Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 40
  1. #1
    Larguar.
    Anëtarësuar
    04-08-2003
    Postime
    2,152

    Ku shkoi shoku i vërtetë?

    Kur degjoj motren dhe mamin nganjehere te flasin per rinine e tyre i shikoj me admirim. Me tregojne per nje kohe kur shoku ka qene si vella. Nese ato i ngacmonte ndonje djale ne klas atehere iu dilnin shoket perkrah. Nuk shiheshin vajzat vetem per tu shfrytezuar apo per ndonje "interes" te metejshem.

    Jam kurioze te di per ata qe jetojne ne shqiperi sot, ose dhe ata qe kane shoqeri shqiptare ne mergim, a ekziston ky lloj shoku sot?

    Diskutim te mbare.

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Anisela
    Anëtarësuar
    20-01-2004
    Postime
    764
    Po,ekziston dhe ka vetem nje emer:Shoku Interes!!!
    Dhe keshtu ne rruge te madhe eshitme zemren tone, njerzve qe vetem nje te perqeshun dhane per te e shkuen te kenaqun e tu u gezue- pse pane mfshetsinat intime te kesaj jetes tone.

  3. #3
    <-----
    Anëtarësuar
    13-05-2002
    Postime
    985
    Si veshtire eshte te gjesh nje shok pa interes sot ! Nje shok i tille mund te jete vetem dikush qe e ke shok qe ne femijeri , pra qe e njeh prej nje jete !
    Sot gjithcka sillet rreth parase!Njerezit jane vene ne gare se kush t'ja kaloje tjetrit dhe harrojne normat dhe parimet e shoqerise!
    Dikur kane qene me te varfer nga ana ekonomike por me te pasur me ideale dhe parime!NJe here dhe nje kohe qeshja kur degjoja qe ne perendim cdo kush paguan per vehten e vet ne restorant pavaresisht se jane grup shoqeror!Tashi po e praktikoj vete kete gje pasi edhe nese nuk do ti , ta imponon grupi shoqeror.
    Disa nguten te paguajne te paret qe ti shmangen taksave lol,llogarisin me saktesi cmimin e atyre qe kane porositur,pfff cheap people!!
    ...

  4. #4
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Shoke gjthnje kam patur pak, po te sakte. Dy prej tyre iu besoj do beja dhe e di se do benin gjithcka per mua. Tere ceshtja Veshtruese qendron se tani njerezit jane me te pavarur ose me sakte ndjehen me te pavarur ndaj ambientit qe i rrethon. Me perpara psh kur isha une i vogel po te shikoje ndonjerin me nje fete buke ne dore nuk e ndjeje per turp ti thoshe nem nje gac. Ne fshat te gjyshja para dhjete a pesembedhjete vjetesh njeri kishte televizor e i gjithe fshati sa kishte lajme mblidhej dhe shikonin te gjithe bashke. Po ashtu njeri kishte telefon e komshijte merrnin e prisnin telefonata pa teklif. Tani gjerat jane ndryshe, secili sheh punen e vet. Nuk ke me mundesi ta provosh tjetrin a eshte apo jo shok i mire. "Pasuria te ben te varfer" me nje fjale kjo shprehje vlen per shoqerine e sotme. Celulari i secilit eshte personal, sle njeri te te shikoje mesazhet. Tani ne vend te luash top me shoket rri para P.C se e loz Fifa 2006. Ske me nevoje te jesh me dike per te pare nje ndeshje. Tani kur shkojne ne lokale secili i paguan pijet vete. Kshuuuuuuuuuu.
    Ezekiel 25-17.

  5. #5
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anëtarësuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Citim Postuar më parë nga Worcester
    Si veshtire eshte te gjesh nje shok pa interes sot ! Nje shok i tille mund te jete vetem dikush qe e ke shok qe ne femijeri , pra qe e njeh prej nje jete !
    Sot gjithcka sillet rreth parase!Njerezit jane vene ne gare se kush t'ja kaloje tjetrit dhe harrojne normat dhe parimet e shoqerise!
    Dikur kane qene me te varfer nga ana ekonomike por me te pasur me ideale dhe parime!NJe here dhe nje kohe qeshja kur degjoja qe ne perendim cdo kush paguan per vehten e vet ne restorant pavaresisht se jane grup shoqeror!Tashi po e praktikoj vete kete gje pasi edhe nese nuk do ti , ta imponon grupi shoqeror.
    Disa nguten te paguajne te paret qe ti shmangen taksave lol,llogarisin me saktesi cmimin e atyre qe kane porositur,pfff cheap people!!
    Ueeee paskemi te njejten mendje. Se kisha pare postimin tend se po shkruaja timin.
    Ezekiel 25-17.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Emilja_ort
    Anëtarësuar
    20-11-2005
    Vendndodhja
    itali
    Postime
    8
    Sot shoku per njeriun eshte bere paraja dhe interesi....(sa keq)
    Ky shoku i vertet qe ekzistonte ateher iku bashke me vitet ku ka ekzistuar
    Kan ndryshuar shume gjera keto vite dhe jeta qe bejne tani shqiptaret
    eshte shume here me ndryshe se me pare
    Pastaj gjith streset apo menyra se si arrihet te sigurohet jeta i ka bere njerzit
    teper te ftohte
    Te gjith kane shoqerin e tyre,po per ate shokun e vertet qe flitet ketu,nuk eshte e lehte te gjendet nje i till me sot

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-12-2005
    Postime
    1
    s'egsiton me ne asnje vend te botes, jo vetem ne shqiperi

  8. #8
    Desert Fox Maska e bayern
    Anëtarësuar
    12-06-2002
    Postime
    3,030
    Citim Postuar më parë nga Anisela
    Po,ekziston dhe ka vetem nje emer:Shoku Interes!!!

    Une se di si i ke shoket ti goce ama pervec ndonjeres te cilen e ka pike te dobet, cdo mashkull femrat e tjera i shikon si shoqe. Mbase eshte dobesuar koncepti i afinitetit midis 2 paleve ama nuk jemi me ne vitet 70-80 ku i vetmi argetim ishte Shoqeria. Tani ke TV, Internetin, kufijte jane te hapur eshte kohe komplet ndryshe.
    Atehere mos shikoje njerez luje menc se nuk kish asgje lol

    Megjithate duhet thene maredheniet shoqerore mashkull femer tashme jane me shume te orientuara drejt qefit sesa miqesise.
    But again, truth be told, if you're looking for the guilty you need only look into a mirror. ...

  9. #9
    Citim Postuar më parë nga Veshtrusja
    Kur degjoj motren dhe mamin nganjehere te flasin per rinine e tyre i shikoj me admirim. Me tregojne per nje kohe kur shoku ka qene si vella. Nese ato i ngacmonte ndonje djale ne klas atehere iu dilnin shoket perkrah. Nuk shiheshin vajzat vetem per tu shfrytezuar apo per ndonje "interes" te metejshem.
    Jam kurioze te di per ata qe jetojne ne shqiperi sot, ose dhe ata qe kane shoqeri shqiptare ne mergim, a ekziston ky lloj shoku sot?
    Diskutim te mbare.
    Edhe une e kam degjuar dicka te tille nga prinderit, por mendoj qe ne kete vleresim ka edhe nje doze nostalgjie dhe idealizmi. Pa dyshim qe gjerat ne Shqiperi kane ndryshuar ne shume aspekte, si rrjedhim ka ndryshuar edhe shoqeria. Por po prinderit jane ata qe thone qe ne ate kohe ishte shoku qe tradhetonte shokun per te fituar dicka, ndryshonin vetem interesat, nuk ishte paraja por mund te ishte nje vend me i mire ne pune etj.
    Tani duke qene me te lire, njerezit jane me individual jo vetem per asrsyet ekonomike (nuk jane me te gjithe te 'barabarte') por edhe sepse secili paraqet me hapur shijet, deshirat, pelqimet e veta. Njerezit jane njerez me te mirat dhe te keqiat e tyre. Nje shoqeri e vertete dhe e sinqerte nuk eshte e lehte per t'u gjetur ne cfaredo lloj kohe.
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  10. #10
    Pa_Prespektive Maska e KNFC
    Anëtarësuar
    01-12-2004
    Vendndodhja
    N'shpi_Time
    Postime
    421
    Ekziston,dhe pothuajse ne cdo vend te botes,po duke pasur parasysh dicka te vogel fare:
    Qe te kesh shok te vertete,me pare duhet te jesh vete shok i vertete.
    THINK SMALL LIVE SMALL DIE SMALL

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •