Takimet mes grave për të pirë një kafe apo të ngrënë një darkë janë bërë gjithmonë e më të shpeshta, dhe një nga arsyet pse ndodh kjo është sepse: burrat janë të mërzitshëm. Për të kuptuar këtë argument mjafton të përmendim një paragraf nga libri i docentit të Linguistikës në Universitetin e Georgetoun, Deborah Tannen.
“Një burrë dhe një grua udhëtojnë me makinë. Ajo thotë: “A mund të ndalojmë të pimë një kafe?”. Ai përgjigjet “Jo”. Gjatë gjithë rrugës gruaja e cila kërkon të ndalojë për të pirë një kafe pyet veten se ku ka gabuar. Nga pikëpamja e saj, pyetja ishte fillimi i një bisede. Nga pikëpamja e burrit, biseda është një mënyrë për të ngatërruar gjërat. Kështu të dy kanë pikëpamje të ndryshme.
Gazeta Daily Telegraph ka intervistuar muajt e fundit dhjetra ekspertë, vajza dhe djem të moshave të ndryshme për të gjetur problemin por deri tani nuk ka arritur në asnjë zgjidhje.
Jess Spillane, docente në Plymouth 44 vjeç, thotë se një burrë sa më shumë kërkon të jetë Maço aq më shumë bëhet i mërzitshëm: “Maçot ose flasin për suksesin e tyre në punë ose nuk flasin fare”. Kjo është e kundërt me gratë të cilat kërkojnë të ndajnë me dikë aspektet e fshehura të jetës së tyre, pasigurtë dhe frikën.
Sipas profesores kjo është arsyeja pse shumë gra preferojnë të kenë miq gay; ata janë më të gatshëm të të dëgjojnë.
Simon Baron –Cohen, docent Psikologjie në universitetin Kembrixh, nënvizon se truri i grave është më i thjeshtë ndërkohë që burrat kanë sistem më kompleks.
Baron-Cohen ka vëzhguar vajza dhe djem të vegjël në një garë me makina brenda të njëjtës piste. Meshkujt kërkonin të përplaseshin me njëri tjetrin që me rastin e parë, ndërkohë që vajzat ngisnin me krenari.
Sistemi kompleks që kërkon të ndërtojë mashkulli bën që edhe kur është me një grua të flasë vetëm për suksesin e tij ose për një argument që ai pëlqen megjithëse ai e di se gruaja që ka përballë nuk di asgjë rreth asaj teme. Psh shumë djem flasin pa pushim për skuadrën e preferuar të futbollit, se si arriti të bëjë gol një lojtar në një finale, pa e vrarë mendjen se kjo temë është shumë e mërzitshme për gruan.
Gjithashtu meshkujt janë të paaftë të kalojnë nga një situatë në tjetrën por kërkojnë të flasin pa pushim nëse bëhet fjalë për suksesin e tyre në punë apo për sportin e preferuar etj.
Për gratë është ndryshe. Neuropsikiatria Louann Brizendine në librin e saj “Truri femëror”, ka nënvizuar se një bisedë e gjatë dhe që prek të dyja palët ndez sisteme kënaqësie në trurin e grave. Sa më shumë kalon koha aq më shumë gratë tentojnë të frekuentojnë gra, organizojnë takime dhe dalin sëbashku, sepse ndihen se dikush i dëgjon.
Fjalët
Thuhet se një grua normale flet në një ditë 7 mijë fjalë minimalisht ndërkohë që një burrë flet 2 mijë. Kjo përforcon edhe më shumë mungesën e dialogut midis të dy sekseve dhe pse burrat duken të mërzitshëm.
Ndoshta e vërteta është se gratë dhe burrat jetojnë në botë të ndryshme dhe nuk janë bërë për të qëndruar shumë gjatë sëbashku. Por vazhdojnë të rrijnë bashkë për sa kohë nuk është gjetur një sistem më i mirë.
Krijoni Kontakt