Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Jemi të shqetësuar për të drejtat e njeriut në Shqipëri

    KE, publikon raportin: Jemi të shqetësuar për të drejtat e njeriut në Shqipëri




    STRASBURG
    - Këshilli i Europës nëpërmjet komisionerit për të drejtat e njeriut Tomas Hamerberg ka shprehur shqetësim lidhur me problemet strukturore për mbrojtjen e të drejtave të njeriut në Shqipëri. Në një raport të publikuar sot, Këshilli i Europës jep një sërë rekomandimesh për funksionimin e gjyqësorit, sjelljen e policisë, kushtet e paraburgimit, të drejtat e minoriteve, diskriminimin, të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, trafikun e qënieve njerëzore dhe lirinë e fjalës. Komisioneri Hamerberg nënvizon se mangësitë në legjislacion dhe implementim si dhe opinioni i përhapur lidhur me korrupsionin vazhdojnë të rrezikojnë funksionimin efektiv të sistemit gjyqësor. për më tepër, ai shprehu shqetësimin lidhur me rastet e sjelljeve të pahijshme të policëve si dhe mungesën e hetimeve të duhura për akuzat e keqtrajtimit. Komisioneri Hamerberg nxorri në pah kushtet e papranueshme në qelitë e paraburgimit dhe bëri thirrje për të marrë masat e duhura për t’i dhënë zgjidhje kësaj situate. Në raport thuhet se megjithëse Shqipëria ka bërë përpjekje mbresëlënëse për mbrojtjen e minoriteteve, disa probleme strukturore vazhdojnë të jetë ekzistente dhe situata e minoriteteti Rom kërkon më shumë vëmendje. Në raport gjithashtu nënvizohet se mekanizmat për luftimin e formave të ndryshme të diskriminimit janë të dobëta. Këshilli i Europës i vë theksin edhe një tjetër problemi siç është ai i dhunës kundër grave. “Dhuna kundër grave dhe masat e marra për ta luftuar këtë fenomen nuk janë të mjaftueshme”, shkruhet në raportin e komisionierit për të drejtat e njeriut Thomas Hamerberg.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2
    KuCoVaR Maska e Olimp
    Anëtarësuar
    24-03-2006
    Vendndodhja
    QS
    Postime
    484
    po cte drejta ore apo ja fusni kot as ka pas as ka as do kete "mjaftojne legalizimet e Windows" nuk jane pak keto qe po bejne ci do te drejtat njeriu kur ka legalizime etj etj
    Ere mire mire

Tema të Ngjashme

  1. Adem Jashari - Hero i Kosovës
    Nga JONI 1 në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 296
    Postimi i Fundit: 05-03-2023, 21:58
  2. Përgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 06-12-2008, 14:08
  3. Dosja antishqiptare e Greqisë, 1912-2007
    Nga BARAT në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 645
    Postimi i Fundit: 15-10-2007, 19:27
  4. Liria
    Nga Klevis2000 në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 10-06-2005, 06:24
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •