Close
Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 340
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690

    Bombė nė Forinė dhe tė shtėna nė Orizare !!!

    AJDE PER HAJR NA QOFTE - NISI LUFTA SHQIPTARO-SHQIPTAR...TURP I MADH


    Bombė nė Forinė, BDI akuzon PDSH-nė

    Shkruar: 22/04/2008 - 08:54
    • Sot rreth orės 03.00 nė fshatin Forinė tė Gostivarit, ėshtė hudhur njė bombė nė oborrin e shtėpisė sė Talat Xhaferit, ish-zėvendėsministėr i Mbrojtjes nga radhėt e BDI-sė.


    Nga shpėrthimi nuk ka asnjė tė lėnduar. Ndėrsa policia thotė se ėshtė duke e hetuar rastin.
    Ndėrkohė rreth incidentin nė Forinė ka reaguar BDI. “Bashkimi Demokratik pėr Integrim ka arsye tė forta pėr tė besuar se incidenti i mbrėmshėm ėshtė vepėr e Partisė Demokratike Shqiptare. Dėshmitarėt okularė kanė njohur veturėn nga e cila ėshtė hedhur bomba si dhe personat qė kanė drejtuar me tė”, thuhet nė reagimin e BDI-sė.

    “Vlerėsojmė se provokimi i incidenteve tė kėtilla nga ana e Partisė Demokratike Shqiptare ka pėr qėllim tė mbjellė frikė tek elektorati dhe nė kėtė mėnyrė tė pamundėsojė realizimin e zgjedhjeve tė lira, fer e demokratike. Konstatojmė se Partia Demokratike Shqiptare vazhdon tė shkelė tė gjitha parimet e demokracisė dhe njeh vetėm dhunėn dhe frikėsimin si mjete pėr tė marrė dhe ushtruar pushtetin”, shtohet mė tej.

    “Prishja e imazhit tė zgjedhjeve, qė po dėshmohet si njė strategji e Partisė Demokratike Shqiptare, e ka koston e lartė pėr Maqedoninė, nė prag tė anėtarėsimit nė NATO. Ftojmė zyrtarėt e kėsaj partie qė menjėherė tė ndėrpresin me fushatėn e kėtillė tė shantazhimit dhe frikėsimit tė popullatės dhe tė krijojnė kushte pėr realizimin e procesit normal zgjedhor”, thuhet nė reagimin e BDI-sė.

    ************************************************** ***************

    Sulmohen zyrat e PDSH-sė nė Orizare, akuzohet BDI-ja

    Shkruar: 22/04/2008 - 12:03
    • Nė fshatin Orizare tė Kumanovės, sot nė mėngjes janė sulmuar me armė zjarri zyrat e Partisė Demokratike Shqiptare.


    Disa persona, tani pėr tani tė panjohur, nė ora 04.30 kanė shtėnė me arnė zjarri drejt zyrave tė PDSH-sė, ndėrsa pasi qė kanė hyrė brenda e kanė dėmtuar inventarin e partisė.

    Nga Ministria e Punėve tė Brendshme, bėjnė tė ditur se nga incidenti nė fjalė nuk ka asnjė tė lėnduar.
    Ekipe tė policisė gjatė ditės kanė qėndruar nė Orizare pėr tė bėrė hetime lidhur me rastin.

    Ndėrkohė funksionarė tė PDSH-sė tė kėsaj ane, kanė thėnė se pas kėtij sulmi qėndrojnė struktura tė BDI-sė.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Faik : 22-04-2008 mė 09:08
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Digjet Shtabi i PDSH-sė nė Orizare

    Gazeta LAJM

    Shtabi partiak i Partisė Demokratike Shqiptare (PDSH) nė fshatin Orizare tė Kumanovės ėshtė djegur tėrėsisht nė orėt e hershme tė mėngjesit. Viktima dhe tė lėnduar nė kėtė incident nuk ka. Sipas informacioneve tė para tė Ministrisė sė Punėve tė Brendshme (MPB), nuk ka tė lėnduar. Policia e Kumanovės ka bėrė hetim dhe ka ndėrmarrė masa pėr zbardhjen e rastit. Mėngjesin e orės 4:30 minuta nga ana e mė shumė personave janė thyer xhamat e zyrės sė PDSH-sė nė fshat. Autorėt e panjohur kanė hyrė nė shtab dhe I kanė vėnė flakėn inventarit. Mė pas kanė shtėnė disa rafalė nė ajr me armė automatike.

    Nga ana tjetėr rreth orės 3:00 tė mėngjesit nė fshatin Forinė tė Gostivarit, ėshtė hedhur njė bombė nė oborrin e shtėpisė sė Talat Xhaferit, ish-zėvendėsministėr i Mbrojtjes nga radhėt e Bashkimit Demokratik pėr Integrim (BDI). Nga shpėrthimi nuk ka asnjė tė lėnduar. Ndėrsa policia thotė se ėshtė duke e hetuar rastin. Po ashtu sot nė mėngjes ėshtė sulmuar edhe shtabi zgjedhor i PDSH-sė, nė fshatin Likovė. Edhe pėr kėtė incident, policia nuk ka dalė me njoftim zyrtar se kush mund tė kenė qenė kryerėsit e veprės.
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    Turp , kan me u vra kto te cmendurit partiak , aman mosni se skeni hajr . Kujtoni pak vrasjen e antarit te PPD nga PDSH-ja.
    Per ke u vrajten ? Vdiq duke mbrojt partin , e kjo parti pastaj lidh koalicion me vrasesit ?
    Sja vlen , nese shifni ndonje interes personal mir, mirpo mos rrezikoni jeten tuaj dhe mos e nxini ftyren .
    Shqiperi eshte edhe Cameria

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Faik
    Anėtarėsuar
    27-03-2003
    Vendndodhja
    Australi
    Postime
    690
    Bombė nė oborrin e Talat Xhaferit

    Shkruar: 22/04/2008 - 14:54
    • Ish zėvendėsministri i Mbrojtjes Xhaferi sulmin e ka cilėsuar politikisht tė motivuar dhe ka akuzuar pėr kėtė akt funksionarė tė lartė tė PDSH-sė nė pushtet.


    Nga shpėrthimi i bombės janė dėmtuar xhamat e shtėpisė dhe vetura e Talat Xhaferit funksionar i lartė i BDI-sė. Persona tė panjohur rreth orės 3 tė mėngjesit pasi kanė hedhur bombėn para shtėpisė sė Talat Xhaferit nė rrugėt e Forinės kanė shtėnė edhe me armė zjarri.
    Ish - zėvendėsministri i Mbrojtjes Xhaferi sulmin e ka cilėsuar politikisht tė motivuar dhe ka akuzuar pėr kėtė akt funksionarė tė lartė tė PDSH-sė nė pushtet.
    “I them mė tė suksesshmit tė sukseseve anti - shqiptare, Refet Emazi, pėrcjellėsit tė tij Aqif Demirit, siguruesit tė tij Demir Demirit, shefit tė stacionit tė policisė tė Ēegranit, Agim Bilallit, Menduh Thaēit, unė porosinė e kam marrė, familja ime porosinė e ka marrė, familja ime porosinė e pranon, Forina porosinė e pranon. Forina me kėtė porosi do tė ballafaqohet dhe do tė ballafaqohet duke dal nė skaj me hajnat, me hajdutėt me drogirashėt, me gjithė ata qė asgjė tjetėr pėrpos punėve tė fėlliqura, punėve tė kuluareve, sepse nuk kanė guxim tė ballafaqohen ballė pėr ballė me intelektin apo me mos intelektin qė se kanė, qė u mungon”, akuzoi Talat Xhaferi.
    Nga PDSH nuk i kanė komentuar akuzat e Xhaferit drejtuar funksionarėve tė kėsaj partie. Kryetari Menduh Thaci dhe zv/ministri i Brendshėm nė dorėheqje, tė cilėt morėn pjesė nė inaugurimin e Spitalit tė Tetovės nė Qendėr Klinike, nuk deshėn tė prononcohen pėr mediat dhe t’u pėrgjigjen akuzave tė Talat Xhaferit.
    MPB e ka konfirmuar rastin dhe ka deklaruar se po punon nė zbardhjen e plotė tė tij.
    “Nga vendi i ngjarjes janė marrė pjesė nga mjeti shpėrthyes, sipas informatave tė para bėhet fjalė pėr bombė dore kashikara, ashtu qė MPB-ja bashkė me prokurorinė nga Gostivari dhe gjykatėsin hetues i kanė ndėrmarrė tė gjitha masat e nevojshme pėr tė identifikuar kryerėsit e veprės dhe pėr zbardhjen e plotė tė rastit”, tha zėdhėnėsi i policisė, IvoKotevski..
    Pėrmes njė komunikate pėr shtyp BDI-ja ka akuzuar PDSH-nė pėr sulmin ndaj funksionarit tė saj. “Prishja e imazhit tė zgjedhjeve, qė po dėshmohet si njė strategji e Partisė Demokratike Shqiptare, e ka koston e lartė pėr Maqedoninė, nė prag tė anėtarėsimit nė NATO. Ftojmė zyrtarėt e kėsaj partie qė menjėherė tė ndėrpresin me fushatėn e kėtillė tė shantazhimit dhe frikėsimit tė popullatės dhe tė krijojnė kushte pėr realizimin e procesit normal zgjedhor”, thuhet nė reagimin e BDI-sė.

    Bedri Rexhallari
    HISTORI E KESAJ TOKE
    LARRE ME GJAKUN E SHOKEVE

  5. #5
    KuMaNoVa Maska e strong_07
    Anėtarėsuar
    06-01-2007
    Vendndodhja
    Ku sjeton ty
    Postime
    2,169
    Si duket keto zgjedhjet do te jen te pergjakshme shpresoj se lideret tone i mbledhin mend dhe nuk lejojne te derdhet gjeku
    Nje gje thuaje:ZOT me ruaj prej MIQEVE se prej ARMIQEVE ruhem vet!!!!!!

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e Shkupi
    Anėtarėsuar
    14-05-2002
    Vendndodhja
    Shkup/Iliri
    Postime
    758

    Lufte PDSH-BDI per kolltuk realizim i skenarit serb per destabilizim gjithshqiptar.

    Per fat te keq skenari i deshtuar serb ne Kosove per destabilizimin e rajonit dhe te shqiptareve ne pergjithesi keto dite ka gjasa reale te realizohet nga shqiptaret e Maqedonise. PDSH dhe BDI te dehur nga lezeti i kolltukut maqedon ka disa dite qe kane filluar lufte te armatosur nderpartiake me kallasha, altija,bomba kallje te selive partiake, rrahje etj. Ne kete turbo-tallava gjendje, eshte mrekulli qe deri tani nuk ka viktime dhe te shpresojme se nuk do te kete. Mjafton vetem nje shkendi pak me e madhe dhe ushtrite e te dy taborreve te nisin lufte qytetare(katunare) mes partive, mahallave pro e contra njeres apo tjetres pale. Niveli i ulte qytetar e arsimor,a tmosfere talebane te ushqyer vite me radhe nga fundamentalistet me nallana e mjekra si duket e ka arritur qellimin e vet e qe eshte kulmi i ndasise brendashqiptare. Do te behemi turpi i kombit, nje degjeneren klasik, nje mbeturine otomane nje nje cep te popullit tone. Mjere ata qe besojne se kjo eshte zgjidhja... jam shume skeptik per ditet qe vijne.

  7. #7
    Perjashtuar Maska e LoG
    Anėtarėsuar
    03-03-2008
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    36
    Ka Patur tė shtėna?


    Hahaha.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Raim
    Anėtarėsuar
    09-11-2007
    Postime
    473
    DEMANT - PDSH SHPIF




    Likove, 22 prill 2008

    Shtabi zgjedhor i BDI-se per Kumanove dhe Likove e denon ashper sulmin ne shtabin e PDSH-se ne fshatin Orizare, njekohesisht vleresojme se kjo eshte veper e vete subjektit i cili gjoja eshte sulmuar. Qellimet jane te qarta, provokim i situates parazgjedhore meqe tanime me deshtimet dhe veprat antikombetare te PDSH-se, ata jane bindur se ne keto zgjedhje si gjithmone do te dalin te humbur.

    Apelojme qe provokime te ketilla te nivelit me te ulet nuk jane ne ineteres kombetare andaj i lusim qytetaret per maturi, vigjilence dhe sycelsi meqe ka ardhur koha e fundit e denimit te aktave te kuzhinave te huaja me qellime te qarta antishqiptar.

    Shtabi I BDI-se Kumanove dhe Likove
    Agim Ramadani

  9. #9
    Perjashtuar Maska e LoG
    Anėtarėsuar
    03-03-2008
    Vendndodhja
    Tetovė
    Postime
    36
    Ncncn AntiKombetare ! shko bre mitu bre Raim !

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Renea
    Anėtarėsuar
    12-08-2007
    Vendndodhja
    andej-kėndej
    Postime
    3,131
    e kto likovalit si kallen per parti si kuptoj , kurr hajrin sja kan par as njones as tjetres , cdo her i kan rjep per interesat partiake dhe asnjeher kjo zon sja u ka pa hajrin asnjeres.
    Shqiperi eshte edhe Cameria

Faqja 0 prej 34 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Skica tė mijat!
    Nga denku nė forumin Arti shqiptar
    Pėrgjigje: 162
    Postimi i Fundit: 05-07-2008, 12:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •