Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 12
  1. #1
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464

    Hyri në fuqi Kushtetuta e Kosovës me 14 kapituj dhe 162 nene ligjore

    Ka hyrë sot në fuqi Kushtetuta e parë për Kosovën pas 119 ditësh që nga shpallja e pavarësisë së saj. Ky dokument I lartë juridik që përmban 14 kapituj dhe 162 nene nënkupton se që nga dita e sotme autoritetet vendase do të administrojnë Kosovën me bazë ligjore. Tashmë Kosova do të jetë Republike Parlamentare me elemente të sistemit presidencial.

    KUSHTETUTË - Pas 119 ditësh që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës pas elementëve të tjerë identifikues flamurit, stemës dhe himnit tashmë shteti më i ri në botë dhe me Kushtetutën e parë. Kjo Kushtetutë e përcakton Republikën e Kosovës shtet të pavarur, unik dhe të pandashëm. Me 14 kapituj dhe me 162 nene, në Kushtetutë thuhet se Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti apo pjesë të ndonjë shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet apo pjesë të ndonjë shteti.
    Kosova do të jetë Republike Parlamentare me elemente të sistemit presidencial, ku presidenti do të ketë kompetencat për të qenë komandant supreme I forcës së ardhshme të sigurisë së Kosovës. Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është cilësuar si një vendim historik nga kryediplomati europian Havier Solana ndërkohë që për shefin e EULEX ky proces konsiderohet si fundi I periudhës së tranzicionit, madje ai beson se pas misionit të ardhshëm civil ndërkombëtarë EULEX do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës.



    (A.S/News24/Balkanweb)
    Sui generis

  2. #2
    Evidenca Maska e RaPSouL
    Anëtarësuar
    09-03-2006
    Vendndodhja
    Gjermani
    Postime
    17,464
    Prishtinë, ceremoni shtetërore me rastin e hyrjes në fuqi të Kushtetutës


    Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Kosovës është celebruar në një ceremoni të denjë shtetërore sot pasdite në Prishtinë. Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu falënderoi në fjalën e tij të gjithë ata që mbështetën këtë proces historik. Kanë folur edhe kreu i Kuvendit Jakup Krasniqi dhe kryeministri Hashim Thaçi të cilët kanë përshëndetur nisjen e një procesi, tashmë me bazë ligjore dhe juridike në shtetin e Kosovës.

    PRISHTINË - Në orët e pasdites së sotme u mbajt në Kosovë ceremonia shtetërore me rastin e Hyrjes në fuqi të Kushtetutës së re te shtetit të pavarur të Kosovës. Në këtë ceremoni krerët e shtetit kanë përshëndetur nisjen e një procesi, tashmë me bazë ligjore dhe juridike në shtetin e Kosovës. Në fjalën e tij presidenti kosovar Fatmir Sejdiu falënderoi të gjithë ata që mbështetën në rrugën e saj Kosovën dhe synimet e saj për pavarësi dhe vetëqeverisje. Duke shprehur gatishmërinë për të bashkëpunuar me misionin EULEX në Kosovë, Sejdiu siguroi se do të mundohet të krijojë një shtet të qëndrueshëm, në respekt të Kushtetutës. Ai premtoi se do të formohet Shërbimi Informativ i Kosovës.

    Po kështu në ceremoninë e Kushtetutës së Kosovës ka folur edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës Jakup Krasniqi. Në fjalën e tij Krasniqi ka theksuar se tashmë Kushtetuta i ka dhënë fund dyshimeve dhe ka legjitimuar kombin kosovar me një bazë ligjore demokratike. “Kërkoj zbatim të rregullt të kushtetutës nga të gjitha palët dhe sidomos nga Serbia. Shteti Serb nuk duhet të pengojë zhvillimin e shtetit më të ri të botës i cili tani ka mbrojtjen e vet ligjore”, tha Krasniqi. Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi i cili gjithashtu mori fjalën në ceremoninë shtetërore për Kushtetutën e re u shpreh se “Kushtetuta është hap i madh drejt lirisë. Ajo fuqizon shtetin tonë dhe garanton liri dhe qytetarëve”. Ceremonia është transmetuar live nga mediat kosovare dhe në të kanë marrë pjesë krerët më të lartë të shtetit dhe shumë përfaqësues të misioneve të huaja në Kosovë.


    (A.S/Balkanweb)
    Sui generis

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    suksese kosoves..

    ec perpara oj kosove..

  4. #4
    Për një Shqipëri të madhe Maska e ment
    Anëtarësuar
    14-06-2004
    Postime
    202
    Me sa mundem me e kuptue une tash kontrollin per te urdheruar KFOR i ka Kryetari shtetit pra Fatmir Sejdiu pasi tash kompetencat e Rykerit ashtu ma merr menja me korigjoni ne qoft se jam gabim mirpo ne qoft se kalojn kompetencat te vendoret edhe ajo eshte njëra nga to pra ta urdheroj KFOR per qdo vendim .
    URIME FITOREN PDK

  5. #5
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga ment Lexo Postimin
    Me sa mundem me e kuptue une tash kontrollin per te urdheruar KFOR i ka Kryetari shtetit pra Fatmir Sejdiu pasi tash kompetencat e Rykerit ashtu ma merr menja me korigjoni ne qoft se jam gabim mirpo ne qoft se kalojn kompetencat te vendoret edhe ajo eshte njëra nga to pra ta urdheroj KFOR per qdo vendim .
    Ashtu eshte tash te gjitha janë ne duar te Shqiptareve


    Nga këtu mund ta lexoni kushtetutën e Kosovës


    PS: Ne Ceremonin festive qe u be dje, ishte flamuri kuq e zi ne anën e djathte, dhe i kalter ne te majte. ç'mu rrit ymri kur e pash ....
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

  6. #6
    fillimi i gjithckaje Maska e JestersWorld
    Anëtarësuar
    23-01-2006
    Vendndodhja
    ata ketu ne qiell ne toke
    Postime
    684
    Urime Shtetit dhe popullit te Kosoves

    Eshte hapi me i rendesishem i nje shteti;

    Gjithashtu gezohem qe hyrja ne fuqi e kushtetutes ndodhi kaq shpejte dhe lirshem.

    Urime Urime


    Neni 1 [Përkufizimi i Shtetit]
    1. Republika e Kosovës është shtet i pavarur, sovran, demokratik, unik, dhe i pandashëm.
    2. Republika e Kosovës është shtet i shtetasve të vet. Republika e Kosovës ushtron autoritetin e
    saj bazuar në respektimin e të drejtave dhe lirive të qytetarëve të vet dhe të gjithë individëve
    brenda kufijve të saj.
    3. Republika e Kosovës nuk ka pretendime territoriale ndaj asnjë shteti ose pjese të ndonjë
    shteti dhe nuk do të kërkojë të bashkohet me asnjë shtet ose pjesë të ndonjë shteti.



    Muahahahaha ca kane bere me ket nenin 1 pika 1 bravo ju qofte :d

    Bye bye Ahtisari ^^

    Pika 3 do me pelqente me shume sikur te mbarte vertem pjesen e pare. Gjithsesi eshte nje Nen i qendisur :d

    2 shtete Shqiptare ne ballkan :d juhuuuu
    Ndryshuar për herë të fundit nga JestersWorld : 16-06-2008 më 10:05
    Cdo pergjithsim eshte i gabuar, ky gjithashtu!

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    FJALIMI I KRYEMINISTRIT TË REPUBLIKËS SË KOSOVËS HASHIM THAÇI ME RASTIN E HYRJES NË FUQI TË KUSHTETUTËS SË KOSOVËS

    16 qershor 2008




    I nderuari z. Fatmir Sejdiu President i Republikës së Kosovës

    I nderuari z. Jakup Krasniqi, Kryetar i Kuvendit të Kosovës

    Të nderuar përfaqësues të Kongresit Amerikan, z. Eliot Engel, znj. Jean Schmidt, znj. Shiela Jackson Lee,

    Ambasador,

    Familje të dëshmorëve dhe ju veteran të luftës,

    Familje Jasharaj,

    Familje Rugova.

    Mysafir të respektuar,

    Zonja dhe zotërinj,

    Sot është një Ditë e Madhe, një ditë historike për Republikën e Kosovës dhe qytetarët e saj.

    Sot hyn në fuqi, Kushtetuta e Republikës sonë, akti më i lartë juridik i shtetit tonë të ri të ndërtuar me shumë mund e sakrifica.

    Nga kjo ditë shtetit tonë të ri ne i japim një dimension tjetër fundamental: KUSHTETUTSHMËRINË .

    SHTETI I PAVARUR DHE SOVRAN I KOSOVËS, PERMES KËSAJ KUSHTETUTE THEMELOHET SI DEMOKRACI LIBERALE:

    - E MBËSHTETUR MBI SOVRANITETIN E POPULLIT, SI BURIMI AUTORITETIT POLITIK dhe,

    - SOVRANITETIN E LIGJIT SI STANDARD PËR USHTRIMIN E KËTIJ AUTORITETI .

    Gjenerata të tëra të qytetarëve të Kosovës kanë dhënë gjithçka nga jeta e tyre për të arritur në këtë ditë historike. Shumë e shumë prej tyre nuk janë më në mesin tonë.

    Kujtimi për ta , gjithmonë do të qëndrojë në themelet e shtetit tonë.

    Shteti ndërtohet mbi mundin dhe punën e atyre që nuk janë më dhe funksiononi udhëhequr nga vizionet për të ardhmen.

    Nga vizionet për fëmijët tanë që do të vijnë për të trashëguar punën tonë dhe vlerat tona.

    Liria e një populli merr kuptim të plotë kur ai popull e ndërton shtetin e tij të pavarur, ndërsa sot, 9 vjet pas qershorit të lavdishëm të vitit 1999 ne kemi arritur në këtë cak dhe i kemi dhënë kuptim të plot lirisë së vendit tonë.

    Me 17 shkurt 2008 ne shpallëm Kosovën shtet të pavarur dhe sovran. Bota demokratike e ka njohur këtë fakt dhe ia ka hapur dyert shtetit tonë për integrim në strukturat Veri- Atlantike (NATO dhe BE). Në të ardhmen edhe në OKB.



    Sot po e fuqizojmë Kushtetutën e Republikës së Kosovës:

    - Dokumentin themelor të garantimit të lirisë sonë kolektive dhe individuale

    - Ligjin më të lartë që garanton të drejtat tona politike , civile, sociale e kulturore.

    Të nderuar miq,

    Zonja dhe zotërinj,

    Me këtë Kushtetutë krijohen mundësi të barabarta për të gjithë qytetarët e Kosovës.

    Hyrja në fuqi e Kushtetutës së Republikës së Kosovës është edhe një hap i madh në rrugëtimin e lirisë sonë.

    Në tërë këtë rrugëtim, për asnjë moment, nuk duhet të harrojmë se kishim përkrah miqtë tanë ndërkombëtarë, në krye me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian. Prandaj populli ynë i shpreh mirënjohje dhe i falënderon përgjithmonë.

    Mbështetja e tyre ishte dhe është aq e madhe, aq e natyrshme .

    PER NJË ARSYE TË VETME : Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian janë dy shtyllat mbi të cilat qëndron civilizimi i lirisë.

    Detyra jonë e madhe , si institucione dhe qytetarë mbetet që të fitojmë vendin tonë dinjitoz nën çatinë e këtij civilizimi.

    Në këtë aspekt,

    KUSHTETUTA JONË LIBERALE DHE DEMOKRATIKE ËSHTË NJË HAP VENDIMTAR DREJT KËTIJ QËLLIMI.

    Prandaj është jetike që në qeverisjen tonë të mirë të udhëhiqemi nga parimet dhe dispozitat juridike të Kushtetutës sonë.

    Zonja dhe zotërinj,

    Në fund më lejoni që duke i përgëzuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, duke falënderuar të gjithë miqtë tanë, për hyrjen në fuqi të Kushtetutës sonë moderne, t[u bëjë thirrje të gjithëve pa dallim etnie apo feje, që ta respektojmë, ta zbatojmë në praktikë Kushtetutën tonë si garancën më të mirë për mbrojtjen e vlerave tona njerëzore dhe institucionale.

    Besojmë shumë se kjo Kushtetutë do ta forcojë barazinë dhe lirinë sovranitetin dhe demokracinë e shtetit tonë. Kjo kushtetutë mbron hapur dhe fuqishëm vlerat që duhet të sundojnë në shtetin tonë në përputhje me botën e civilizuar.

    Sot ëndrrat tona po bëhen realitet.

    Ju faleminderit dhe urime!
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  8. #8
    Mjedisor Maska e Edvin83
    Anëtarësuar
    20-03-2006
    Vendndodhja
    Tallinn
    Postime
    4,670
    Kjo kushtetute e ndaloka denimin me vdekje...pfff

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e il.Padrino
    Anëtarësuar
    09-10-2007
    Vendndodhja
    Prishtinë
    Postime
    131
    Presidenti i Kosoves komandant suprem i KFOR-it?? Kjo eshte absurditet, sepse KFOR komandohet direkt nga Komanda e NATO-s dhe s'ka asnje lidhje me kompetencat e Presidentin, dhe asnjehere s'ka qene nen komanden e PSSP te OKB, sepse UNMIK ishte mision civil nderkombetar dhe KFOR ushtarak, te ndara ndermjet vete, dhe me llogaridhenie krejtesisht te ndryshme.
    Mund te kete bashkepunim, mirepo nuk i pergjigjet e as nuk i jep llogari askujt KFOR pervec eproreve ne Bruksel.
    ekzistojnë dy lloje skuadrash:

    1. FC Barcelona
    2. të tjerat

  10. #10
    Besimtar Musliman Maska e strange
    Anëtarësuar
    31-10-2006
    Postime
    4,278
    Citim Postuar më parë nga il.Padrino Lexo Postimin
    Presidenti i Kosoves komandant suprem i KFOR-it?? Kjo eshte absurditet, sepse KFOR komandohet direkt nga Komanda e NATO-s dhe s'ka asnje lidhje me kompetencat e Presidentin, dhe asnjehere s'ka qene nen komanden e PSSP te OKB, sepse UNMIK ishte mision civil nderkombetar dhe KFOR ushtarak, te ndara ndermjet vete, dhe me llogaridhenie krejtesisht te ndryshme.
    Mund te kete bashkepunim, mirepo nuk i pergjigjet e as nuk i jep llogari askujt KFOR pervec eproreve ne Bruksel.
    unë e lexova deri diku Kushtetutën po s'pash qe Presidenti do te ishte komandant suprem i Kfor-it, presidenti i Kosovës do te jet komandan i FSK-se jo i Kfor-it.
    Mëso Islamin nga Kur'ani e jo nga myslimanet!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Adem Demaçi
    Nga lum lumi në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 309
    Postimi i Fundit: 29-11-2016, 17:56
  2. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  3. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54
  4. Interviste e Fadil Tolaj-t
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2004, 06:56

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •