Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Kontraceptivët të mbrojnë nga kanceri!

    Një studim i kryer së fundmi ka treguar se kontraceptivët sjellin efekte pozitive edhe pas shumë vjetësh nga përdorimi i tyre

    Mund t‘i bëjë mirë dashurisë, por mund të ketë efekte negative në shëndet. Për plot 50 vjet kjo ka qenë dilema që ka shqetësuar studiuesit, të cilët kanë lidhur studimet e tyre me rrezikshmërinë që mund të paraqesë pirja e kontraceptivëve. Sipas tyre, këta të fundit rrezikojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, sidomos të kancerit në gji. Por tani ka ardhur koha që të gjithë të ndryshojmë mendim. Nga studimet që janë kryer në Britaninë e Madhe, vijnë lajme pozitive. Kontraceptivët që përdorin femrat për t‘u mbrojtur nga shtatzënia e padëshirueshme, jo vetëm që nuk paraqesin rrezik për zhvillimin e kancerit, por ato pakësojnë në mënyrë domethënëse rrezikun e prekjes nga sëmundja e shekullit.

    Lajmi i shumëpritur, i cili i është përgjigjur çdo dyshimi të mundshëm, është botuar në prestigjiozen "British Medical Journal". Nga analiza e të dhënave,të cilat janë kryer te 46 mijë femra të moshës 36-vjeçare, rezulton se rreziku për kancerin në zorrë, në mitër dhe në vezore pakësohet me rreth 12 për qind nëse kontraceptivët merren nga goja. Madje efektshmëria e tyre zgjat për një kohë të gjatë edhe 15 vjet pas marrjes së tyre. "Shumë gra dhe veçanërisht ato të cilat para shumë vjetësh (brezi i parë i femrave që merrnin kontraceptivë me një dozë më të lartë se normale e estrogjenit) do të jenë më të sigurta", thotë profesor Philip Hanaford nga Universiteti Aberdeen, i cili ka drejtuar studimin. "Ulja e rrezikut është e vogël, por edhe ky progres mund të përkthehet si avantazh i madh në fushën shëndetësore, pasi janë me miliona femra nga e gjithë bota të cilat ia kanë besuar veten kontraceptivëve". Studimi nuk jep prova se rreziku i kancerit në gji mund rritet, ose të pakësohet nëse përdorimi i pilulave kontraceptive është i shkurtër. Shoqata "Family Planning", si dhe shoqata të tjera britanike për kontrollin e lindshmërisë, kanë rënë dakord me këtë rezultat.

    Sigurisht nuk mund të themi që kontraceptivët janë mrekullibërës në çdo aspekt. Studime të tjera, realizuar gjatë kohëve të fundit, kundërshtojnë pjesërisht të dhënat e mbledhura nga profesor Hannaford. Sipas tyre, përdorimi i këtyre pilulave mund të rrisë rrezikun e kancerit në gji dhe në organet e tjera. Kështu që ka ende vend për debat.

    Diskutimi mbi kontraceptivët ka nisur që me krijimin e tyre dhe gjithmonë kanë qenë në qendër të vëmendjes nga ekspertët e fushës. Prezantimi i kontraceptivit në 1961 u shoqëruar me një erë të re zhvillimesh kulturore, morale dhe fetare: për herë të parë në histori dukej se aktiviteti seksual mund të ndahej plotësisht nga riprodhimi. Kontraceptivët e tjerë gjithmonë kanë ekzistuar, por nuk garantonin efektshmëri të plotë. Me marrjen e kontraceptivëve oralë, kryerja e marrëdhënieve seksuale mori një tjetër dimension. Mund të kënaqesh seksualisht dhe fizikisht pa sjellë efekte të padëshirueshme. Vatikani e dënon, ndërsa feministet e përshëndesin marrjen e kontraceptivëve. Më në fund femrat janë ato të cilat do të përcaktojnë se kur dëshirojnë të mbeten shtatzëna. Kështu që ato mund ta trajtojnë seksin në të njëjtën mënyrë që e trajtojnë edhe meshkujt. Gjithsesi kontraceptivët mbeten mbrojtësit më të sigurt dhe më të përdorshëm në të gjithë botën. Sido që të jetë, që nga viti 1961 e deri më tani e kanë përdorur 300 milionë femra dhe sot mbetet metoda më e këshillueshme. Tani jemi në pritje të një pilule të përafërt, e cila do të ketë efekt te meshkujt

    historia

    1951

    15 tetor 1951, kimisti Carl Djerassi (në foto), austriaku me origjinë bullgare, krijoi pilulën e parë kontraceptive orale në Meksikë


    1960

    Në 1960, në SHBA doli në shitje pilula kontraceptive. Më 1 qershor 1961 pilula u prezantua në tregun evropian



    1968

    Vatikani e dënon shitjen e pilulave kontraceptive. Në vitin ‘69 pilula shitet në farmaci si ilaç për çrregullime të ciklit


    1999

    Ministri i Shëndetit në Japoni, në 1999 liberalizon shitjen e pilulës kontraceptive. Japonia është vendi i fundit i zhvilluar, i cili ka liberalizuar përdorimin e kontraceptivit


    2001

    Arrijnë pilulat e krijuara kohët e fundit, të cilat në përbërjen e tyre kanë më pak hormone. Një tjetër revolucion është pilula që merret brenda 72 orëve nga raporti që paraqet rrezik


    Llojet

    Pilulat nuk janë të gjitha të njëjta, ndryshojnë nga lloji dhe nga doza e hormoneve. Ka dyfazore, trefazore etj.


    cikli

    Estrogjenet e gjendura në pilulë sigurojnë një cikël të rregull një herë në 28 ditë


    Si përdoren

    Pilula e parë merret ditën e fundit të ciklit menstrual. Më pas merret një në ditë për 21 ditë rresht. Më pas bëhet një pauzë 7-ditore, gjatë të cilës do të nisë cikli menstrual


    Hormonet

    Cikli i një femre rregullohet nga një sërë hormonesh që prodhohen nën kontrollin e hipotalamusit. Më të rëndësishmit janë FSH (hormoni stimulues i folikulave) dhe LH (hormoni luteinizues), që sekretohen nga hipofiza

    1951

    15 tetori është data e krijimit të pilulës


    100 milionë femra në botë përdorin kontraceptivë

    Marre nga : Gazeta shqip
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    10 arsye PËR dhe KUNDËR pilulës


    A është e mundshme që edhe pas 30 vjetësh të paraqitjes së pilulës në treg, ende ekzistojnë dyshime? Ndonëse askush nuk konteston veprimin kontraceptiv të saj, shumica kontestohen rreth efekteve përcjellëse. Thonë se shkakton trashjen, vepron keq në qarkullimin e gjakut, shkakton krijimin e celulitit... cila është e vërteta?

    1. Gjakun e bën më të dendur

    Pilula shton koagulimin e gjakut, për ç'gjë ai bëhet i dendur. Te femrat që kanë qarkullim të dobët, mund të shkaktojë qarkullim të dobët të gjakut në vena, ndërsa në raste shumë të rralla madje edhe trombozën. Patjetër ndërprejeni pirjen e duhanit, sapo të filloni të pini pilulën, posaçërisht po qe se jeni më e vjetër se 30 vjeç, sepse, krahas plakjes, shtohet edhe shtypja në arterie. Ushqimi i rregullt dhe i drejtë do t'ju ndihmojë në nivelin e kolesterolit dhe shtypjen e gjakut do ta mbani në kufijtë e lejueshëm.

    2. Zbut dhembjet gjatë menstruacioneve

    Shtrëngimet në bark, dhembja e këmbëve, kokëdhembja, janë simptoma tipike te ciklet e çrregulluara të menstruacioneve. Pilula e pengon aktivitetin e këtillë - vezoret pushojnë të prodhojnë vezë, andaj humbet edhe prostaglandina, prandaj shkaktohen dhembjet.

    3. Zvogëlimi i puçrrave dhe i yndyrës së tepërt
    Pilula, e cila përmban hormone femërore ndërprenë prodhimin e hormoneve mashkullore dhe në këtë mënyrë zvogëlon prodhimin e yndyrës dhe krijimin e puçrrave.

    4. Shton punën e mëlçisë

    Mjeti kontraceptiv shton punës e mëlçisë, e cila patjetër duhet të punojë shumë, në mënyrë që të metabolizojë. Në qoftë se mëlçia është në rregull, pilula nuk do të ketë kurrfarë veprimi përcjellës. Mirëpo, në qoftë se jeni e sëmurë nga hepatitisi, shtimi i punës së mëlçisë do të mund të shkaktojë probleme.

    5. Rrit gjinjtë

    Gjinjtë janë organ i cili më shumë se të gjitha organet e tjera reagon në praninë e hormoneve femërore. Gjatë muajve të parë të pirjes së pilulave, gjinjtë rëndom rriten ngadalë dhe forcohen. Kjo dukuri përcjellëse kryesisht është e kënaqshme, sepse grave me gjinj të vegjël i "pasuron" për ndonjë centimetër më shumë, ndërsa ato me gjinj të mëdhenj, kënaqen me faktin se gjinjtë u forcohen. Mirëpo, pas një kohe gjinjtë fillojnë të mësohen me praninë e hormoneve dhe shkaktohet përshtatja graduale e gjëndrave qumështore, të cilat fitojnë sërish madhësinë e tyre natyrale.

    6. Ngadalëson rritjen e qimeve

    Përdorimi i pilulës në bazë të hormoneve femërore zvogëlon numrin e atyre mashkullore dhe në këtë mënyrë ngadalëson rritjen e qimeve. Mirëpo, shtimi i qimeve në këmbë dhe në duar nuk është përherë pasojë e sasisë së tepërt të hormoneve mashkullore, më së shpeshti është trashëgimi.

    7. Zvogëlon gjakderdhjen menstruale

    Gjatë javës kur nuk përdorni pilulën, shkaktohen gjakderdhje, mirëpo ajo rëndom nuk është e vëllimshme, dhe nuk shkakton dhembje. Femrave anemike pilulat mund t'u preferohen për përmirësimin e gjendjes së përgjithshme shëndetësore, sepse me humbje të vogël të gjakut zvogëlohet edhe sasia e hekurit të humbur. Gjakderdhja është mjaft me rregull, rëndom fillon dhe mbarën në të njëjtat ditë. Në qoftë se, për shembull, pilulën e fundit e keni pirë të hënën, gjakderdhja do të fillojë në afat prej dy-tri ditësh dhe do të përfundojë nga fundi i javës.

    8. Shpejton krijimin e celulitit

    Marrja e estrogjenit me anë të pilulës mund të shkaktojë mbajtjen e lëngut në indet jashtëqelizore, dobëson lehtë qarkullimin e gjakut, posaçërisht në këmbë. Te disa gra kjo mund të shkaktojë krijimin e celulitit, edhe pse pilula gjithsesi nuk është shkaktari kryesor i paraqitjes së celulitit.

    9. Pilulën nuk bën ta përdorin gratë të cilët vuajnë nga diabetesi

    Estrogjeni nga pilulat shkakton shtimin e nivelit të sheqerit në gjak, gjë që te gratë e shëndetshme nuk krijon kurrfarë pengese. Por, te gratë të cilat vuajnë nga diabetesi, mund të keqësohet sëmundja. Andaj, gratë të cilat vuajnë nga diabetesi, patjetër duhet zgjedhur ndonjë mënyrë tjetër kontracepsioni.

    10. Shkakton shtimin e apetit
    Disa gra thonë se kanë fituar disa kilogramë që kur kanë filluar të përdorin pilulën. Pilula, ndërkaq, nuk përmban kalori dhe si e tillë nuk shkakton trashjen. Në disa raste shkaktohet ndryshim në qendrën e cila rregullon ndjenjën e urisë, andaj paraqitet nevoja e shtuar për ushqim.

    Një grup biologësh gjermanë ka zbuluar edhe një dukuri përcjellëse, e cila deri tani nuk është vërejtur: pilula ndryshon ekuilibrin e disa materieve në organizëm, përkatësisht shkakton mungesë të betakrotenit (substancë e domosdoshme për prodhimin e vitaminës A), ndërkaq shton nivelin e kolesterolit. Betakaroteni është i mirë për organizëm sepse pengon çrregullimet në qarkullimin e gjakut dhe disa lloje të kancerit. Është e njohur se kolesteroli duhet të jetë patjetër nën kontroll të vazhdueshëm, në mënyrë që të eliminohen problemet me zemrën dhe me enët e gjakut. Andaj, ç'duhet bërë? Përgjigja është e thjeshtë: duhet ndërruar ushqimin, sepse të gjitha ato çrregullime mund të zbuten ose madje të eliminohen tërësisht po qe se ushqimi është i përshtatshëm!
    * Pa yndyrë! Po qe se, me gjithë ushqimin e kujdesshëm, kolesteroli edhe më tej është i lartë, duhet eliminuar yndyrat me origjinë shtazore, posaçërisht gjalpin, dhe duhet të zëvendësohen me vaj ulliri. Organet e brendshme, siç janë gjëndrat, veshkat, mëlçia, në tërësi duhet eliminuar nga ushqimi, ndërsa sallamet lejohen vetëm kohë pas kohe. Mishi i kuq mund të përdoret në ushqim më së shumti dy herë në javë. Ditëve të tjera duhet ngrënë mish pule, mish lepuri, mish gjeldeti apo bishtajoret, siç janë fasulja, qiqra.
    * Perimet - patjetër! Perimet zvogëlojnë mungesën e betakarotenit: mjafton që gjellëve çdo ditë t'u shtohen karota, speci, domatja, korja dhe misri (përafërsisht 100 gramë). Veç kësaj, perimet ulin shkallën e sasisë së kolesterolit, sepse përmbajnë penj, të cilët zvogëlojnë absorbimin nga ushqimi. Prandaj, pos krundeve dhe drithërave, së paku një herë në ditë duhet ngrënë perime me fletë të gjera, siç janë sallatat dhe spinaqi. Gratë, të cilat përdorin pilulat, dy herë në vit duhet kontrolluar kolesterolin.
    * Shumë ujë! Të ushqyerit e rregullt mund të zgjidhë edhe një dukuri përcjellëse të pilulës kontraceptive: ruajtjen e lëngjeve. Disa persona gabimisht besojnë se mosmarrja e lëngjeve do të zbusë mbufatjen. Në të vërtetë është e kundërta: duhet pirë sa më shumë ujë, sepse uji nxit punën e veshkave dhe pastrimin e organizmit. Përmirësohet edhe mikroqarkullimi. Perimet kanë shumë ujë, mirëpo gjatë ditës duhet pirë edhe së paku një litër e gjysmë. Pijet e gazuara dhe pijet alkoolike duhet shmangur, sepse ngarkojnë veshkat dhe vështirë lirohen nga organizmi.

    "Telegrafi"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  3. #3
    viva voce
    Anëtarësuar
    05-09-2005
    Vendndodhja
    NY
    Postime
    758
    Citim Postuar më parë nga DI_ANA Lexo Postimin
    Një studim i kryer së fundmi ka treguar se kontraceptivët sjellin efekte pozitive edhe pas shumë vjetësh nga përdorimi i tyre

    Mund t‘i bëjë mirë dashurisë, por mund të ketë efekte negative në shëndet. Për plot 50 vjet kjo ka qenë dilema që ka shqetësuar studiuesit, të cilët kanë lidhur studimet e tyre me rrezikshmërinë që mund të paraqesë pirja e kontraceptivëve. Sipas tyre, këta të fundit rrezikojnë shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme, sidomos të kancerit në gji.
    Marre nga : Gazeta shqip
    Me duket nje mendiom kontradiktor. Diana ka mundesi te sqarosh?
    Ajo qe di une eshte se ilacet e tilla vertet rrezikojne
    sereno

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Pilulat HRT e dyfishojnë rrezikun për ngjizje të gjakut

    Shkencëtarët kanë zbuluar se fashat HRT nuk e rrisin rrezikun për koagulim të gjakut, ndërsa pilulat HRT e dyfishojnë atë.

    Sipas një studimi, femrat të cilat marrin pilula HRT (terapi zëvendësuese hormonale) mund ta dyfishojnë rrezikun për të zhvilluar trombë në gjak. Përkundër kësaj, nëse kjo terapi zbatohet nëpërmjet fashave në lëkurë, nuk e shkakton këtë rrezik.

    Edhe më parë ka qenë e njohur se terapia hormonale e rrit rrezikun për të zhvilluar trombozë venoze, një formë e mpiksjeve të gjakut të cilat mund të udhëtojnë deri në mushkëri ku mund të japin komplikime vdekjeprurëse.

    Megjithatë, studimi i fundit i botuar sot në sajtin e revistës britanike, British Medical Journal, ka treguar se femrat të cilat përdorin terapinë hormonale me anë të fashave janë më të sigurta nga zhvillimi i mundshëm i komplikimeve të cilat mund të jenë si pasojë e formimit të trombëve.

    Ekspertët shpjegojnë se terapia me anë të fashave i dërgon barnat drejtpërdrejtë në qarkullim duke shmangur mëlçinë. Ndërsa hormonet të cilat merren nga goja duhet të kalojnë nëpër mëlçi, ku efektet anësore të tyre mund të rezultojnë me ndryshime në faktorët e koagulimit duke bërë që gjaku të mpikset shumë më lehtë.

    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  5. #5
    _____
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Nuk tregon artikulli fare se sa pjestar ka pasur ky stjudimi per Oral Contraceptive Pill. 10 veta? 100 veta? 1000? Nuk i dihet!!!!
    Por shume SHUME gabim qe japin informacione te gabuara publikut te thjeshte. Pilula te shkakton kancer!!! C'do ilac qe fusni ne sistemin e trupit kane efekte anesore.

Tema të Ngjashme

  1. Kanceri i gjirit, pse shkaktohet
    Nga s0ni në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 66
    Postimi i Fundit: 20-03-2010, 11:29
  2. Kanceri i qafës së mitrës, vjen vaksina në Shqipëri
    Nga ^_BIM_BUM_BAM_^ në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 26-01-2010, 20:21
  3. Kodi gjenetik i gripit. Kanceri në pankreas. Mite mjekësore
    Nga YlliRiaN në forumin Mjeku për ju
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 25-02-2009, 16:32
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 03:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •