Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Dializa, një milion euro për terapinë e veshkave

    Ministria e Financave çel fondin për të sëmurët kronikë

    Rreth 150 pacientë me probleme në kryerjen e proceseve të organit të veshkës janë në radhë pritjeje për zgjidhje të problemeve të tyre shëndetësore. Pavarësisht punës që kryhet në Shërbimin e Nefrologjisë në spitalin "Nënë Tereza", edhe me 3 turne, ky pavijon nuk mund të përmbushë kërkesat për të gjithë personat e sëmurë. Pacientët thonë që në turnin e tretë në spital ka probleme me oraret për procesin e dializës dhe në disa raste koha nuk premton për të përmbushur 4 orët e nevojshme. Kërkesa dhe ankesa të herëpashershme kanë mbërritur në Drejtorinë e Qendrës Spitalore Universitare, si dhe në Ministrinë e Shëndetësisë. Pas zgjidhjes së problemit të ilaçeve, ku ish-ministri Nard Ndoka dha urdhër që procedurat e blerjeve të medikamenteve për pacientët e dializës të bëheshin nga vetë spitalet, një lajm i mirë vjen për këta të sëmurë, të cilëve shumë herë u duhet të shpërngulen edhe në vendet fqinje për të marrë shërbimin e kërkuar.

    Ministria e Financave ka çelur fondin prej 1 milion eurosh për privatizimin e shërbimit të dializës. Kjo nuk do të thotë se pavijoni i QSUT-së do të blihet nga privati. Por me këto para, Ministria e Shëndetësisë do të kontraktojë shërbime private për t‘u dhënë pacientëve shërbim si në shtet, ndërkohë që faturën për këtë shërbim e paguan shteti. Fatura prej 1 milion eurosh arrin të përfshijë të gjitha shërbimet kundrejt pacientëve të dializës në të gjithë vendin. Me këtë shumë shteti do të arrinte të përballonte dhe rastet e pacientëve që tani marrin shërbimin e dializës në vende fqinje si Maqedonia, sipas marrëveshjeve të bashkëpunimit mes dy shteteve. Sipas shifrave të Ministrisë së Shëndetësisë, llogariten rreth 400 pacientë, të cilët kanë nevojë aktualisht për terapi zëvendësuese dhe rreth 175 pacientë të rinj çdo vit. 50/1 milion është numri i pacientëve të rinj (incidenca) që kanë nevojë për terapi zëvendësuese çdo vit. Aktualisht në vendin tonë ekzistojnë 39 aparatura hemodialize në shërbimin spitalor publik, që kanë një shkallë shfrytëzimi 50%, megjithëse nevojat janë për më shumë aparatura, rreth 12 aparatura shtesë, që të plotësojnë nevojat e pacientëve aktualë.

    "Ministria e Shëndetësisë është e vendosur ta reformojë këtë shërbim, duke e kaluar në procesin e privatizimit, çka do të krijojë një shërbim më të mirë dhe me standard të lartë për pacientët", ka deklaruar një muaj më parë zyrtarisht Ministria e Shëndetësisë. Sakaq, me çeljen e fondit nga Financat, Ministria e Shëndetësisë ka gati projektin, sipas të cilit ky shërbim në 2008-ën do të niste reformimin, proces ky i studiuar dy vjet më parë.

    Sistemi i sigurisë për të pasur një sallë luksoze, por dhe me kushte higjienike tepër të mira, ka shtyrë realizimin e transplantit të veshkave. Përfundimisht, sipas të dhënave, muaji i cili do të shënojë dhe realizimin e një nga ndërhyrjeve më të mëdha të kryera në vendin tonë, do të jetë muaji tetor.

    Salla e operacionit ku do të kryhet transplanti do të përfshijë të gjitha rregullat teknike, do të jetë sipas standardeve të kërkuara dhe do të respektojë të gjitha rregullat e higjienës për të pasur një mjedis sa më të pastër operator. Lorina Mixha



    Problemet kryesore

    të pacientëve me dializë


    Prishja e aparaturave
    Mungesa e pajisjeve
    Transporti me mjete të rastësishme
    Një pjesë e ilaçeve merren pa rimbursim
    Lëshimi i recetave me rimbursim bëhet vetëm në Tiranë
    Nuk kryhen analizat në mënyrë periodike
    Marrin shërbime private në klinika joshtetërore



    Shqip
    Sui generis

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e pseudo
    Anëtarësuar
    29-02-2008
    Postime
    366
    Citim Postuar më parë nga RaPSouL Lexo Postimin
    Aktualisht në vendin tonë ekzistojnë 39 aparatura hemodialize në shërbimin spitalor publik, që kanë një shkallë shfrytëzimi 50%, megjithëse nevojat janë për më shumë aparatura, rreth 12 aparatura shtesë, që të plotësojnë nevojat e pacientëve aktualë.


    Sistemi i sigurisë për të pasur një sallë luksoze, por dhe me kushte higjienike tepër të mira, ka shtyrë realizimin e transplantit të veshkave. Përfundimisht, sipas të dhënave, muaji i cili do të shënojë dhe realizimin e një nga ndërhyrjeve më të mëdha të kryera në vendin tonë, do të jetë muaji tetor.




    Shqip

    Nqs aparatet qe ekzistojne do punonin 100% mbase nuk do ishte nevoja per aparate te reja.
    Shpresoj qe te gjitha keto premtime qe jane bere te mbahen dhe kesaj kategorie te pacienteve tu kushtohet nje vemendje e vecante.
    Pas problemeve te kancerit eshte nje nga semundjet qe eshte shume komplekse dhe kerkon nje kujdes nga te gjitha pikepamjet , qofte per ilacet qe jane te perjetshme dhe jane nga me te shtrenjtat, qofte per ushqimet qe nuk mund te hajne cfare duan, qofte per transportin per ne qendrat e dializave, e qofte per komplikacionet qe shfaqen ne cdo moment.


    Ps; flitet shume per transpantin dhe njerezit kujtojne se po e bere u sherove per jete. Jo aspak , shpeton per momentin nga dializa , por ama je i detyruar prap te marresh ilace tere jeten dhe prap do jeshe i detyruar te besh kontrolle te here pas hereshme dhe kjo ne rastin e mire kur tranplanti eshte i sukseshem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga pseudo : 25-08-2008 më 09:11
    Tant Qu'il y a La Vie, y a De L'espoir!

Tema të Ngjashme

  1. Autostrada Durrës-Kukës mbaron ne qershor 2009
    Nga ganoid në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 739
    Postimi i Fundit: 02-08-2010, 18:05
  2. Vazhdojnë punimet e rrugës Durrës-Morinë
    Nga Iceberg në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 18-09-2007, 08:47
  3. Auditimi i Brendshëm
    Nga dodoni në forumin Ekonomi & biznes
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 26-08-2006, 05:45
  4. Implikimi i pushtetareve ne krimin e organizuar
    Nga Brari në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 12-08-2002, 04:36
  5. Zog I dhe Toptani sipas Durhamit
    Nga Bohemian në forumin Historia shqiptare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 03-08-2002, 10:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •