
Postuar më parë nga
niemand
Krenar Ahmeti, Polici me kulturë evropiane, që për të ligji është i shenjtë
Nga Fatime Kulli
Krenar Ahmetaj, Polici Rrugor aq i përfolur në qarqe të drejtësisë kryeqytetase, polici që aq shumë u politizua edhe në Kuvendin e Shqipërisë, për të vetmen arsye; se zbatoi me korrektësi ligjin dhe për këtë është "i padëshirueshëm" në policinë shqiptare.
Nëse, do t'i hidhnim një sy statistikave të periudhës Shtator 2006-Qershor 2007 me statistikat e periudhës Shtator 2007-Qershor 2008, do të thoshim se arritjet e vlerësimit nga puna e Policit Rrugor Krenar Ahmetaj (në shërbimin e mbrojtjes së jetës së qytetarëve dhe në shërbimin e shtetit shqiptar), padyshim kemi të bëjmë me një polic të standardit evropian. Kjo për vetë faktin se Krenar Ahmeti nuk është shkolluar në akademinë e Policisë në Tiranë, por në Akademinë e Policisë në Turqi, dhe ndryshimi është shumë i madh, pasi shteti ynë ka investuar për këtë kuadër policesk, mijëra dollarë në vit, dhe tani kur disa "hatërlinj" që nuk duan të jenë të barabartë me çdo qytetar para ligjit, ngrihen akuza nga më të çuditshmet, duke mos marrë parasysh edhe ata që janë vetë autoritetet e ligjit; se ligji është një dhe i barabartë për çdo shtetas të Republikës së Shqipërisë, kushdo qofshin ata. Këtë gjë bëri edhe Shefi i Policisë Rrugore në Tiranë, i cili ka treguar se po të duash të punosh me ndershmëri dhe profesionalizëm, duhet të jetë si modeli i Krenar Ahmetit. Polic i guximshëm, specialist me një kulturë evropiane që duhet për ta patur zili. E nëse, në filmin "Lapiovra" kemi parë një Komisar Policie (Katanin), Model të guximit dhe sakrificës në luftë kundër krimit dhe kriminelëve, (që fatkeqësisht, u vra pabesisht nga mafia), të njëjtën gjë kërkojnë të bëjnë edhe Modelin e papërsëritshëm Krenar Ahmetaj, të cilin duan t'ia paralizojnë guximin, profesionalizmin e ndershmërinë, duke dashur në vend të tij të jenë si ata tipat (militantë) që shohim shpesh në rrugë, ku qytetarët në vend të dokumenteve ligjore, nxjerrin 200 lekëshat. Ende s'kemi dëgjuar një qytetar që Krenar Ahmeti, t'i ketë kërkuar dy lek, apo të ketë bërë kompromis me krimin. Jo! Ai është treguar "i sertë" me shkelësit e ligjit, ndaj dhe mora iniciativën për të shkruar këtë portret të tij, pasi shoqëria jonë e molepsur me kolektivizimin e mentalitetit alla-shqiptarshe, e ka të vështirë të shkëputet nga UNI, i të "fortit", edhe para ligjit.
Para pak kohësh, i gjithë opinioni i shëndoshë shoqëror, ndoqi me vëmendje zhurmën për largimin e Krenar Ahmetit nga Policia. Kjo u politizua aq shumë, saqë edhe deputetët u nxitën nga joshjet e ndonjë të njohuri të tyre, dhe diskutuan për çështjen në fjalë. Për herë të parë, ndoqa mbështetjen hapur ndaj Policit Ahmetaj, të Ministrit të Brendshëm Bujar Ninashi, (i cili vlen për tu respektuar) se kjo "mbrojtje" nga Autoriteti më i Lartë i MB, është vlerësimi i një shteti ndaj punonjësve të tij. Bujar Nishani, mbrojti me ndërgjegje investimin që ka bërë shteti shqiptar për këtë kuadër të policisë, pra për Krenar Ahmetin. Dhe sot ta flakësh në rrugë, do të thotë që policia e shtetit të krijojë krisje të tjera, si ato që ka përjetuar dhe vazhdon të përjetojë me polic të pakualifikuar, militantë që kanë veshur kostumin blu, duke mos patur as kulturën më minimale të policisë. Figura e një polici në rrugë, është figura e shtetit, dhe kur kjo figurë është e pastër, e konsoliduar në specialitetin profesional, atëherë na del për detyrë të gjithëve (jo vetëm shtetit), t'i ruajmë këto figura të pastra dhe të mos i "përlyejmë" me doza interesash të njërit apo tjetrit. Policisë shqiptare i duhen këto kuadro që të prezantojnë kulturën e shtetit të tij, me këto vlera profesionale, dhe jo me ata që s'dinë ta veshin kostumin ushtarak policesk, e jo më pastaj të komunikojnë me qytetarët.
kush është Krenar Ahmeti?
Emri: Krenar Ahmeti
Datëlindja: 1978
Gjendja civile: I martuar me dy fëmijë
Arsimi: Në vitin 1993 ka mbaruar Shkollën e Mesme të Përgjithshme.
Nga viti 1993-1998 ka mbaruar tek Akademia Turke në Turqi me rezultate të shkëlqyera.
Në vitin 1998-99, ka punuar në Komisariatin e Policisë në Burrel.
Në vitet 1999-2005 ka punuar tek Forcat Speciale në Tiranë.
Në vitet 2005-2007 ka punuar në Strukturat Speciale të Anti-Krimit.
Nga viti 2007-2008, Shef Qarkullimi në Tiranë, grada Kryekomisar.
Diploma: Në total ka 43 diploma, kurse dhe module të ndryshme.
Akademia Franceze në vitin 2003-2004, promocioni "Fenix".
Nga viti 2004-2008, mbaron me sukses studimet për Psikologji, dega klinicist.
Në qershor të këtij viti është i proceduar për mosdeklarim të pasurisë.
Ja moria e motorëve që janë grumbulluar në sajë të punës së Shefit të Policisë Rrugore Krenar Ahmetaj, duke parandaluar shumë aksidente, duke kursyer shumë jetë njerëzish, shumë prej tyre janë pa dokumentet përkatëse që i duhet të posedojë pronari i motorit.
Dhe për këtë duhet të "ndëshkohet, apo të marrë meritat që i takojnë?!
Krijoni Kontakt