohen, dhe qė tė jenė tė lira nga ēdo problem dhe nga ēdo ndikim, ėshtė njė standard themelor pėr amerikanėt. Sigurisht qė [demokracia] pėrbėhet nga shumė mė tepėr, ėshtė sistemi gjyqėsor, sistemi zgjedhor etj. Por ne fillojmė me themelin e njė demokracie qė janė zgjedhjet. Dhe ėshtė jetėsore pėr Shqipėrinė qė zgjedhjet e ardhshme tė mos kenė tė metat qė kanė pasur zgjedhjet e shkuara. Do tė jetė njė provė pėr Shqipėrinė nė vėshtrimin e popullit amerikan dhe popujve tė tjerė nė mbarė botėn. Unė e mbėshtes fuqishėm thirrjen e bėrė nga Kryeministri Berisha, i cili kėrkoi qė pėrgatitja e Kodit tė ri Elektoral tė bėhet pa vonesė, menjėherė dhe nė mėnyrė tė pėrshpejtuar. Ne e mbėshtesim plotėsisht kėtė gjė. Eshtė shumė e rėndėsishme qė proceset e regjistrit tė gjendjes civile dhe tė kartave tė identitetit tė pėrfundohen, tė jenė gati kur tė bėhet votimi i ardhshėm verėn qė vjen. I bėjmė thirrje tė gjithė palėve tė pėrfshira qė tė ndėrgjegjėsohen, qė koha kalon. Ju lutem, mos u vononi nė kėtė. Ju lutem, lėvizni pėrpara, me qėllim qė zgjedhjet e ardhshme tė zhvillohen tė qeta dhe tė drejta.
    Tė themi qė Presidenti tjetėr amerikan do tė vizitojė Shqipėrinė. Ēfarė do tė donit tė shihnit tė realizuar nė Shqipėri ndėrkohė?
    Njė ndėr ėndrrat e mia mė tė dashura ėshtė tė arrij tė realizoj vizitėn e Presidentit tė ardhshėm amerikan. Dihet qė ne kemi zgjedhjet dhe kushdo qė do tė zgjidhet do t’i duhet tė marrė kohė pėr t’u organizuar dhe kujdesur pėr pėrgjegjėsitė e tij tė shumta. Por, megjithatė, nė njė moment tė caktuar, Presidenti do tė udhėtojė dhe njė ndėr pėrparėsitė e tė gjithėve ne nė kėtė ambasadė, do tė jetė qė tė inkurajojmė Presidentin e ardhshėm qė tė vijė kėtu. Nėse Presidenti vjen kėtu, jam i bindur qė do tė shohė nė popullin shqiptar njė mik tė vėrtetė tė Amerikės. Njė popull qė na ka qėndruar pėrkrah kurdoherė dhe me tė cilin ne shpresojmė tė vazhdojmė tė qėndrojmė krah pėr krah dhe ta mbėshtesim plotėsisht.
    Ēfarė do tė doja tė shihja? Unė besoj shumė te shqiptarėt, Shqipėria dhe tek e ardhmja e kėtij vendi. Do tė doja tė shihja tė gjithė energjinė, dinamizmin dhe talentin qė kam gjetur nė kėtė tokė qė tė mblidhet nė njė forcė tė bashkuar, qė pėrballet me problemet qė akoma ekzistojnė kėtu. Qė mposht korrupsionin, qė zgjidh problemin e trafikut tė qenieve njerėzore, qė arrin njė barazi mė tė madhe gjinore, qė sulmon varfėrinė dhe kujdeset pėr njė jetė mė tė mirė pėr tė varfrit nė kėtė vend. Dua qė mėsimet e nxjerra nga Shqipėria tė ndahen me tė tjerėt gjithashtu. Mėsimet e tolerancės fetare qė shfaqet nė mbarė kėtė vend, historia prekėse e shpėtimit tė hebrenjve gjatė Holokaustit, mikpritja e kėtij populli ndaj miqve tė huaj. Tė gjitha kėto janė gjėra qė Shqipėria duhet t’ia mėsojė botės dhe qė ėshtė e rėndėsishme qė bota t’i dijė. Kėshtu qė kur Presidenti i ardhshėm tė vijė kėtu, gjė e cila shpresoj tė mos jetė shumė larg, megjithėse nuk mund ta parashikoj, pasi nuk e dimė akoma se cili do tė jetė Presidenti i ardhshėm, shpresoj tė gjejė njė Shqipėri pėr tė cilėn qytetarėt kanė punuar shumė qė ta arrijnė. Tė gjejė shqiptarė qė jetojnė njė jetė tė mirė, tė sigurt, tė lirė, tė hapur dhe demokratike qė ata meritojnė. Kjo ėshtė ajo qė do tė dėshiroja.


    HETIMET PER GERDECIN
    Kam bėrė edhe mė parė thirrje qė hetimi tė jetė i plotė, i paanshėm dhe i pandikuar nga ndėrhyrjet politike. Sot e ripėrsėris kėtė thirrje. Ėshtė e rėndėsishme, qė pėr tė ndihmuar viktimat e Gėrdecit, tė gjendet e vėrteta dhe tė mos ketė pėrpjekje pėr tė manovruar apo ndėrhyrė nė njė hetim tė lirė dhe tė paanshėm. Kjo ėshtė e vetmja mėnyrė me tė cilėn mund t’i shkojmė nė fund asaj qė ndodhi.

    RREZIMI I DEKRETEVE
    Pėr tė qenė i sinqertė, e kam tė pamundur tė besoj se asnjė nga kandidatėt e propozuar nuk u konsiderua i kualifikuar. Tek ata kombinoheshin eksperienca, arsimimi, aftėsitė, pėrgatitja dhe trajnimi. Siē e pėrmendėt dhe ju, njėri prej tyre ishte pėr nėntė vjet gjyqtar nė Gjykatėn Europiane tė tė Drejtave tė Njeriut nė Strasburg. As edhe njėri prej tyre nuk u konsiderua i kualifikuar.

    KESHILLAT E BUSH
    Bush tha: “Politikanėt duhet tė punojnė sė bashku tani pėr tė arritur standardet. Ata duhet tė lėnė mėnjanė mosmarrėveshjet politike dhe tė pėrqendrohen nė atė qė ėshtė e duhur pėr shqiptarėt. Nė qoftė se populli shqiptar dėshiron tė bashkohet me NATO-n, atėherė politikanėt duhet tė punojnė pėr tė arritur kėto standarde”. Mendoj
    se kjo kėshillė ėshtė
    ende me vend sot.

    FTESA PER NATO

    Para bėrjes sė ftesės Shqipėria dhe vendet e tjera kanė punuar pėr tė kompletuar reformat. Tani me ftesėn pritet qė Shqipėria t’i ndjekė, t’i pėrmbushė kriteret me standardet mė tė larta. Nuk ėshtė mė e mundur pėr Shqipėrinė ose ēdo vend tjetėr qė ėshtė ftuar nė NATO qė ta marrė shtruar, ta marrė pėr tė mirėqenė se ratifikimi do tė ndodhė dhe tė kthehet nė mėnyrėn e vjetėr tė tė bėrit tė gjėrave.

    ZGJEDHJET E 2009
    Eshtė shumė e rėndėsishme qė proceset e regjistrit tė gjendjes civile dhe tė kartave tė identitetit tė pėrfundohen, tė jenė gati kur tė bėhet votimi i ardhshėm verėn qė vjen. I bėjmė thirrje tė gjithė palėve tė pėrfshira qė tė ndėrgjegjėsohen, qė koha kalon. Ju lutem, mos u vononi nė kėtė. Ju lutem, lėvizni pėrpara, me qėllim qė zgjedhjet e ardhshme tė zhvillohen tė qeta dhe tė drejta.

    SHQIPERIA NESER
    Dua qė mėsimet e nxjerra nga Shqipėria tė ndahen me tė tjerėt gjithashtu. Mėsimet e tolerancės fetare qė shfaqet nė mbarė kėtė vend, historia prekėse e shpėtimit tė hebrenjve gjatė Holokaustit, mikpritja e kėtij populli ndaj miqve tė huaj. Tė gjitha kėto janė gjėra qė Shqipėria duhet t’ia mėsojė botės dhe qė ėshtė e rėndėsishme qė bota t’i dijė.

    Panorama
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 20-06-2008 mė 14:02

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    22-08-2004
    Postime
    298
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Duhet te meret ambasadori amerikan e te na thote qe sa larg ka shkuar shkelja e normave te demokracise me dekretet e Topit.
    Kaq larg po shkon diktatura e dhjere e Berishes sa edhe Amerika shqetesohet.
    Sna u hoq hafe ky i paudhe.
    "Sna u hoq qafe ky i paudhe"..thua ti juanito, po kush ta heqi, une? Une te rrezikoj punen dhe jeten time dhe ti t'i gezohesh largimit te Berishes? Mos je ti b.ythe mo e zgjuar se une? Edhe une do te rri e pres si ty? Te tjeret...ata idealistet...k.oqet e kanarit..ata te sakrifikojne...kurse une e ti ,ne jemi , ...afrohu pak se mos na degjojne...ne jemi smart ass. Do presim pak dhe do fitojme rehat rehat pa u rreziku.

    Por ne keto llogaritje ,ti dhe une harrojme nje gje te vogel , qe te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, mor po te gjithe,
    mendojne se jane :SMART ASS.

  3. #3
    i regjistruar Maska e Breshka
    Anėtarėsuar
    10-06-2002
    Postime
    351
    Citim Postuar mė parė nga juanito02 Lexo Postimin
    Duhet te meret ambasadori amerikan e te na thote qe sa larg ka shkuar shkelja e normave te demokracise me dekretet e Topit.
    Kaq larg po shkon diktatura e dhjere e Berishes sa edhe Amerika shqetesohet.
    Sna u hoq hafe ky i paudhe.
    Me sa di une ai parlament u lavderua dhe u quajt "demokratik" , dhe kushtetues kur u zgjodhi Topin president vetem me pak se nje vit me pare, tashti me votim te FSHEHTE, merr nje tjeter vendim dhe ambasadori amerikan eshte i "zhgenjyer" ??? !!!!
    Une do thoja qe ne shqiptaret duhet te jemi te "zhgenjyer" prej tij, qe me kaq lehtesi ai del para mediave dhe kritikon nje paralament te tere!!!!!!!
    Mund te jesh kundra nje njeriu, por te vesh ne dyshim te qenurin demokratik te gjithe parlamentit, une mendoj eshte shume e nxituar per nje dipllomat.
    Kongresi amerikan rrezon kandidat te propozuar nga presidenti per gjygjtar, sekretatre shteti, kryeprokurore, perfaqesues ne OKB, pa folur per qindra ligje.
    Kjo do thoja une, eshte shkelqimi i demokracise.

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Citim Postuar mė parė nga Dajti Lexo Postimin
    "Sna u hoq qafe ky i paudhe"..thua ti juanito, po kush ta heqi, une? Une te rrezikoj punen dhe jeten time dhe ti t'i gezohesh largimit te Berishes? Mos je ti b.ythe mo e zgjuar se une? Edhe une do te rri e pres si ty? Te tjeret...ata idealistet...k.oqet e kanarit..ata te sakrifikojne...kurse une e ti ,ne jemi , ...afrohu pak se mos na degjojne...ne jemi smart ass. Do presim pak dhe do fitojme rehat rehat pa u rreziku.

    Por ne keto llogaritje ,ti dhe une harrojme nje gje te vogel , qe te gjithe shqiptaret ne Shqiperi, mor po te gjithe,
    mendojne se jane :SMART ASS.
    Kush te tha ty ta heqesh Berishen.
    Per fat te keq e kam lene vendin tim e sjam aty ta heq Berishen po ti pse trmbesh?
    Te thuash nje deshire qenke smart ass?
    Ty po sta mbajti as mos shkruaj bile but te kjerciska ass kaq shume
    Shendet

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    ke desh te vendose topi ?

    na i sillni emrat.. kush e di..

    ne se topi ka dashur te vendose zagare te edvin arapit ne gjykat te larte ahere mir ka bere parlamenti..

    edhe mbas 2008 me kelish enveristesh do jene gjykatat..?

    mund te jape drejtesi nje xhelat tip abdiu qe ka varur poete ne litar ne fund te viteve 80 te..?

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Po mor po vetem Saliu e shpura e tij kane te drejte.
    Edhe ambasadori anglez gabim e kishte qe foli sot per dekretet do vonoheni ne europe tha.
    Me kujtohet nje liber i Bedri Dedes qe ekam lexuar shume vjet me pare. Quhej udhetim i rrezikshem dhe bente fjale per nje qytet (Sdikuisht e kishte emrin) ne te cilin nje bande rrugacesh rrekrutonin cunat e mire dhe i benin vakabonde.
    Dhe kish nje staf rrugacesh ai qyteti i se keqes. Dhe emrat e tyre fillonin te gjithe me 'koke'
    Tamam si shpura e saliut sot.
    Ne krye ishte Kokakomci, Rreth tij Koketapa, Kokedruthi, Koke frifiu etj. Policet qene koketehyndata, kokeshpirtnjeriu etj
    Sa here shof ekipin e Sales ai liber me kujtohet.
    Se di ndonjerin ketu ta kete njohur kete liber per femije

  7. #7
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Shekulli 20 Qershor 2008

    Sinqeriteti i papėrballueshėm i njė shantazhi

    Nga Igli Totozani

    Nisur nga sensibiliteti i madh politik qė po shoqėron rrėzimin e dekreteve tė Presidentit, nga Kuvendi i Shqipėrisė, ėshtė e rėndėsishme tė kuptojmė se ēfarė ka ndodhur dhe mė pas tė nxjerrim disa konkluzione.

    Le tė analizojmė mė konkretisht aktivitetet e secilit institucion, nė rastin konkret, pėr tė verifikuar “normalitetin” e kėsaj procedure.

    Pėrsa i takon institucionit tė Presidentit, ky i fundit, nė pėrputhje me nenin 136 tė Kushtetutės sė Shqipėrisė, dekretoi nė 15 maj 2008 pesė gjyqtarė tė lartė. Sipas Kushtetutės sė Republikės sė Shqipėrisė por edhe sipas vendimit tė Gjykatės Kushtetuese (nr 2 tė 18 janarit 2005) kėtu mbaron roli i Presidentit.

    Nisur nga ēka pėrmendėm mė sipėr, por edhe nė kuadėr tė rolit tė veēantė tė kėtij institucioni nė lidhje me sistemin e drejtėsisė nė pėrgjithėsi, tė balancimit tė pushteteve gjithashtu, legjislatori i ka njohur kėtij institucioni njė sovranitet tė madh nė emėrimet e rėndėsishme qė ai kryen. Nė mėnyrė tė veēantė, pėr tė ruajtur dhe mbrojtur ndarjen e pushteteve, vendimi i tij nė formė dekreti ėshtė totalisht nė kuadrin e pushtetit tė tij diskrecional.

    Nė pėrputhje me sa mė lart, me dekretimin, pėrfundon roli i kėtij institucioni dhe procedura vazhdon me Kuvendin e Shqipėrisė. Ky institucion, pėr nga vetė natyra e tij dhe sidomos mėnyra e tij e tė shprehurit, qė ėshtė votimi nė seancė, e fillon procedurėn e tij duke futur nė mėnyrė automatike - sipas vetė Rregullores sė institucionit - dekretet nė programin javor tė punimeve tė Parlamentit. Po sipas kėsaj Rregulloreje, Komisioni i Ligjeve mund tė ngarkohet me shqyrtimin e dy momenteve kryesore: plotėsimin e kritereve ligjor nga Gjyqtarėt e emėruar dhe meritėn e tyre (sipas Vendimit tė Gjykatės Kushtetuese).

    Gjithsesi, ėshtė jashtė ēdo dyshimi se nisur nga natyra e institucionit qė bėhet fjalė, raporti i nxjerrė nga ky komision ka vlerė vetėm sugjeruese pėr pėrfaqėsuesit e popullit, pra, pėr deputetėt. Janė kėta tė fundit, tė cilėt kanė tė drejtė tė vendosin nė liri dhe sovranitet tė plotė. As Komisioni i Ligjeve dhe asnjė strukturė tjetėr e brendshme e Parlamentit, pėrfshi kėtu edhe Kryetaren, nuk gėzojnė asnjė tė drejtė qėndrimi zyrtar nė emėr tė Kuvendit. Pushteti diskrecional, nė tė gjitha rastet, i takon secilit deputet, pushtet i cili ushtrohet nėpėrmjet votimit nė seancėn pėrkatėse parlamentare. Nė votim, sipas Kushtetutės, Parlamenti mund t’i aprovojė ose rrėzojė dekretet e Presidentit.

    Nė realitet nuk ka ndodhur kėshtu dhe procedura parlamentare ka patur shkelje jo tė vogla. Sė pari, dekretet e Presidentit kanė “pritur” nė sirtar njė periudhė mė tė gjatė se njė muaj pa u shqyrtuar, gjė, qė ėshtė nė kundėrshtim tė hapur me traditėn dhe me Rregulloren e Kuvendit. Pėr mė tepėr, nėn argumentimin e shqyrtimit tė meritės sė secilit gjyqtar tė dekretuar, gjithė kjo kohė u shfrytėzua pėr tė bėrė tė mundur njė “kompromis” paraprak me Presidentin e Republikės.

    Kėtu u ndeshėn dy qėndrime tė kundėrta politike midis shumicės dhe pakicės nė Kuvend. Nėse e dyta, nė pėrputhje me Kushtetutėn, kėrkonte votimin nė Kuvend tė dekreteve, pėrfaqėsues tė shumicės vazhdonin t’i bėnin presion Presidentit tė Republikės pėr njė kompromis paraprak. Nė emėr tė kujt kėrkohej ky kompromis? Sigurisht qė jo nė emėr tė Kuvendit, se askush, as Kryetarja e as kryetari i grupit parlamentar tė PD, nuk kanė asnjė tė drejtė mė shumė se secili prej 140 deputetėve tė Kuvendit Popullor dhe aq mė tepėr ta kėrkojnė kėtė nė emėr tė kėtij institucioni.

    Sė dyti, qoftė Kushtetuta (neni 136, nuk parashikon dekretim pasi tė jetė marrė mė parė pėlqimi nga Kuvendi) qoftė Vendimi i Gjykatės Kushtetuese nuk parashikojnė konsultime tė detyrueshme pėr Presidentin e Republikės, por ia njohin tė drejtėn e emėrimit tė gjyqtarėve tė lartė, diskrecionit tė tij. Natyrisht, nėse Presidenti do tė dėshironte tė konsultohej pėrpara emėrimit edhe kjo nuk ndalohet, por do tė duhej ta bėnte kėtė me secilin deputet dhe kurrėn e kurrės vetėm me shumicėn nė pushtet apo pėrfaqėsuesit e saj nė Kuvend. Nėse emėrimet e gjyqtarėve do tė kishin qenė fryt i kėtij rasti tė fundit, kjo do tė kishte shėnuar fundin faktik dhe ligjor tė ndarjes sė pushteteve nė Shqipėri, qė edhe pa kėto, dihet si ėshtė. Rreziku i njė situate tė tillė, ishte njė nga shkaqet e forta tė cilat frymėzuan atė shqetėsim tė madh nė Shqipėri nė periudhėn para dhe pas zgjedhjes sė Presidentit tė Republikės, vitin qė shkoi. Njė president nė shėrbim tė shumicės, do ta kthente pa dyshim shumė pas nė kohė demokracinė shqiptare.

    Pikėrisht, kėtė kėrkonte shumica e sotme. Jo vetėm rrėzimi nė bllok i dekreteve tė Presidentit, por sidomos deklaratat e Kryetares sė Kuvendit, treguan qartė se shumica e sotme jo vetėm nuk votoi (sikurse i parapėlqente ta mbronte pak ditė para votimit) pėr personalitetet e dekretuara dhe aq mė pak pėr meritėn e tyre, por shumė mė tepėr se kaq, pėr t’i dhėnė mesazh Presidentit tė Republikės se do tė pranonin vulėn e tij, vetėm kur ajo t’i ngjante asaj tė njė noteri dhe jo njė “gjyqtari”, sikurse nė rastin konkret njihet nga Kushtetuta e Shqipėrisė.

    Situata e mėsipėrme ėshtė tepėr e lexueshme: ose Presidenti i Republikės vendos siē e kėrkon shumica e sotme, duke i hapur asaj rrugėn pa kthim pėr tė gjithė ne tė rėnies sė demokracisė, ose atij do t’i rrėzohen dekretet dhe bashkė me to edhe funksioni normal i Gjykatės mė tė rėndėsishme nė vend, e bashkė me kėtė tė fundit, edhe mbarėvajtja e procesit tė demokratizimit tė Shqipėrisė.

    Shfaqja qė po shohim kėto ditė ėshtė vėrtetė e frikshme, edhe pse nuk ėshtė as e para dhe as e fundit nė kėtė histori tė ēmendur tranzicioni, fundin e tė cilit, si pėr ironi tė fatit e evokonte para pak kohėsh, njė nga personazhet e sipėrpėrmendur.

    Por tė paktėn, tė paktėn tė ngushėllohemi me njė fakt tė thjeshtė: kėsaj radhe, shantazhi ishte madhėrisht i qartė, i drejtpėrdrejtė, i sinqertė. Ndaj, s’na mbetet gjė tjetėr veēse tė urojmė qė pėrveē dėmit tė madh ndaj demokracisė shqiptare dhe imazhit tonė tek partnerėt, tė paktėn tė ketė bėrė diēka tė mirė; tė ketė ndikuar kėshtu, sadopak, pėr tė hapur disi ata pak sy qė nuk duan akoma tė shikojnė.

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Momentalisht Gjykata e Larte ka 10 antare ( nga 17 qe duhet te kete).
    Po te shkoni ne faqen e gjykates se larte:
    http://www.gjykataelarte.gov.al/anetaret.htm

    dhe te lexoni me vemendje biografite e ketyre 10 antareve, ateher mund te arrini ne perfundimin qe:

    1 antar eshte i Sales
    3 antare nuk mund ti percaktosh nese jane te PS dhe/ose LSI-sė , apo asnjanes
    6 antare jane te PS-se dhe/ose LSI-sė

    --------------------------------------------------------

    Mazhoranca e djathte kishte shansin qe me zgjedhjen e 7 antareve te rinj te Gjykates se Larte, te ballanconte komunistizimin e saj te ndodhur ne vitet 1998-2005. (Nga 1998 deri ne 2005 ne Gjykaten e Larte kishte 17 Gjykates te zgjedhur prej Nanos dhe Metes. Te gjithe prokuroret dhe gjykatesit e diktaures se Enverit, qe mbushen burgjet e Burrelit & Co. me te burgosur politik)

    Ky shans i mazhorances u prish nga Bamir Topi, jo per parime, por per interesa e tija personale.

    ---------------------------------------------------------

    Nje fjale popullore shqiptare thote: " Po nuk qau femija, nuk i jep nena gjirin per te pire "

    Specialistet kuqalash e dine kete shprehje dhe bertasin me te madhe, ne menyre qe Sala te marr nga 7 gjykates , maksimumi 1 ose 2.

    Keshtu qe edhe per 3 vjet e ardhshem te kemi keto rraporte:

    ne Gjykaten e Larte 3 te Sales. 3 asnjanes dhe 11 bolsheviki.
    ne Gjykaten Kushtetuese 2 te Sales dhe 7 bolsheviki.


    .
    .
    .

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thx per sqarimet antimafishe..

    qarte dhe sakte..

    pra vota e 3 korrikut i ka rr b mafies polpotiste.. neper gjykato prokurorira..

    po ata.. kanibalet enveriste qe pushkatonin e internonin e genocidonin shqiptarin e mire.. ne emer te mustaqeve te stalinit te cilave u kishin vene nickun.. popull..

    tmerr..
    e topi jone desh te perforcoj me sifiliza te ri.. garden enveriste vishinskoiste.. nga i njejti lloj..

    turp..

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Bre bre u be dhe Topi komunist.
    Te ligj jane komunistet nuk diskutohet po antikomunistet qenkan bloze fare.
    Si beka zoti me te ligj

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Kushtetuta e Kaēanikut, themelet e shtetit shqiptar nė Kosovė
    Nga SkyThinks nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 27-05-2016, 15:32
  2. Gjilani
    Nga cod3r nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 10-05-2009, 13:18
  3. Lexo: "Marrėveshja Kornizė" - Ohėr 2001
    Nga StormAngel nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 14
    Postimi i Fundit: 01-04-2007, 06:13
  4. Kuvendi rrėzon Kėshillin e RTV, aprovon reformėn e re
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 16-05-2006, 13:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •