Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Pjetër Marubbi - babai i fotografisë shqiptare

    Me rastin e 105-vjetorit të vdekjes së fotografit të shquar



    PJETER MARUBI – BABAI I FOTOGRAFISE SHQIPTARE
    Me rastin e 105-vjetorit të vdekjes së fotografit të shquar


    Ardhja e italianit Pietro Marubbi (Piaçenca, 1834-Shkodër,1903) në Shqipëri në mezin e shekullit XIX, ishte ndoshta një rastësi, por për fatin e kulturës tonë rezultoi mjaft e mbarë. Ai ishte marrë në vendlindje me edhe me veprimtari patriotike kundra pushtimit austro-hungarez. Ndjekjet për këtë e shtrenguan të ikte nga Italia dhe të shkonte në fillim në Korfuz e më pas në Vlorë. Këshilla e konsullit Italian në Vlorë për të shkuar në Shkodër “se atje ka katolikë”, nuk do zinte vend nëse atje nuk do gjente edhe mjedisin kulturor europian të këtij qyteti. Në qytetin e lindjen, Pietro Marubbi kishte lëvruar pikturën, skulpturën, arkitekturën dhe…fotografinë. Me këtë të fundit italiani nga Piaçenca vendosi të merrej në vendbanimin e ri. Kështu, ai rreth vitit 1855, hap në Shkodër atelien e parë fotografike me emrin “Studio Marubbi”, më e para në vend e nga të parat në Ballkan.
    Filloi të fotografoje me procesin e kolodiumit të lëngët si në të gjithë Europën, kryesisht njerëz të njohur, por edhe të panjohur të qytetit. Ndër fotografitë e kësaj periudhe është dhe ajo e kaçakut të njohur të krahinës, Hamz Kazazi (1858), me të cilën ze fill fotografia shqiptare. Tri vjetë më pas (1861), realizon peizazhin e parë fotografik që paraqet Shkodrën Dalëngadalë, Pietro Marubbi nisi të përthithti mendësinë e shqiptarëve dhe në saje të mikpritjes së veçantë të shkodranëve ndaj tij. Kështu, pasi mësoi edhe shqipen, shkodranët ia shqiptarizuan emrin në Pjetër. Duke qënë nga pak edhe piktor e skulptor, ai kryen pikturat murale të Kishës Ortodokse të qytetit e po ashtu shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe Arsen Idromeno që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kol të studionte pikturë në Venecie të Italisë. Ndoshta piktori i njohur Kol Idromeno është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë.



    Ndër kohë, mjeshtri filon të dali nga atelieja e të fotografoj në natyrë subjekte shoqërore, por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura “Lypës në rrethinat e Shkodrës” (1875) me forcë të madhe shprehëse, si dhe “Portret gruaje”(1878) e “Cigania e vogël”. Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pjetër Marubit që paraqet delegatët e Vilajetit të Shkodrës në Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e Mirditës (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura europiane si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustraed London News”, duke u bërë kësisoj fotoreporteri i parë në histori të fotografisë shqiptare. Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu se ai ka realizuar fotografitë e para në Malin e Zi (1865). Fotografitë në atelie, P.Marubi i realizonte me ndriçim natyror që hynte nga një baxhë (dritare në çati), ku hapësira e futjes së dritës ishte e ndryshueshme. Si sfonde, brenda në studio, mjeshtri ashtu si gjithë kolegët e tij europianë, përdorte beze të pikturuara të përshtatëshme me ate që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare, pamje te mjediseve familjare etj.



    Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do fotografonte. Në fillim , Marubi përdori procesin kolodium në përgatitjen e negativit, ndërsa rreth viteve1885-1890, e zevendësoi me pllaka të thata xhami të prodhuara në mënyrë industriale në fabrika me xhelatinë bromuri argjendi, çka lehtësonte mjaft dhe e bënte më praktik fotografimin. Pjesa më e madhe e fotove të tij, janë stampuar në bardhë e zi, por të tjera edhe në sepje. Krijimtaria fotografike e Pjeter Marubit, përfshin shumë zhanre si fotoportretin, peizazhin natyror dhe urban, etnografinë, historine, fotografinë me subjekte sociale etj. e, në një farë mënyre ajo përbën një “minierë” të vyer për studiues të fushave të ndryshme të shkencës. Aparatet e tij në fillim të veprimatrisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm me 40 cm. Shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajtë për bukurinë dhe ekzotikën e tyre. Pjetër Marubi, është nderuar edhe me një medalje arit (“Premiato con Medaglia d’Oro”) për fotografi e, këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatëkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit.
    Rreth vitit 1885, Pjetër Marubi merr si “djalë dyqani” pesëmbëdhjetvjeçarin, Mikel Kodheli, i cili krahas punëve të përditëshme, nisi të mësonte edhe të fshehtat e procesit të fotografimit. Kjo gjë i pëlqeu dhe mjeshtrit plak që filloi ta ndihmonte pa u kursyer djaloshin që jepte shenja se mund të bëhej fotograf i zoti. Dhe nuk u gabua. Pa mbushur ende njëzet vjeç, Keli (Mikeli) i njihte pothuaj të gjitha skutat e zanatit, madje edhe me kërkesa artistike.
    Në vitet e fundit të jetës së tij, Pjetër Marubi, ndjente një farë qetësie shpirtërore. Ai jo vetëm që kishte “mbjellë” fotografinë në Shqipëri, por kishte krijuar edhe një vazhdues të denjë të punës së tij. E, kjo nuk ishte pak për të. Kështu, Kel Kodheli më pas me mbiemrin Marubi, pas shuarjes së Marubit-plak, e çoi më tej veprimtarinë fotografike të “Studio Marubi-Shkodër” si në pikpamje teknike, ashtu edhe artistike të filluar nga Pjetër Marubi, i cili gjithsesi e ka monumentalizuar emrin e tij si babai i fotografisë shqiptare.
    Sui generis

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Pietro Marubbi, i pari i Lumierëve shqiptarë

    Pietro Marubbi, i pari i Lumierëve shqiptarë

    U lind në Piaçenca të Italisë më 1834. I talentuar në shumë fusha, dhuntitë e tij i kultivoi në vendlindje. Përveçse arkitekt, piktor e skulptor, u shqua sidomos në artin e fotografisë. Është fotografi i parë në Shqipëri e në Ballkan.

    Emri:  pietro_marubbi.jpg

Shikime: 611

Madhësia:  5.7 KB

    Duke përjetuar nacionalizmin italian dhe lëvizjet maciniane e ato garibaldine, u gjend i përfshirë në vrasjen e kontit të Piaçencës, (asokohe qyteti qeverisej nga austriakët), për të cilët lëvizjet garibaldine ishin një halë në sy. Këto rrethana politike e detyruan të zhvendosej drejt Ballkanit.

    Nga Korfuzi, Vlora, kaloi në Shkodër, sepse atje “ka katolikë” (sipas këshillës së konsullit italian në Vlorë). Qyteti që atëherë, bashkë me Janinën, ishin qendrat më të mëdha të kulturës në trevat shqiptare.

    Më 1856 mbërriti në Shkodër, ku gjeti strehë, duke u shpëtuar përndjekësve të tij. Falë ndikimeve e rrethanave, filloi punën si fotograf. Në të njëjtin vit hapi atelier-in (frëngjisht, dhomë pune e artistit) e parë fotografik “Studio Marubi”. Një dhomë e madhe me sipërfaqe 35m², gjysmë prej muri, gjysmë prej xhami. Ana e djathtë e mureve edhe çatia ishin të tëra prej xhami (baxhë/-a), me qëllim që drita të hynte dhe të depërtonte natyrshëm. Klishetë e para bardh e zi qenë të formateve 21×27, 26×31 dhe 30×40. Më pas vijnë e ndryshohen dhe fotografi arrin të bëjë klishe thuajse të të gjitha formateve të kohës. Gjithashtu, ai vendoste shpesh brenda atelies edhe bar, degë e trungje pemësh, përherë me lidhje ideore me subjektin që do të fotografonte. Në fillim, Marubi përdori procesin kolodium në përgatitjen e negativit. Si sfonde, brenda në studio, mjeshtri, ashtu si gjithë kolegët e tij europianë, përdorte beze të pikturuara të përshtatshme me atë që do fotografohej, si natyra të qeta, peizazhe të natyrës shqiptare, pamje të mjediseve familjare etj. Të mos harrojmë se jemi në një kohë kur Europa veçse pak vite më parë kishte njohur artin mrekulli të fotografisë (1839).

    “Qyteti kishte mir’prit’ kráh’háp nji magjistar, qi ndezte flakë do pluhna dhe lângje e mândêj t’népte në dorë nji copë letër të trashë ku ishe pikrisht ti” – shkruanin kronikat.

    Në arkivin e Muzeut Historik të qytetit të Shkodrës (Fondi Marubi) ruhet një model – tip i faturës që lëshonte studio “Marubi” më 1929, me kokë të së cilës në shqip e italisht:

    Shtëpi e themelueme më 1856 (Casa fondata nel‘ 1856). Këtë e konfirmojnë edhe pasardhësit e familjes Marubi.

    Nuk mund të thuhet me siguri se cila qe fotografia e parë. Meqë negativi prodhohej në studio duke lyer xhamin me solucionin e nitratit të argjendit (kolodio i lëngshëm), pas stampimit në letër, për arsye kursimi, negativi fshihej dhe mbi xham vendosej shtresa e re e solucionit, duke krijuar një negativ të ri për fotografinë pasardhëse. Kjo metodë vazhdoi deri në vitet ’90 të shekullit XIX, kur u importuan negativët e gatshëm (kolodio i thatë).

    Shpesh i merrej mendimi nga qytetarë të ndryshëm për aftësitë e fëmijëve të tyre në artet pamore. Një nga këta ishte dhe marangozi çam Arsen Idromeno, që me këshillën e mjeshtrit Marubi e dërgoi djalin e tij Kolën të studionte pikturë në Venecia të Italisë. Ndoshta, artisti i njohur Kolë Idromeno është një dhuratë e madhe e Pjetër Marubit për kulturën tonë.

    Fama e tij u përhap edhe jashtë Shqipërisë. Ndërkohë, mjeshtri fillon të dalë nga atelieja e të fotografojë në natyrë subjekte shoqërore por edhe historike. Kësaj periudhe i përkasin foto të tilla si shumë e njohura “Lypës në rrethinat e Shkodrës” (1875), me forcë të madhe shprehëse; si dhe “Portret gruaje” (1878) e “Cigania e vogël”. Me vlera të mëdha është dhe fotoja e Pietro Marubit që paraqet delegatët në Lidhjen Prizrenit (1878) si dhe ajo që pasqyron Kryengritjen e Mirditës (1876-1877). Me këto foto ai nis bashkëpunimin e gjatë me revista të njohura europiane, si “L’Illustration”, “La Guerra d’Oriente” dhe “The Illustrated London News”, duke u bërë kësisoj edhe fotoreporteri i parë në historinë e fotografisë shqiptare. Fotot e Marubit mbi lëvizjet luftarake të shqiptarëve për liri, janë pothuaj vërsnike me ato që mbahen më të parat fotografi botërore të luftës, si të anglezit Fenton dhe amerikanit Brady. Përmendim gjithashtu seai ka realizuar fotografitë e para në Malin e Zi (1865). Nuk është e rastit që fotografitë e kohës të Pietro Marubit, gjenden në shumë gazeta italiane dhe franceze të kohës. Aparatet e tij në fillim të veprimtarisë ishin prodhime franceze dhe gjermane me përmasa 30cm X 40cm.

    Në vitet ‘20 të shek. XX shumë foto të tij janë shtypur edhe si kartolina postare që kërkoheshin nga të huajt për bukurinë dhe ekzotikën e tyre. Pietro Marubi është nderuar edhe me një medalje ari (“Premiato con Medaglia d’Oro”) për fotografi. Këtë e mësojmë nga një kartolinë, ku fatkeqësisht, nuk përcaktohet as data e as vendi i konkursit.

    Studioja e tij u specializua jo vetëm në shërbime fotografike private (portrete të personave e familjeve), por në vitet ‘70 të shek XIX Pietro shërbeu si reporter për revistën italiane “Illustrazione Italiana” në vilajetin e Shkodrës. Qyteti shqiptar në veri të vendit, pranë maleve të larta, dallohej për këngët e bukura qytetare lirike, por edhe epike.

    Në një mjedis të tillë, Pietro Marubi pas disa vitesh qëndrimi në Shkodër, vetëquhet “Pjetër Marubi, shkodran mes shkodranëve”. Pjetri, duke pasur shumë punë, merr të parin ndihmës, një djalosh si “djalë dyqani”, birin e bahçevanit të shtëpisë së tij, Mati Kodhelin. I lindur më 1862, Matia, i mrekulluar nga puna e mjeshtrit, i kërkon të punësohet pranë tij. Ky e dërgon për specializim në Trieste. Pas specializimit kthehet në Shkodër të punojë pranë Pjetër Marubit, ku lidh miqësi të ngushtë me Kolë Idromenon.

    Fatkeqësisht jeta për Mati Kodhelin është shumë e kursyer. Vetëm 21-vjeçar, Mati Kodheli mbyll sytë më 1881, duke lënë denjësisht emrin në atë që do të quhet dinasti e Marubëve, fotografët e parapëlqyer nga të gjitha klasat shoqërore.

    MAPO

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    05-01-2011
    Vendndodhja
    Gjenev
    Postime
    21

    Për: Pjetër Marubbi - babai i fotografisë shqiptare

    Shikoni kët artikull ne gjuhen franceze per Familjen Marubi.

    http://nationbicephale.com/culture-generale/marubi.mik

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 24-11-2016, 09:56
  2. Identiteti evropian i shqiptarëve
    Nga Iliriani në forumin Portali i forumit
    Përgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  3. Drafti për Unitet
    Nga Modesti në forumin Bashkëpatriotët e mi në botë
    Përgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10
  4. Cili është synimi i AKSH-së?
    Nga Faik në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 65
    Postimi i Fundit: 04-12-2003, 04:22
  5. Permbysja e rregjimit ne 97, Revolucion komunist?
    Nga Seminarist në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 28-05-2003, 23:29

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •