Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 50
  1. #31
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Ironia

    Ironi vjen nga greqishtja eironeia - tallje e fshehur, shtirje.

    Eshte tallje e holle dhe e fshehur me intonacion lavderues, qe nenkupton te kunderten.Eshte perdorimi i fjales me kuptimin e antonimit te saj.

    Shembull :

    Fale zotave,fatkeqesia ime ia kalon shpreses ...

    (Euripidi - Andromaka)

    Ne kete rast kemi perdorur ironine sepse Oresti falenderon zotat per faktin se fatkeqesia e tij eshte me e madhe se shpresa.

    Ketu kuptimi i vertete eshte i kunderti.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #32
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sarkazmi

    Sarkazem vjen nga greqishtja sarkasmos (sarkazo - kafshoj , "shqyej mishin " )

    Eshte ironia shume e hidhur, therese, demaskuese dhe e pameshirshme.

    Shembull :

    Mjerimi gjithashtu len edhe ne trashegim
    - jo vec neper banka dhe ne gja te patundshme,
    por eshtrat e shtrembta e ne gjoks ndoj dhimbe ...

    ( Migjeni - Poema e mjerimit )

    Ne kete rast kemi te perdorur sarkazaem , sepse Migjeni, me nje tallje te hidhur e plot vrer, thekson se njerimi nuk le si trashegim pasuri te ndryshme, por vetem eshtra te shtrembra e dhimbje ne gjoks.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #33
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Asteizmi

    Asteizem vjen nga greqishtja asteismos - hoke, fjale therese.

    Eshte figura stilistike, me anen e se ciles qortojme ose shajme, me qellim qe te lavderojme.
    Pra,eshte e kunderta e ironise.

    Shembull :

    Gjyshet tane, eh. pacin drite,
    njerez koketrashe, kurgja s'kane dijte ...
    Ata te mjeret s'kane dijte atehere
    as "buon giorno" as " kali spera"

    (Filip Shiroka - Si po prishet gjuha shqipe )
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #34
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Paradoksi

    Paradoks vjen nga greqishtja paradokson - i papritur, kunder mendimit te zakonshem.

    Eshte gjykim origjinal i papritur, qe bie ne kundershtim te hapur me mendimin e pergjithshem, por ne thelb perputhet me te verteten.
    Nje pohim i tille ndertohet mbi bazen e nje oksimoroni.

    Shembull :

    Do t'te vrasim,Jesu, se te kemi baba,
    Do t'te varim,Mesi,se te kemi usta,
    Se s'ke dashur as jete,as martese,as para.
    Kryqezoje,Pilat,ne Kalvar, Golgotha !

    ( Fan Noli - Marshi i kryqezimit )

    Ketu kemi te perdorur paradoksin, sepse nuk mund te vritet njeriu qe e ke baba, qe e ke usta, (udheheqes te ndershem) etj.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #35
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Oksimoroni

    Oksimoron vjen nga greqishtja oksymoron - i krisur, i luajtur mendsh.

    Oksimoroni i ngjan paradoksit, eshte nje antiteze e llojit te vecante, ne te cilen bashkohen kuptime te kunderta dhe del nje kuptim i ri.
    Eshte vendosje marredheniesh sintaksore ( bashkerenditje, percaktim, etj) midis dy antonimesh.

    Shembull :

    qetesi shurdhuese, paqe e pergjakur, corganizim i organizuar, etj .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #36
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Perifraza

    Perifraze vjen nga greqishtja periphrasis - te folur terthorazi ( peri - terthorazi ,rreth Frasis - menyre te foluri )

    Grup fjalesh ose fjali qe shpreh dicka, e cila mund te jepej me shkurt ose me nje fjali.Perdoret per ta thene dicka me te kuptueshme, per t'i rritur shprehesine duke vendosur lidhje te tjera, por edhe si eufemizem e bishtnim.

    Shembull :

    ne vend te themi deveja - themi anija e shkretetires duke perdorur perifrazen.

    Perifraza eshte nje lloj metonimie, sepse emerton nje send a frymor me nje tjeter, por ndersa te metonimia ose sinekdoka nje send,frymor a dukuri emertohet shkurt ose me nje fjali, tek perifraza ky emertim behet me dy ose me shume fjale.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #37
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Epiteti

    Epitet vjen nga greqishtja epitheton - shtojce, venie persiper.

    Epiteti eshte nje fjale percakutuese, zakonisht mbiemer, qe i shtohet nje emri per t'i pasuruar kuptimin, duke i dhene bukuri artistike, duke shprehur nje vleresim, nje qendrim nga autori,ose duke i vene ne dukje nje ane.
    Ne pergjithesi epitetet jane metafora te shprehura me mbiemra,por epiteti mund te shprehet dhe me emra, ndajfolje, pjesore te foljeve, etj. Jo cdo mbiemer eshte epitet.

    Kur themi "muri i bardhe" mbiemri "i bardhe" nuk eshte epitet,sepse shenon nje tipar te natyrshem qe tregon ngjyren,ndersa kur themi zemra " e bardhe", mbiemri " e bardhe" eshte epitet,sepse eshte perdorur ne menyre figurative,nuk tregon ngjyre ,por cilesi.

    Perdoret edhe nje lloj epiteti me nje kuptim te caktuar qe del bashke me emrin sa here qe ky perdoret me nje kuptim te caktuar.
    Ky lloj quhet epitet i perhershem ose i ngulitur ( i ngulur)

    Shembull :

    Akil kembeshpejti,dhelpra dinake, toka e zeze, etj.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #38
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Alegoria

    Alegori vjen nga greqishtja allegoria,nga allos - tjeter dhe agereia - flas, them, d.m.th te folur per ta kuptuar ndryshe.

    Alegoria eshte nje paraqitje e terthorte ose shprehje,prapa se ciles nenkuptohet nje domethenie tjeter; metafore e zgjeruar.
    Hartime letrare,qe ndertohen mbi bazen e alegorise,jane fabulat dhe parabolat.
    Alegoria ka lindur nga paralelizmi midis jetes se njeriut dhe natyres e jetes se kafsheve.Ne krijime alegorike dhelpra perfaqeson njeriun hileqar e dinak,ujku njeriun e keq, etj.
    NJe nga arsyet per krijimin e alegorise ka qene pamundesia per te folur hapur e per te thene te verteten.
    Krijime te bukura alegorike jane fabulat " Dy qete dhe ujku " te Naim Frasherit, " Ujku dhe qengji " te Cajupit, etj.

    Alegoria ndertohet mbi bazen e simboleve. "Vaji i bilbilit" i Ndre Mjedes eshte nje krijim alegorik i ndertuar mbi bazen e simboleve (bilibili simbolizon shqiptarin e roberuar, kafazi pushtimin turk)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #39
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Disa fjale te urta (alegorike)

    1. Vjen zogu i blere e ndjek zogun e lere.
    2. Molla e mire shitet edhe naten.
    3. Nata eshte e ujkut.
    4. Mos shkel ne derrase te kalbur.
    5. Muri ka veshe dhe gardhi ka sy.
    6. Thelleza ne mal, tigani ne zjarr.
    7. NJezet kali, dyzet samari.
    8. Nje here i bie trungjet lumi.
    9. Ne pemen me kokrra qellohet me gure.
    10. Shihi turine, pa vari kusine.
    11. Kush hedh kemben bosh, bie perposh.
    12. Mos u krekos me celesat e kashtes.
    13. Kush do qe te kepute trendafilin, nuk duhet t'u vere veshin gervishtjeve.
    14. Bletet kane mjalte ne goje por thumba ne bisht.
    15. Per te marre mjalte mos thyej kosheren e bleteve.
    16. Me mire nje harabel ne dore se sa nje pellumb mbi cati.
    17. Cilido qe mendon se te gjitha frutat piqen se bashku si luleshtrydhet, nuk di gje per vreshtin.
    18. Enet kur jane bosh bejne shume zhurme.
    19. Eshte e lehte te hedhesh nje pike uje ne oqean, por eshte e pamundur ta nxjerresh ashtu sic qe,te paperzier , te pashtuar dhe te pazvogeluar.
    20. Fryti i pjekur nuk ruhet lehte.
    21. Ai qe do te haje arren, duhet te thyeje me pare levozhgen.
    22. S'ke c'i ben gomarit, i bie samarit.
    23. Mikut dhe peshkut pas tri ditesh fillon t'u vije era.
    24. Pyka can drurin.
    25. Dardha e ka bishtin pas.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #40
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Eufemizmi

    Eufemizem vjen nga greqishtja euphemismos - fjale ogurmire.

    Eufemizma quhen zakonisht gjithe ato fjale e shprehje,qe zevendesojne fjale te vrazhda e te pahijshme me fjale e shprehje me te lehta e me te buta.
    Tek eufemizmi ndryshohet forma e shprehjes pa u ndryshuar asgje nga permbajtja e saj.Praktikimi i shprehjeve te lehta per dukuri te renda e te egra ka qene rrjedhoje e pafuqise se njeriut ndaj forcave shkaterruese te natyres,kur natyra sundonte pothuajse per cdo gje mbi njeriun.Njeriu me fjale i merrte me te mire fuqite e fshehta e te egra te natyres.

    Shembull :

    Eufemizmi eshte edhe emertimi i kepit qe ndodhet ne jug te Afrikes si Kepi i Shpreses se mire.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Figurat historike shqiptare dhe feja
    Nga white-knight nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 15:09
  3. Ikona dhe miniatura mesjetare nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Figurat historike dhe Besimet fetare
    Nga b_a_t_o nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •