Ti do muhabet or zotni, e une per lloqe interneti nuk kam kohe. Kam 10 vjet qe te them se s'kam lidhje me asnjerin prej ketyre qe ke permendur, nuk i kam njohur ndonjehere ne jeten time dhe s'ma do mendja se do ndodhe ndonjehere ti njoh qofte nga afer, qofte nga shoku i nje shoku. Ti prape vazhdo variantin. Une dua Shqiperine, me cdo shkronje te saj, me cdo pellembe te tokes e te qiellit. Shqiperia eshte ne duart e krimineleve, e agjenteve serbo-greke, e njerezve qe promovojne anti-vlerat dhe mediokreve si ti.
Ty nuk te ben pershtypje kur kryeministri vjedh voten, vjedh pushtetin, vjedh themelet e demokracise, mua me tmerron!
Ty nuk te ben pershtypje kur kreu i ekzekutivit i thote presidentit te shtetit e kryeprokurores lavire e horr bulevardi, mua me tregon qe ne krye te shtetit kam nje diktator fuqi-plote!
Ty s'te ben pershtypje kur kryeministri cirret e uleret ne parlament, kur i therret deputetet me lloj lloj epitetesh banale qe nuk i degjon as ne dhomat e bixhozxhijve, une kuptoj se ky njeri eshte i paprekshem, njelloj si Enveri!
Ty s'te ben pershtypje kur ai thote se do ju shkul dhembe e dhemballe e do jua bej fytyren me te zeze se kepucen (nderkohe qe jau ben prej verteti, seriozisht, jo ne menyre figurative), une vej duart ne koke!
Ty s'te ben pershtypje kur vidhet paraja e shqiptareve dhe populli varferohet, nderkohe qe kryeministri im blen ishujt Cayman, kur vajza e djali jane lorde, ne nje republike parlamentare, jo monarki!
E di qe te duket e tmerrshme qe nje individ si une, thjeshte shqiptar qe refuzon te pranoje kete baterdi, qe refuzon te heshte perballe ketij pushkatimi qe i behet lirise e demokracise, shtetit ligjor e europianizimit te vendit, nuk ka lidhje me PS dhe mbi te gjitha me ato ujqerit e partise komuniste! Por me kete, me komplimenton ne menyre indirekte..
Une s'kam kohe te humb me sqarime personale.
Une kam nje detyre, qe lind spontanisht, qe i lind kujtdo qe ka gjak shqiptari, qe ka dinjitetin e integritetin te pacenuar dhe qe aderon ne Shqiperi me te mire. Detyra ime eshte qe te shpreh mendimin tim ne kete internet te lire. Te denoj kriminelet, te mbroj te ardhmen e femijeve dhe te arrij ne cdo cep te mundshem te mendjeve te pergjumura te bashke-atdhetareve te mi. Tu therras, ti zgjoj, ti zgjoj!
Krijoni Kontakt