Projektbuxheti dhe rritja e prodhimit kombetar
Interviste me profesorin e financave ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes, Sherif Bundo
Profesori i financave ne Fakultetin Ekonomik te Universitetit te Tiranes, Sherif Bundo, ne nje interviste per ATSH-ne, shpreh vleresimet dhe sugjerimet e tij per permiresimin e projektbuxhetit te shtetit per vitin 2003. "Buxheti i shtetit eshte padyshim dokumenti me i rendesishem i konkretizimit dhe ekzekutimit te politikave ne fushen ekonomike e sociale te nje qeverie, te maxhorances ne pergjithesi", tha dje Sherif Bundo.
Si e vleresoni projektbuxhetin e shtetit per vitin 2003?
Buxheti-projekt i paraqitur ne Kuvend synon te formalizoje politikat ekonomike e sociale ne kushtet e mundesive dhe kushteve reale qe ka ekonomia e vendit dhe niveli profesional i administrates publike. Ky buxhet i shpreh njekohesisht te dy elementet ne ekuiliber me njeri-tjetrin. Kjo administrate nuk mund te ndertonte nje buxhet tjeter. Vleresoj faktin qe hartuesit e buxhetit, ne te dy elementet e tij perberes, te ardhura dhe
shpenzime, jane realiste. Me mire parashikime dhe objektiva modeste e realiste se sa objektiva te fryra, euforiste, por te paarritshme. Kjo do te ishte dy here e gabuar. Vleresoj gjithashtu tendencen dhe hapin e pare te hedhur drejt decentralizimit dhe forcimit konkret te qeverisjes vendore. Nuk ka qeverisje vendore pa kompetenca dhe pa financa.
Cilat jane pikat me te dobeta te tij dhe c'mendoni se duhet permiresuar?
Se pari, mendoj se buxheti mund te kishte me teper force publike, ne kuptimin qe te kishte me shume ndjeshmeri ne politikat apo investimet publike. Investimet e vitit 2003 nuk mund dhe nuk duhet te jene me te vogla se ato te parashikuara per vitin 2002. Se, dyti ngarkesa fiskale per vitin 2003 parashikohet te kete nje rritje te ndjeshme. Rritje per buxhetin dhe financat familjare, pasi rritet taksa mbi pasurite individuale, mbi banesat, rriten tatimet dhe taksat mbi biznesin e vogel, rriten tatimet e akcizes, rriten taksat per hoteleri turizmin, etj. Nderkohe, reduktimet per shkak te sistemimeve ne tarifat doganore jane me te lehta ne favor te subjekteve ekonomike. Se
treti, kam bindjen se nuk jane harmonizuar si duhet zgjerimi i autonomise vendore, e shoqeruar kjo edhe me rritje te fondeve dhe taksave ne dispozicion, me rritje te nivelit te menaxhimit te qeverisjes vendore, aftesive administrative e profesionale te tyre. Buxheti eshte pune shume e madhe, e per te bere verejtje eshte shume thjesht.
Po per paketen fiskale, c'mund te komentoni?
Ajo qe mund te thuhet qe ne fillim, mendoj prej kujtdo qe njeh financat dhe buxhetin, eshte e lidhur me faktin se paketa fiskale e ketij viti, nuk eshte nje pakete e thjeshte ligjesh shtese apo amendamente te ligjeve te vecanta. Ne kete pakete ka te pakten tre ligje te plota organike: ligji per akcizat, ligji per sistemin e taksave e tarifave vendore dhe ligji per tatimin mbi biznesin vendor. Ndihet nje ngushtim i rrethit ndaj biznesit. Kjo eshte e domosdoshme. Por jemi ne kohen kur ekonomia dhe sipermarrja vendase ndodhet njekohesisht para marreveshjeve te OBT-se, marreveshjeve te tregtise se
liberalizuar rajonale dhe ligjeve te reja. Buxhetit i duhen me teper te ardhura, qe te rrite impaktin e shtetit ne shoqeri e ne ekonomi, nderkohe prodhimi vendas duket sikur po ballfaqohet me situata te reja, me te veshtira. Ky vend ka nevoje te rrite prodhimin kombetar, pa te cilin zor se do te hapim deren e integrimit ne Evrope.
ATSH
Krijoni Kontakt