Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 7
  1. #1

    Vasil Bollano, sot ne gjyq per heqjen e tabelave

    Te shohim sa i afte eshte shteti shqiptar per ta treguar veten SHTET.



    Nis procesi ne ngarkim te kryebashkiakut te Himares


    Vasillaq Bollano, kryetar i Bashkisė sė Himarės dhe kryetar i organizatės sė minoritet grek nė Shqipėri OMONIA, do tė dalė sot pėrpara Gjykatės sė Vlorės pėr t‘u pėrballur me akuzėn pėr shpėrdorim detyre. Kancelari i Gjykatės sė Vlorės, Albert Pashaj, konfirmoi dje se gjyqi nė ngarkim tė shtetasit Vasillaq Bollano ėshtė caktuar tė zhvillohet tė martėn mė 17 qershor nė orėn 09:00. Gjyqtari i kėsaj ēėshtjeje do tė jetė Shkėlzen Selimi, ndėrsa akuza do tė pėrfaqėsohet nga kreu i Prokurorisė sė Vlorės, Sokol Malaj. Ndėrkohė, ėshtė konfirmuar se kreu i Bashkisė sė Himarės do tė mbrohet nga avokati Petraq Curri. Ka pak shanse qė Vasillaq Bollano tė paraqitet personalisht nė gjykatė sot, por sidoqoftė kjo ėshtė pėrballja e tij e parė me drejtėsinė, pas njė serie akuzash qė shpesh janė shndėrruar nė shprehje mllefesh nacionaliste dhe e kanė ngritur mė lartė figurėn e Bollanos nė sytė e pasuesve tė tij.

    Prokuroria e Vlorės, e pėrfaqėsuar nė kėtė rast nga kreu i saj, Sokol Malaj, e akuzon Vasillaq Bollanon pėr veprėn penale "Shpėrdorim detyre", parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal. Prokuroria e ngriti kėtė akuzė pas publikimit nė gazetėn "Shqip" tė tė ashtuquajturit "Skandali i tabelave".

    Nė vjeshtėn e vitit 2007, kryebashkiaku i Himarės urdhėroi policinė bashkiake tė shkulte tė gjitha tabelat turistike-kulturore tė vendosura nė rrugėn nacionale qė kalon pėrmes territorit tė Bashkisė Himarė, nga Palasa nė Qeparo. Nė dosjen mbi tė cilėn organi i akuzės ka ngritur padinė nuk trajtohet fakti qė tabelat u hoqėn me pretekstin se ishin tė shkruara vetėm nė shqip dhe anglisht dhe jo nė greqisht. Por ky fakt ėshtė konfirmuar nga prefekti i Vlorės, Xhevahir Rexhepi, i cili nė njė intervistė pėr gazetėn "Shqip" ka sqaruar se shkulja e tabelave ka ardhur pasi prefektura i ka refuzuar Bollanos dy kėrkesa pėr tė shtuar edhe gjuhėn greke nė tabelat qė ishin vendosur nė rrugėn nacionale me miratimin e Drejtorisė sė Pėrgjithshme tė Rrugėve. Ky fakt ėshtė konfirmuar edhe nga zyrtarė tė Ministrisė sė Turizmit, Kulturės, Rinisė dhe Sporteve, tė cilėt e kanė diskutuar kėtė ēėshtje me Vasillaq Bollanon nė njė takim qė kanė pasur nė Himarė.

    Kjo ėshtė njė ēėshtje qė vlen mė shumė pėr opinionin publik se sa pėr organin e akuzės, qė tashmė ka krijuar bindjen se ėshtė konsumuar vepra penale e parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal.

    Akuza ka nė dispozicion si prova shkresore dokumentet qė faktojnė urdhrin e dhėnė nga Bollano dhe si provė materiale tabelat e shkulura nga njė pjesė e rrugės nacionale Vlorė-Sarandė. Bollano nuk mund t‘i mohojė kėto dy fakte, madje ai e ka pranuar tashmė kėtė publikisht. Por kjo situatė nuk e nxjerr domosdoshmėrisht fajtor kreun e Bashkisė sė Himarės.

    Qė nga dita kur gazeta "Shqip" ngriti akuzėn ndaj Bollanos, ai u justifikua me faktin se Kodi Rrugor i Republikės sė Shqipėrisė, u njeh edhe autoriteteve vendore disa tė drejta mbi sinjalistikėn nė akset e rrugėve nacionale. Bollano thotė se ligji i lejon tė vendosė tabela dhe pėr rrjedhojė nuk ia ndalon heqjen e tabelave nga aksi i rrugės qė kalon nė territorin e administruar prej tij. Nė fakt Kodi Rrugor, ashtu siē thotė Bollano, lejon vėnien e tabelave nga autoritetet vendore, por aty nuk ka asnjė nen qė pėrcakton se kush e ka tė drejtėn tė shkulė tabela.

    Pėr kėtė ēėshtje, gazeta "Shqip" kėrkoi nė muajin mars 2008 njė interpretim nga Drejtoria e Kodifikimit nė Ministrinė e Drejtėsisė, por edhe pse kanė kaluar mė shumė se tre muaj, ministria nuk ka kthyer asnjė pėrgjigje.

    Ky vakum nė Kodin Rrugor, qė mbetet ende i pasqaruar, pritet tė jetė pika mė e fortė e mbrojtjes sė kreut tė OMONIA-s, i cili gjithnjė ka ditur tė gjejė rrugėdalje pėrballė akuzave qė i bėhen shpesh nė debate publike.


    Neni 248 i KP


    Shpėrdorimi i detyrės

    Kryerja ose moskryerja me dashje e veprimeve a mosveprimeve nė kundėrshtim me ligjin, qė pėrbėn mospėrmbushje tė rregullt tė detyrės, nga personi qė ushtron funksione publike, kur i kanė sjellė atij ose personave tė tjerė pėrfitime materiale apo jomateriale tė padrejta, a kanė dėmtuar interesat e ligjshme tė shtetit, tė shtetasve dhe personave tė tjerė juridikė, nėse nuk pėrbėn vepėr tjetėr penale dėnohet me burgim deri nė shtatė vjet dhe me gjobė nga 300000-1000000 lekė.

    Gazeta Shqip
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e juanito02
    Anėtarėsuar
    09-07-2007
    Postime
    2,964
    Per mua seshte thjeshte shperdorim deryre
    Po i vriskan krahet bollanos grek
    Un sjam jurist po ndonje nen per tratheti te larte do kete kodi penal

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Gjyqi i Bollanos, rivlerėsim dėmit

    20/09/2008 - gazeta shqiptare
    • Enrik Mehmeti

    VLORE Kėrkesa e avokatit mbrojtės pėr rivlerėsimin e specifikuar tė
    dėmit, ka bėrė qė tė shtyhet edhe dje seanca e radhės ndaj kryetarit
    tė Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Ndėrkohė, ashtu si edhe nė
    seancat paraardhėse, i akuzuari Bollano nuk ėshtė paraqitur nė
    sallėn e gjyqit, por u pėrfaqėsua nga avokati mbrojtės, Petraq
    Curri. Bollano akuzohet nga prokuroria se ka urdhėruar shkatėrrimin
    e tabelave rrugore nė gjuhėn shqipe tė vendosura nė Himarė, duke i
    zėvendėsuar ato me tabela nė greqisht, e pėr rrjedhojė ka shkaktuar
    njė dėm ekonomik nė vlerėn e 2.1 milionė lekėve. Duke marrė parasysh
    kėrkesėn e mbrojtjes, gjykata vendosi qė seanca e radhės ndaj
    Bollanos tė zhvillohet mė 26 shtator 2008.
    SEANCA
    Seanca e radhės ndaj Bollanos nisi nė orėn 10:00 tė ditės sė djeshme
    pa pjesėmarrjen e tė akuzuarit, i cili mbrohej nga avokati i tij.
    Pas leximit tė pjesėve tė akuzės, avokati Petraq Curri i kėrkoi
    gjykatės tė shprehej rreth tyre nė emėr tė klientit tė tij. "Nuk
    jemi dakord me ekspertizėn e bėrė lidhur me vlerėn e dėmit. Ajo
    ėshtė bėrė nga njė teknik ndėrtimi, nuk ėshtė e saktė dhe e plotė.
    Kėrkojmė qė vlera e dėmit tė mos jetė totale por e specifikuar, pra
    dėmi tė jetė nė zėra. Gjithashtu, kėrkojmė tė merren nė konsideratė
    disa prova tė neglizhuara qė janė nė favor tė klientit tim", -
    kėrkoi avokati Curri. Me njė vendim tė ndėrmjetėm, gjykata mori nė
    konsideratė pretendimet e mbrojtjes, duke urdhėruar qė rivlerėsimi i
    dėmit tė shkaktuar nga urdhri i Bollanos, tė bėhet nga njė grup
    ekspertėsh. Gjithashtu, kryesuesi i seancės caktoi datėn 26 tė kėtij
    muaji pėr zhvillimin e seancės sė radhės.
    DENONCIMI
    Ka mjaftuar njė denoncim i njė biznesmeni pėr tė vėnė nė lėvizje
    Prokurorinė e Vlorės, e cila pas disa muaj hetimesh dėrgoi nė bankėn
    e tė akuzuarve kryetarin e Bashkisė sė Himarės, Vasil Bollano. Nė
    kėrkesėn pėr gjykim tė prokurorisė thuhet se i pandehuri Bollano ka
    shpėrdoruar detyrėn, duke hequr tabelat nė gjuhėn shqipe nė aksin
    Orikum-Himarė-Sarandė-Butrint, duke mos lejuar firmėn qė kishte
    fituar tenderin tė vendosė sinjalistikėn rrugore. Nė pėrballjen me
    togat e zeza mė 2 korrik tė kėtij viti, ashtu si nė seancėn e
    djeshme Bollano nuk u paraqit, por u pėrfaqėsua nga avokati.
    Mbrojtja kundėrshtoi akuzėn duke deklaruar se "Bollano nuk ka bėrė
    asnjė shkelje me heqjen e tabelave, pasi sinjalistika qė ėshtė
    hequr, u urdhėrua nga Bollano pasi nė Bashkinė e Himarės nuk ka
    pasur asnjė shkresė apo kėrkesė nga askush pėr tė miratuar nė
    kėshillin bashkiak vendosjen e tabelave nė fjalė. Ato u vendosėn pa
    lejen e Bashkisė sė Himarės nga DPRR-ja brenda juridiksionit tė saj,
    ēka i jep atij tė drejtėn tė operojė nė kėtė zonė pėr gjithēka, si
    dhe pėr vendosjen e tabelave sinjalistike qė tregojnė zonat
    turistike, muzeale dhe arkeologjike etj, qė janė kompetencė e
    Bashkisė sė Himarės"
    AKUZA
    Nė aktakuzėn e firmosur nga prokurori Sokol Malaj (ēėshtja penale
    Nr.1214 e vitit 2007), kreu i Bashkisė sė Himarės akuzohet pėr
    veprėn penale tė "shpėrdorimit tė detyrės", parashikuar nga neni 248
    i K.Penal. Duke bashkangjitur njė sėrė provash, dokumente e dėshmi
    (pėrfshi dhe ekspertizėn e specialistėve pėr vlerėn e dėmit nė 2.1
    milionė lekė), akuza kėrkoi gjykimin e ēėshtjes penale Nr.1214/2007,
    me tė pandehur shtetasin Vasillaq Bollano, tė akuzuar pėr veprėn e
    "shpėrdorimit tė detyrės", parashikuar nga neni 248 i K.Penal

  4. #4
    jo mer se rruga der ke gjykata eshte shume e gjate per Bollanon dhe ai nuk ka arritur akoma. Pritet te na lajmerojne kur te arrije Bollano ne gjykate...

  5. #5
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    A dihet se si e ka emrin biznesmeni qe ka bere denoncimin? Ai eshte hero, nga ata realet e diteve te sotshme, jo te shpikurit e mediave. Sikur te kishim dhe me shume te tille, ne Shqiperi punet do te shkonin shume me mire.

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    A dihet se si e ka emrin biznesmeni qe ka bere denoncimin? Ai eshte hero, nga ata realet e diteve te sotshme, jo te shpikurit e mediave. Sikur te kishim dhe me shume te tille, ne Shqiperi punet do te shkonin shume me mire.
    Dita, me gjithe respektin qe kam per nivelin e postimeve te tua, nuk me duket se problemi eshte mediatik, por pak me tej. Nese Berisha e ben mik per koke kete palikarin shqiptar, qe thote se eshte grek, atehere cfare pret nga media ti? Te marre prangat dhe ta burgose Bollanon ne ndonje redaksi lajmesh?
    Nuk e ka fajin megafoni e ka goja. Dihet si manipuhet informacioni edhe ne USA e kudo. C'pret te ndodhe ne Shqiperi

  7. #7
    Akoma se kan shporr ne halen e tij ket bushtren?

Tema tė Ngjashme

  1. Gjykata e Apelit rrėzon akuzat pėr shpėrdorim detyre nga Bollano
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 28-06-2010, 10:58
  2. OPINION/ Qirje Bollano, e xum tria lia la laaaaa!
    Nga brooklyn2007 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 05-01-2009, 09:09
  3. Skandali i rradhes, Bollano: Himara ėshtė minoritet grek
    Nga Cimo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 08-02-2007, 18:00
  4. Si i goditi Enveri kolonelėt qė s'pranuan heqjen e gradave.
    Nga BlueBaron nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 09-11-2004, 10:32
  5. Socialistėt rrėzojnė heqjen e imuniteteve
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-05-2003, 20:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •