Një përkrenare, e cila i përket periudhës së shek.V-IV p.e.s. që është gjetur para disa kohësh në Sofraçan të qarkut të Dibrës, po i nënshtrohet restaurimit në Laboratorin Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë. Aktualisht është bërë pastrimi i përkrenares, ndërsa më vonë ajo do të rregullohet, duke bërë një negativ druri në formën e sendit të gjetur, si jashtë dhe brenda tij. “Për mungesë të fondeve, duhet të presim akoma për të bërë radiografinë si dhe analizat në Institutin e Fizikës Bërthamore të kësaj përkrenareje”, theksoi prof. Frederik Stamati.Ai sqaron se është gjetur edhe një përkrenare ilire tjetër në Sofraçan të Dibrës, por nuk i është nënshtruar ende një restaurimi. Përkrenarja tjetër është më e shtypur, pasi u zbulua gjatë punimeve të një ekskavatori, dhe brenda ka një mbishkrim.
Gazeta Sot
Krijoni Kontakt