E lexova te gjithe temen dhe serish desha te flas disa konkluza te mia.
Po filloj nga fundi duke ju pergjigjur disa nenpyetjeve qe dolen nga ketu.
Apollon ti the se nese perkthehet kompjuteri ne shqip nuk do ta kuptoje. Kjo dmth se ti di me mire anglishten se shqipen dhe prandaj munde ta mbash windowsin Anglisht dhe nuk do te kesh asnje problem ( u zgjidh problemi yt), mirepo kjo nuk ta jep te drejten ty qe te thuash se ata qe nuk kuptojne anglishten duhet te mos e kuptojne as kompjuterin.
Borix, ndermjet fjaleve te tua kuptova se ketij populli me shume i duhet dije se patriotizem, ndoshta do te pajtohesha ne disa pika me ty, mirepo une nuk mendoj se populli yne e dijne 100% anglishten dhe prandaj pse duhet te ua ndalojme edhe kuptimin e kompjuterit, apo pse duhet tu vendosim kusht anglishten. Do te zgjatem ketu pak per te dhene nje kuptim asaj qe dua te them. Anglishtja vertete quhet gjuhe nderkombetare, mirepo ate nuk e flasin gjith bota, bile nuk e flasin shumica e botes, bile nuk e flasin as shumica e evropes. Une kam menduar perpara se po te dish anglishten kupton boten, kam gabuar. Une derisa kam qene ne kosove kam studiuar shkenca kompjuterike ne gjuhen angleze, si rrjedhim e di mjaft mire anglishten, dhe informatiken. Me pastaj kam ardhe ne gjermani me mendimin se di gjithcka, por ne fakt nuk dija asgje. Gjermanet nuk kuptojshin anglisht, bile as termat kompjuterike te gjuhes angleze (boterore) qe dija une ata nuk i kuptojshin. Une thosha hard disk ata nuk kuptojshin, me vone kuptova se hard disku quhet ne gjermani festplate. Cka dua te them me kete??? Me fal qe po te zhgenjej por kam ardhe ne perfundimin se gjuha angleze nuk eshte "asgje". Eshte nje gjuhe e mesin e gjuheve te botes. Nje shokut tim ngjarja ime i ka ndodhur ne France. As atij nuk ia kuptonin hard diskun. Prandaj ne fund e kuptova se gjuha angleze te nevoitet vetem nese jeton ne angli, ose amerik, ose Australi ose KOSOVE, sepse aty te gjithe e dijne cka eshte Hard Disku. Me vjen turp nga gjuha jone qe kemi momentalisht, e dij tani se kam mesuar anglishten kot vetem sepse studioja informatiken. Une tani punoj me kolege gjerman qe nuk dijne anglishte dhe jane specialiste te informatikes.
Dua te them, eshte jo vetem e nevojshme, por eshte e domosdoshme te perkthehet gjithcka, Edhe fjala TELEVIZION ne gjuhen shqipe sepse keshtu po humbasim kulturen tone, po humbasim gjuhen tone, dhe fatkeqesisht nuk jemi serish me te menqur se gjermanet qe nuk dijne anglishten, Une nuk e njoh me mire kompjuterin se koleget e mi.
Une e zgjata teper, dhe nuk fola me terma komplekse, u mundova te flas thjesht me shembuj konkret, dhe vetem per arsyen se kam kuptuar se te jesh komplex, dmth Je me i nderlikuar dhe jo me i menqur.
Ju faleminderit
Krijoni Kontakt