Close
Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 91 deri 100 prej 201
  1. #91
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    Pėr herė tė parė ngrihet njė kallzim penal ndaj njė Prokurori tė Pėrgjithshėm nė Shqipėri
    kur u bene kurban rreth 3000 Shqiptare per te nxjerre nga burgu ramiz, nexhmije, fatos etj ne 1997, perse mos te behen edhe 27 te tjere mbas 11 vitesh per fishek-meleonat e fatmir gerdecit e salis gerlepsit ...

    prekurorja ka qene ne dijeni per ardhjen e akuzes salis-fatmir-fazlliēit, ashtu siē i kane thene per te dorezuar dosjet ne gjykate pas nje viti ... gjykata do ta ktheje dosjen per arsye proceduriale si plotesim dokumentesh, zgjidhje e akuzes kunder prekurorise ... dhe ashtu si ne gjyqin e vrasjeve te 2 Prillit, te denohen fakir-fukarenjte ...

    vrastaret e vertete mbeten ne pushtet ...

  2. #92
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Si njė familje!
    Nga Mero Baze
    Marrė nga Gazeta TemA

    Kryeministri, Sali Berisha, po pėrpiqet tė pėrdorė ēdo shans pėr tė mbajtur tė ndezur luftėn me kryeprokuroren, Ina Rama, dhe kryesuesin e grupit hetimor pėr Gėrdecin. Dje, nė ditė pushimi zyrtar, dy avokatėt e zotit Mediu njoftuan njė nga nismat mė qesharake ligjore qė ėshtė ndėrmarrė ndonjėherė nga njė i akuzuar kundėr organit tė akuzės. Ata thanė se do tė padisin zyrtarisht kryeprokuroren, Ina Rama, dhe kryesuesin e grupit hetimor pėr Gėrdecin, Sokol Stojani, pasi e para, sipas tyre, ka bėrė publike dosjen hetimore tė zotit Mediu, kurse i dyti, sipas Berishės, ka kėshilluar me sms njė gazetar se si ta pyesė Fatmir Mediun gjatė njė debati televiziv. Nuk dua tė merrem fare me kotėsinė e akuzave qesharake, pasi dosja hetimore e Fatmir Mediut nuk ka dalė nga prokuroria, por nga avokatėt e ēėshtjes dhe pikėrisht nga ata qė bėnė dje akuzėn. Njė nga shpėrndarėsit publikė tė asaj dosjeje nė pėrpjekje pėr t’iu mbushur mendjen gazetarėve qė kunati i tij nuk ka faj, ėshtė Ilirian Celibashi, i cili ka thyer gjithė rekordet botėrore tė etikės duke dalė nė njė emision televiziv i vetėm pėr tė kundėrshtuar faktet e gazetarit kundėr kunatit tė tij, Mediu. Dhe tė mendosh qė Celibashi, pėrveēse jurist, ėshtė dhe njė socialist ekstremist, e kupton qartė jo vetėm vetminė e Fatmir Mediut, por dhe thelbin e regjimit familjar qė na sundon, ku nė bazė tė principeve ėshtė kunati, baxhanaku, djali, vajza, dhe jo ligji apo pėrkatėsia politike. Po ashtu, nga pikėpamja formale, kur dosja shkon nė gjykatė, nuk ka mė asnjė sekret, pasi ėshtė nė dispozicion tė kujtdo avokati qė ėshtė palė nė kėtė gjyq, siē mund tė jenė familjarėt e Gėrdecit apo tė dėmtuarit e tjerė nga procesi.

    Po aq qesharake mbetet akuza pėr Stojanin qė i paska dėrguar njė sms njė gazetari pėr tė pyetur Fatmir Mediun. Dhe sikur kėtė idiotėsi ta marrėsh pėr tė vėrtetė, nėse njė gazetar i ka kėrkuar mendim prokurorit dhe ai i ka kthyer pėrgjigje, s’ka asgjė tė keqe. Por kėtu tė ēudit fakti se Fatmir Mediu dhe Sali Berisha guxojnė e ngrenė padi ndaj njė prokurori pėr kėtė fakt tė sajuar nga Aleksandėr Frangaj, i cili i ka thėnė Sali Berishės se e ka parė me sytė e tij sms dhe ky i fundit ka detyruar avokatėt e Mediut tė bėjnė kėtė gjest qesharak. Njeriu pėr tė cilin ka prova se ka vrarė 26 vetė dhe ka bėrė miliona euro dėme, nuk pranon asnjė akuzė dhe nga ana e vet kėrkon tė akuzojė tė tjerėt me faktin se “Sandri i ka thėnė doktorit, qė e ka pa me sytė e vet njė sms, qė i ka ardhur nė emision njė gazetari qė e kėshillonte si tė pyeste Mediun”. Nė tė vėrtetė kolegėt e mi gazetarė nė atė emision ishin aq konformistė dhe tė prirur mos t’i binin mė qafė Fatmir Mediut, sa dhe nėse kanė marrė vėrtet ndonjė kėshillė, e paskan marrė pro Mediut. Por guximi i kėtij tė fundit, qė pa asnjė fakt tė ngrejė akuza penale kundėr njė prokurori, kur prokurori ka hartuar njė dosje me mijėra faqe kundėr tij, pėr tė cilėn Mediu thotė s’kam pėrgjegjėsi, ėshtė anekdotik.

    Por e gjithė kjo ėshtė ana qesharake e problemit. Vetė Berisha e di se nga kjo padi nuk ka ndonjė pėrfitim juridik, por thjesht ka njė arsye pėr tė vazhduar tė bėjė betejė politike me prokurorinė. Atij thjesht i intereson njė procedurė, qoftė dhe formale, pėr tė dalė nė konferenca shtypi pėr tė damkosur prokurorinė dhe pėr tė bėrė atė qė bėri dy ditė mė parė duke folur nė emėr tė tė vrarėve tė Gėrdecit, a thua ata i kemi vrarė ne, dhe jo ai familjarisht me djemtė e tij politikė e biologjikė. Duke qenė se ėshtė thjesht njė arsye pėr luftė politike me prokurorinė, ky gjest duhet parė vetėm si i tillė dhe thjesht duhet regjistruar si njė fushatė e re kundėr kryeprokurores dhe kryehetuesit tė ri tė Gėrdecit. Nėse zoti Shtylla do tė ishte sot nė krye tė grupit, natyrisht qė kėsaj akuze do t’i shtoheshin dhe “krimet” e tij tė vjetra, por falė moshės sė re tė Stojanit, ky i fundit ka konsumuar vetėm “krimin” e kėshillimit me sms.

    Dhe nė fund, pėr ironi tė fatit, akuzėn penale ndaj kryeprokurores dhe kryehetuesit tė Gėrdecit e dorėzoi avokat Ardian Visha, tė cilin Sali Berisha pėr sė paku 5 vjet rresht e ka akuzuar pikėrisht pėr kėtė “krim”, por natyrisht me pasoja tė rėnda. E ka akuzuar fillimisht nė vitin 1999, pasi, sipas Berishės, Ardian Visha mori dėshminė e Sali Berishės pėr vrasjen e Azem Hajdarit dhe po sipas Berishės, kundrejt “milionave” ia shiti “revistės sė krimit “Klan”, drejtuar nga Aleksandėr Frangaj. Pėr kėtė shkak Berisha ndėrpreu kontaktet dhe me TV “Klan”-in e sapokrijuar, duke i bėrė embargo pėr gati dy vjet.

    Mė vonė, nė vitin 2003, Berisha ngriti njė stuhi tjetėr ndaj kėtij prokurori, qė tashmė ėshtė avokat pėr llogari tė Sali Berishės. Sipas Berishės, ky “njeri i krimit” kishte futur nė qorrsokak Interpolin, tė cilit i kishte dėrguar foton e dikujt tjetėr nė vend tė fotos sė Orik Shytit pėr tė shmangur ekstradimin e tij. Pikėrisht ky ish-prokuror i akuzuar nga Berisha pėr krime shumė tė rėnda tė kėtij tipi dhe jo pėr sms emisionesh nga ato qė Berisha vetė dėrgon nga 200 copė pėr dy orė nė adresė tė Frangajt e Fevziut, tashmė ėshtė bashkuar me Berishėn dhe po pėrpiqen qė kėtė teknologji tė vjetėr tė Berishės ta rinovojnė me rastin e dosjes sė Gėrdecit. Ndryshimi ėshtė se si Berisha, ashtu dhe ish-viktimat e tij tė djeshme, qė sot janė aleatė me tė, sot nuk janė bashkuar ashtu siē thotė Edi Rama “pėrtej tė majtės dhe tė djathtės” apo “pėrtej pushtetit dhe opozitės”, por janė bashkuar si pjesė e njė regjimi familjar nė pushtet, ku babai do tė mbrojė tė birin, kunati (Celibashi) do tė mbrojė vėllanė e gruas (Fatmirin), baxhanaku do tė keqpėrdorė dhe nė varr baxhanakun e ndjerė qė s’e ka qasur as nė shtėpi, drejtori i TV do tė mbrojė vėllanė qė ka marrė lekė nga ministri, e kėshtu me radhė njė zinxhir pushteti familjar qė tė neveritet.

    Sali Berisha thjesht ka gjetur njė arsye pėr tė prodhuar lajm kundėr prokurorisė dhe nė ditė pushimi. Asgjė tjetėr nuk ka vlerė nga ky truk i tij. Madje, vlerė e vetme ėshtė se tashmė pushteti nuk po reziston ndaj ligjit me frymė politike, por me baballarė, kunetėr, baxhanakė, shokė kunetėrish, miq baballarėsh etj. Si njė familje nė pushtet.

  3. #93
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    thėnks.. o marko rovina i edvin meros..lol.. qe ke sjelle kte xhevahir te meros.. qe sic duket qarte cdo dite ne temen e tije.. i ben veshet pipez me shum se edvinua te gjuaje PD-ne e berishen e 3 korrikun e ministrat e qeverise..
    nejse mir ben..

    po cdel nga ki artikull..

    se merua eshte sic kam dyshuar me heret ne tave.. te para e pas gerdecit..
    qe emisioni Opinion i blend faqeziut.. me mediun per gerdec.. ishte nje HETUESI e jo gazetari..
    qe kur e pashe videon qe solli POKO.. per kte emision u binda se Ine edvin rama.. e stojan gjinush milua.. kan qene pergatitesit e asaj seance HETUESIE Enveriste qe realizoi ne finale.. Lojtari me shum porta .. blend fe.m.ut fe.qen fe mi vzi faqeziu.. se bashku me nje treshe ekspertesh sikurse anil bollino basha .. mentor nazar ko-pili.. e Pez korrieri i nexhit..
    Kur e shikon ate video bindesh se.. kjo treshe diplomen per gazetari e kane maske.. sepse ne te vertete jane majore te sigurimit sekret enveroist qe synon te vere ne krye te gjith pushteteve kelishin besnik te pergatitur per qitje te larget nga kupola e PPSH-se .. edvin Hoxh Ramen..

    POK na e sill ate video.. dhe njehere se shkon ketu me artikullin e meros ruco baz..

    Eshte nje cfaqje e vertete ne stilin e plenumeve enveroiste vishinskoiste..

    Per dit po davariten rete.. e po duket me qarte se.. ne Gerdec.. ne menyre sekrete shum jave para shperthimit kan punuar eksperte te shperthimeve mjeshterore..

    Ata kan punuar te porositur nga Kupola mafioze.. ne seli roz e ne shpi te ramiz nexhit..
    qellimi i qarte.. tja bejme nje 97 te Saliut..

    dhe e bene..



    z

  4. #94
    Creator Spiritus Maska e Dito
    Anėtarėsuar
    02-04-2004
    Vendndodhja
    Ne Bahēen time
    Postime
    3,882
    Ky plehra me siper vetem traplleqe di te thote.


    Dito

  5. #95
    i/e regjistruar Maska e Maars
    Anėtarėsuar
    31-03-2008
    Postime
    179
    Or ti rrobshi po pse mor Sali Berisha padroni yt nuk e lufton Mafien dhe s'e fut brenda. Task forca qe do behej me prokurore e police te ndershem "te PD" sa dosje te Xhuvelit (vellait tuaj) Nanos (vellait tuaj) Rames ( vellait tuaj te ardhshem) , etj ka cuar ne prokurori e gjykate?
    Per ca ju ka votu populli juve flliqesirat, per ta vjedh e per ta vrare, e per ti ngateruar njerezit Veri -Jug, e pronare - ish pronare komuniste te PD e komuniste te PS,

    apo per te luftuar Mafien e per te qeverisur me duar te pastra ????
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Maars : 24-03-2009 mė 19:04

  6. #96
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    salis me lukuni nga prapa si fatmir mediu, imam bajalldiu, preē zogaziu ... vertetojne se jane hajdute dhe vrastare ekzibicioniste ...

  7. #97
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Agjensia e Lajmeve "SOT"

    Degjenerohen strukturat e Prokurorisė, mesazhet dhe dosjet zbardhin sekretet e hetimit pėr Gėrdecin
    Kėrkohet ndjekje penale pėr Sokol Stojanin dhe Ina Ramėn
    Nga i pandehur, ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ėshtė kthyer nė paditės. Kjo pasi ka ngritur kallėzim penal ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme Ina Rama. Ish- ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu dhe njėkohėsisht njė prej tė pandehurve tė dosjes “Gėrdeci” ka paditur Prokuroren e Pėrgjithshme Ina Rama. Sipas akt padisė tė depozituar nė prokurorinė e Tiranės nga avokatėt Visha dhe Serjani ajo akuzohet pėr shpėrdorim detyre dhe zbulimin e sekreteve hetimore. Nė cilėsinė e provės avokatėt kanė paraqitur cd e konferencės sė 25 prillit 2008, ku kryeprokurorja njofton kėrkesėn pėr heqjen e imunitetit tė ish- ministrit.Ish- Ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu padit dje penalisht pėr "shpėrdorim detyre" Prokuroren e Pėrgjithshme, Ina Rama dhe drejtuesin e grupit hetimor tė ēėshtjes "Gėrdeci", prokurorin Sokol Stojani. Avokatet e Mediut thanė se Ina Rama ka nxjerrė sekretin hetimor gjatė njė konference pėr shtyp, kur ka kėrkuar heqjen e imunitetit tė deputetit Mediu.

    Gjatė njė konference pėr shtyp dhėnė enkas pėr tė bėrė tė ditur padinė qė ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu ka bėrė ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme Ina Rama, avokatėt Petrit Serjani dhe Ardian Visha deklaruan se ish-ministri Mediu ėshtė paraqitur nė Prokurorinė e Tiranės njė kallėzim penal pėr Kryeprokuroren Ina Rama dhe kryetarit tė grupit hetimor tė ēėshtjes sė Gėrdecit, Sokol Stojani. Nė kallėzim pretendohet se Ina Rama dhe prokurori i ēėshtjet kanė shpėrdoruar detyrėn. Mediu pretendon me anė tė avokatėve tė tij se nė media janė publikuar akte tė rėndėsishme tė dosjes sė ish-Ministrit tė Mbrojtjes.
    “Pėr tė realizuar qėllimin e saj kriminal dhe diskretitimin e zotit Mediu si dhe pėr tė krijuar nė opinion tė pavėrteta rreth tragjedisė sė ndodhur nė Gėrdec dhe lidhjes sė kėsaj tragjedie me emrin e zotit Mediu gjatė deklarimit tė kėrkesės pėr heqje tė imunitetit ka publikuar nė mėnyrė tė qėllimshme dhe tė paligjshme pėrmbajtjen e akteve proceduriale tė dosjes hetimore pėrkatėse. Avokatėt deklaruan se “dosjet pėrmbanin tė dhėna sekrete dhe publikimi i tyre me pa tė drejtė, i paligjshėm dhe i qėllimshėm nga ana e Ina Ramės bėri qė kjo e fundit tė ketė shkelur detyrėn, shpėrdoruar atė”. “Ina Rama kreu njė vepėr penale”, thanė avokatėt. Sipas avokatėve tė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, ai po pėrgatitet qė tė nisė njė procedim penal pėr Ina Ramėn, nėn akuzėn direkte tė shpėrdorimit tė detyrės.
    “Publikimi i dosjes pėrbėn shkelje tė rėndė tė detyrės”, pohojnė avokatėt e Mediut. Sipas tyre, Ina Rama nuk ka asnjė imunitet dhe mbi tė gjitha, me publikimin e fakteve tė dosjes sė hapur ndaj tij lidhur me ēėshtjen e Gėrdecit, avokatėt e Mediut shtojnė se prokuroria synoi diskriminimin e figurės sė tij me publikimin e kėsaj ēėshtje. Sipas tyre kėrkesa pėr procedim penal ndaj Prokurores sė Pėrgjithshme mund tė realizohet pasi Ina Rama nuk gėzon ndonjė imunitet nė kėtė drejtim. Avokatet thanė se do tė gjejnė mėnyra tė tjera tė ankimimit tė tyre, nėse prokuroria e Tiranės nuk do tė pranojė regjistrimin e kėsaj padie. Gjatė deklaratės pėr shtyp, ka qenė i pranishėm edhe vetė Mediu, nė njė kohė kur Gjykata e Lartė pritet tė marrė nė shqyrtim kėrkesė padinė e Prokurorisė sė Pėrgjithshme ndaj tij lidhur me tragjedinė e Gėrdecit.
    Deklarata
    Gjatė deklaratės pėr shtyp, pėrfaqėsuesit ligjorė tė Fatmir Mediu dolėn dje nė njė konferencė pėr shtyp lidhur me padinė qė ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu, qė ka kryer ndaj prokurorisė. Kryetari aktual i Partisė Republikane, ka paditur Ina Ramėn dhe prokurorin Sokol Stojani. “Sot mė datė 23 mars 2009 deputeti Fatmir Mediu ka paraqitur nė prokurorinė pranė Gjykatės sė Rrethit Gjyqėsor Tiranė kallėzimin pėr shtetasen Ina Haxhi Rama, me detyrė prokurore e Pėrgjithshme e Republikės, pasi ajo nė datėn 25 prill 2008 nė cilėsinė e Prokurores sė pėrgjithshme tė Republikės, nė bashkėpunim me grupin e prokurorėve qė janė marrė me hetimin e ēėshtjes penale numėr 3 tė vitit 2008, regjistruar nė prokurorinė e pėrgjithshme, kanė kryer veprėn penale tė “zbulimit tė akteve ose tė dhėnave sekrete” parashikuar nga neni 295/a paragrafi i tretė i Kodit Penal dhe atė tė shpėrdorimit tė detyrės”, deklaruan avokatėt mbrojtės tė Mediut.
    Sipas tyre “pėr tė realizuar qėllimin e saj kriminal dhe diskreditim publik tė Fatmir Mediut dhe pėr tė krijuar njė opinion tė pavėrtetė rreth tragjedisė sė ndodhur nė Gėrdec, ajo, gjatė deklarimit tė kėrkesės pėr heqje imunitetit ka publikuar nė mėnyrė tė qėllimshme dhe tė paligjshme pėrmbajtjen e akteve procedurale tė dosjes hetimore pėrkatėse. Kryerja e veprimit tė mėsipėrm vjen nė kundėrshtim me nenin 103 tė Kodit tė Procedurės penale si dhe nenin 6 pika 2 tė ligjit “pėr organizimin dhe funksionimin e Prokurorisė nė republikėn e Shqipėrisė”, u shprehėn ndėr tė tjera pėrfaqėsuesit ligjorė tė ish-ministrit tė Mbrojtjes.

    Kallzim penal edhe ndaj prokurorit Sokol Stojani

    Por, Mediu ka paraqitur kallzim penal dhe kundrejt prokurorit Stojani, kryetar i grupit tė hetimit tė ēėshtjes “Gėrdeci”. “Prokurori Stojani nėpėrmjet ndėrhyrjes me anė tė tė tretėve nė njė emision mediatik publik, pėr mė tepėr kur “puna’” e tij hetimore ka pėrfunduar dhe dosja i ka kaluar tashmė gjykatės, ka synuar diskreditimin publik tė zotit Mediu pėr shkak tė abuzimit keqdashės dhe jo transparent tė tė dhėnave qė ai disponon. Veprimi i zotit Stojani ėshtė jo vetėm i paligjshėm, por dhe i paprecedentė nė historinė e prokurorisė shqiptare” tha Visha. “Shtetasin Sokol Stojani me detyrė prokuror nė Prokurorinė e Pėrgjithshme dhe kryetar i grupit tė hetimit tė ēėshtjes penale tė lidhur me ngjarjen e Gėrdecit, pasi ai nė kėtė cilėsi, nė emisionin “Opinion” tė televizionit Klan tė datės 19 mars 2009, i ka sugjeruar nėpėrmjet dhjetėra mesazheve elektronike SMS panelit tė gazetarėve pyetje pėr z.Fatmir Mediu, i ftuar nė atė emision. Veprimi i z.Stojani ėshtė jo vetėm i paligjshėm por edhe i paprecedentė nė historinė e prokurorisė shqiptare.
    Pėr sa kohė teksti i pėrēuar pėrmban sugjerime pėr pyetje publike ndan Fatmir Mediut, pa i hyrė subjektivisht fyerjeve tė mundshme tė pėrmbajtura nė to, z.Mediu ka gjykuar qė, nėpėrmjet realizimit tė veprimit tė paligjshėm tė mėsipėrm, pėr tė tepėr nė kushtet kur pėr njė vit rresht Prokuroria refuzoi tė realizojė pyetjen e tij institucionale, prokurori Sokol Stojani ka konsumuar elementė tė veprės penale tė shpėrdorimit tė detyrės. Z.Mediu paraqitur sot (dje) kėto kallėzime penale dhe jo mė pėrpara, pėr tė shmangur ēdo lloj dyshimi se ai po ushtronte presion mbi Prokurorinė e Pėrgjithshme, pasi hetimet kanė pėrfunduar dhe dosja pėrkatėse ėshtė dėrguar nė gjykatėn kompetente dhe pėr mė tepėr sikurse rezulton nga materialet e dosjes nuk ka asnjė vendim tė prokurorisė pėr tė publikuar dhe pėr tė zbuluar tė dhėna dhe akte tė hetimit”, pėrfundoi deklarata pėr shtyp e pėrfaqėsuesve ligjorė tė ish-ministrit tė Mbrojtjes, Fatmir Mediu, njėkohėsit ėshtė edhe i pandehur nė ngjarjen mė tė rėndė tė ndodhur nė Gėrdec. Sipas tyre, akuza ėshtė pėr publikim tė detajeve tė dosjes "Gėrdeci", ku i pandehur ėshtė edhe ish-ministri i Mbrojtjes, Fatmir Mediu.

    Ligji ri pėr organizmin e prokurorisė

    Nėse dosja nuk do tė ishte dorėzuar ende pėr gjykim nė Gjykatėn e Lartė, duke iu bazuar ligjit tė ri pėr organizmin e prokurorisė, mėsohet se nė kėtė rast prokurori ėshtė i detyruar tė heqė dorė nga ēėshtja qė ka nė dorė pėr shqyrtim. Kėshtu, nėse ndaj tij ėshtė ngritur njė padi dhe merret i pandehur pėr njė akuze e cila parashikon mė shumė se pesė vjet burg. Sipas nenit 13 i ligjit tė ri pėr prokurorinė, ai qė flet pėr momentin e padisė penale ndaj njė prokurori, nuk prek rastin e prokurorit Stojani, pasi nė kėtė rast dosja hetimore ėshtė mbyllur dhe dorėzuar nė gjykatė


    ************************************************** *********

    Konferenca e mbajtur mė 25 prill 2008 nga Kryeprokurorja

    Prokuroria e Pėrgjithshme mė datė 25 prill 2008 i ka kėrkuar Kuvendit tė Shqipėrisė heqjen e imunitetit tė ish-ministrit tė Mbrojtjes Fatmir Mediu. Pas nisjes sė hetimeve pėr ngjarjen e Gėrdecit, ku Mediu dyshohet se ka shpėrdoruar detyrėn, Kryeprokurorja Ina Rama kėrkoi heqjen e imunitetit tė Mediut. Sipas kryeprokurores nė atė kohė Rama, hetimet e deritanishme kanė treguar shkelje tė rėnda tė ish-ministrit Mediu tė cilat e sjellin si tė domosdoshme ndjekjen penale tė Mediut dhe heqjen e imunitetit tė tij nga Kuvendi i Shqipėrisė. “Ish-ministri i Mbrojtjes ka shpėrfillur procesin e demontimit duke filluar qė nga vendi i pėrzgjedhjes sė procesit tė demontimit e deri te nėnshkrimi i kontratave me dy kompani tė palicencuara pėr demontim tė armėve”, ka deklaruar nė konferencė Ina Rama. Prokurorja e Pėrgjithshme Ina Rama ka hedhur poshtė versionin se shpėrthimi nė fabrikėn e demontimit tė municioneve nė Gėrdec ka ardhur si pasojė e vėnies sė zjarrit me qėllim. Gjatė deklaratės sė saj nė lidhje me hetimet e deritanishme Ina Rama ka deklaruar se ėshtė konkluduar se zjarri ka ardhur si pasojė e shkeljes sė rregullave pėr municione dhe demontim tė tyre. “Pas hetimeve tė vazhdueshme, pas shumė dėshmive dhe ekspertizave nė vendin e ngjarjes ka rezultuar se shpėrthimi i 15 marsit nė Gėrdec ka ardhur si pasojė e shkeljes sė rregullave tė demontimit”, ka deklaruar Ina Rama para mediave.
    Shkeljet e konstatuara nga Mediu janė:
    -Lejimi i nėnshkrimit tė kontratave me 2 firma tė palicencuara pėr procesin e demontimit me shkelje tė akteve ligjore.
    Pėrzgjedhja e gabuar e vendit tė demontimit duke rrezikuar jetėn e personave qė punonin dhe banonin nė Gėrdec dhe duke shkelur rregulloren e Ministrisė sė Mbrojtjes sė vitit 2003.
    -Lejimi i shkeljeve tė rregullave qė shoqėrojnė procesin e demontimit duke rrezikuar jetėn e personave qė punonin aty.
    -Shpėrfillje tė procedurave ligjore tė nėnshkruara prej tij pėr demontimin e municioneve.
    -Shmangia e Forcave tė Armatosura nga mbikėqyrja e mėtejshme e procesit tė demontimit.
    -Ėshtė lejuar demontimi i kalibrit tė madh.
    -Ėshtė lejuar SAC dhe “Alba Demil” pėr dhėnien e lejeve tė demontimit dhe eksportimit tė municioneve.


    -

    -----








    nje pyetje juve nga tirana..
    ku e di mediu se stojani ka cuar mesazhe gazetareve?
    ka ndonje menyre qe i meson njeriu keto gjera?
    me sqaroni pak..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Brari : 25-03-2009 mė 02:33

  8. #98
    i/e regjistruar Maska e njemik
    Anėtarėsuar
    31-01-2006
    Postime
    403
    Po ne nje sahan han o brar djali
    Mediu ka avokat kelyshin e dhorit te krimit adrian vishen
    kunat dhe qe e ndimon se ka qen gjyqatr ka hajdutin e zgjedhjeve celibashin

    Brar esht ber nje lemsh aty dhe vec nje dor e fort si jozefina mund ta ckul faren e keqe komuniste qe ka mbir ngado bile dhe ne pd

  9. #99
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-03-2005
    Postime
    926
    Citim Postuar mė parė nga njemik Lexo Postimin
    ...Mediu ka avokat kelyshin e dhorit te krimit adrian vishen
    kunat dhe qe e ndimon se ka qen gjyqatr ka hajdutin e zgjedhjeve celibashin
    ...
    Pėr tė ruajtur delet nga



    Ujqėrit


    njerzit perdorin



    Qen-Barinjsh


    dhe jo nje bukuroshe te rracės



    Pudel

  10. #100
    Anti Zombizem SigPunizem Maska e Duaje Siveten
    Anėtarėsuar
    09-09-2007
    Postime
    3,698
    per me fitue zgedhjet e Qershorit, zgedhja (e jo tredhja) e medi gerdecarit ne koalicion me salis do te japin sigurisht, perfundimisht, jashtezakonisht, qellimisht, aksidentalisht, absolutisht, padyshimisht ... fitorjen e radhes ... se pari ndaj prekurorise ...

Faqja 10 prej 21 FillimFillim ... 8910111220 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Limaj
    Nga ARIANI_TB nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 295
    Postimi i Fundit: 07-02-2015, 16:09
  2. Pėrgjigje: 168
    Postimi i Fundit: 03-09-2013, 16:18
  3. Historiku i vrasjeve ne Tropoje
    Nga MaDaBeR nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 14-08-2012, 12:42
  4. Hetimet e Kryeprokurorisė pėr tragjedinė e Gėrdecit
    Nga RaPSouL nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 625
    Postimi i Fundit: 07-07-2009, 23:56
  5. Perfundoi gjykimi nė Hagė i Limajt, Balajt dhe Musliut
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 470
    Postimi i Fundit: 05-08-2006, 18:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •