Përmes një komunikate për opinion policia ka njoftuar se kundër këtyre tre personave, Zyra e prokurorisë speciale në Prishtinë ka marr aktvendim për zhvillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale - vrasje e rëndë nga neni 147 të KPPK, të kryer në bashkëveprim, ndërsa për të dyshimtin Enver Sekiraqa edhe për dy vepra penale të dhunimit nga neni 193 të KPPK-ës, dy vepra penale të detyrimit nga neni 267 të KPPK-ës dhe për një vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 të KPPK-ës.
1. Enver (Hamit) SEKIRAQA i lindur më 18.11.1973 në Prishtinë, Rruga “Gryka e Llapushnikut” nr.196 me pseudonimin “QOPA”.

Ky person pas kërkesës nga Gjyqtari i Procedurës Paraprake është i kërkuar edhe nga INTERPOLI (atë mund ta gjeni në):
http://www.interpol.int/public/Data/...2008_20371.asp


2. Rrahim (Rrahman) Avdullahu, i lindur më 22. 05. 1983 në Prishtinë, Rruga “Vëllezërit Fazliu” me pseudonimin “RRUMQI” dhe
3. Ilir (Ymer) AVDULLAHU, i lindur më 24. 08. 1982 në Prishtinë, Rruga “Vëllezërit Fazliu” me pseudonimin “LIZA”.

Kundër këtyre personave, zyra e prokurorisë speciale në Prishtinë ka marr aktvendim për zhvillimin e hetimeve në drejtim të veprës penale vrasje e rëndë nga neni 147 të KPPK, të kryer në bashkëveprim, ndërsa për të dyshimtin Enver Sekiraqa edhe për dy vepra penale të dhunimit nga neni 193 të KPPK-ës, dy vepra penale të detyrimit nga neni 267 të KPPK-ës dhe për një vepër penale lëndim i rëndë trupor nga neni 154 të KPPK-ës, thuhet në kumtesën e policisë të lëshuar sot nga Zyra për informim publik pranë SHPK-së – Komanda Kryesore e Policisë Prishtinë.
| s.b & RTK staff |