Close
Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 50
  1. #11
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577

    Figurat e shqiptimit poetik

    Pyetja retorike

    Mbiemri 'retorik' vjen nga greqishtja rhetoricos- i oratorit,qe ka te beje me gojetarine.

    Pyetja retorike ndertohet duke pyetur,pa kerkuar pergjigje,per t'i dhene shprehjes ngarkese emocionale,per ta terhequr vemendjen e degjuesit a lexuesit.Ajo eshte shprehje e terthorte qe tregon habi,pakenaqesi,padurim,qortim,keqardhje etj. Kur bejme pyetje retorike "pse me hengre ne bese?" , ne nuk kerkojme pergjigje,por shprehim qendrimin tone ndaj veprimit te nje tjetri.

    Kur autori per qellime te caktuara stilistike i pergjigjet vete pyetjes retorike,atehere nje pyetje e tille quhet subjekcion.

    Shembull :

    Dhe armiqte e eger e kafshonin kufinjte,
    kafshonin supet e zhveshura,te zbehta t'Atdheut,
    Atdheut nga ethet e uria i erreshin syte
    dhe ngrihej,duke u lekundur,
    harronte urine,
    shkonte te maste kufinjte neper nate.
    Me meter?
    Me jard ?
    Jo,
    Me pushken e gjate.

    (Ismail Kadare - Perse mendohen keto male)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  2. #12
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pasthirrma ose thirrja eshte nje shperthim poetik i ndjenjave,qe sherben per t'i bere me prekese fjalet.

    Shembull :

    Ah,moj Shqiperi e mjere !
    (Naim Frasheri - Historia e Skernderbeut)

    Ne ato raste kur me ane te nje pasthirrme shprehet nje deshire e thelle,nje urrejtje e fuqishme,nje pasion i zjarrte,nje lakmi e forte, figura quhet opatacion.
    Opatacione te bukura ka perdorur Migjeni.

    O, si nuk kam nje grusht te forte
    T'i bie mu ne zemer malit qe s'be zan,
    Ta dije dhe ai se c'domethane i dobet
    N'agoni te perdihet si vigan i vrame.

    (Migjeni - Recital' i malsorit)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  3. #13
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Apostrofa vjen nga greqishtja apostrophe - ndryshim drejtimi,shmangie,nga apo - larg, strophe - kthese.

    Apostrofa eshte figure stilistike,me te cilen u drejtohemi ose therresim sikur t'i kishim prane njerez te gjalle ose te vdekur, a gjera te aferta ose te largeta

    Shembull :

    Lamtumire, o mori Shkoder !
    Lamtumire, o ti Cukal !
    Zhduket Buna nen nje koder,
    zhduket Drini nen nje mal.

    (Ndre Mjeda - Lamtumire)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  4. #14
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Retiēenca (heshtja)

    Retiēence vjen nga latinishtja reticentia - heshtje.

    Retiēenca perftohet duke e keputur menjeher mendimin,zakonisht para nje fjale ose shprehjeje me peshe, me qellim qe te nenkuptohet vazhdimi i tij.

    Fjalia e nderprere lexohet me intonacion te lene pezull dhe perjetimi ose ironia merr fuqi me te madhe.

    Shenohet zakonisht me tri pika ( ... )

    Shembull :

    Dikush trokiti ne dere ...
    - Kush a ?
    - A po na fal ndoj send zoje?
    - Zoti te dhashte !
    - Na fal ndaj send , te dhashte zoti shendet ...
    - Hajt ! Zoti te dhashte.

    (Migjeni - Zoti te dhashte)
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga [Perla] : 17-06-2008 mė 18:31
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  5. #15
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Pretericioni ( tejkalimi )

    Pretericion vjen nga latinishtja praeteritoi - kalim pertej, kapercim pa e permendur.

    Pretericioni le ne heshtje per t'u nenkuptuar dicka,por pastaj e permendme hollesi ate qe nuk u tha para heshtjes.Eshte formule,permes se ciles thuhet se nuk do sshprehet ajo,qe do te dale me tej ne fjali me me fuqi.

    Ndersa ne reticence kemi te bejme me nje figure sugjestive te drejtperdrejte qe le ne heshtje per te folur me me fuqi,perkundrazi ne pretericion kemi te bejme me nje figure te terthorte,sugjestive e ngacmuese qe mohon per te pohuar me force.

    Shembull pretericioni :

    Gjimon topi ... jo! Midja nga uria.

    (Migjeni - Moll' e ndalueme)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  6. #16
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Perseritja eshte rimarrja,togfjalesha e fjalive te njejta,qe sherben per te forcuar shprehjen artistike , per te theksuar , per te vene ne pah, ose per te percjelle vecantine e nje gjendjeje emocionale a psikologjike.

    Perseritja i jep edhe prozes ritem,kur sherben per ta organizuar tekstin.

    Kur Migjeni thote: "Qeshu,Rini ! Qeshu ! Bota asht e jote" te poezia "Kanga e rinise",ai perdor perseritjen me fjalen "qeshu" .
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  7. #17
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Epanastrofeja vjen nga greqishtja epanastrofé - rikthim, nga epana - serish dhe strofé - kthim, rrotullim.

    Kur nje ose disa fjale e fundit te vargut a te nje fjalie perseriten ne fillim te vargut a fjalise qe pason, perseritja quhet epanastofe.

    Shembull :

    Sot u pame e sot u ndame
    Dhe nuk thame dot nje fjale:
    Kur u ndame vame e qame,
    Qame me ca lot te vale.

    ( Lasgush Poradeci - Sot u pame.Kenge)

    Fjalet e nenvizuara perbejne epanastrofene.

    Kjo figure stilistike quhet ndryshe anadiloze ( prej greqishtes anadiplosis - dyfishim )
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  8. #18
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Epanalepsa vjen nga greqishtja epanalepsis - perseritje, rimarrje.

    Epanalepse kemi kur nje fjale a shprehje e fillimit te nje vargu perseritet ne fund te atij vargu.

    Shembull :

    Kurbeti,shoke,kurbeti,
    Kushvate e nuk mbeti?

    (Andon Zako Cajupi - Kurbeti )

    Fjala "kurbeti" qe perseritet ne fillim dhe ne fund te vargut quhet epanalepse.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  9. #19
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Epifora vjen nga greqishtja epiphora - shtese.

    Epifora eshte perseritje e po atyre mjeteve ne fund te vargjeve a fjalive per t'u dhene ngarkese emocionale.

    Epifore quhet edhe vargu i fundit qe sherben si mbyllje ose si refren pas cdo strofe.

    Shembull :

    Syte e mi kane pare
    Rrezellimin e veses
    Dhe kane qare.

    Kane pare
    Dashurine e vertete
    Dhe kane qare.

    Kane pare
    Vdekjen e ndershme
    Dhe kane qare.

    Syte e mi,
    Kush i pa dhe qau ?

    (Beatrice Ballici - Syte e mi )

    Fjalet e nenvizuara jane epifore pasi perseritja e tyre ne fund te vargjeve sherben per t'i permbyllur se bashku mendimet e shprehura.
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

  10. #20
    … ßriläntě … ΅ Ų λŁŁї Ϊм Maska e [Perla]
    Anėtarėsuar
    07-09-2006
    Vendndodhja
    Aconteceu !!! Estava escrito assim...
    Postime
    6,577
    Anafore vjen nga greqishtja anaphora - nxjerrje lart.

    Anafora eshte perseritja e nje fjale a nje togu ne fillim te dy a me shume vargjeve ose frazave.

    Shembull :

    Ato te mirat,
    ato te bardhat,
    ato te dlirat,
    ato te dashurat,
    ato te emblat,
    ato te fortat,
    ato te drejtat,
    ato shqipe mali,
    ato thelleza fushe,
    ato shamizeza,
    ato shamikuqe,
    ato gjumelehta,
    ato flokethinjurat,
    ato prehernxehtat.

    ( Abdullah Thaci Peje - Nenat tona )

    Perseritja e fjales "ato" ne fillim te vargjeve quhet anafore.

    Ne ato raste kur kemi perseritje ne fillim dhe ne fund te vargut si dhe ne fillim te vargut te ri, figura stilistike quhet simplote. ( vjen nga greqishtja sumplokč - pleksje,gershetim,thurje )

    Shembull :

    Me humbi,shoke me humbi,
    Me humbi gushepellumbi,
    Humbi e s'duket gjekundi
    Vate e vjen buze lumi.

    (Thimi Mitko - Bleta shqiptare)

    Ndersa ne keto raste kur perseritja eshte e perzier,pa vende te caktuara ne fjali apo ne vargje, quhet politonon qe ne greqisht do te thote e shumellojte.

    Shembull :

    Nji alternative ... nje alternative me dy fytyra,sic jane te gjitha alternativat.Tue u krue mbas veshit,rri njeriu perpara alternatives.

    ( Migjeni - Sokrat i vuejtun apo derr i kenaqun)
    Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.

Faqja 2 prej 5 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dėmtohet Shpella e Lepenicės, Vlorė
    Nga Shpend Bengu nė forumin Arkeologji/antropologji
    Pėrgjigje: 54
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 21:17
  2. Figurat historike shqiptare dhe feja
    Nga white-knight nė forumin Agnosticizėm dhe ateizėm
    Pėrgjigje: 50
    Postimi i Fundit: 26-02-2009, 15:09
  3. Ikona dhe miniatura mesjetare nė Shqipėri
    Nga white-knight nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 25-11-2008, 08:04
  4. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  5. Figurat historike dhe Besimet fetare
    Nga b_a_t_o nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 20-01-2004, 15:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •