Bugajski: Turp qė bota arabe se ka njohur Kosovėn
Ėshtė e turpshme qė bota arabe, bota myslimane, se ka njohur Kosovėn si shtet. Shpresoj qė kjo do ndryshojė gjatė vitit tė ardhshėm, ka deklaruar nė njė intervistė pėr Radion Evropa e Lirė, Janusz Bugajski, nga Qendra pėr Studime Strategjike dhe Ndėrkombėtare nė Washington.
I pyetur nėse numri prej 46 shteteve sa e kanė njohur Kosovėn deri mė tash ėshtė solid dhe nėse Kosovės i duhen mė shumė njohje, Bugajski ka thėnė: “Sa mė shumė, aq mė mirė”.
“Mendoj se kjo ėshtė vala e parė e njohjes dhe pres edhe njė valė tjetėr rajonale dhe ndėrkombėtare. Mendoj se mund tė ndodhė qė t'i mbetet administratės sė ardhshme amerikane, qė ta shtyjė kėtė ēėshtje”, ka potencuar Bugajski.
Ai po ashtu ėshtė shprehur se invadimi rus nė Gjeorgji ėshtė thirrje pėr t'u zgjuar pėr Evropėn qė tė bashkohet dhe tė gjitha shtetet ta njohin vendin brenda Evropės, qė ėshtė i pavarur dhe tė lėvizin pėrpara nė procesin e zgjerimit.
“Po ashtu, mendoj se ėshtė e turpshme qė bota arabe, bota myslimane, nuk e ka njohur Kosovėn si shtet. Shpresoj se kjo do tė ndryshojė gjatė vitit tė ardhshėm”, ka thėnė ndėr tė tjera Bugajski.
/Telegrafi/
Krijoni Kontakt