Pjesa e pare e konkurimit per fotografine me te bukur 2008 eshte mbyllur.
Faleminderit shume te gjithe pjesmarresve ne kete konkurim, gjithashtu faleminderit shume atyre qe kane konsumuar pak kohe nga koha e tyre per te vlersuar fotografite me vota.
Do deshiroja shume te kisha mundesine te votoja por fakti qe une jam ne dijeni te autoresise se te gjitha fotografive me ve ne nje pozite jo te njejte me poziten e anetareve te cilet nuk jane ne dijeni te autoresise. Keshtu qe vota ime edhe pse do ishe e sinqerte, do ishe ne nje pozite te pa barabarte me ju, gje qe eshte e padrejte. Ata qe nuk kane arritur ne finale e dine kush jane, do isha shume i kenaqur qe ne pjesen e dyte te konkurimit te shikoja finaliste ata qe nuk kane arritur kesaj radhe, dhe jam i sigurte qe do ja arrini me punen tuaj.
E megjithate, une do bej nje kritike te shkurter per te gjitha fotografite pjesmarrese ne kete konkurim, gjithashtu do bej te ditur se per cilat fotografi do votoja, sikur te kisha mundesine. Nese per disa fotografi kritika ime eshte negative, ju lutem mundohuni ta kuptoni drejt se eshte thjesht nje mendim personal dhe asgje me teper. Fotografite per te cilat do kisha votouar jane me ngjyre te kuqe.
Parku Japonez. Ne radhe te pare suksese qe ja arrite ne finale.Teknikisht e bukur, ngjyra te bukura dhe kend i pershtatshem. Titulli eshte me shume informativ sesa artistik. Ne fotografi mungon elementi befasues dhe per mendimin tim eshte me shume fotografi e tipit "kartoline" Gjithsesi shume bukur. Ne pjesen tjeter te konkursit do zgjedhja nje kadegori tjeter fotografie sikur te isha ne vendin tend.
Engjujt dhe Kitara
Ne fotografine tende "Engjujt vrasin njesoj" Ke patur mundesi jashtzakonisht te bukur qe me ate tablo pikture dhe me ate kitare te kishe krijuar nje fotografi teper te bukur qe do ishe vlersuar shume me teper. Do kishe eksperimentuar shume me teper me kendet, duke e vene tablon ne pozicion 90 grade qe te mbuloje teresisht qoshet e dhomes. Arushi me rripin e kitares dhe engjujt qe e kane vene ne shenj jane kompozimi me i goditur ne kete konkurs per mendimin tim. Do kisha votouar per kete fotografi, sikur ti kishe kushtuar pak me teper kohe kendeve. Shpresoj qe radhes tjeter tja dalesh me sukses.
Any
Foto mistike. Dikush me siper ka bere nje verejtje per fotografi te tipit my space dhe facebook, dhe me vjen keq ta them se bie dakort. Edhe pse fotografia ne vetvete eshte teper e bukur, dhe vajza e pozuar eshte mjaft e bukur, mungon elementi befasues ne kompozim (te pakten per disa) qe ti jape force konkuruese. Titulli ven ne pikepyetje shume anetare te forumit, edhe pse mua ma ke sqaruar me pare. Te uroj suskese ne pjeset e tjera te konkurimit, mundohu te ndryshosh stilin. Jam i sigurte qe do ja dalesh.
Bukurite e vendeve Shqiptare
Sikur ti thuash titullin e fotografise dikujt qe eshte me symbyllur, ky person do krijoje ne mendje nje horizont te hapur me male dhe bregdete te bukura, liqene te kalter ose lumenj te rrjedheshem. Dhe pastaj ti thuash -hap syte dhe shiko fotografine, mendoj se do ngelet i zhgenjyer. Do ngelet i zhgenjyer per arsye se do prese shume me teper ne kete fotografi, duke u bazuar ne titullin qe i ke vene. Pse? Sepse ne fotografi ka shume pak per syrin, dhe pamja eshte teper e ngushte. Fotografia qe ke derguar per pjesen e dyte eshte shume me e bukur dhe te uroj suksese.
Europa
Titulli nuk eshte i pershtatshem edhe artistik. Nje titull si "Pajtoni i rrugeve moderne" do i shkonte me teper. Kompozimi nuk eshte i keq, por do isha munduar ta merrja nga nje kend tjeter per te eleminuar makinen nga pamja. Teknikisht dobed, pasi fotografia ka rezolucion shume te ulet. Suksese ne pjesen tjeter.
Sinqeriteti ne Dashuri
Kompozimi eshte shume i thjeshte por ideja eshte e mire. Nje problem ka ketu, se lulja eshte jashte fokusit dhe sfondi pas lules me gjethe te blerta eshte ne fokus. Personalisht do kisha bere te kunderten, do kisha vendosur lulen en fokus. Provoje, dhe do ta shikosh se eshte shume me bukur.
Gjiri i Zotit
Pa dyshim nje nga fotografite me te bukura ne konkurim qe nuk len shume vend per verejtje. E vetmja verejtje qe kam eshte kontrasti i dobet dhe nenvizimet e drites (picture highlights) Suksese ne pjeset e tjera, dhe suksese ne finale po ashtu.
Burimet e Jetes
Dy verejtje. Titulli dhe rezolucioni i fotografise. Ke pasion dhe sy per fotografi, blej nje aparat te mire me nje buxhet jo shume te madh. Titulli do ishe me mire "Burimet e Drites". Kompozimi eshte shume i bukur, i perqendruar ne dy objekte primare: Burimi i drites artificiale, dhe burimi i drites natyrore...te dyja transparente mbi njera tjetren. Sukur fotografia te kish rezolucion e duhur, mbase do arrinte shume me lart.
Sikur te rrija gjithmon kaq
Disa anetare mendojne se eshte krejtesisht e pavlere punimi i fotografie me programe fotosh. Nuk jam dakort me ta. Kjo fotografi tregon me se miri qe puna krijuese e fotografit nuk mbaron me nje shkrepje fotografie. Une kam pare fotografine origjinale te kesaj fotoje ,qe seshte asgje me teper se nje fotografi familjare....dhe arrij te shikoj transformimin ne nje fotografi artistike si kjo! Permasat e reja te fotos, duke hequr elementet qe ke dashur te heqesh nga fotografia, si dhe konvertimi ne bardh e zi, jane zgjedhje shume e pershtatshme. Nje verejtje te vogel per titullin. Nuk eshte as deshira e prindit e as e femijes te ngelen gjithmone "Kaq" por te rriten. Ndryshe do ishe sikur ne foto te ishe nje 20 vjecar/e..e cila eshte mosha kulminate e lumturise. Une do e kisha titulluar "Hapat e mija te sigurta" apo "Eci vete i/e sigurte" Suksese ne pjeset e tjera te konkursit.
La mia Musa
Nje nga fotografite me te nevleresuara!! Pak vend per verejte. Akoma nuk e di se cfare kuptimi ka titulli po do e shikoj ne on line translator. Korniza e bardhe e ka ngushtuar pamjen e fotografise duke i lulur pak rezolucionin. Kjo eshte verejtja ime e vetme. Per mendimin tim do ishe ne 5 fotografite me te mira.
Rrushi
E njejta verejtje si per fotografine Any. Fotografi te tilla jane te pershtashme per rrethana informuese, profile etj...por jo aq te pershtatshme per konkurime. Gjithsesi, suksese ne pjeset e tjera.
Perendim
Pa dyshim nje nder fotot me te bukura. Votim plotesisht i merituar. Ke kapur nje moment qe fotografet presin me ore te tera per ta fotografuar (nese favorizohen nga moti) Suksese ne pjeset e tjera dhe ne finale.
Dashuri dhe dhimbje
Jo fotografi e lehte per tu zberthyer dhe veshtire per tu nzjerre kuptimi tek te gjithe. Teknikisht ( te dhenat sipas autorit) eshte perdorur teknika colour accent qe ne nje foto bardh e zi lejon vetem nje ngjyre. Disa aparate fotografik e lejone teknikisht kete mundesi. Kuq eshte dashuria, zi eshte dhimbja. Dy ndjenjat me te forta dhe me kontrast qe perjeton njeriu. Ngjyra e kuqe dhe e zeze shume te theksuara, kjo eshte e vetmja verejtje.
Ujvara e Mirushes
Titulli informativ dhe pamja duket me shume si lume me brigje te thepisura sesa ujvare. Dhe e dyta nuk do perdorja formen e portretit kur ke te besh me peisazhe. Pra do e beja me te zgjeruar. Vendi duket i mrekullueshem keshtu qe kerkon foto me te zgjeruar. Gjithsesi, suksese ne pjeset e tjera.
Top Hill - Kosova
Titull terheqes. Peisazh interesant por pamja eshte disi anesore (brinja e kodres) ...qe me ben te kuptoj se maja e kodres nuk eshte shfaqur ne foto. Gjithsesi e bukur, suksese ne pjeset e tjera te konkurimit.
Ne pritje te telave
Kompozim teper i bukur, shpresoj qe telat te kene arritur me kohe. Do dukej me bukur qe fotografia te ishe bere ne nje pamje jashte ne menyre qe te permbaje me shume elemente ne kompozim. Nje dicka tjeter, mundohu te te paraqitesh me dy fotografi qe ndryshojne nga njera tjetra. Spese nuk eshte veshtire per ti kuptuar dy fotografite konkuruese nag ty...thjeshte nga ajo qe permbajne te njejte kitare ne to Suksese.
Ne breg te detit
Fotografi e nenvlersuar dhe jam i habitur. Eshte moment teper i bukur qe ke kapur ne fotografi dhe pavarsisht qe bregu permban shume leshterike (mire do ishe rere apo gure) pamja ne sfond eshte e bukur. Suksese me fototografite e tjera.
Hard life
Titulli i pershtatet shume fotografise. Eshte fotografi origjinale ne kete konkurim. Rezolutcioni pak i dobet dhe pak e mbivlersuar si fotografi por ky eshte vetem mendimi im. Suksese ne pjeset e tjera, jam i sigurte.
A decade of reinventing the cello
Fotografi e bukur por nuk jam i sigurte ne eshte e pershtatshme per konkurim pasi jo shume mundohen ta zberthejne fotografie, e sidomos ne raste kur nuk kuptojne titullin apo kuptimin e komentit. Megjithate ngelet nje fotografi shume artistike dhe pune mjaft e mire. Suksese ne pjeset e tjera, ne fakt duhet te them suksese ne fushen e fotografise.
kazan
Nuk jam i sigurte ne te gjithe e kuptojne titullin kazan (karaburun-sazan) sidocofte fotografia eshte nje nder me te mirat per mendimin tim duke mos lene shume hapesire per verejtje. Kompozimi eshte bere me shume mjeshteri niveli i ngjyrave dhe kontrastit eshte shume i pershtatshem. Suksese ne pjeset e tjera.
Nen deget e Vishnjes
Shume bukur, me interesante nga tjetra dhe qershia e eger (vishnja) e ben me interesante. Mundohu te zgjedhesh dy fotografi te kadegorive te ndryshme.Suksese ne pjeset e tjera dhe ne finale.
Treni niset ne shtate pa pese
Jo keq, duke shikuar kete fotografi do shikoja mundesie e nje kompozimi ku ora elektronike qe tregon kohen shtate pa pese te pasqyrohej ne dritare te trenit per ta bere fotografine me interesante.
Perfundimisht suksese te gjitheve ne pjeset e tjera.
Te gjitha diskutimet mbi konkursin tash me do vazhdojne ne temen Diskutime mbi konkursin "Fotografia me e bukur 2008"
Krijoni Kontakt