Close
Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 30 prej 50
  1. #21
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Aliteracioni vjen nga latinishtja alliteratio - prane+shkronja.

    Aliteracioni eshte perseritja e bashketingelloreve te njejta prane e prane ne te njejtin varg per shprehesi tingullore.
    Aliteracionet krijojne bukur tingellimin e brendshem ne trupin e vargut.

    Shembull :

    Vijne vashat valle-valle
    Gushe e gji stolisura.

    (Lasgush Poradeci - Vallja e luleve)

    Perseritja e bashketingellores "v" disa here ne vargun e pare quhet aliteracion.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #22
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Paronomazia vjen nga greqishtja paronomazia e perbere nga parą - afer, onomazo - quaj. (afer_quaj)

    Eshte figure stilistike qe krijohet duke vene afer ne nje fjali ose ne nje varg dy fjale me perberje tingujsh te ngjashem, por me kuptim te ndryshem.

    Paronomazia ndryshon nga aliteracioni,sepse te aliteracioni tingujt ose rrokjet perseriten ne fjale qe vijne njera pas tjetres.

    Te paronimazia tingujt e ngjashem mund te jene te tipit zanor ose bashketingellor : misherim-mesherim, afroj-ofroj etj.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #23
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Onomatopeja vjen nga greqishtja onoma - emer, poieo - bej,krijoj.

    Eshte fjale tingullimituese ose pershkrim i dukurive a i sendeve,duke shfrytezuar imitimin e zhurmave e te zerave.
    Fjalet paf-puf, bam-bum etj. jane onomatopeike.
    Fjalet tingullimituese sherbejne per te pasuruar fjalorin e gjuhes.Fjalet jane formuar nga psthirrmat ose onomatopete jane : feshfeshe,feshferime,bubullime,belbezoj,ēange,ēuēu rit,derderllit,ferferllon,gurgullon,pupthi, etj.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #24
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Asonanca (zanoresia)

    Asonance vjen nga latinishtja adsonare - bashketingellon, i pergjigjet nje titulli.

    Eshte rime jo e plote e dy a me shume vargjeve,qe kane te njejta vetem zanoret e theksuara dhe zanore te tjera te fjaleve fundore.
    Ndonese me rrale,asonanca mund te shfaqet edhe ne zanore te perseritura brenda vargut.
    Perdoret per te arritur pelqim tingullor ose tingellim te kendshem.

    Shembull :

    Sinan Malua cepeverdhe
    Vrit e prit n'ata levende.

    (Populli)

    Shkronjat e nenvizuara perbejne asonance,sepse zanoret jane te njejta,ndersa bashketingelloret ndryshojne.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #25
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Konsonanca (bashketingelloresia)

    Konsonance vjen nga latinishtja consonantia - bashketingellim.

    Konsonanca ose disonanca eshte rime jo e plote,kur fjalet e rimuara, duke filluar nga theksi i fundit ritmik,kane te njejta vetem bashketingelloret,ndersa zanoret i kane te ndryshme.

    Shembull :

    Mos e shit martinen
    Me shemtue krahun
    Jam hala e re
    S'mund ta mbaj gjahun.

    (Populli)

    Ne dy vargjet e para kemi konsonance,sepse jane te njejta bashketingelloret,por jane te ndryshme zanoret.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #26
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pauza (nderprerja)

    Pauze vjen nga greqishtja pausis - nderprerje, ndalese.

    Eshte ndalimi i zerit,nderprerja e ligjerimit per te ndare fjalet ose fjalite jo thjesht per nevoje frymemarrjeje, po per dallim ritmi a kuptimi.

    Shembull :

    Dikur ne ishim te dy
    si qielli me detin;
    Kur mvrenjtej njeri, nxihej tjetri;
    kur kthjellohej njeri, kalterohej tjetri.

    ( Fatos Arapi - Mos me urre )

    Ne leximin e kesaj strofe,behen pushime te shkurtra ritmike qe perbejne pauzen.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #27
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Figurat e fjaleve e te shprehjeve

    Metafora

    Metafore vjen nga greqishtja metaphore - tejbartje,transport.

    Eshte quajtur nga greket e vjeter mbreteresha e tropeve.Ajo emerton nje send a nje dukuri me emrin e nje sendi a dukurie tjeter qe i ngjan.
    Pra, metafora eshte perdorimi i nje fjale ne nje kuptim te ngjashem,por te ndryshem nga kuptimi i saj i zakonshem duke e lidhur me je fjale tjeter, pa te cilen nuk do te perdorej ne menyre asnjanese.
    Shume teoriciene e percaktojne metaforen si krahasim te shkurtuar,ku shprehet vetem pjesa e dyte e tij.
    Studiues te tjere e quajne metaforen mbartje kuptimi,si zevendesim te kuptimit te nje fjale tjeter nga nje fushe e botes qe na rrethon,ne nje fushe tjeter.
    Meqenese dukurite dhe sendet e botes mund t'i ngjajne njera-tjetres nga ane te nfryshme,kemi edhe lloje te ndryshme metaforash te shprehura :
    -me folje (udha dredhon, deti qeshte,
    -me emra (telat e zemres, ai eshte cakall)
    -me mbiemra (det i terbuar)
    - etj.

    Metafora mbiemer quhet epitet metaforik.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #28
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Katakreza

    Katakreza vjen nga greqishtja katakresis - shperdorim ( kata - kunder, kresis - perdorim )

    Eshte nje lloj metafore,kur perdorim nje fjale a shprehje ne rastin kur nuk e ka gjuha nje fjale te zakonshme.
    Pra, ne ato raste kur metafora perdoret nga nevoja se mundon fjala emertuese per objek a dukuri.

    Shembull :

    gjuhet e flakes, doreza e deres, qafa e kepuces , kurrizi i malit ... etj.

    Kjo lloj metafore quhet katakreze.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #29
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Metonimia

    Metonimi vjen nga greqishtja metonymia - nderrim, zevendesim emri.

    Eshte nje fjale e figurshme, qe perftohet duke zevendesuar nje emer te nje sendi, te nje frymori a dukurie me nje emer tjeter , qe ka lidhje me te nga prania e perbashket ne kohe, ne hapesire, si rrjedhim, si shkak.

    Metafora tregon bartje kuptimi te nje fjale tek nje tjeter sipas disa ngjashmerive, te metonimia zhvendosja kuptimore bazohet ne raporte te caktuara vartesie midis termit te pare dhe termit te figurshem qe i perkasin se njejtes fushe kuptimore.

    Te metonimia kuptimi i figurshem fshin kuptimin e pare.

    Shembull :

    Nese themi " i ka hyre lepuri ne bark" ne kete rast eshte perdorur lepuri si emer konkret ne vend te frikes si emer jokonkret (abstrakt).

    Kjo eshte nje lloj metonimie kur perdoret emri konkret ne vend te emrit jokonkret.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #30
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Sinekdoka

    Sinekdoke vjen ga greqishtja synekdokhe ( syn - bashke dhe ekdekhomai - kuptoj, marr vesh )

    Eshte te perdorurit e nje fjale per te shprehur nje ide me te gjere ose me te ngushte se kuptimi qe ka fjala e perdorur, eshte ndryshimi i kuptimit si marredhenie sasie.

    Shembull :

    Ti c'me thua e une c'them !
    SIkur kemi shume djem !
    Me Gjine mbeti kjo dere !

    ( Andon Zako Cajupi - 14 vjec dhender )

    Ne vargun e trete eshte perdorur dera ne vend te shtepise ( Me GJine mbeti kjo shtepi )duke u perdorur pjesa per te teren.

    Figura stilistike e ndertuar eshte sinekdoka.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 3 prej 5 FillimFillim 12345 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Figurat historike shqiptare dhe feja
    Nga white-knight nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 15:09
  3. Ikona dhe miniatura mesjetare nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Figurat historike dhe Besimet fetare
    Nga b_a_t_o nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •