Ne dhe bota
Ti,
Nje heshtje e heshtur
E heshtjes sime.
Une,
Nje fjale e folur
E fjalise tende.
Ne,
Nje kuptim i kuptueshem
I kuptimit tone.
Bota,
E gjitha
Ajo qe ne na mungon.
Ne dhe bota
Ti,
Nje heshtje e heshtur
E heshtjes sime.
Une,
Nje fjale e folur
E fjalise tende.
Ne,
Nje kuptim i kuptueshem
I kuptimit tone.
Bota,
E gjitha
Ajo qe ne na mungon.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Te pashe ne enderr
Ne heshtje veshtrohemi
Dhe heshtja flet me ne
Duke kuptuar cdo germe
Te zemrave tona.
U mundova te flas
Dhe u gjenda memece,
U mundova te degjoj
Dhe u gjenda shurdhe,
U mundova te shoh syte e tu,
Por pash qe isha e e verber,
Ndaj fort shtrengova syte
Dhe te pashe ne enderr.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Moskuptim
Nuk e di pse heshtem
E me s'u kuptuam,
Nuk e di pse s'folem
E njeri- tjetrin s'degjuam.
Vec qielli dhe toka,
Vec jeta dhe bota,
Vec dhimbja dhe loti,
Arriti te na kuptoje ...
Cdo gje u ndal
E me s'u bashkua,
Cdo gje mori fund
Dhe buzeqeshja u trishtua.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Edhe une ndjej
Ndonjehere kerkoj
T'i fshihem ndjenjes,
Por cdo qelize
Me tradheton,
Ecen cdo gje
Brenda meje.
Perpara syve te tu
Ate cast bie pre
E pasionit marramendes.
Kjo ndodh
Se edhe une ndjej ....
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Aktore !
- Aktore ?!
Pse jo?
- Dhe une jam aktore,
Te gjithe ne jemi aktore,
Luajme ne filmin e jetes
Shpeshhere ne rolet kryesore.
Jea , eh jeta,
ne brigjet e kohes vrapon,
Si nje zog i plagosur
Ne qiellin e saj ciceron.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Une fajtore
Shiu troket ne dritare
Dhe une ...
Une e di,
Qe jam fajtore,
Per ato lote
Qe rrodhen aq shume;
Ate dite te ftohte dimri
Kur zemrat
U perveluan
Nga puthja platonike ...
Une e di
Qe jam fajtore,
Per ata sy
QE s'do t'i shoh me kurre,
E per ate zemer,
Qe tretet ne verr.
Jam fajtore
Per kete shpirt
Qe ai gabim
I kushtoi shume.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Vetvetja
Cdo cast,
Del perpara meje
Si nje e panjohur.
Cdo cast,
Mundohem ta kujtoj ,
Por e kote,
Ajo perpiqet te fshihet
Pas qelqeve te imagjinates,
Ne reflekse egoiste
Qe une s'e deshifroj.
Te papriturat e sulmojne
Hera- heres
Ndaj edhe zvarritem
Ta kap,
Por qendron larg meje,
Teper larg
SA qe s'me shkon neper mend
Qe e panjohura
Jam une .
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Loti fajtor
E di qe loti dikur
Ishte fajtor
Per krisjen time
Te shthurur,
Per psheretimat
Ekzaltuese te kenaqesise
Dhe puthjet
E minifundeve te mia.
E shihja te ecja
Paraleleve te botes,
Ne vijat e bardha
Te semaforeve
Me pershendeste,
Ne syte e klienteve te mi
Me torturonte endjeve
Pa ane
Te nje jete te vjeter ...
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
C'kenaqesi
C'kenaqesi
te te shohe
Me shikimin e humbur,
Te flasesh me ty
Duke u kuptuar
Ne heshtje.
Oh, c'kenaqesi
Te qeshesh me ty,
te qash me lotet e thare,
Te vallezosh nen hijen e tyre,
Te mos shtangesh
Duke te pare,
C'kenaqesi
Te shprehesh vertetesi.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Harruar
Perbuzur
Labirintheve te vetmise
Te pash nje dite
Braktisur
Cepave te trishtimit.
Te veshtroja
Nen tymin e cigares,
Ti po qaje
Nen sundimin e perfundimit.
Po mendoheshe
Dhe nen hijen e vogelsise tende
Ti klithje shume fort,
Por nga mjegulla e harreses
S'arrita te te veshtroja.
Un amigo verdadero es algien que cree en ti aunque tu hayas dejado de creer en ti mismo.
Krijoni Kontakt