Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anëtarësuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55

    Pagëzimi me ujë

    Pagezimi



    Pagezimi rrjedh nga greqishtja “baptizo” dhe i referohet veprimit te larjes ose kredhjes me uje, gje e cila qe nga ditet e Kishes se Hershme (Veprat e Apostujve 2:41) eshte përdorur si riti i hyrjes ne kishe nga i krishteri. Pagëzimi i besimtarit, qe nga kohet me te hershme eshte administruar pas ose ne momentin e pendimit dhe pohimit te besimit personal tek Krishti.

    Cila eshte origjina?

    Pagezimi i ka precedentet e tij tek pagëzimi i Gjonit dhe pek pagëzimi prozelit i judenjve, megjithëse pagëzimi i besimtarve ose i krishtere eshte i ndryshem nga te dyja tipet e mepareshme dhe kryhet me urdhër te Krishtit (Veprat e Apostujve 19:3; Mateu 28:19).
    Pishinat pagëzuese te judenjeve, te datuara qe ne kohen e Krishtit mund te gjenden akoma ne Izrael sot (p.sh. ne Qumran ku u zbuluan Rrotullat e Detit te Vdekur).
    Pagëzimi prozelit i judenjve, kishte te bente me pastrimin nepermjet ujit ne përputhje me ligjin, ndersa pagëzimi i Gjonit, kishte te bente me pendesen ne pritje te faljes se mekateve qe do te ofrohej nga Mesia i ardhshem. (Marku 1:1-8).

    Sic do ta shikojme, ashtu si pagëzimi prozelit i judenjve e identifikonte publikisht dike me judaizmin, dhe ashtu si pagëzimi i Gjonit, e identifikonte dike me Gjonin dhe mesazhin e tij, keshtu edhe pagëzimi i krishtere, ka nje qellim te ngjashem por megjithatë, me shume domethenes. Praktika e pagëzimit te besimtarve, ishte ne te vertete universale ne kishen e hershme. Ashtu si edhe ceremonia e Darkes se Zotit, pagëzimi u urdhërua nga Zoti yne.

    Cili eshte kuptimi dhe qellimi?

    Pyetja ne lidhje me efektin e pagëzimit, ka qene subjekti i shume debateve dhe kundërshtimeve pergjate shekujve. Nderkohe qe ka pasazhe problematike qe duket sikur thone qe “pagëzimi te shpeton” (Marku 16:16; Veprat 2:38; Veprat 22:16; 1Pjetrit 3:20-21) ka shpjegime te arsyeshme per pasazhe te tilla. Nje shqyrtim nga afer i secilit prej ketyre pasazheve, do te tregoje qe nuk eshte veprimi i pagëzimit ne uje ai qe te shpeton, por ajo eshte thjesht nje shprehje e jashtme e besimit shpetues te brendshem.
    Thjesht, ka shume tekste te qarta ne Beslidhjen e Re te cilet e bejne besimin, kushtin e vetem per t’u shpetuar saqe pagëzimi me uje nuk mund te shtohet si dicka e kërkuar (Gjini 3:16; Efesianve 2:8-9; Veprat 10:43).
    Cili pra eshte funksioni kryesor i pagëzimit? Ceremonia e pagëzimit eshte nje simbol i jashtem i identifikimit te besimtarit me Krishtin ne vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Tij (Romakeve 6:3-4; Kolosianve 2:12; 1Pjetri 3:21).
    Pagëzimi i krishter eshte pagëzim “ne ose brenda ne emerin e Jezu Krishtit”- Veprat 2:38. Si rrjedhim, ai simbolizon “identifikimin” me Jezu Krishtin. Ai eshte nje pamje e vdekjes se besimtarit ndaj jetes se tij te vjeter dhe mekatit, dhe ringjalljes se tij ne jeten e re.

    Por, ashtu si pagëzimi me Frymen e Shenjt e “identifikon” besimtarin me kishen (Trupin e Krishtit)- 1Korintasve 12:13, po keshtu, ne pagëzimin me uje, besimtari merr qëndrimin e tij publik per Jezu Krishtin dhe me besimtaret e tjere ne nje grigje (turme) vendore.

    Ashtu si Darka e Zotit, pagëzimi eshte nje simbol i jashtem i nje realiteti apo pervoje te brendshme shpirterore. Kur zhytja eshte metoda e veprimit, simbolizmi eshte edhe me i qarte kur besimtari zhytet ne uje e del perseri duke perfaqesuar identifikimin me vdekjen, varrosjen dhe ringjalljen e Krishtit.

    Cila eshte menyra e Pagezimit?

    Ndoshta ne dem te kuptimit dhe rendesise se saj, shume debate jane ndezur pergjate shekujve rreth menyres biblike te pagëzimit.
    Menyrat kryesore te pagëzimit jane spërkatja, derdhja si dhe zhytja:

    •Sperkatja ose derdhja
    Duke përdorur kuptimin e dyte te fjales ne greqisht "baptizo" “ te sjellesh nen influence e”, ata qe jane per nje menyre tjeter nga zhytja, argumentojne qe spërkatja ose derdhja simbolizon me mire “ardhjen mbi”. Pasazhe si pagëzimi i Jezusit, shpesh citohen per te mbështetur kete ide (shiko Luka 3:21-22). Ne pergjithesi ka nje ide mbizotëruese jashte qarqeve baptiste qe, persa kohe ideja baze e pastrimit gjen shprehje ne ceremonine, menyra e pagëzimit nuk eshte kritike dhe bibla nuk jep nje menyre te vecant per pagëzimin.
    I vetmi problem me njeren menyre tjeter nga zhytja, eshte qe nuk ka mbështetje te forte biblike.

    •Zhytja
    Autoritetet leksikore jane te nje mendimi qe kuptimi kryesor i pagëzimit, eshte te ngjysh ose te zhytesh.
    Shumica e studiuesve jane te nje mendimi se pagëzimi i Gjonit ishte me zhytje. Per me teper, zhytja duket se ishte menyra e pagëzimeve biblike dhe ishte praktika e zakonte ne krishterim deri madje ne shekullin e 13-te.
    Keshtu. Provat leksikore se bashku me tekstin biblik, praktiken e kishes se Beslidhjes se Re dhe historine e kishes, te gjitha tregojne per zhytjen si menyra per te cilen ka me shume prova dhe qe eshte ajo qe simbolizon me qarte shpetimin, ne nje menyre te jashtme e publike.
    Gjithesesi, nje pozit e ngurt dogmatike nuk ehte e urte, vecanerisht kur koncepti mund te tejçohet ne menyra te tjera dhe pagëzimi me uje nuk te shpeton.
    Ashtu si Darka e Zotit, kuptimi dhe rendesia e pagëzimit, nuk duhet te humbase ne debate mbi pagëzimin me uje, qe eshte urdhëruar nga Zoti yne.
    (Shiko Matu 28:18-20).


    Kam edhe ca gjera tjera per te shtuar, por per te mos e bere shume te gjate dhe te lodheshem postimin, por e nderprejm ketu

    Cdo te mire,
    asopaj
    "Burri nuk matet nga xhepat" I.Stavro

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e asopaj
    Anëtarësuar
    15-07-2007
    Vendndodhja
    Prishtine
    Postime
    55
    Subjekti i pagezimit

    Ne lidhje me kundershtite, ceshtja e pagëzimit te foshnjave, eshte ndoshta e barabarte me pyetjen per se cila metode e pagëzimit ehte biblike.
    Përderisa pagëzimi, sic edhe eshte treguar, eshte nje simbol i jashtem i marredhenjes ndermjet nje besimtari dhe Krishtit e kishes se Tij, ne pergjithesi eshte ren dakort qe vetem besimtaret qe jane ne gjendje te marrin nje vendim personal e vullnetar, jane kandidatet e duhur per t’u pagëzuar. Gjithsesi, pergjate shekujve, segmenti te medha te kishes kane praktikuar pagëzimin e foshnjave, prinderit e te cileve jane besimtar.

    Shume vete besojne se femijet e besimtarve, per shkak te marredhenjes se tyre me prinderit, gjithashtu kane nje marredhenje te caktuar ndaj premtimeve te shpetimit ne ungjill, madje edhe pa patur besim personal.
    Argumente per pagëzimin e foshnjave përqendrohen ne:
    1.analogjine e rrethprerjes ne Beslidhjen e Vjeter,
    2.pagezimin e “femijeve” tek Veprat (p.sh. Veprat 16:31-34) me shume te ngjar kane perfshire edhe foshnjet dhe
    3.disa premtime te caktuara per njerëzit e shtepise kur njeri nga prinderit eshte besimtar (1Korintasve 7:14).

    Problemi gjithsesi, eshte qe pesha me madhe e provave, eshte kunder konceptit te pagëzimit te foshnjave per keto arsye:
    1.asnje Shkrim specifik nuk mund te citohet sikur meson pagëzimin e foshnjave;
    2.porosia e madhe e Zotit ndaj kishes, perfshin plus pagëzimin edhe “berjen e dishepujve” dhe mesimin, i cili zor se duket i zbatueshem per foshnjat;
    3.nje foshnje nuk mund te ushtroje besimin e kërkuar per tu shpetuar;
    4.termi “femije” nuk kërkon me doemos përfshirjen e foshnjave dhe pasazhet nenkuptojne besim nga te gjithe ata qe u perfshine ne pagëzim, te cilet degjuan ungjillin;
    5.historia me e hershme e kishes, tregon per pagëzimin e besimtarve, e pagëzimi i foshnjave nuk shfaqet deri ne gjysmen e dyte te shekullit te 3-te;
    6.analogjia e pagëzimit me rrethprerjen, nuk vlen kur dikush e konsideron lindjen natyrore si te vetmen gje qe kërkohet per te qene jude dhe ushtrimin e besimit personal si thelbësor per t’u shpetuar (lindur shpirtërisht).

    Nese nuk mendojm qe pagëzimi shpeton, siq besojne Katoliket Romake p.sh., ose qe eshte nje “menyre hiri” ne kuptimin e forcimit ose rritjes se tij sic thuhet ne teologjine e reformuar, ceshtja e pagëzimit te foshnjave e humbet rendesin e saj, vecanerisht ne kuadër te kuptimit te qarte te shkrimit ne lidhje me pagëzimin- nje identifikim publik dhe i jashtem me Krishtin dhe Kishen, nga dikush qe tashme e ka ushtruar besimin shpetues.

    Problemi si me pikëpamjen katolike ashtu edhe me ate te reformuar, eshte se ato duhet te perleshen me nje pjese teper te madhe te Shkrimit qe e ben besimin te vetmin kusht per t’u shpetuar dhe si menyren e vetme per te marre hirin. Pagëzimi me uje nuk shpeton!

    Perfundimi


    Vetem Pagezimi dhe Darka e Zotit jane ceremoni te pranuara, pasi keto jane te vetmet e urdhëruara nga krishti- pagëzimi tek Mateu 28:19-20 dhe Darka e Zotit tek Luka 22 dhe 1 Korintasve 11:24-26. Tre pyetje provuese duhet te ngrihen ndaj cdo rituali apo ceremonie fetare ne përcaktimin se a duhet te krmtohet rregullisht nga te krishteret apo jo:
    1. A eshte urdhëruar nga Krishti?
    2. A u praktikua nga kisha ne Beslidhjen e Re?
    3. A ka kuptim per besimtaret e sotem ne Kishe?

    Vetem pagëzimi dhe Darka e Zotit i përmbushin te treja keto prova.

    Cdo te mire,
    asopaj
    "Burri nuk matet nga xhepat" I.Stavro

Tema të Ngjashme

  1. Festa e Theofanisë së Zotit - Uji i Bekuar - 6 janar
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 15-01-2023, 00:34
  2. Sakramentet ne Kishen katolike
    Nga toni77_toni në forumin Komuniteti katolik
    Përgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-03-2009, 12:42
  3. Pagëzimi në Greqi
    Nga juniku në forumin Grupmoshat e komunitetit
    Përgjigje: 21
    Postimi i Fundit: 05-01-2008, 09:47
  4. BESIMI , SHKRIMI dhe TRADITA.
    Nga deshmuesi në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 32
    Postimi i Fundit: 09-07-2002, 00:42
  5. Pagëzimi dhe martesat Shqiptare
    Nga Redi në forumin Folklori shqiptar
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 27-05-2002, 15:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •