Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 48
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391

    Kombesia e Homerit

    Kjo eshte teme jashtzakonishte e veshtire, por une besoj se do te nxite reagime te ndryshme dhe ne fund shpresoj se te gjithe do te mesojme diq.

    Pra qka ishte Homeri Greke, Shqiptar apo Kelt?

    Nga faktet qe kemi deri me tani mund te vertetojme se Homeri nuk ishte Greke sepse:

    1 Homeri vetem nje here i permend fiset Greke, posaqerishte fisin Dorian si Okupues te ishullit Krete.

    2 Herojte e Homerit, fizionomia e tyre Bjond, me floke te verdha (sarita) aspak nuk i pershtaten fizionomise se Grekeve, te cilet duken si te ngjajshme me Pakistanezet. Nje mbreteresh Indiane tregon per vendin e Grekeve. Pra nje teritor diku ne Pakistanin e sotem ku ky popull ishin te njejtit me Greket. E me vone Aleksandri gjate okupimit te Indis i asgjesoj kompletishte, vetem pse flitnin Greqishte.

    3 Libra u shkrua ne Greqishte, por kur u shkrua dhe nga kush u shkrua. Une e kam iliaden por kjo eshte botuar vetem para disa viteve. Ngjarja ne liber aspak ska lidhje me Greket.


    A ishte ai Shqiptar?

    Nuk kemi fakte te vertetojme se ai ishte Shqiptar

    1 Homeri gjithashtu permend Pellazget (Shqiptaret) si banor te Kretes.

    2 Gjithashtu Shqiptaret permenden si "little green Pelasgians", Apo Pellazget e vogel te Gjelbert, qe i pershtatet deri diku fizionomise se Shqiptareve. Dhe si ushtar te perkryer.

    3 Ajo qe lidh Shqiptaret me Homerin eshte zoterat Shqiptar, Zeusi, Helena, gjithashtu Achili si luftetar kryesor etj.

    A ishte ai Kelt

    1 Keltet jane sipas mendimit tim banoret me te hershem te Greqise (Ballkanit) Gjate kohes kur Keltet jetonin ne mbrendi te Ballkanit, ishujte e Greqise qe ishin te banuara nga Pellazget okupoheshin nga fiset Greke. Per kete ekzisojne fakte te cilat vertetojne per okupimin e shumices se ishujve ku banonin Pellazget nga fisi Dorian, Miltiades etj.

    2 Per nga fizionomia Keltet i pershtaten 100 % pershkrimit te heronjeve te Homerit.

    3 Po kush ishte Homeri. Ai pershkruhet si i marr, i verber etj. Keto tingellojne si propagande Greke. Jemi mesuar me propaganden Greke, e cila gjate kohes se Lekes kishte formuar rrenje te forta ne senatin e Athines. Duke mos pas zemer per lufte Greket perdornin retoriken.

    4 Pra kush eshte kush ketu duke u bazuar ne faktet qe ekzistojne.

    5 Si erdhi deri te Shkrimi i ketij Homeri deri ne Greqishte, dhe nga kush u shkrua.

    6 Kush jane Achaians. Shume historian boteror besojne se Achaians jane te njejtit me Danaans, qe mund te perkthehet si Kelt.

    7 Ku eshte origjinali i Homerit.? Nese nuk gjendet, pse eshte humb? A eshte e mundur qe origjinali te eshte e shkruar ne nje gjuhe tjeter, apo thjeshte permban informata te cilat Grekeve nuk iu pelqejne.

    8 Defenitivishte nje kopje e hershme gjendet ne Greqi diku, por a eshte ai orogjinali, apo vetem kopje, perkthim.

    Ju uroj suksese.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pelasgian : 12-12-2002 mė 09:11

  2. #2
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Homeri ishte "I-Lir-ė"!

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Historianet boteror flasin per Parahelenet dhe Helenet.

    Parahelenet i marrin zakonishte si Pellazget. Askujt nuk i kujtohet, perfshire ketu edhe shkrimtareve me te lashte per prejardhjen e Pellazgeve. Ata e pershkruajne si:

    "Banor autokton te Athines, qe njeriu as qe e mban ne mend lashtsine e tyre."

    Po kuptohet se Shqiptaret jane kombi me i lashte ne Greqi. Por ne te njejten kohe ishin edhe Keltet. Shume here kemi ndegjuar se Greket e lashte ishin Bjond (te bardh). Heronjte e Homerit ishin keta Bjond, saktesishte qe i pershtate fizionomise se Kelteve.

    Jam me se i bundur se lufta e Troyes eshte bere mes Kelteve (BJOND)dhe Pellazgeve (Akili, Zeusi, Athina, Hera).

    Pellazget dhe Keltet ishin fqinje ne ate kohe. Perendia e Pellazgeve Zeusi kishte nje Afere me Perendine e Kelteve Danaa. Nga ajo afere ata kishin nje femije jolegjitim. Kjo edhe mund te arsyetoj prejardhjen e fisit KELTO-ILLYRIAN.

    Shkruani mendimet tuaja, kjo eshte teme interesante.

    Nderime,

  4. #4
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Meqe ka ardhur dita te bejme deklarata te pambeshetura po e bej dhe une nje deklarate qe qenka kollaj.


    Homeri ishte nga Guinea e re (Papua)

    O Asgje, leje Pellazgun te flasi, pak me teper respekt per punen e tij.
    Bravo Pellaszg, shume interesante analiza juaj!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Manciste,

    Po me pelqene menyra jote.

    Pra deklaratat e mia qe jane vetem nje citim i deklaratave te historianeve boteror qenkan te pambeshtetura.

    Edhe une jam me ty. Ne shumicen e rasteve historianet boteror kane dhene teza e supozime qe skane te bejne aspak me realitetin. Por sidoqofte keta historian boteror nga te gjitha anet e botes kane punuar ne kete aspekt, kane hulumtuar veprat e Homerit, Hesiodit etj.

    Ne kete rast ne duhet te pervetesojme diturine e tyre per te miren tone. Pasi qe historianet Shqiptar nuk kane pas mundesi te bejne kete.

    A ke ndonje fakte qe e mbeshtet teorine tende per Guinen, apo vetem ke shkruar diqka.

    Nderime,

  6. #6
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Jo pelasg, me vjen keq qenkemi keqkuptuar.
    Nuk e kisha fjalen per ty se ti po i analizoje gjerat, po ai Asgje sikur dielli, qe tha pa asnje lloj mbeshtetje ai ishte ILIRE.
    Me fal dhe nje here per keqkuptimin.
    Un nuk kam ndonje njohuri prandaj dhe nuk prononcohem dhe pres te degjoj nga ata qe dine me shume se une.
    Dhe nje here faleminderit Pelasg per materialet e goditura ne Forum.
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  7. #7
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Manciste, pasi nuk ke njohuri nga e merr guximin e te thuash se nuk kam une mbeshtjetje apo se jam gabim?

    E di c'thone kur nje njeri nuk ka dituri?

    "Me mire mos fol kur s'din"

  8. #8
    xumparja
    Anėtarėsuar
    12-10-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    570
    Postuar mė parė nga AsgjėSikurDielli
    Homeri ishte "I-Lir-ė"!
    Ja nga e di i dashur Asgje, kur te shkruash me teper atehere do te te degjoj.
    E vure re diskutimn e Pelasgut?
    Krahasoje me kete deklaraten tende trefjaleshe dhe do e shofesh perfundimin.


    Te lutem se nuk ja vlen te merremi me diskutime te kota, nese ke nevoe te kerkoj ndjes, ja ku po te kerkoj ndjese, te mos debatojme me ne te dy, se kjo eshte teme shume interesante.
    Miqesisht, Manciste!
    Qetesi!
    Shoket lexojne!

  9. #9
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    Kush ishin heronjte e "Iliades? Priami mbreti i Trojes eshte quajtur pasardhes i Dardanit. Dardani ka qene mbreti i pare i Trojes dhe ka qeni i pari vuri emrin qytetit te Dardanise. Priami dhe populli i tij u quajten Dardane, bijte e bijat e Dardanit. Ky popull indeoevropian migroi ne perendim ne Azise se vogel dhe u identifikua ngushte me Trojen, ku nje nga portat e saj eshte quajtur "Porta Dardane". Ngushtica afer maleve Ballkan u quajt ngushtica e Dardaneleve ndersa me tej ne perendim regjioni Shqiptar Kosova ne kohet antike njihet me emrin Dardani. Ne listen e aleateve te Trojes figurojne "noble Pelasgoi" ( pellazget fisnike), ndoshta te njejtet luftetare diku tjeter te quajtur "Pellazget e ashper te Larises" se tokave te begata...Cuditerisht protagonistet e tjere te drames se Trojes gjithashtu ishin pellazge.........

    Preokupimi i dukshem i Homerit me origjinen pellazgjike te heronjeve te tij mbeshtet fuqishem teorine e Strabonit per origjinen Pellazgjike te vete poetit te verber. Sigurisht shume studiues kane rene dakord qe ndonese keto poema epike (Iliada dhe Odisea) kane jane transmetuar deri tek ne permes gjuhes greke, teksti perfshin shume shprehje te cuditshme dhe konstrukte gjurmet e te cilave gjenden ne gjuhen e hershme Pellazgjike. Ne fakt Gounaris ne vepren e tij "Introduction to Indo-European" thote qe emri Homer rrjedh nga shprehja Pellzgjike e krahasimit me nje te verber: "Ho i mjer" (O i shkreti burre!)......

    Teksti i mesiperm eshte shkeputur dhe perkthyer nga Libri "THE ALABNIANS, An Ethnic History from Prehistoric Times to the Present" nga Edwin E. Jacques 1995

    Peshendetje
    Iceberg
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 18-12-2002 mė 17:33
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Pelasgian
    Anėtarėsuar
    16-06-2002
    Vendndodhja
    Londer
    Postime
    391
    Pershendetje Manciste,

    Keqekuptimet jane te zakonshme mes Shqiptareve, te cilat vazhdojne me metoda cinike etj. Besom se ekziston nje numer i madh i atyre qe qdo informate apo fakte e marrin si qeshtje qesharake. Kjo eshte mungese e njohurise rrethe temes ne fjale etj.

    Une jam relativishte i ri ne kete aspekt. Kam filluar te shprehi interese ne keto dy vitet e fundit. Me shume deri me tani kam njohuri rrethe Lekes se Madh. Kam lexuar disa libra per Leken dhe i kam porosit edhe disa te tjera.

    Sipas mendimit tim secili Shqiptar qe e lexon librin e ARRIAN "The Campains of Alexander the Great" do te kuptonte fare kjarte per kombesine e Lekes. Gjate leximit e ndien veten ne vend te Lekes. I ndien ndjenjat e Shqiptarit. Dhe lexuesi fare mire e kupton se Leka ishte njeri i fjales, ishte nje superman i Shqiptareve. ARRIAN bazohej ne deshmite e Ptolemit dhe Aristobulus. Keto dite jam duke prite nje liber tjeter te ARRIAN quhet ANABASIS, qe si duket permban informata te komunikimit te Lekes se Madh me ushtaret e tij.


    Studimi i Lekes se Madh sipas mendimit tim do te na shpie deri te informatat e nevojshme per ta kuptuar Homerin. Eshte e logjikeshme te pohoj keshtu. Qeshtja e Homerit nuk eshte nje qeshtje qe e ka nje pergjegje magjike. Eshte kombinim i shume faktoreve.

    ICEBERG,

    Faleminderit per kete pjese. Kete liber te Jacques e kam ble para nje viti. Te them te drejten nuk kisha kohe per ta lexuar sepse isha shume i ngarkuar me disa projekte. Ate liber, pra ne Anglishte ia dhurova Bibliotekes Krahinore ne Prishtine.

    Une besoj se Zgjedhja e qeshtjes se Homerit eshte zgjedhje e qeshtjes se Shqiptarise.

    Vazhdojme me diskutime,

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Etniciteti i Vojsaves
    Nga britanik nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 92
    Postimi i Fundit: 22-04-2015, 10:14
  2. Kombėsia e njeriut tė zemrės
    Nga rina_yll_polar nė forumin Votime dhe sondazhe
    Pėrgjigje: 240
    Postimi i Fundit: 13-12-2007, 15:07
  3. Greqia e lashte sipas homerit
    Nga J-X nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 18-12-2006, 09:18
  4. Universitet Greke dhe kombėsia
    Nga honzik nė forumin Mentori akademik
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 15-02-2006, 02:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •