Close
Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 250
  1. #141
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    31-08-2008
    Vendndodhja
    Tetove ,
    Postime
    4
    Citim Postuar mė parė nga white-knight Lexo Postimin
    I re rreth e qark po smu pergjigje.A e ka fajin Janullatosi edhe per ju?Me te pasurit???Hera e pare qe e degjoj kete.Dhe mos me trego mua pozite gjeografike e politike sociale e ku ta di une.Ta them une kush eshte porblemi se ju ka len sllavi si cope trungu aty dhe ju ka izolu nga te gjitha anet dhe ju po e ndihmoni me fene e arabit gjithashtu qe te jeni si mish i huaj per Europen.Mua plak sme plas damari fare per Greqine ,se e kam atdheun tim.Po presim ate kohen Renea kur shqiptaret e Maqedonise do lulzojne po e veshtire me duket keshtu sic e keni nisur.Mos e vrit mendjen se keni dhe Boshjaket me ju qe jane prapa diellit
    Ej pse po shkrun kot .. shume mire t'a sqaroj Renea .. ne ndoshta jemi me te prapambetur nga ana kulturore por kemi ate te shenjten - Nuk shitemi per para .. Kemi shume raste ku shqiptaret e Shqiperise nderojne edhe emrat dhe anashkalojne Kombetaren shqiptare dhe luajne per kombetaren greke Sotir Nini -Sotiris Ninis ... Ky eshte turpiiiiiiiii me i madh

  2. #142
    Lazaratas Maska e Bel ami
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    Lazarat
    Postime
    1,184
    Habitem shume sesi po degjeneron debati ne fjale pa vlere dhe cic micera.
    Titulli brenda tij mba aq shume peshe sa qe shume postime ketu duken fare bajate. Sot kombi Shqiptar eshte si te thuash ne fijen e perit. Sot u duhen miqte Shqiptareve per ceshtjen tone patriotike. Pamvarsia e Kosoves eshte kulmi i asaj qe cdo patriot shqiptar ka enderuar gjate jetes se tij. Imagjinoni nje shtet me nje perqindje dominuese myslimane, clirohet nga shtete qe kane krijuar qeverite e tyre demokratike nen principet demo-kristiane, nga uzurpatori serb, po i besimit kristian. Ketu lind ajo qe une e quajta ne fije te perit.
    Te nderuar bashkebisedues! Bota arabe ne shumicen e saj myslimane duhet te tregoje qarte dhe shpejte nese eshte ne anen e Shqiptareve ( qofshin keta myslimane,apo te krishtere) apo me anen e Serbise dhe Rusise.
    Te gjitha shtetet elitare kristiane te botes e njohin pavarsine e Kosoves, ndersa bota arabe me shumice myslimane eshte ne dileme. Keto vende mbase kane edhe problemet e tyre perse nuk e njohin, por une mendoj se Shqiperia nuk ka lobuar fuqishem tek vendet arabe per njohjen e Kosoves.Fillimisht vendeve arabe u duhet dhene nje afat kohor per njohjen e Kosoves,se dyti duhet vendosur nje afat kohor ,ose largimi perfundimtar nga Konferenca Islamike. Nuk ka se cfare na duhet anetaresemi ne kete Konference nese vendet anetare te kesaj Konference nuk jane ne anen tone, qe eshte edhe ana e te drejtes Historike.
    Ne nuk po ju kerkojme vendeve arabe te na mbeshtesin ne ndonje pushtim,apo aneksim te ndonje populli te pa fajshem, por kerkojme qe keto vende te njohin te drejten legjitime te nje pjese te kombit tone per tu vetvendosur.
    Nese vendet arabe bazohen te parimet e Islamit dhe e zbatojne Kuranin dhe ligjet e Sheriatit rigorozisht, atehere do te ishin pikerisht vendet arabe qe do te ishin pioneret e njohjes se Kosoves Shtet i Pavaruar. Nuk na duhen ndihmat humanitare, na duhet perkrahje politike nga keto vende. Nuk na duhen minare nga 50 metra te larta,por na duhen ambasada ne Arabi,Egjipt, etj..
    Perfundimisht mendoj se politika e Jashtme Shqiptare eshte pak e zbehte ne kete aspekt,ndersa mos njohja e Kosoves Shtet i pavaruar nga vendet arabe na ndan perfundimisht nga Lindja ku nuk i perkasim.

    Per ndonjerin se mund te mendoje se i kam shkruar keto reshta i shtyre nga besimi im, ju siguroj se jam MYSLIMAN,por ne shpirt Shqiptar
    ... E ku thuhene ne karte
    Fjalet e Gjuhes se Zjarrte!

  3. #143
    i/e larguar Maska e SKRAPARI
    Anėtarėsuar
    13-01-2005
    Postime
    867
    Arabet myslimane po bejne aleanca me sllavet ortodokse ne dem te Perendimit. Ndaj nuk e njofin ata Kosoven.
    Por gjerat kane ndryshuar. Nuk jemi me ne 1913 ku luhej me fatin e shqiptareve. Amerika, Turqia, Franca, Gjermania... jane me ne, nuk jane me sllavet.

  4. #144
    i/e larguar Maska e dibrani2006
    Anėtarėsuar
    29-01-2006
    Vendndodhja
    Europe
    Postime
    2,693
    Ka akoma shume shtete jo arabe qe nuk e pranojne Kosoven si shtet, por ka akoma per te bere ne Europe qe akoma shume shtete nuk e kan njohur Kosoven.

    Mendoj qe nga qeveritaret qe jane ne pushtet nuk jane shume te afte per lobimin e Kosoves, me pak fjale edhe ato shtete qe e pranuan' mendoj qe kishin nje perkrahje nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes ato lobuan per pavarsine e Kosoves qe ta njohin Kosoven te tjeret.


    Po nuk qe i afte vet, mos prit nga te tjeret sepse behesh servili i te tjereve.

    Pra nuk mungon vullneti por mungon menēuria tek qeveritaret.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dibrani2006 : 01-09-2008 mė 20:50

  5. #145
    Diku nga fundi i ketij muaji, ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, do te vendoset edhe per iniciativen e fundit te Serbise ne lidhje me ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves. Rreth 60 e ca shtete te botes u perkasim Konferences Islamike. Vota e te cileve eshte relativisht shume e rendesishme ne keto momente. Vote qe do te vendose ne nje fare menyre nese Kosova do te gjeje njohje te reja te pavaresise dhe lirise se saj, apo do tu thuhet STOP ketyre njohjeve. Le te shohim se si do te votojne "vellezerit" Arab te shqiptareve musliman.
    ABCĒDDhEĖFGGjHIJKLLlMNNjOPQRRrSShTThUVXXhYZZh (Alfabeti Shqip, 36 gėrma)

  6. #146
    I vete perjashtuar! Maska e GeNi_25
    Anėtarėsuar
    25-05-2005
    Vendndodhja
    Ne Shqiperi
    Postime
    562
    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    Diku nga fundi i ketij muaji,
    Me kapi veshi nje informacion tek TOP sikur eshte sot!

    Citim Postuar mė parė nga brooklyn2007 Lexo Postimin
    ne mbledhjen e Asamblese se Pergjithshme te OKB-se, do te vendoset edhe per iniciativen e fundit te Serbise ne lidhje me ligjshmerine e Pavaresise se Kosoves. Rreth 60 e ca shtete te botes u perkasim Konferences Islamike. Vota e te cileve eshte relativisht shume e rendesishme ne keto momente. Vote qe do te vendose ne nje fare menyre nese Kosova do te gjeje njohje te reja te pavaresise dhe lirise se saj, apo do tu thuhet STOP ketyre njohjeve. Le te shohim se si do te votojne "vellezerit" Arab te shqiptareve musliman.
    Shpresoj qe diplomacia Amerikane te beje njefare presioni tek Arabia dhe tek ndonje shtet tjeter i Gjirit Persik, per te votuar kundra rezolutes.
    Dhe ndikimi francez, sidomos Kushneri nuk e ka vendosur ujin ne zjarr.

    Me vjen ēudi sesi keto vende mysilmane (sidomos Egjypti qe mbeshteti hapur Serbine) pas masakres se Bosnjes nuk bien dakord te mbeshtetin nje shtet me % te larte mysilmane siē eshte Kosova. Kjo me ve te dyshoj se interesat politike ne keto vende jane me te larta se ato fetare!
    Shyqyr qe filo-greket nuk administrojne dhe kete nen-forum te Forumit Shqiptar!

  7. #147
    el kafirun Maska e chino
    Anėtarėsuar
    04-02-2008
    Postime
    4,952
    Citim Postuar mė parė nga GeNi_25 Lexo Postimin
    ...Me vjen ēudi sesi keto vende mysilmane (sidomos Egjypti qe mbeshteti hapur Serbine) pas masakres se Bosnjes nuk bien dakord te mbeshtetin nje shtet me % te larte mysilmane siē eshte Kosova. Kjo me ve te dyshoj se interesat politike ne keto vende jane me te larta se ato fetare!
    Pavaresisht sa mendova deri sot, asnje vlere muslimane nuk e gjeta, e cila flet per pranimin e pavaresise te Kosoves. Te gjitha shtetet arabe qe nuk e kane pranuar Kosoven, ekzistencen e tyre e bazojne ne shtypje te drejtave themelore te individit edhe te popujve. Keshtu qe pranimi i shtetesise se Kosoves do te krijonte turbulenca interne ne keto vende te mbushura me "Kosova".

    Shih p.sh. rastin e Turqise. Turqia sipas deklarates se saj pranoi Kosoven vetem per shkak se atje (ne Kosove) jetojkan turqe dhe se Turqia me pranimin e shtetesise se Kosoves po i mbrojka direkt interesat dhe sferat e influences nacionale te saja. Pra as Turqia nuk u bazua ne ndonje te drejte juridike apo historike te popullit kosovar si autokton per te jetuar i pavarur konform vullnetit te shumices. As ne apartheidin e as luften e vuajtur nga kosovaret dhe te drejten morale per pavaresim qe del nga ky apartheid. Sikur te thirrej Turqia ne keso argumente, so te i shkaktonte vetes dem. Te ngjashme besoj jane arsyet e shteteve tjera arabe per mospranim.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga chino : 19-09-2008 mė 06:56

  8. #148

    Pėrse vendet arabe nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės?

    Shikoni se si e argumenton Olsi Jazexhi mosnjohjen nga vendet arabe te pavarsise se Kosoves.

  9. #149

    Artikulli I Olsi Jazexhiut

    Pėrse vendet arabe nuk e njohin pavarėsinė e Kosovės?

    Olsi JAZEXHI

    Zhvillimet mė tė fundit nė arenėn diplomatike ndėrkombėtare qė kanė pasuar me ēlirimin nga armata ruse tė rajoneve tė Osetisė Jugore dhe Abkhazisė nga Gjeorgjia, kanė rritur presionet nė politikėn ndėrkombėtare ndaj atyre vendesh qė mendonin se ēėshtja e Kosovės do tė zgjidhej me deklarimin e pavarėsisė nga ana e saj dhe njohjen e perėndimit. Provokimi gjeorgjiano – amerikan ndaj rusėve nė republikėn e Osetisė sė Jugut ėshtė pėrdorur si pretekst nga armata ruse pėr tė ēliruar dhe de-fakto aneksuar Osetinė e Jugut dhe Abkhazinė.A

    Edhe pse mbrojtja qė rusėt i bėnė Osetisė ėshtė dėnuar fuqishėm nga shtetet perėndimore dhe satelitėt e tyre mė tė vegjėl, nė arenėn ndėrkombėtare rasti i Kosovės po pėrdoret si njė gur shahu, ku shtetet e fuqishme siē janė Rusia mund tė ndėrhyjnė, aneksojnė, "ēlirojnė" dhe shpallin tė pavarura ato vende dhe krahina ku popullatat vendase pėrballen me agresione dhe shtypje etnike. Pėrdorimi i Kosovės si preēedent nga ana e Rusisė pėr njohjen e pavarėsisė sė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė tashmė po gjen mbėshtetje ndėrkombėtare. Njė seri vendesh dhe entitetesh qė kanė vuajtur nga presionet e perėndimit nė kėto vitet e fundit, qė variojnė qė nga Nikaragua, Bjellorusia, Venezuela, Bolivia, Saharaja Perėndimore, Nagorni Karabaku, Qiproja Veriore dhe njė sėrė ish-republikash sovjetike ose kanė shprehur simpatinė e tyre pėr pavarėsinė e dy republikave gjeorgjiane dhe janė solidarizuar me Rusinė, ose i kanė njohur ato si tė pavarura.

    Nė kėtė situatė tė koklavitur preēedentesh ndėrkombėtare ku perėndimi me nė krye amerikanėt kėrkojnė tė krijojnė Kosovėn si shtet satelit tė tyre nė Ballkan, por refuzojnė preēedentin rus, ndėrsa rusėt kėrkojnė pavarėsinė e Osetisė dhe Abkhazisė por refuzojnė njohjen e Kosovės, kanė krijuar njė situatė shumė delikate pėr tė ardhmen e shtetit tė ri kosovar. Sot Kosova rrezikon tė pėrfundojė nė grupin e atyre shtetesh surrogate tė arenės ndėrkombėtare si Taivani, Saharaja Perėndimore, Nagorni Karabaku, Qiproja Veriore, Abkhazia, Osetia e Jugut, Transnistria, Somalilandi dhe Republika Demokratike Arabe e Sahravisė tė cilat vuajnė pėr njohje ndėrkombėtare dhe statusi i tyre ndėrkombėtar mund tė krahasohet me murin simbolik tė Arafit, qė Allahu pėrmend nė Kuran, ku njerėzit nuk janė as nė xhenet dhe as nė xhehenem. Njohja e Kosovės vetėm prej 46 vendesh ku pėrveē Turqisė dhe disa vendesh perėndimore, shumė tė tjera janė republika bananesh, ka krijuar njė krizė tė madhe pėr tė ardhmen e Kosovės. Shteti i ri kosovar sot rrezikon tė pėrfundojė nė njė izolim tė njėjtė me atė qė pėrballet Qiproja Veriore prej disa vitesh apo edhe Taivani.

    Por pasojat e izolimin ndėrkombėtar tė Kosovės, sot duken edhe mė tė forta pas konfliktit ruso – amerikan qė ka lindur nė lidhje me preēedentet e Kosovės dhe Osetisė sė Jugut. Ndėrsa perėndimi refuzon njohjen e pavarėsisė sė Osetisė sė Jugut dhe Abkhazisė, Rusia nė anėn tjetėr refuzon njohjen e pavarėsisė sė Kosovės. Siē u pa nė deklaratat e Konstantin Kosaēovit presidentit tė Komitetit tė Politikės sė Jashtme tė Dumės Ruse, Rusia, kėrkon qė tė luaj shah me perėndimin, ku humbjen e Kosovės ndaj Serbisė, Rusia kėrkon ta kompensojė me marrjen e Abkhazisė dhe Osetisė. Konstantin Kosaēovi deklaroi se Rusia do tė jetė e gatshme tė njoh pavarėsinė e Kosovės nėse perėndimi njeh pavarėsinė e Osetisė dhe Abkhazisė. Qė Rusia po pėrdor kartėn abkhaze dhe osete kundėr Kosovės, u pa qartė edhe nė ofertėn qė ministri i jashtėm abkhaz, Sergej Basma i bėri qeverisė sė Kosovės kur deklaroi qė:

    "Nėse Kosova pajtohet tė pranoj pavarėsinė e Abkhazisė, atėherė edhe ne do ta pranojnė kėtė republikė."

    Ama siē shefi i diplomacisė sė Abkhazisė deklaroi mė tė drejtė, Kosova sot nuk mund tė pranojė dot njė ofertė tė kėtillė pasi sipas tij "autoritet kosovare varen nga SHBA-tė dhe NATO".

    Edhe pse autoritetet kosovare dhe shqiptare nuk duan ta pranojnė kėtė fakt publikisht, pra qė sot autoritetet kosovare nuk janė pėrfaqėsues tė interesave tė popullit kosovar, por vasalė tė lojės sė madhe tė shahut ndėrmjet SHBA-sė dhe NATO-s kundėr Rusisė, faktet qė ne lexojmė nga Kosova vėrtetojnė kėtė. Pėr fatin e keq tė shqiptarėve, politikanėt e Tiranės dhe Prishtinės, sot, nė konfliktin e ri botėror qė ka lindur ndėrmjet Perėndimit dhe Rusisė, po tregohen aq tė dobėt dhe naive intelektualisht saqė mua mė ngjasojnė me Mehdi Frashėrin dhe Xhaferr Devėn tė cilėt u bėnė kuislingė dhe vegla tė bindura tė nazistėve gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, pa arritur qė tė kuptojnė politikėn globale dhe pasojat qė ajo do tė kishte mė pas pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė. Lidhja vasaliste e politikanėve shqiptarė me amerikanėt dhe NATO-n sot, ėshtė aq tragjike saqė ēdo lexues i lirė e ka shumė tė qartė qė tė dalloj qė ministri i jashtėm abkhaz i cili i ofroi Kosovės njohje tė anasjelltė tė pavarėsisė, duket qė tė jetė mė i pavarur nga Moska pėr tė ndjekur politikėn e jashtme tė vendit tė tij, sesa politikanėt kosovarė janė nga Uashingtoni dhe Brukseli.

    Varėsia e politikanėve por edhe e shumicės dėrrmuese tė gazetarėve shqiptarė dhe kosovarė sot ndaj Perėndimit mund tė lexohet edhe nė fjalimet dhe sjelljen e udhėheqėsisė kosovare me nė krye, kryeministrin Hashim Thaēi. Ky i fundit gjatė vizitės qė bėri nė Uashington kėtė korrik 2008, pas takimit me presidentin Bush u zotua publikisht pėrpara Bushit dhe mediave botėrore qė do tė luftojė fondamentalistėt islamikė nė Kosovė (dmth hoxhallarėt dhe fenė e popullit tė tij) dhe deklaroi se: "I kemi dėshmuar presidentit amerikan se ne kemi qenė aktorė dhe faktorė aktiv nė luftėn kundėr terrorizmit dhe fundamentalizmit islamik...." Seē lidhje ka fondamentalizmi islamik me Kosovėn e lirė, e cila sot kėrcėnohet nga rreziku i fondamentalizmit serbo-ortodoks nė veri dhe ai katolik qė po shfaqet kohėve tė fundit nė vend, kėtė mund ta shpjegojė vetėm kryeministri Thaēi dhe presidenti Bush. Por ky i fundit ka shumė mundėsi ta ketė ngatėrruar Hashimin me Hamit Karzain e Afganistanit, siē gafoi edhe pėrpara disa vitesh kur nuk dinte se cili ėshtė kryeministri i Pakistanit. Ndėrsa Hashimi ynė do tė jetė lumturuar kur ka parė qė Bushi nga njė Hashim e ka kthyer nė Hamit.

    Servilizmi dhe idhujtaria e politikės kosovare ndaj Perėndimit arrin pozicione edhe mė shpifarake kur dikush lexon veglat mediatike tė perėndimit nė Kosovė, si i vetėshpalluri analist, Beton Haxhiu i cili kėtė shtator 2008 ju bėn thirrje qytetarėve kosovarė nė gazetėn e tij Express qė tė tregojnė tashmė nėse Kosova duhet tė rrijė me Islamin apo Amerikėn, thua se Islami ėshtė hasmi i Amerikės nė Kosovė. Llogjika e malėsorit kosovar Haxhiu i ngjan pak a shumė llogjikės sė kaubojsit Bush, i cili pas 11 shtatorit 2001 nisi tė kėrcėnojė me pushkė nė dorė tė gjithė vendet e botės dhe ju thoshte "me ne – apo kundėr nesh".

    Servilizmi i kosovarėve dhe shqiptarėve nė pėrgjithėsi ndaj perėndimit po shihet nė veēanti edhe nė komunikimin qė politika dhe gazetaria kosovare ka zgjedhur kundėr botės arabe dhe islame, sidomos pas 11 shtator 2001. Kosovarėt e vegjėl qė nuk shohin dot mė larg sesa Kampi i Bondstillit, lojėn e madhe globale ruso – amerikane tė shahut dhe nuk e kuptojnė qė kėta janė thjeshtė gurė shahu nė kėtė lojė qė mund tė shiten nė ēdo moment, kanė rėnė nė njė idhujtari tė atillė ndaj mikut tė fortė amerikan, sa kishin rėnė edhe gjyshėrit e miqve tanė kosovarė nė kohėn e Divizionit SS Skėnderbej kur bėnin be e rrufe pėr Hitlerin dhe kujtonin si Hitleri do tė jepte jetėn pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė. Nė kėtė gusht 2008 psh. kur shoqėria civile kosovare organizoi konferencėn "Kosova dhe Bota Arabe", politikanėt kosovarė, pėrveē pėrfaqėsimit shumė tė ulėt qė bėnė nė kėtė konferencė ku as qė denjuan qė ti falenderojnė dhe tė ju kėrkojnė arabėve njohje tė shtetit tė tyre; bėnė gafa edhe mė tė mėdha me sjelljen fėminore tė kryeministrit tė Kosovės, Hashim Thaēi. Kur ky i fundit ishte pyetur nga gazetarėt pėr kritikat e Veton Surroit nė adresė tė politikės sė jashtme kosovare e cila po neglizhon dhe injoron vendet arabe dhe myslimane, nga tė cilat Kosova ka nevojė qė tė njihet - ky i quajti vendet arabe dhe myslimane si "adresa tė dyshimta".

    Por arroganca e kosovarevė dhe shqiptarėve ndaj popujve arabė dhe islamikė dhe adhurimi i tyre servil ndaj perėndimit lexohet edhe nė shumė shkrime qė botohen nė Tiranė. Prifti katolik Ardian Ndreca psh. nė Gazetėn 55 tė datės 8 shtator 2008 arabėt i fyente me terma aq racistė dhe tė turpshėm pėr njė prift katolik, saqė ai tė kujtonte fjalimet e Hitlerit kundėr popujve semitė. Ardian Ndreca i cili nė Universitetin Pontifik Urbaniana nė Vatikan duket se ėshtė bėrė ekspert i racave shumėngjyrėshe qė studiojnė nė kėtė universitet, thoshte ndėr tė tjera:

    "Kah na dolėn "vėllezėn" arabėt? Cila shkencė na nxjerr ne vėllezėn me ta? As gjuha, as raca, as etnia nuk na bashkojnė me ta... Rezultati i gjithė kėsaj historie asht se nuk mund tė ecim ma si pula pa krye tue kėrkue aleanca boshe, tė cilat vetėm na damtojmė – siē na kanė damtue, pse ndihmė prej tyne s'na ka ardhė kurrė. Kemi nevojė pėr nji frymė tė re nė politikė, pėr ndryshime ma rranjė."

    Ndėrsa gazetari i sė pėrditshmes italiane, Gazeta Shqiptare, Gert Shella sulmonte deklaratėn e sekretarit tė pėrgjithshėm tė Konferencės Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu i cili ju kėrkon kosovarėve qė ti mbushin mendjen botės arabe dhe islame se ata janė muslimanė duke thėnė qė:

    "Pohime tė tilla tė diplomatit islamik, tė sjellin nė mendje dikotominė Dar al Islam, Dar al Hrab (Tokė paqeje ose Tokė lufte). Dhe, pėr tė jetuar nė paqe nė shtetin e tyre tė ri, kosovarėt duhet tė afirmojnė muslimanizmin e tyre. Nė tė kundėrt, ata fare mirė mund tė vijojnė tė mbeten tė ekspozuar ndaj rrezikut tė luftės dhe urrejtjes qė gjithmonė iu ka ardhur nga kufijtė e tyre verilindorė. Me hizitimin e tyre, qė me sa duket ka prapavijė religjoze, vendet islamike po i spastrojnė terrenin diplomacisė Ruso-Serbe nė pėrpjekjet e veta tė etshshme pėr tė penguar, madje kthyer mbrapsht, procesin e njohjes sė Kosovės."



    Arroganca kosovare dhe shqiptare kundėr botės arabe dhe islame ėshtė aq e dhimbshme saqė emisari amerikan pranė Organizatės sė Konferencės Islamike, Sada Cumber ka vėnė nė pah qė: "Qė nga viti 1990, pėrveē ndonjė vizite nė Turqi, liderėt kosovarė nuk kanė qenė tė interesuar tė krijojnė kontakte me shtetet me popullata myslimane. Pėrfaqėsuesit e institucioneve kosovare nuk kanė bėrė asnjė vizitė zyrtare nė shtetet myslimane nė Azi dhe nė Afrikė, pėrveē njė pjesėmarrje nė Konferencėn e Shteteve Islamike qė ėshtė mbajtur para disa muajsh nė Senegal, ku ka qenė i pranishėm ministri i Arsimit, Enver Hoxhaj."

    Kėtė varėsi dhe shkurtmendėsi tė lidershipit kosovarėt e vė nė pah edhe kryetari i Organizatės sė Konferencės Islamike, Ekmeledin Ihsanoglu i cili nė intervistėn mė tė fundme dhėnė BBC-sė vė nė pah pazotėsinė politike kosovare dhe ju kujton atyre qė nėse kėta duan qė tė njihen nga bota myslimane: "Ata duhet t'u thonė botės myslimane se janė myslimanė dhe jo vetėm tė thonė se jemi kosovarė."

    Edhe pse nė arenėn kosovare tė kėtyrė muajve tė fundit pėrveē krahut primitiv tė politikės kosovare, ėshtė shfaqur njė krah pragmatist me nė krye Veton Surroin, Muhamet Mustafėn e Qemajl Morinėn dhe "Forumit – 2015", politika kosovare po dėshmon qė nuk ėshtė e aftė pėr tė udhėhequr Kosovėn dhe siē ministri i jashtėm abkhaz i ka sfiduar, ata, pėr fatin e keq tė popullit tė Kosovės "varen nga SHBA-tė dhe NATO". Kjo varėsi e cila nė rastin konkret duket mė shumė mentale sesa fizike kėrcėnon qė tė izolojė Kosovėn nga njohja ndėrkombėtare dhe kthimin e vendit nė njė shtet surrogat si Nagorni Karabaku.

    Por edhe pse nga pala shqiptare dhe kosovare nė kėto vitet e fundit, politika amerikanofile e Tiranės dhe e Prishtinės i ka sjellė sa e sa dėme dhe ofendime popujve arabė dhe muslimanė, shkruesin e kėtij shkrimin e habisin disa shkrues islamofobė nė shtypin e Tiranės dhe tė Prishtinės tė cilėt nė kėto muajt e fundit kanė nisur tė kuptojnė rėndėsinė e botės arabe dhe islame dhe pyesin muslimanėt shqiptarė "pse vendet arabe nuk po e njohin Kosovėn?" Kur lexoj pyetje dhe shkrime tė kėtilla idiote nga disa gazetarė dhe politikanė nė Tiranė, Prishtinė apo edhe Uashington mua mė duhet ti pyes politikanėt kosovarė dhe shefat e tyre perėndimorė: se ēfarė keni bėrė ju qė bota arabe tė njohė Kosovėn tė pavarur? Arabėt nga Kosova dhe Shqipėria pėrveē dhėnies sė ndihmave prej disa miliona dollarėsh nė kėto vitet e fundit; si shpėrblim kanė marrė vetėm ofendime, dėbime, vrasje dhe injorim. Gazetarėt e Gazetės Shqiptare tė Karlo Bolinos nė Tiranė, qė nė njė seri numrash pyesin se pėrse arabėt nuk po e njohin Kosovėn e pavarur, janė vetė dėshmimtarė tė atyre qindra shkrimeve fyese qė ata kanė botuar kundėr myslimanėve dhe arabėve nė kėto 15 vitet e fundit. Janė dėshmimtarė tė brohoritjeve qė ata i kanė bėrė vrasjeve, persekutimeve, dėbimeve ilegale tė arabėve, qė kėta vetė i kanė akuzuar nė bashkėpunim me SHIK-un si terroristė. Ndėrsa kryeministri Hashim Thaēi i quan vendet arabe "adresa tė dyshimta", nė Shqipėrinė e kėtyre viteve tė fundit me dhjetėra biznesmenė dhe qytetarė arabė kanė patur pasuritė e tyre tė konfiskuara dhe grabitura sa nga organet shtetėrore shqiptare aq edhe nga politikanėt vendas. Arabėt nė Shqipėrinė e kėtyre viteve tė fundit janė persekutuar me keq sesa ēifutėt nga Hitleri gjatė Rajhut tė III-tė. Mė qindra arabė janė dėbuar pa asnjė justifikim nga Shqipėria dhe abuzuar me tė gjitha mėnyrat, ndėrsa mediat, si kosovare ashtu edhe shqiptare kanė lehur pa mbarim me terma racistė kundėr popujve arabė dhe muslimanė. Shembulli mė i fundėm i kėtij diskriminimi ėshtė ai i vetėm pėrpara disa javėve, kur Shqipėria dėboi pa asnjė arsye dhe nė mėnyrė ilegale nga vendi bamirėsin sudanez Ibrahim el-Meki i cili sėbashku me ambasadorin kuvajtian nė Bullgari, Ahmet Buzaber ishin duke lobizuar qeveritė e Gjirit Persik; Omanin, Katarin etj qė tė njohin pavarėsinė e Kosovės.

    Shqiptarėt dhe kosovarėt siē edhe Sada Cumber tregon, kanė ndjekur politikėn e injorimit total tė vendeve arabe dhe myslimane nė Azi dhe nė Afrikė, dhe kanė trajtuar me pėrbuzje anėtarėsimin e vendeve tė tyre nė Konferencėn Islamike. Tė zhytur nė adhurim ndaj fuqisė ushtarake dhe ekonomike tė perėndimit, shqiptarėt qė i ngjajnė asaj dhisė sė zgjebosur me bishtin pėrpjetė, kanė brohoritur agresionet amerikane dhe perėndimore kundėr botės arabe dhe islame nė kėto vitet e fundit qė nga Iraku, Afganistani, Somalia, Sudani, Palestina, Libani dhe kėshtu me radhė. Arabvrasėsin mė tė madh tė historisė moderne, Xhorxh Bushin, shqiptarėt e pritėn me brohorima tė turpshme qė edhe vetė Hitleri nuk ka gėzuar nė kohėn e tij.

    Unė po tė isha arab dhe tė shihja gjithė kėtė adhurim qė media dhe politika kosovare dhe shqiptare ka ndaj SHBA-ve dhe Perėndimit i cili ju ka shkaktuar arabėve sa e sa jetė dhe tragjedi nė kėto vitet e fundit, do tė bėja pyetjen e thjeshtė: ēfarė interesi kemi ne si arabė qė tė njohim kėtė ish-provincė jugosllave qė amerikanėt duan tė na e shesin si shtet mysliman? E vetmja gjė qė i lidh arabėt me shqiptarėt ėshtė Islami. Ama mediat e Prishtinės dhe tė Tiranės dhe mendimtarėt e "mėdhenjė" shqipfolės qė nga Kadareja e deri te Rugova thonė qė ne nuk jemi myslimanė. Nėpėr rrugėt e Prishtinės dhe tė Tiranės, arabėt nuk shohin asnjė shenjė qė atyre mund t'iu kujtoj islamin, por vetėm se posterat e Bill Klintonit, Bushit, Nėnė Terezės, Papė Gjon Palit II dhe katedralet katolike dhe ortodokse qė ngrihen, ndėrsa myslimanėt falen nėpėr rrugė sikur tė jenė refugjatė nga Maroku. Nėse unė do tė isha pėrfaqėsues i ndonjė vendi arab dhe mysliman, do ti thoja politikanėve kosovarė, qė ju me kėtė sjellje qė keni duhet tė kėrkoni qė tė ju njohi mė parė Vatikani dhe jo ne "tė dyshimtėt". Qė kosovarėt tė prekin botėn arabe dhe islame qė ti njohi si shtet sovran, dhe projekti i krijimit tė shtetit kosovar tė mos pėrfundojnė si rasti i Taivanit, Saharasė Perėndimore, Nagorni Karabakut, Qipros Veriore, Abkhazisė, Osetisė, Transnistrias, Somalilandit dhe Republikės Demokratike Arabe tė Sahravisė, duhet ti lėnė komplekset e tyre tė frikės dhe inferioritetit pėrballė perėndimit tė krishterė dhe ti tregojnė myslimanėve dhe arabėve qė janė myslimanė, qė janė zotėr tė tė ardhmes sė tyre dhe nuk janė thjeshtė njė satelit apo bazė amerikane mė shumė: kėshtu qė edhe kėta mė pas tė mund tė bėjmė njė sy qorr pėrballė lojės sė shahut qė amerikanėt luajnė sot me Rusinė, dhe tė vėnė dorėn nė zemėr pėr tė njohur Kosovėn si shtet tė pavarur dhe sovran. Pėrndryshe nė njė vend ku sheshin kryesor tė kryeqytetit tė tij e zė Nėnė Tereza dhe jo Shejh Albani apo Dervish Hatixheja, nė njė vend ku heroi kombėtar i tij ėshtė Skėnderbeu, atleti i Krishtit dhe jo sulltan Murati – atleti i Islamit; arabėt e kanė shumė tė vėshtirė qė tė kuptojnė se cili ėshtė ndryshimi ndėrmjet njė Kosove nėn kryqin ortodoks me memorialin e Gazimestanit, nga Kosova nėn kryqin katolik me bustet e Nėnė Terezės.

    Nėse kosovarėt nuk i tregojnė botės sė Islamit se ata janė pėrnjėmend myslimanė dhe Kosovėn e duan si shtet pėr veten e tyre dhe jo vetėm pėr tė satelitizuar pėr Amerikėn, dhe se emrat Hashim e Rexhep i kanė pėrnjėmend islam, ata duhet tė tregojnė origjinėn e tyre. Pėrndryshe nėse vazhdojnė qė tė hedhin vickla kundėr arabėve dhe islamit, kosovarėt do tė duhet qė tė kėnaqen me izolimin e tyre nga bota islame, afrikane dhe aziatike, dhe ndoshta do tė kenė shanse qė ti kėrkojnė njohje nė tė ardhmen vetėm Indisė sė Terezės dhe jo mė Arabisė sė Shejh Nasirudin Albanit. Nėse kosovarėt vazhdojnė tė hedhin vickla kundėr arabėve dhe muslimanėve siē kanė bėrė deri tani, duhet ta dinė qė herėt apo vonė ka pėr ti gjetur fati i Taivanit, i cili nga pėrfaqėsues i Republikės sė Kinės nė OKB shumė vite mė parė, sot ėshtė shndėrruar nė njė ishull tė cilin nuk e njeh mė as Madagaskari.

  10. #150
    Hands up! Maska e Jack Watson
    Anėtarėsuar
    30-04-2007
    Vendndodhja
    Tiron'
    Postime
    4,549
    Citim Postuar mė parė nga Conquistador Lexo Postimin

    Nėse kosovarėt nuk i tregojnė botės sė Islamit se ata janė pėrnjėmend myslimanė dhe Kosovėn e duan si shtet pėr veten e tyre dhe jo vetėm pėr tė satelitizuar pėr Amerikėn, dhe se emrat Hashim e Rexhep i kanė pėrnjėmend islam, ata duhet tė tregojnė origjinėn e tyre. Pėrndryshe nėse vazhdojnė qė tė hedhin vickla kundėr arabėve dhe islamit,
    Ky Olsi Jazexhi 90% tė asaj ēka shkruan i ka idiotėsia, tė pasakta, jashtė realitetit tė shoqėrisė shqiptare, nė disa raste mė zi se talebanėt.

    Vetėm njė koment kam pėr pjesėn qė kam nėnvizu: Shtete e Europės dhe ShBA (shtete me rrėnjė tė krishtere, pavarėsisht se laike) qė e kanė njoh zyrtarisht Kosovėn, nuk i kėrkuan fare popullit tė Kosovės kristianizmin e tyre, nuk kėrkuan tė dinė se sa tė krishterė janė, por e njohėn (nderkohė mė parė e ēliruan prej Serbisė). Nėse arabėt dhe vendet e tjera islamike duan qė shqiptarėt e Kosovės tė vishen si rraca e tyre, tė marrin kulturėn e tyre tė prapambetur, atėherė tė thyjnė qafėn vemjet. Shqipėria dhe Shqiptarėt janė pjesė e Europės, nė ēdo drejtim.


    kosovarėt do tė duhet qė tė kėnaqen me izolimin e tyre nga bota islame, afrikane dhe aziatike,
    Nė kėtė rast desha t'i bėjė sazexhiut njė sqarim gjeografik: bota islame ėshtė nė fakt bota afrikane dhe aziatike (si gjeografikisht, ashtu edhe nė aspektin e zhvillimit kulutor/ekonomik).
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jack Watson : 21-09-2008 mė 14:56
    Life's too short to remove USB safely.

Faqja 15 prej 25 FillimFillim ... 51314151617 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Adem Demaēi
    Nga lum lumi nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Akademia e Shkencave dhe heshtja ndaj sfidave te kohes
    Nga &Mitrovicalia& nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 96
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 19:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •