Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e RTP
    Anëtarësuar
    26-03-2004
    Postime
    1,756

    A ka sovranitet Kosova?

    A ka sovranitet Kosova?

    Nuk di pse deri më sot nuk është dhënë asnjë skjarim lidhur me deklaratën për shpalljen e pavarësisë së Kosovës të cilën e (nuk)lexoi kryeministri Hashim Thaçi dhe tekstit të shkruar në këtë faqe, të cilat kanë një kontraditë shumë të madhe ndërmjet veti dhe ate në jo në cikrrime, por në gjërat , apo në terminologjinë e fjalëve përcaktuese të gjithë asaj që përmban Deklarata e shpalljes së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Në deklaratë është shkruar kështu:- '...nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.', kurse kur e lexon Kryeministri Thaçi thotë...nëpërmjet kësaj Deklarate shpallim Kosovën shtet të pavarur dhe demokratik.'

    -Cila prej këtyre varianteve është e vërteta dhe ku qëndron lajthitja?

    -Pse nuk është bërë korrigjimi ,apo rektifikimi dhe riparimi i këtij lapsus lingue , apo lapsus calami , cilido qoftë ai ?

    Ne të gjithë jemi njerëz dhe fare mirë e dijm se gabimi është njerëzor, por nuk duhet të ngurrojm dhe përshkak të mospranimit të tij të vazhdojm të gabojm.

    Nuk më duket serioze që në Deklaratën me shkrim të shkruhet një variant, kurse në deklaratën me gojë të (pa)lexuar para Deputetëve të Parlamentit të Republikës së Kosovës, Ministrave dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës, presidentit të LDK-së gjegjësisht të Republikës së Kosovës ,musafirëve, mediave e nëpërmes tyre edhe gjithë opinionit publik kombëtar e ndërkombëtar të thuhet një variant tjetër. Unë nuk mund të besoj që kjo lojë është e rastësishme, sepse është një lojë që bëhet me fjalën kyçe të terminologjisë së pushtetëshmërisë dhe ushtrimit të pushtetit në dhe mbi gjithë teritorin e Republikës.
    Vetëm për skjarim fjala SOVRAN do të thotë '... i lirë e i pavarur për të ushtruar pushtetin më të lartë pa iu nënshtruar dikujt tjetër.' etj..., fjala SOVRANITET do të thotë '... e drejta që gëzon çdo popull e çdo shtet për të vendosur në mënyrë të lirë dhe të pavarur për çështjet e veta dhe për marrëdhënjet me shtetet e tjera, pa iu nënshtruar asnjë ndërhyrjeje, urdhëri ose kontrolli nga të tjerët.' etj..., kurse fjala DEMOKRAT do të thotë '... përkrahës i parimeve dhe mendimit të lirë e demokratik...' etj..., dhe fjala DEMOKRATIK do të thotë ' ...që bazohet në parimet e demokracisë, që u përmbahet këtyre parimeve e i vë në jetë ato,...' etj.
    Pra siç e shihni këtu kemi të bëjm me dy fjalë që kanë krejtësisht kuptime të ndryshme ku sovraniteti ka në thelb pushtetin, kurse demokracia ka në thelb parimin.

    Po nuk e ke pushtetin , parimi mbetet vetëm ëndërrr e ëmbël për të vënë në gjum popullin e shkretë i cili nuk la gjë pa sakrifikue për realizimin e aspiratave të tij.

    Të nderuar pushtetar ju kisha lutur të shpjegoheni para popullit, në emërin e të cilit thirreni pandarë se, cila prej varianteve është e vërteta?

    I. KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE SOVRAN ,apo
    II. KOSOVA SHTET I PAVARUR DHE DEMOKRATIK.

    Unë mendoj se njëra prej varianteve ka pushtetin dhe ka mundësi të zgjidh edhe parimet për rregullimin e ndërtimin e tij,..., kurse tjetri variant ka të përcaktuar parimet, por nuk ka pushtet për t'i zbatuar ato në praktikë.
    Po i frigësohem që mos zot ma keç, ndoshta këtu është përdorur një kurth i standardeve të dyfishta për t'i hudhur hi syshë popullit tonë të shumëvuajtur në njerën anë dhe për t'iu zgjatur jetën pushtetarëve tanë të tipit KAMELEON, dhe pushtetarëve unmikaso-euleks që janë sovranët e tipit MONARKO-DESPOTIK në anën tjetër, dhe janë kah e luajnë lojën e fëmijëve me pulat:

    Fli, fli pulo fli,
    Gjeraqina përmbi shpi,
    Nanë e bab t'i ka përfshi!...

    Më duket se edhe fanari i Diogjenit nuk mund të ndriçojë në rrethana të tilla.

  2. #12
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    17-10-2007
    Vendndodhja
    Ne Mesfush!!
    Postime
    387
    Interesante

    Ndegjova se ne kete Kushtetutë Emri Serb permendet rreth 36 herë, ndersa Emri Shqiptar asnjeher

    Ka arsye shkau te thotë Zhivelli Kosova,sepse i ka ba senet

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •