Harpagoni i kohėve moderne
"Ē‘tė keqe ka tė krahasosh ēmimet e produkteve nėpėr tezga dhe tė zgjedhėsh ato mė tė leverdishmet? Apo tė shkosh nė treg pak pėrpara orės sė mbylljes, kur tė gjithė shitėsit i ulin ndjeshėm ēmimet? Mendoj se ėshtė mė mirė tė tė konsiderojnė dorėshtrėnguar se t‘i hedhėsh paratė nga dritarja". Kjo logjikė prej pensionisti tė thjeshtė mund tė marrė vlerė filozofike nėse artikulohet nga goja e njė prej njerėzve mė tė pasur nė rruzull, dhe pikėrisht ajo e Ingvar Kamprad, i njohur ndryshe si "Mister IKEA". Mė shumė se 60 vjet mė parė themeloi kompaninė IKEA, duke revolucionarizuar mėnyrėn e mobilimit tė shtėpive e tė zyrave. Bilanci i fundit i kompanisė tregon pėr arkėtime qė i kalojnė 19.8 miliardė eurot.
Por i moshuari ekscentrik as qė ka ndėr mend tė ndikohet pėrpara shifrave tė tilla. Pėrkundrazi jeton si tė qe i varfėr nė kulm. Veshje tė blera nė dyqanet mė tė lira, makina tė vjetra, fluturime nė klasin ekonomik dhe abonime nė metrotė e qyteteve tė mėdha ku pėr shkak tė punėve i duhet tė udhėtojė shpesh. Me pak fjalė zero luks, zero shpėrdorime, zero famė. Askush nuk u besonte veshėve kur pak kohė mė parė pranoi tė linte njė "Porsche". Por u pendua shumė shpejt. "Nė pėrgjithėsi nuk dua tė kem dallime nga klientėt e kompanisė sime: dua tė jem unė njeriu qė jep shembullin. Tek-tuk mė pėlqen t‘i lejoj vetes ndonjė kėmishė apo kravatė tė bukur dhe mė pėlqen tė ha darkė me peshk tė deteve skandinave". Siē ndodhi disa ditė mė parė, me rastin e 82-vjetorit tė lindjes - vite tė cilat duhet thėnė se i mban shumė mirė, pavarėsisht lidhjes sė fortė me alkoolin.
Pėr kėdo ėshtė e thjeshtė qė njė multimiliarder tė moshuar ta imagjinojė nėn palmat e Panamasė apo tė Bermudave. Ndėrsa suedezit tė ēuditshėm i pėlqen tė fshihet nė njė vilė krejt anonime nė Epalinges, nė kantonin zviceran tė Vaudit, 800 metra mbi nivelin e detit, me 7700 banorė, dhe minuta larg me makina nga Lozana dhe liqeni i saj i ftohtė. Shumė mendojnė se kėtė e bėn pėr shkak tė lehtėsive qė ofron Zvicra kur vjen fjala te taksat. Por nuk ėshtė vetėm kjo. Epalinges ėshtė e rrethuar nga pyje, diēka qė duhet tė ushtrojė shumė tėrheqje te biri i njė rojtari pylli, i cili e ka bazuar perandorinė e tij disa miliardė dollarėshe tėrėsisht te produktet e drurit.
Pėrveē kėtyre motiveve ėshtė njė lokalitet qė tė krijon mundėsinė tė qėndrosh larg syve tė njerėzve, si edhe tė gjesh atė qetėsinė qė u pėlqen aq shumė pensionistėve. "Praktikisht jam nė pension qė nga viti 1985", thotė me tė qeshur, duke gėnjyer, sigurisht, pasi nė IKEA nuk firmoset njė dokument i vetėm pa dijeninė e tij.
Edhe vila pėr tė cilėn po flasim pasqyron besnikėrisht shijet minimaliste tė tė zotit, i cili banon kėtu me bashkėshorten Margareta, me tė cilėn ka pasur tre fėmijė, Piterin, Xhonasin dhe Matiasin, qė tė gjithė tė punėsuar nė kompani ku nuk ėshtė se ndihen shumė tė pėrkėdhelur. Gjendet nė njė kompleks tė vogėl vilash tė bardha. Pak fjalė me fqinjėt mbi motin, rrugė tė ngushta dhe heshtje e bukur nordike.
Mobilimi? Bėhet fjalė pėr njė aplikim rigoroz tė katalogut tė kompanisė, i cili nė fakt, pėrbėhet nga 170 milionė kopje nė 24 gjuhė tė botės. Ėshtė teksti mė i lexuar nė botė pas Biblės. Sipas legjendės, "Mister Ikea" i mobilon mobiliet e shtėpisė me duart e veta, pa pranuar ndihmėn e askujt, gjė qė ėshtė edhe njė ndėr pastrimet bazė tė kompanisė.
Nė supermarketet "Migros" dhe "Coop" shitėset e shohin shumė shpesh teksa me tė shoqen vėrtiten rreth rafteve nė kėrkim tė mallrave mė tė leverdishėm. "Njeri i sjellshėm dhe i kėndshėm - thonė shitėset - por sillet si ata tė moshuarit tė cilėve nuk u del pensioni pėr tė mbyllur muajin". Por kjo mani kursimi nuk e pengon tė udhėtojė shumė shpesh, megjithėse vetėm pėr motive pune dhe kurrė pėr kėnaqėsi (destinacioni i fundit Vietnami). Kėtė e bėn zakonisht pėr tė parė personalisht tregjet e reja, pėr t‘u matur pulsin klientėve dhe pėr tė qenė i pranishėm gjatė momenteve kyēe tė vendimmarrjes. Dhe duhet thėnė se ka gabuar shumė rrallė nė pėrzgjedhjen e tregjeve. Njė tjetėr maksimė: "Njeriu duhet tė bėjė atė qė di tė bėjė. Unė jam shumė i aftė kur vjen fjala pėr tė shitur mobilie, edhe pse jam i moshuar. Nuk jam tipi qė i pėrkushtohet rritjes sė luleve apo bahēes". Dhe nuk ėshtė se s‘ka tė drejtė.
Miliarderi i ēuditshėm
Kamprad lindi nė vitin 1926 nė njė fermė tė quajtur "Elmtaryd" e vendosur pranė fshatit tė vogėl Aggunnaryd, i cili gjendet nė jug tė Suedisė. Qė nė moshė tepėr tė re, ai mėsoi se duke blerė shkrepėse me shumicė nga Stokholmi dhe duke i shitur me ēmime tė arsyeshėm, mund tė nxirreshin fitime mjaft tė kėnaqshme. Fillimisht, ai pėrdorte njė biēikletė pėr tė shitur derė mė derė kėto shkrepėse. Nisi t‘i riinvestonte paratė e fituara, duke pėrfshirė nė aktivitetin e tij shitjen e peshkut, farėrave, zbukurimeve tė Krishtlindjeve dhe lapsave e stilolapsave, zgjerim qė i solli fitime tė habitshėm. Kur mbushi 17 vjeē, i ati i dha njė sasi tė konsiderueshme parash si shpėrblim pėr rezultatet e mirė qė kishte arritur nė shkollė. Ishte pikėrisht sasia e parave qė i mundėsoi ngritjen nė kėmbė tė asaj qė mė pas do tė bėhej njė ndėr gjigantėt mė tė mėdhenj botėrorė, pasi pikėrisht me ato para ai themeloi IKEA-n. Pėr tė emėrtuar kompaninė ai pėrdori inicialet e emrit dhe mbiemrit tė tij (I.K) plus germat e para tė Elmtaryd dhe Aggunnaryd, ferma dhe fshati pranė tė cilit lindi e u rrit. Vazhdoi ta zgjeronte aktivitetin duke pėrfshirė nė tė njė seri asortimentesh tė tjerė si portofola, ora, argjendari e ēorape. Ishte diēka qė mund tė quhet blerje me postė dhe Kamprad pėrdorte kamionin e shpėrndarjes sė qumėshtit pėr t‘u dėrguar mallrat blerėsve tė ndryshėm. Strategjia e shitjes derė mė derė rezultoi aq fitimprurėse sa nė vitin 1947 ai vendosi tė fuste mobilimin nė linjat e prodhimit tė IKEA-s. Pėr tė prodhuar mobiliet, ai angazhoi punishtet lokale, gjė qė i jepte mundėsinė tė ruante kosto shumė tė ulėta nė krahasim me prodhuesit e tjerė. Biznesi i prodhimit tė orendive rezultoi njė gjetje e jashtėzakonshme, gjė qė e bėri Kampradin qė nė vitin 1951 tė hiqte dorė nga tė gjitha linjat e tjera tė prodhimit dhe tė pėrqendrohej te prodhimi dhe shpėrndarja e mobilieve. Nė vitin 1953, ai hapi edhe sallėn e parė tė ekspozimit tė orendive, e cila u jepte blerėsve mundėsinė t‘i shihnin, t‘i preknin, t‘i provonin, duke u siguruar kėshtu qė mė parė pėr cilėsinė e produktit qė do tė blinin.
Qėllimi tjetėr i hapjes sė ekspozitės ishte edhe pėrfshirja e IKEA-s nė njė luftė ēmimesh me konkurrentėt e tjerė, gjė qė solli si rezultat bojkotimin e saj nga prodhuesit lokalė. Ishte pikėrisht ky bojkot qė e detyroi Kampradin nė vitin 1955 t‘i hidhte sytė drejt vendeve tė tjera pėr tė gjetur prodhues mė pak tė kushtueshėm. Nė vitin 1956, ideja e njė tė punėsuari pėr t‘i prodhuar kėmbėt e tavolinave nė mėnyrė tė atillė qė tė mund tė montoheshin nga vetė njerėzit, gjė qė e bėnte transportin e kėtyre tė fundit tejet tė lehtė, revolucionarizoi rrėnjėsisht gjithė IKEA-n. Kjo ide i dha jetė nisjes sė prodhimit tė orendive tė vetėmontueshme, tė cilat pėr shkak tė paketimit tė tyre nėpėr kuti tė sheshta e uniforme, krijonin lehtėsi tė paimagjinueshme magazinimi e transporti.
I pashkolluar, me njė tė shkuar alkooliste dhe me kontakte tė afėrta me partinė naziste. Pasuria pėrrallore qė ka vėnė mėnjanė nuk e ka bėrė aspak tė heqė dorė nga mania pėr tė kursyer kudo qė i jepet mundėsia. Ha nė zyrėn e kompanisė pėr tė mos shpenzuar para nėpėr restorante, udhėton nė klasin ekonomik dhe deri pak mė parė lėvizte me njė "Volvo" shumė tė vjetėr. U kėrkon vartėsve tė shfrytėzojnė tė dyja anėt e letrės pėr tė mbajtur shėnime. Nė hotele nuk pėrdor pijet e minibarit tė dhomės, thuhet se ndonjėherė qė e bėn kėtė, e zėvendėson me njė tjetėr tė blerė nė ndonjė supermarket aty pranė.
"Spekter"
"Carpe Diem"
Shqiptarėt milionerė tė Amerikės
Kush jane njerezit qe perfaqesojne me mire se gjithe te tjeret slloganin: te vish emigrant dhe te behesh milioner. Nje parade e njerezve me te pasur te komunitetit Shqiptar ne SHBA, bizneset e tyre dhe lidhjet me komunitetin.
Kane kaluar thuajse 120 vjet, qe kur nje djale i ri nga fshatrat e Korces, i quajtur Koli Kristofori, mori rrugen e mergimit per ne SHBA duke u bere sipas kronikave i pari shqiptar qe shkeli atje.I pari apo jo,ai pati sidoqofte nje merite te vecante. Tre vjet me vone u rikthye ne fshat dhe filloi t'ju fliste te rinjve per nje magji te re, magjine e quajtur Amerike.
Nje vend i begate, qe sipas tij mund te te pranonte te varfer, por nje dite te te rikthente ne shtepi nje zoteri te madh dhe pasanik. Kjo magji hyri me aq pasion ne jeten e atyre zonave sa dy vjet me vone, kur Kristofori u rikthye ne Boston, shoqerohej nga nje dyzine bashkefshataresh te tij. Por duket se shanset amerikane, qe Koli Kristofori i kishte komentuar aq gjate ne vendlindjen e tij, nuk ishin me te. Ai nuk arriti te pasurohet. Punoi ne nje faktori dhe me vone, si nje eksplorator dhe aventurier i vertete, la vendin e enderrave per te zbuluar nje kontinent te ri. U vendos ne Token e Zjarrte ne Kili dhe me pas ne Argjentine, ku me sa duket edhe vdiq.
Por nese fati nuk kishte qene aq bujar me Shqiptarin e pare qe shkeli
kontinentin e ri, kjo nuk mund te thuhet per bashkatdhetaret e tij qe
arriten ne brigjet amerikane me vone. 120 vjet me pas, komuniteti shqiptar jo edhe aq modest ne numer, ka tashme nje histori per te rene ne sy. Nje histori ku milionat dhe milioneret kane sidoqofte nje vend te vecante. Fati nuk e solli kurre qe nje shqiptar te hyje ne listat e miliardereve, por veshtire te gjesh ne SHBA, nje shqiptar qe pas dy apo tre dekadash te mos kete nje pasuri te lakmuar edhe nga nje amerikan normal.
Njerez te dhene pas biznesit dhe shkollimit, shqiptaret e amerikes jane nga kombesite e pershtatura me mire ne jeten e re edhe pse pa ndonje organizim per te rene ne sy. Askush nuk mund te thote sot se sa llogaritet pasuria e komunitetit prej 350 - 500 mije shqiptaresh te SHBA - se, por ka shume vete qe mund te bejne nje liste jo shume te sigurte te shqiptareve qe kane pasur fat ne kontinentin e ri.
Shumica te ardhur ne moshe te vogel apo te re ata kane ditur te shfrytezojne te gjitha oportunitetet qe te jep ky vend. Perfaqesues te zonave, mentaliteteve dhe brezave te ndryshem, ata kane ditur te ruajne qofte edhe ne menyre te zbehte lidhjet me vendin e origjines. Te etur per identitet ne nje vend ku ai eshte i shenjte (zezaket e SHBA kane ngritur ne 50 vitet e fundit dhjetra shoqata per te zbuluar vendet e origjines se tyre afrikane).
Shqiptaret kane ditur te gjejne rruget dhe pikat e lidhjeve midis tyre. Eshte shume e veshtire te besh nje parade te gjithe atyre shqiptareve qe kane arritur te meritojne emrin e milionerit ne dollare. Pronare te atij qe mund te quhet "Klubi mbi 1 milion" jane shume shqiptare. Madje mund te thuhet shumica e atyre qe jetojne prej me shume se 50 vjetesh ne SHBA. Ky eshte problemi i pare. Se dyti
ne nje analize te tille gjithmone ka harrime.Harrime qe vijne sa nga angazhimi i paket i dikujt ne komunitet, aq edhe nga mosaftesia per te biseduar me te gjite ata qe etiketohen si baballaret e biznesit shqiptar ne Amerike. Por ne nje hipotekim te pasurise se shqiptareve nuk ka se si te mos besh nje ndarje ne dy grupe.
I pari i takon shqiptareve pa ndonje shkollim dhe qe e kane gjetur rrugen e suksesit permes bizneseve me te veshtira.Grupi i dyte i takon shqiptareve te shkolluar, qe pasurine dhe famen e tyre e kane fituar kryesisht si pasoje e punes intelektuale.
Grupi i dyte veshtire qe te disponoje pasuri dhe prona si ato
te te parit, por ndikimi i tij ne jeten dhe shoqerine amerikane ka qene dhe eshte sidoqofte me i ndjeshem. Ne nje analize te tille nuk duhet harruar se shumica e shqiptareve te ardhur ne SHBA ne dhjete vitet e fundit, jane tashme studente te universiteteve me te famshem te amerikes dhe se disa vjet me vone, ata do te jene yjet e rinj te ketij vendi me oportunitet.Po pavaresisht nga ndarjet apo nenndarjet, grupet dhe nengrupet, gjithkush ka te drejte te pyese: Cilet jane shqiptaret me te pasur te amerikes dhe me se merren ata?
Pa pretenduar te jete nje klasifikim krejtesisht i sakte dhe pa pretenduar se ky i perfshin te gjithe ata qe e meritojne nje emer te tille, mund te thuhet se lista e meposhtme, eshte pak a shume gjithcka qe komuniteti shqiptar ka arritur ne fushen e biznesit ne keto 120 vite ne SHBA.
Spiro Lena
Nese shqiptaret e Nju Jorkut diskutojne shpesh se cili eshte statusi
financiar dhe ecuria e biznesit te njerit apo tjetrit shqiptar, pothuajse te gjithe ata bashkohen ne nje pike: Shqiptari me i pasur ne SHBA eshte Spiro Lena. Por nese per statusin jane te gjithe dakort, per historine e tij pak njerez dine te tregojne. I mbyllur dhe i larget per komunitetin, Lena per shume vite e ka mbajtur veten si grek. Vitet e fundit ai eshte afruar disi, por padyshim, ne rrethe shume te ngushta dhe ne raste shume te rralla. Ne moshe te thyer aktualisht, Lena duhet te kete emigruar nga Gjirokastra ne fillim ose ne mes te viteve '40 - te. Askush nuk di te thote, por sipas te gjitha gjasave ai eshte nje emigrant politik i ikur per t'i shpetuar regjimit diktatorial te Hoxhes. Eshte vendosur ne SHBA ne fund te viteve '40 - te ose ne fillim te '50 - te dhe duket se fati ka qene bujar me te. Eshte pasuruar kryesisht me shitblerjen e trojeve dhe banesave, nje biznes qe mori vrull ne Nju Jork sidomos ne fillimin e viteve '70 - te. Aktualisht disponon shume pallate, godina, zyra si dhe 17 restorante te serise Wendys, shume te njohur ne SHBA. Jeton ne Nju Xhersi dhe pothuajse nuk ka asnje lidhje me komunitetin shqiptar.
Antoni Athanas
Nese komuniteti shqiptar ka nje figure qe e njohin dhe e nderojne te gjithe ai ka qene padyshim Antoni Athanas. Kampion i ceshtjes shqiptare, bamires i madh dhe biznesmen i suksesshem, Athanasi ishte rilindasi i fundit qe para pak viteve ndrroi jete ne SHBA. Historia e tij eshte e njohur ne atdhe. Ka lindur ne Korce me 1910, ne nje familje te zbritur nga Trebicka. Babai i tij menaxhonte ne qytet nje kafe qe quhej "Kafja e bilbilave" kur me 1915 vendosi te emigroje perfundimisht ne SHBA. I hipur mbi nje gomar, Athanasi u largua nga vendlindja e tij ku do te kthehej serish vetem 74 vjet me pas. Fillimisht u vendosen ne Bedford, nje qytet prane Bostonit ku ne ate kohe jetonte nje komunitet prej gati 50 familjesh shqiptare. Komuniteti qe perfshire fort ne levizjen patriotike dhe Antoni ende femije pati fatin te rritet duke degjuar bisedat e Fan Nolit, Faik Konices dhe mergimtareve te tjere. Nje pjese te te cileve ai i ndihmoi jo pak kur u pasurua, qe nga viti 1940 e me pas. Karriera e tij nuk qe aspak e lehte. Punoi disa kohe ne restorante ne Boston e Nju Jork derisa me 1937 bleu restorantin e pare.
Cmimi i tij ishte 5 mije Usd dhe Athanasi u detyrua te paguaje ne dore 1800 dollaret e vetme qe kishte menjane. Por biznesi i restoranteve kishte qene i mbare. Pak vite me vone ai hapi nje te dyte, pastaj nje te trete dhe me 1962 ndertoi ate qe quhet perla e restoranteve te Athanasit, "Antony's Pier 4". Nje restorant luksoz i vendosur ne nje nga kalatat e portit te vjeter te Bostonit dhe qe shume shpejt do te behej i famshem ne SHBA. Biznesi i tij u shtua me shitblerje trojesh e banesash dhe aktualisht vazhdon nga kater djemte e tij. Por edhe biznesi i Athanasit nuk kaloi kaq thjeshte. Ne fillim te viteve '90 - te, nje vendim gjyqi e detyroi ate t'i paguante si demshperblim nje firme japoneze afro 200 milion USD dhe kjo qe nje goditje jo e vogel. Ato para i fituam prap, thote Athanasi, qe ne moshem 91 vjecare vazhdoi te punoje ende. Gjithmone ne humor, ai ke qene padyshim kapitulli me i rendesishem i historise se diaspores shqiptare ne Amerike. Nje kapitull nga ata qe veshtire te perseriten edhe nje here.
Xhim Xhema
Ndertues dhe shites i shtepive te luksit, Xhim Xhema ka shpenzuar nje pjese jo te vogel te veprimtarise se tij per krijimin e nje lobi pro shqiptar ne Uashington. Anetar i stafit elektoral te Ish kandidatit per President Bob Doll kater vjet me pare, ai ka qene gjithmone aktiv per problemin e Kosoves. Duket se ky aktivitet ka rene edhe ne sy te sherbimeve serbe. Ne nje nga takimet e fundit me Hollbruk, Milloshevici e ka permendur emrin e tij si nje manipulues dhe dizinfomues te segmenteve te caktuara te politikes amerikane.
I ardhur nga Medvegja ne moshe te re, Xhema ka pasur fat ne biznes.
Xhejms Belushi
I lindur ne Nju Jork nga prinder Kolonjare, Belushi eshte perfaqesues i femijve te brezit te vjeter, shumica e te cileve e kane Shqiperine me shume nje amanet familjar se sa nje shqetesim real. Aktor i njohur ne bote, ai ka pak ose aspak lidhje me komunitetin shqiptar. Me 1995 erdhi per here te pare ne Shqiperi dhe po ate vit, gjate nje vizite zyrtare ne SHBA takoi Presidentin Berisha. Babai i tij, Adem Belushi, i vdekur pak kohe me pare, ka qene deri ne fund aktiv ne komunitetin shqiptar.
Ricard Lukaj
I panjohur deri pak kohe me pare, Ricard Lukaj eshte ylli i ri i komunitetit shqiptar ne Nju Jork. Ne fare pak muaj ai ka arritur gjithcka mund te arrihej ne nje jete dhe mbi te gjitha kur sapo ka mbushur 31 vjec. Lukaj eshte modeli tipik i amerikanit te suksesshem te shekullit te XXI. Eshte bere milioner pa mbushur 31 vjec; ka njohur nje sukses te padiskutueshem ne nje nga firmat me te medha amerikane te konsulitimit dhe investimeve; fotoja e tij eshte botuar ne kopertinen e njeres prej revistave me te medha financiare
"Investment Dealers' Digest"; eshte zgjedhur Kryetar i shoqates me te madhe te diaspores, Keshilli Kombetar Shqiptaro - Amerikan; eshte martuar ne qershor ne nje dasem luksoze, shpenzimet e te ciles kane befasuar shume vete ne qytetin e luksit; banon ne nje shtepi dhe nje apartament luksoz dhe nuk e ka pasur problem qe si bonus nga kompania e tij te marre disa kohe me pare nje shifer prej 5 milione dollaresh.
Por sukseset marramendese qe ka arritur ne dhjete vjet nuk e fshehin dot femijerine e tij te veshtire. I ftohte ne marredheniet me shtypin, Lukaj i ka dhene sidoqofte nje material interesant mbi jeten e tij Kryeredatorit te "Illyrias" se Nju Jorkut, Vehbi Bajrami. Ka lindur ne vitin 1969 ne nje kamp refugjatesh ne Itali, nga nje familje qe ishte larguar prej Malit te Zi. Tre vjecar erdhi ne Amerike dhe per shume vite banoi ne nje zone te ashper te Manhatanit. Duket se djali i ri kishte zgjedhur rruge tjeter nga ajo qe besonin prinderit e tij. Mbaroi te gjitha hallkat e shkollimit me rezultate befasuese dhe 21 vjecar u diplomua per ekonomi dhe finance ne NY University. Dhjete vjet me pare filloi te punoje per "Bear Stearns", nje kompani 75 vjecare amerikane e konsultimit.
Ne fillimet e tij Lukaj kerkoi te ndihmoje Shqiperine. Kryeministri Meksi vizitoi nje here zyren e tij, por pas kesaj, gjithe vemendja e tij ngeli jetime. Kompania u orientua ne Rusi ku me sa duket pati fat. Lukaj eshte aktualisht nje nga njerezit me te rendesishem te saj dhe duket se fama e tij sapo ka filluar. Fati do ta ndjeke pas kete djale 31 vjecar, qe me shume se kushdo tjeter po behet misherues i suksesit te vjeter amerikan, ne shekullin e ri.
Bardhyl Quku
Rezident prej disa vitesh ne Florida, Bardhyl Quku, nuk mungon ne asnje prej aktiviteteve te Komunitetit Shqiptar. Burre ne moshe tashme, ai reflekton enderren e vdekur te te atit dhe shansin qe mund te te jape nje vend si amerika. Pronar i nje kompanie te vendosur ne World Trade Center, Quku ka pasur suksese kryesisht ne burse. Historia e tij eshte ajo tipike e nje familjeje emigranti politik. Babai, Faik Quku ishte nje nga komandantet dhe figurat me te njohura te Ballit Kombetar ne Shqiperine e Luftes se Dyte Boterore.
Me 1944 ai emigroi se bashku me familjen ne Itali, ne nje kamp
refugjatesh te se ciles u rrit edhe Bardhyli. Ai mban mend ende figurat e njohura te historise se Shqiperise qe vertiteshin ne ate kamp te vogel, te lodhur nga humbja dhe te mberthyer nga trishtimi. Ne fillim te viteve '50 - te familja emigroi ne SHBA dhe Bardhyli i ri nuk i la pas shanset qe ju afruan.Babai, qe kishte siguruar tashme nje vend ne historine e Shqiperise, vdiq ne fund te viteve '50 - te, i trishtuar qe e kishin detyruar te largohej nga vendi qe donte aq shume. Bardhyl Quku u be shpejt milioner dhe qe nga ajo kohe vazhdon ende te mbaje ne kembe nje kompani me emer dhe fitim te madh. Pas vitit 1990 ka vizituar disa here Shqiperine dhe sidomos Shkodren, ku banojne ende te aferm te tij.
Ekrem Bardha
Ne Shqiperi emri i Bardhes eshte i lidhur ngushte me kompleksin "Piazza", por ne komunitetin shqiptar te SHBA - se ai njihet me shume si pronar i disa McDonald - s dhe si biznesmen i suksesshem ne Detroit. Koleksioni pronave te tij eshte pasuruar ne dy vitet e fundit edhe me gazeten "Illyria", nje periodike ne shqip dhe anglisht, me e madhja dhe thuajse e vetmja qe del rregullisht per shqiptaret e amerikes. Ndryshe nga emrat e tjere te permendur deri tani, Bardha eshte i njohur ne Shqiperi. Ai eshte nga te paktit perfaqesues te diaspores qe ka investuar atje dhe i vetmi ne permasa te tilla. Ekrem Bardha eshte vendosur ne Amerike ne fund te viteve '50 - te. I ri, ai arriti te arratiset nga fshati i tij ne Kolonje dhe pas nje qendrimi te shkurter ne Greqi u transferua ne SHBA. Marredheniet e familjes se tij me regjimin komunist nuk kane qene aspak per t'i lakmuar dhe nje vella i tij eshte vrare gjate luftes ne formacionet nacionaliste. Bardha eshte aktualisht nje nga biznesmenet me aktive ne komunitetin shqiptar te amerikes.
Nazar Mehmeti
Banor i shtetit te pasur amerikan te Teksasit, Nazar Mehmeti eshte
perfaqesues i shqiptareve te ish Jugosllavise qe u transferuan ne SHBA ne vitet '60 - te. I lindur ne Prespe, ai u vendos ne SHBA ne nje moshe te re, duke arritur qe ne tre dhjete vjecare te behet nje nga shqiptaret me te pasur te kontinentit te ri. Pronar restorantesh dhe klubesh nate ne shtetin jugor, ka qene gjithmone dhe nje pjestar aktiv i komunitetit. Gjate luftes se pranveres 1999 me Kosove ai ishte i vetmi qe dhuroi 1 milion USD. Shtypi shqiptar i Maqedonise nuk ka harruar te shenoje ne dy vitet e fundit se nje shifer te konsiderueshme ai ka dhene edhe per Universitetin e Tetoves.
Sten Dragoti
Nje tjeter emer i njohur. Djale i nje familjeje qe emigroi nga Dragoti i Tepelenes ne vitet e fundit para luftes se dyte, ai arriti te fitoje fame ne SHBA si regjisor reklamash. Eshte marre me prodhime filmash, ka lujtur vete dhe ka bere nje jete mes artistesh, por deri ne mes te viteve '90 - te nuk ka pasur ndonje lidhje me Shqiperine. Me 1996 beri nje vizite ne Shqiperi dhe pas kesaj disa here ka marre pjese ne aktivitetet e komunitetit. Aktualisht merret me prodhimin e reklamave dhe banon ne Nju Jork, ne nje nga lagjet me luksoze te qytetit.
Stiv Duni
Ne moshe te thyer, Stiv Duni ka qene nje avokat i suksesshem ne qytetin e tij. Bashkpartner i nje firme juridike te njohur ne SHBA, Wissershat & Taft, ai nuk ka pasur lidhje te vecanta me komunitetin shqiptar ne amerike. Ka vendosur disa lidhje me Shqiperine, dhe ka dhene nje kontribut jo te vogel per ngritjen e Fondit Shqiptaro - Amerikan . Nje emer i njohur i shqiptareve, Duni emigroi se bashku me familjen nga Vithkuqi i Korces ne fund te viteve '30 - te. Ai u be perfaqesuesi i pare i shqiptareve qe u shkolluan ne SHBA. Duke pare ecurine e tij dhe duke e pare se vinte nga nje familje e varfer emigrantesh, universiteti pranoi t'i paguaje bursen e studimit. Diploma i solli atij shume fat ne jete. Pasi u
pasurua i ktheu shkolles te gjitha shpenzimet qe kishte bere per te dhe ne shenje mirenjohjeje prej shume vitesh paguan ne ate universitet shpenzimet per nje student.
Piter Kol
Femije emigroi se bashku me familjen nga Alarupi i Pogradecit. U diplomua si Inxhinier dhe me vone hapi biznesin e tij. Aktualisht eshte pronari ne Ohajo i nje sistemi Unizash te quajtura "Paramount Steel Company". Duke dashur te beje dicka per qytetin e tij, ne fillim te viteve '90 - te ndertoi dhe pajisi nje biblioteke model ne qytetin e Pogradecit. Fatkeqesisht, gjate ngjarjeve te 1997 biblioteka
u plackit dhe me pas u dogj.
Piter Norman
Nje tjeter perfaqesues i brezit te pare te shkolluar ne SHBA. Me origjine nga Korca ai lindi ne amerike. U diplomua ne drejtesi dhe per shume vite ka qene bashkepronar ne nje firme te njohur. Gjate fushates presidenciale te ketij viti ishte shef i shtabit elektoral te Xh.W. Bushit per shtetin e Nju Hampshire.
Turhan dhe Bardhyl Tirana
Pak te lidhur per komunitetin, dy vellezerit Tirana, kane sidoqofte nje histori te vecante. Babai i tyre, Rifat Tirana u shkollua ne Stamboll dhe prej andej emigroi ne SHBA. U martua me nje angleze dhe filloi te punonte per qeverine Amerikane. Vdiq gjate nje sherbimi pune ne Spanje ne moshe te re. Njeri nga djemte e tij, Bardhyl Tirana, u diplomua si avokat dhe u involvua ne proceset politike amerikane si demokrat. Ka qene nje nga drejtuesit e fushates elektorale te Presidentit Karter ne vitin 1976 dhe pjestar i administrates se larte te tij. Aktualisht punon ne profesionin e tij.
Vellai tjeter, Turhan Tirana eshte bankier dhe ka pasur sukses ne
aktivitetin e tij. Nuk kane pasur lidhje me Shqiperine dhe as me komunitetin shqiptar ne SHBA.
"Spekter"
"Carpe Diem"
Bota virtuale dhe rinia e shthurur
Vrasjet, seksi, dhuna, degjenerimi... tani mund t‘i mėsosh fare lehtė e nė kohė reale nė internet. Vrasje tė paralajmėruara, seks, dhunė, degjenerim, racizėm e tė tjera.
Bota virtuale, aty ku gjėrat e paimagjinueshme janė mė se normale. Ku kėrkon tė arrijė brezi i sotėm, i pasionuar pas internetit? Moria e pazbuluar e rrjetit. Kjo ėshtė pjesa enigmatike e vatrės sė madhe nė tė cilėn ushqehet brezi i ri, ai qė ėshtė i aftė tė dialogojė me botėn pėrballė ekranit tė njė kompjuteri. Kėsaj here, specialistėt kanė vendosur tė ndalen nė kėtė pjesė tė errėt, dhe mes xhunglės sė sajteve, blog-eve, videove tė publikuara "online", kanė zbuluar njė botė qė shkon pėrtej fantazisė.
Drogė, racizėm, seks ekstrem, dhunė e shumė gjėra tė tjera. Duket qartė qė adoleshentėt magjepsen kur shohin se ēfarė ndodh nė ato anė (sajte nė ndryshme interneti). Ajo qė i lumturon pa masė ėshtė kronika e zezė, e cila lidhet edhe me vrasjen e dy studentėve brenda pak ditėsh nė Itali. Njė ngjarje e papritur qė mendohet se ka pėr autor protagonistėt e botės virtuale. Ėshtė ky vendi ku duhet tė fokusohet e gjithė vėmendja pėr tė kuptuar degjenerimin e njė brezi, qė tashmė jeton pėrtej sensit tė privatėsisė. Bėjnė pafund ēmenduri dhe ja njė shembull banal: dehen nė njė festė shkolle, dikush i filmon me kamera apo celular dhe tė nesėrmen videoja ėshtė nė "YouTube". Sigurisht ēdo veprim ėshtė bėrė pa kėrkuar lejen e shokėve. Fotoklipi (imazhe tė shoqėruara nga njė sfond muzikor) ėshtė njė format me efekt tė fortė emocional, i pėrdorur pėr tė treguar pėrvoja nga mė tė ndryshmet. Njė gjė e tillė ndodhi edhe me njė prej studentėve tė vrarė, videoja e tė cilit u quajt "Jokela High School Massacre" dhe qė u shfaq gjithashtu nė "YouTube".
Dhuna
Nė sajte tė ndryshme interneti qarkullojnė shumė video mbi gueriljet e ngjarje tė tjera tė rėndėsishme. Pėr shembull, pėrleshjet mes policisė dhe fansave tė skuadrave tė ndryshme tė futbollit, me tymuese, gurė e ēdo lloj sendi tjetėr. Tė bėrtitura pafund kundėr forcave tė policisė: "Gjak, dhunė pėr kėdo qė nuk na respekton". Pra nėse mes klubeve sportive ndodh diēka gjatė ditėve tė kampionatit, nga qytetet ku ndodhen kėta tė fundit vijnė reportazhe tė filmuara fshehtas me celular. Kėshtu pėr shembull, nė stadiume tė mėdha mjafton njė e shtyrė apo e sharė pėr tė arritur te pėrleshjet e mėdha. Nė kėtė rast kamera e njė telefoni ndizet menjėherė, duke filmuar adoleshentin teksa zihet me spektatorėt e tjerė dhe shan me fjalė fyese kundėr tyre. Nė njė filmim tjetėr, njė djalė godet me grushte fytyrėn e njė bashkėmoshatari, ku e detyron tė shtrihet pėrdhe, mė pas i hipėn sipėr dhe fillon ta godasė me njė top tė shfryrė. Dy miq tė djalit afrohen, e filmojnė ngjarjen me celular dhe... ēfarė mendoni, ajo ka pėrfunduar tashmė nė internet, sikur tė ishte njė film i shumė kėrkuar.
Ndėrsa njė natė nė njė diskotekė, krejt rastėsisht shpėrthen njė "luftė". Nė kėtė moment shfaqen katėr burra tė sigurisė pėr tė ndarė kundėrshtarėt. Dėgjohen tė shara, tė bėrtitura dhe ka shenja gjaku. Janė dy grupe rivale qė "luftojnė" kundėr njėri-tjetrit. Tashmė ėshtė bėrė njė ritual i zakonshėm qė dy grupe kundėrshtare tė shfaqen vend e pa vend, duke bėrė rrėmujė. Nė bloge shpeshherė shfaqet edhe njė lloj tjetėr dhune, mė e fshehtė, ajo kundėr vetvetes: "Pavarėsisht dhimbjes, dua tė vras veten", shkruan njė djalosh nė faqen e tij tė internetit. Ndėrsa njė 15-vjeēar tjetėr thotė: "A do tė mund tė vras veten? Ėshtė e vėshtirė ta thuash. Kėtė pyetje ia bėj shpeshherė vetes". Njė vajzė tjetėr, qė ėshtė veterane mes tė pranishmėve, ėshtė prezantuar kėshtu: ėshtė njė vajzė e keqe, "kimike" dhe "acide". "Tek ajo ėshtė rrėnjosur njė e keqe, qė nuk mund tė kurohet as me puthje dhe as me kokainė. Tek ajo nuk ekzistojnė as lotėt dhe as rregullat".
Armėt dhe droga
Me internetin agresiviteti mund tė mėsohet shumė lehtė. Nuk ėshtė e vėshtirė tė gjesh video mėsimi, realizuar jashtė vendit, tė cilat tė tregojnė se si tė pėrdorėsh njė kallashnikov, P38 apo pistoletė. Instruktorėt janė shumė tė saktė, tė shpjegojnė pėrbėrjen e armės, mėnyrėn e mbajtjes, funksionin dhe aksionin. Nė disa raste janė fėmijė, tė cilėt veshin njė uniformė ku mbahen pistoletat e armė tė tjera pėr tė provuar forcėn. Mė pas vjen droga. Njė grup 20-vjeēarėsh e kalojnė kohėn duke mėsuar mbi llojet e tyre, pasi shitja e tyre bėhet pėr pak euro nė ēdo qytet tė madh. Njė nga pėrdoruesit sistematik rifillon me miqtė menjėherė pasi ka thithur diēka vetė. U mėson atyre mėnyrat e pirjes dhe tė shitjes.
Racizmi
"Cila ėshtė raca mė keqe mes ciganėve, rumunėve, kinezėve dhe zezakėve?", pyet njė vajzė nė njė forum shumė tė frekuentuar. "Pa dyshim qė ēdo racė ka tė mirat dhe tė kėqijat e saj", i pėrgjigjet njė djalė. Gjithashtu, njė djalosh tjetėr ka krijuar njė blog "Jo Islamit", ku shpjegon, sipas tij, pse italianėt duhet ta rimarrin kryeqytetin e tyre, tė pushtuar nga myslimanėt. Ndėrsa pėrgjigja e njė djali mysliman ėshtė kjo: "Njė ditė Roma do tė jetė kryeqyteti islamik. Mėso t‘i respektosh islamikėt, sepse janė vetėm ata qė do tė qeverisin mbi fėmijėt e tu". Pra, racizmi shfaqet edhe pėrmes videove. "Larg ciganėve", kėshtu titullohet njė manifestim i bėrė me foto e slogane tė marra nga e djathta ekstreme, ndėrsa njė tjetėr spot i xhiruar nga adoleshentė ("Pastrim nga ciganėt") shpjegon se si t‘i pėrzėsh nomadėt. Thirrja "Kundėr pushtuesit tė huaj" ėshtė bėrė nga disa tė rinj, nga dritarja e njė institucioni tė rėndėsishėm, pėrballė publikut tė tyre. Njė djalosh tjetėr, paksa i mbushur, i veshur me njė xhup meshini tė zi, deklaron pėrpara kamerės sė internetit: "Jam kundėr myslimanėve".
Seksi dhe lidhjet
Kush ėndėrron tė zhvishet nė njė dhomė tė mbushur plot me njerėz? Ajo qė nė jetėn e vėrtetė nuk lejohet absolutisht, nė rrjet mund tė bėhet njė rregull. Interpretuesit e njė filmi me pėrmbajtje erotike (qė ėshtė i vėrtetė dhe luhet me fytyrėn e personit) janė adoleshentė meshkuj dhe femra, me moshė pėrkatėsisht 20 vjeē. Ndonjėherė ndodh qė fytyrat e personave tė mos shfaqen, por mund shihen vetėm pjesė tė ndryshme tė trupit. Gjithashtu nuk mungojnė edhe nga ata qė shfaqen krejtėsisht e madje duke buzėqeshur. Tashmė filmimet e ndonjė striptize, nuk tė bėjnė mė pėrshtypje, sepse gjėrat kanė evoluar vėrtetė. Mund tė shohėsh liceisten qė kėrcen "lap dance" nė banjėn e shkollės dhe papritur zhvishet e gjitha, dy 20- vjeēarė me mbathje tė lidhura me zinxhir qė "shfrytėzohen" nga padroni tyre, dy vajzat, mė e veshura me xhinse e bluza tė holla, qė puthen pėrpara telekamerės. Zėri i njė djali jashtė fushe jep instruksionet dhe kėmbėngul tė vazhdojnė. Nė fund protagonistet thonė: "Pėr tė vazhduar duhet tė na paguani".
Shpeshherė shumė filma bėhen nga studentėt, ashtu sikurse edhe reklamat. Njė prej tyre ėshtė edhe "Dhuro penisin tėnd".
Por ndonjė herė kėto reklama shkojnė pėrtej imagjinatės sė shfrenuar. Pėr shembull, njė djalosh vesh vetėm mbathje tė bardha e kėpucė rozė me taka tė holla dhe shkruan me tė kuq buzėsh mbi mbathje fraza enigmatike si "tri herė seks", apo "orientim seksual". Nė kėtė mes nuk ėshtė vetėm shfaqja, por edhe fiksimi pas gjesteve erotike: Margerita, pseudonimi i njė arkitekti, ka xhiruar pamje nga shtėpia e njė fqinje tė tij, e cila shkon me njė djalosh jo shumė elegant. Tė dy "protagonistėt", me moshė tek tė 25-at, janė tė zhveshur mbi shtrat. Sigurisht pamjet flasin vetė e nuk i lėnė asgjė fantazisė. Seksi ėshtė argumenti i mijėrave tematikave tė blog-eve, forumeve, njoftimeve. Ata qė marrin pjesė janė djem rreth moshės 30 vjeē. Mė tė preferuar janė ditarėt erotikė dhe copėza nga tregime tė ndryshme edhe pornografike. Ditari i njė gruaje ėshtė njė thesar, ku brenda tij mund tė gjesh ēdo gjė, ndėrsa profili i moderatorit tė "Spermablog" ėshtė shumė domethėnės: "Nuk po lexoj asgjė, nuk kam parė absolutisht asgjė, lamtumirė vetmi. Do tė dėshiroja qė dikush tė bėhej miku im, tė mė dhuronte njė jetė mė tė mirė". Mė tė paditurit bėjnė pyetje se si tė bėsh seks dhe cilin nga forumet tė ndjekin pėr temėn qė dėshirojnė. Nė njė forum dikush shkruan: "Nuk e di nėse kėrkoni ende modele pėr foto... unė jam e interesuar. Kam njė dėshirė absurde pėr tė... Nė fakt jam 26 vjeēe, por tė gjithė mė japin 20, e mė thonė se dukem si engjėll... Jam e gatshme tė pozoj pėr ēdo lloj fotosh, por vetėm me pagesė".
Shpirti
Tė ndash me dikė nė internet ambiciet, idetė, frikėn, dyshimet ėshtė njėsoj si tė shohėsh nė njė pasqyrė kolektive tė shoqėrisė bashkėkohore: sigurisht, sytė mund tė mbyllen pėrballė kėtyre historive, ose kush e ka pėr herė tė parė mund t‘i mbajė hapur. Mes shpikjeve tė shumta qė ka bėrė njeriu, zbulimi i celularit ėshtė vėrtetė njė arritje e madhe. Edhe sot pjesėtarė tė kombėsive tė ndryshme janė tė bindur se njė fotografi e thjeshtė, fundja mund tė tė rrėmbejė shpirtin.
"Spekter"
"Carpe Diem"
Eskobar, tė fshehtat e mitit tė drogės
Njihej me nofkėn "Mataninjos", vrasės fėmijėsh. Vrau mijėra njerėz dhe fitoi miliona dollarė falė tregtisė sė kokainės. U tradhtua nga njė telefonatė shumė e gjatė me bashkėshorten. Njė libėr fotografik tregon gjithė historinė e narkotrafikantit mė tė famshėm tė Kolumbisė.
Edhe pse tashmė kanė kaluar vite qė nga dita e vdekjes, figura e Eskobarit ėshtė objekt diskutimi. Libri "Kujtimet e Pablo Eskobar", i fotografit Xheims Molison, i shtohet rreth njėzetė tė tjerėve qė janė shkruar pėr tė nė vitet f fundit. Por libri i Molisonit mund tė konsiderohet njė risi; ėshtė njė rrugėtim fotografik nė jetėn e Eskobarit, nė njė kohė kur ekzistonin pak foto tė tijat. Si mund tė veēohet bamirėsi i madh nga rreziku publik numėr njė? Ka njė mėnyrė pėr tė shpjeguar njė herė e mirė figurėn e shumėpėrfolur tė Pablo Eskobar? Xheims Molison ėshtė pėrpjekur.
Debutimi si filantrop
Nė foton e bėrė me rastin e skedimit tė parė nga policia, nė vitin 1976, Eskobar shfaqet si njė i ri shumė i sigurt nė vetvete dhe disi vulgar. Njeriu qė nė pak kohė do tė kthehej nė rrezikun publik numėr njė dhe nė mė tė kėrkuarin nga FBI-ja nė atė rast ishte ndaluar pėr njė krim tė vogėl "kundėr shėndetit publik", njė kontrabandė me pėrmasa modeste. Po atė vit, Eskoabari u martua me Viktoria Henao, e njohur si Tata, njė nxėnėse 15-vjeēare. Por i pari Eskobar publik ėshtė ai qė shfaqet nė gazetėn "El Tiempo", gjatė fushatės elektorale pėr zgjedhjet parlamentare tė vitit 1982. Eskobari organizoi 800 ndeshje futbolli dhe demash me qėllim mbledhjen e fondeve.
Ėshtė prologu i debutimit tė tij si filantrop e ndėrtues i njė lagjeje me shtėpi popullore qė iu dorėzuan nė maj tė vitit 400 familjeve tė varfra. Gjatė kėsaj periudhe Padroni - nofka e tij e preferuar - arriti tė vinte mėnjanė pasuri pėrrallore, i bindur se sapo kokaina tė legalizohej mund tė hynte nė tregtinė e saj me markėn "Kokaina Eskobar".
Janė vitet e luftės tė njė ambientalisti tė bindur qė mbolli mė shumė se 1 milion nė njė nga pronat e tij gjigante. Sipas disave, e bėnte i shtyrė nga dashuria pėr natyrėn, sipas tė tjerėve pėr t‘iu fshehur helikopterėve tė policisė e pėr tė pasur njė rrugė tė sigurt arratie. Janė edhe vitet e ekstravagancės dhe luksit tė shfrenuar, tė mundėsuara nga shifrat kolosale tė parave qė i sillte tregtia e drogės. Nė fermėn Napoles (3 mijė hektarė terren i mbuluar nga pemėt, ku ndėrtoi disa vila luksoze dhe dy pista pėr uljen dhe ngritjen e helikopterėve) ngriti perandorinė e tij. E kishte blerė atė pronė nė vitin 1979 pėr 63 milionė dollarė. Dhe gjatė viteve kur nuk i hynte asnjė gjemb nė kėmbė nga ligji, rreth vitit 1983, terreni u pėrdor edhe si aeroport ndėrkombėtar ku niseshin pėr ditė tre apo katėr avionė tė ngarkuar me kokainė.
Por kulmi i ekscentrizmit pėrbėhet nga kopshti zoologjik i fermės gjigante, ku Eskobar krijon koleksionin mė tė madh tė zogjve tė egėr nė vend. Aty gjendeshin edhe elefantė, gjirafa, hipopotamė e rinocerontė. Kopshti zoologjik mund tė shėrbejė si bazė pėr tė njohur karakterin e Pablos: njeri qė nuk njihte kurrfarė limiti. Kushėriri i tij, Haime Xhavira, tregon: "Kur kafshėt u zbritėn nga avioni qė i solli, na thanė se duhet tė dėrgoheshin nė Medelin pėr t‘iu nėnshtruar karantinės pėr masa sigurie. Pablo tha, ‘mirė dėrgojini‘. Mė pas gjatė natės hymė fshehurazi nė kopshtin zoologjik tė Medelinit dhe ndėrruam tė gjitha shpendėt e kafshėt me ekzemplarė tė faunės kombėtare. Problem kishim me zebrat se ato nuk kishim me ēfarė t‘i ndėrronim, nė mėnyrė qė kafazi i tyre tė mos mbetej bosh. Kėshtu qė dikujt i shkoi mendja tė blinte katėr mushka, tė cilat, gjatė kohės qė zebrat dėrgoheshin nė fermė, i lyem me vija, pėrpara se rojet tė zgjoheshin".
Vullneti i pathyeshėm i Eskobarit ishte po aq i dukshėm sa edhe lehtėsia me tė cilėn tėrhiqte kėmbėzėn. "Plata o Plomo" (paratė ose plumbin) ishte njė ndėr frazat e tij tė preferuara dhe shumė shpesh edhe fjalėt e fundit qė dėgjonte viktima. "Pengmarrjet ishin baza e krimeve tė Eskobarit nė Medelin. Nuk ishte droga biznesi i tij mė i rėndėsishėm, ishte mė fitimprurėsi. Merrte njerėz peng, kėrkonte shpėrblim nė kėmbim tė lirimit tė tyre dhe shpesh i vriste gjithsesi", tregon gjenerali Hugo Martinez.
Pasi u zgjodh si pjesėtar i Parlamentit (si kandidat i njė grupi liberal), Eskobari u kushtoi shumė energji dhe para impenjimeve sociale dhe nė vitin 1983, u shpall "Robin Hudi i Antiokuas" nga revista "Semana", mė e rėndėsishmja nė vend. Atėherė njė kilogram kokainė paguhej 80 mijė dollarė nė Nju Jork dhe diēka mė pak se 50 mijė dollarė nė Majami. Aeroporti i njė prej fermave tė tij punonte pa pushim gjatė tė gjitha orėve tė ditės.
"Spekter"
"Carpe Diem"
A ėshtė e saktė teoria e evolucionit tė Darvinit?
Para disa kohėsh, kryetari i masonerisė franceze, Quillardet, mjeshtėr i madh i Grand-Orientit de France,nė njė intervistė televizive kur erdhi nė Shqipėri tha shprehimisht qė "unė jam i shqetėsuar qė kanė dalė mjaft kundėr teorisė sė evolucionit tė Darvinit".
Por zoti Quillardet ka shprehur qartė pikėpamjet e tij ateiste, si dikur frymėzuesi i tij nė shekullin e 19-tė dhe njė ndėr teoricienėt e komunizmit Fridrih Engels, dhe kjo ėshtė e drejta e tij. Por edhe ne kemi tė drejtė tė shtjellojmė pikėpamjet tona.
- Sė pari, vetė Darvini, kur i erdhi koha e vdekjes ndoshta u pendua pėr ato qė ka thėnė dhe thirri priftin duke vėnė ungjillin nė gjoks pėr tė ndėrruar jetėn i qetė. Dhe nuk ėshtė pėr t’u ēuditur qė mjaft ateistė, kur u vjen koha e vdekjes, atėherė kanė njė ankth dhe pendohen pėr ateizmin e tyre. Kėshtu pėr shembull, kompozitori i njohur grek Miqis Theodhoraqis, kohėt e fundit nga njė komunist-ateist, kaloi nė fe duke prezantuar veten si njė besimtar i devotshėm ortodoks.
Mė tej, vetė Darvini, duke mos qenė i bindur nė vėrtetėsinė e teorisė sė tij nė kapitullin e titulluar "Problematikat e teorisė" shkruante: Nėse vėrtetohet qė formimi i njė organi kompleks,si pasojė e ndryshimeve tė vogla, tė njėpasnjėshme ėshtė i pamundur, atėherė teoria ime do tė shembet kategorikisht (Ēarls Darvin, Origjina e specieve, faqe 189, Botimi i parė anglisht).
Dhe mė tej, Darvini e shpreh kėtė pasiguri nė librin e tij me kėto fjalė: "Nėse vėrtetohet qė njė shumė e madhe llojesh qė i pėrkasin tė njėjtės klasė e kanė nisur jetėn bashkėrisht nė tė njėjtėn kohė, kjo do tė pėrbėnte njė goditje vdekjeprurėse pėr teorinė time tė evolucionit prej njė pasardhėsi tė pėrbashkėt me pėrzgjedhje natyrore".(Ēarls Darvin, Origjina e specieve, 1964, faqe 302, botim anglisht.)
Por mė fanatikė nė ateizmin e tyre kanė qenė neo-darvinistėt dhe mė herėt nga ata njė ndėr themeluesit e komunizmit shkencor, Fridrih Engels, qė nė veprėn e tij "Roli i punės nė transformimin e majmunit nė njeri", na predikoi qė paraardhėsit tanė kanė qenė majmunė, por unė do t’i pėrmend zotit Engels se komunizmi qė do tė ēlironte klasėn punėtore nga skllavėria u kthye nė njė sistem diktatorial, ku tė gjithė duhet tė lavdėronin dhe t’i bėnin iso ēdo mendimi dhe veprimi, qoftė edhe tė prapėt tė diktatorėve komunistė. Nė kėto raste, komunizmi e ka kthyer njeriun nė majmun, ndalohej ēdo mendim i lirė dhe ndėshkohej me heqje lirie dhe nė disa raste me eliminimin fizik. Nė kėto raste, instinktivisht nė sistemet diktatoriale komuniste shumė njerėz ktheheshin nė "aktorė" pėr tė mbijetuar.
Mė vonė, njė ateist darvinist Ernest Hoeckel, e ktheu njeriun nė makinė duke e barazuar njeriun me automobilat dhe nė ditėt e sotshme me kompjuterėt, gjė qė shkaktoi njė konfuzion, duke i prirur njerėzit drejt njė materializmi vulgar mekanistik.
Duke iu kthyer teorisė sė Darvinit dhe duke i bėrė idetė tona koncize, po citoj fjalėt e njė neo-darvinisti paleontolog, evolucionistit Colin Paterson, i cili thotė: "Asnjė nuk ka arritur tė prodhojė njė specie tė re me mekanizmin e pėrzgjedhjes natyrore. Asnjė nuk i ėshtė afruar sadopak njė gjėje tė tillė". Sot, kjo ėshtė tema mė e diskutueshme e neo-darvinizmit.
Bile shkolla ruse nė kohėn e Stalinit, ajo e Miēurinit dhe e Lisenkos, kur ishim nė shkollėn e mesme "Qemal Stafa”"nė Tiranė dhe mė vonė nė universitet, predikonte rolin e mjedisit si faktor kryesor nė formimin e llojeve, duke injoruar ligjet e gjenetikės.
Por kėto ligje, qė nė kohėn e botanistit austriak Gregor Mendel, u dhanė njė grusht tė fortė teorive evolucioniste tė Lamarkut dhe tė Darvinit: Shkenca e gjenetikės vėrtetoi qė nė fillimet e shekullit tė 20-tė se ishin genet ato qė transmetojnė nga brezi nė brez informacionin gjenetik (mė vonė u vėrtetua plotėsisht me zbulimin e ADN-sė nga Crick dhe Watson), dhe jo karakteristikat e fituara fizike siē thoshte Darvini dhe pasuesit e tij. Me fjalė tė tjera, speciet e reja qė krijohen nga karakteristikat e fituara gjatė jetės dhe tė transmetuara brez pas brezi ėshtė e pamundur. Pra, nuk mund tė pėrftohet njė shndėrrim pėrmes pėrzgjedhjesh natyrore siē postulonte Darvini, dhe mė tepėr pasardhėsit e tij.
Ndryshimet, qoftė dhe ato graduale nė ADN, qė quhen mutacione nė gjuhėn shkencore dhe veēanėrisht nė ARN dhe ribozomet, ēojnė nė drejtim tė degjenerimit dhe nė shfaqjen e sėmundjeve tė trashėguara nė shumicėn dėrrmuese tė rasteve.
Por kryesisht, tifozėt e Darvinit u mbėshtetėn nė format e ndėrmjetme tė specieve pėr tė vėrtetuar teorinė e evolucionit, pra nė kėrkimet e fosileve tė ndėrmjetme, kryesisht ndėrmjet majmunit dhe njeriut. Duke mos e zgjatur shumė historikun e kėtij problemi, ku u bėnė shumė supozime qė vėrtetonin teorinė e evolucionit, unė do tė trajtoj pėrfundimet domethėnėse tė kėtyre teorizimeve.
Po e fillojmė nga tė thėnat e vetė Darvinit, i cili thotė: ”Nėse nė tė vėrtetė njė lloj ėshtė shumuar nga njė lloj tjetėr me shndėrrime tė vogla, atėherė pėrse nuk hasim nė format kalimtare tė panumėrta? Nėse nevojitet ekzistenca e kėtyre formave, atėherė pėrse nuk i gjejmė tė groposura nė shtresat e tokės? Ēarls Darvin, Origjina e specieve,faqe 172,1964, botimi anglisht.
Dhe mė tej, evolucionisti, paleontologu Mark Czarnecki: ”Mbetjet fosile kanė pėrbėrė gjithmonė njė pengesė pėr vėrtetimin e teorisė. Kėto mbetje asnjėherė nuk kanė shfaqur gjurmėt e formave kalimtare siē ka supozuar Darvini. Llojet e gjallesave formohen njėherėsh dhe kjo gjendje e papritur mbart mendimin e krijimit, sipas tė cilit llojet e gjallesave janė krijuar nga ana e Zotit”.(Mark Chzarnecki, MC Leans, January 1981.)
Po pėrmendim disa rezultate pėr tė vėrtetuar mashtrimet e evolucionistėve.
- Fosili Pitdon, i parashtruar nga shkencėtari evolucionist Carls Davson mė 1912-n nė Angli, i cili u paraqit si forma kalimtare mė e rėndėsishme midis njeriut dhe majmunit, u ekspozua pėr mė shumė se 40 vjet nėpėr muze. Por pasi u riobservua fosili, mė 1949-n, nga ana e specialistėve u konstatua se ai ishte njė fosil artificial dhe se ishte i pėrgatitur nga montimi i nofullės tė njė orangutangu me njė kafkė njerėzore.
Mė spektakolare ėshtė njeriu Nebraska, qė u quajt formė e ndėrmjetme ndėrmjet majmunit e njeriut, nė bazė tė njė dhėmbi tė vetėm, dhe qė u emėrua me emrin latin Hesperopitekus Herilokuuki dhe nė bazė tė dhėmbit u bėnė vizatime imagjinare, por pak mė vonė u zbulua se dhėmbi qė ishte burim frymėzimi imagjinar pėr njeriun Nebraska i pėrkiste njė derri tė egėr, njė estradė e vėrtetė.
Dhe po e mbyllim kėtė shkrim me disa tė dhėna tė tjera:
- Neanderthal(qė e ka shumė dėshirė ta citojė zoti Engels)u paraqit si argument mė 1856-n,u tėrhoq nga literatura nė vitin 1960, ndėrsa shkolla e Hoxhės vazhdoi ta predikonte deri vonė.
- Piltdoen, pjesė kafke, u paraqit si argument mė 1912-n dhe u hoq nga literatura nė vitin 1953.
- Zinjantrophus, qė u paraqit si argument nė vitin 1959 dhe u hoq nga literatura nė vitin 1960.
- Ramapithecus u paraqit si argument mė 1964-n dhe u hoq nga literatura mė 1979-n... Edhe shumė shembuj tė tjerė.
Kėto janė tė mjaftueshme pėr t’i dhėnė pėrgjigje zotit Quillardet, megjithėse ka dhe shumė argumente tė tjera.
Kėshtu qė shqetėsimi i zotit Quillardet ėshtė i justifikuar, se edhe vetė e ndjen falsitetin e teorisė sė evolucionit tė Darvinit.
Nėse shqetėsimin e tij zoti Quillardet nuk do ta dominojė me arsyetimin logjik tė shėndoshė, unė si mjek do tė shtoj se ilaēe qetėsuese nė farmaci ka me shumicė pėr ēdo lloj shqetėsimi.
"Spekter"
"Carpe Diem"
A e keni ditur se....
Njė shtėpi mali ka dalė nė ankand nė Tenesi, SHBA por pėr shkak tė formės sė saj si disk fluturues tė zotėt nuk duan t’ia sheshin ndonjė banori tė Tokės, por preferojnė jashtėtokėsorėt. Shtėpia “zbriti” nė malin Signal tė Chattanooga-s nė vitin 1970, atėherė kur regjisorėt e filmit "Star Trek" xhiruan serinė e parė. Shtėpia qarkore, ultramoderne nė kohėn kur u ndėrtua, ėshtė e rrethuar me dritare tė vogla katrore dhe prozhektorė, dhe qėndron nė gjashtė kėmbė. Ajo ėshtė shumė katėrshe, me tre dhoma, dy banjė dhe me shkallė pėr tė hyrė, tė cilat hapem me shtypjen e njė butoni. Oferta fillestare ėshtė 100 mijė dollarė.
Angli, lidh unazėn e martesės tek tullumbacet me helium
Ėshtė njė nga momentet qė ēdo mashkull do t’i shkojė sipas planit. 28-vjeēari nga Londra kishte fshehur unazėn prej 12 mijė dollarėsh brenda njė tullumbaci tė lehtė. Ideja ishte qė tė pėlciste tullumbacen ndėrkohė qė i kėrkonte tė martoheshin. Por ndėrsa largohej nga dyqani, njė erė e fortė i rrėmben tullumbacin nga dora dhe sė bashku me to, edhe unazėn. "Nuk mė besohej. E pashė se si u ngrit nė ajėr gjithnjė e mė larg. U mundova dy orė ta ndiqja, por mė vonė hoqa dorė", thotė ai. "U ndjeva si planprishės. Unaza mė kishte kushtuar dhe e dija se e fejuara do mė vriste. Mu desh t’i tregoja gjithēka dhe tani nuk mė flet mė", shton ajo.
Lituani, gjobė kryeministrit se pi duhan
Kryeministri i Lituanisė do tė paguajė 290 euro (435 dollarė) pasi shkeli ligjin duke pirė duhan nė vend publik. Gerdiminas Kirkilas tha se ishte dakord tė paguajė gjobėn. "Vetė e kam fajin. Thjesht harrova se nuk mund tė pimė mė cigare brenda lokaleve. Do tė paguaj edhe gjobėn e lokalit", thotė ai. Ligji kundėr duhanit nė Lituani u miratua nė vitin 2006, dhe gjobit restorantet, baret dhe tė gjitha vendet publike qė lejojnė dikė tė pi duha. Kirkilas qėndronte pranė kryeministrit tė Letonisė, Ivars Godmanis nė kafe muajin e kaluar kur nė nė moment harrese ndezi cigaren.
Nxėnėsi padit mėsuesen se e zgjoi gjatė mėsimit
Njė nxėnės nė Konektikat ka paditur mėsuesen e tij, e cila bėri zhurmė pėr ta zgjuar kur pa se ai po flinte nė bankė gjatė orės sė mėsimit. Autoritetet e shkollės nė Danbury janė njoftuar se janė paditur nga njė nxėnės qė u tromaks pas zgjimit. Avokati i 15-vjeēarit Alan Barry thotė se Vinicios Robacher pėsoi dėmtime serioze nė daullen e veshit pėr shkak tė zhurmės qė bėri mėsuesja Melissa Nadeau. "Ajo pėrplasi pėllėmbėn e dorės nė bankė, duke bėrė njė zhurmė tė llahtarshme", sipas avokatit qė mbron klientin e mitur. Mėsuesja thotė se kėtė veprim e ka pėrsėritur shpesh, por deri tani nuk ishte ankuar askush.
Gjermani, shoferi thotė se po ngrohte veshin me celular
Njė shofer kamioni nė Gjermani u diktua nga kamerat duke folur nė celular gjatė udhėtimit. Justifikimi i tij, i cili s’mund tė vėrtetohet, ėshtė se po ngrohte veshin me celular. Gjykata nė Hamm pranoi pretendimin e Walter Klein, i cili tha se celulari ishte i sapokarikuar dhe me tė po ngrohte veshin e ftohtė. Kjo do tė thotė se ai nuk ka shkelur ligjin, i cili cilėson se shoferėt mund tė bėjnė telefonata vetėm me celularė me mikrofon. Klein, 43-vjeēar tha pėr gjykatėn: "Kisha dhimbje veshi dhe po mė pėrkeqėsohej, pasi kabina nuk ishte ngrohur ende, prandaj vura celularin nė vesh".
Gjermani, pensionisten e zė gjumi nė dyqanin e shtretėrve
Njė pensioniste gjermane duhet tė dėrgohej nė shtėpi nga autoritetet, tė cilėt e gjetėn nė shtratin e njė dyqani mobiliesh. Gertrude Muller, 72-vjeēare njoftoi sigurimin kur u zgjua nė dyqanin e qytetit Luebz. Pėr fat tė keq, dyqani ishte mbyllur dhe ajo kishte mbetur e vetme. Zėdhėnėsi i policisė thotė: "Me sa duket shtrati ndodhej nė njė cep tė dyqanit dhe stafi nuk e vuri re ndėrsa flinte pa bėrė zhurmė". Ajo ishte futur tė provonte dyshekun dhe thotė se e vetmja gjė qė i kujtohej ishte kur i kishte thėnė shitėsit sa i rehatshėm dukej.
Maqedoni, ariu arrestohet pėr gjithė mjaltin e vjedhur
Njė ari, i cili kishte kohė qė grabiste mjaltin e bletėve tė njė bletari, ėshtė dėnuar pėr grabitje dhe dėmtim kriminel nė Maqedoni. Por gjatė seancės sė gjyqit nė qytetin Manastir, i vetmi person qė mungonte ishte vetė ariu. Zoran Kiseloski thotė se ishte munduar mė kot ta mbante ariu larg duke vėnė muzikė popullore sa herė ai afrohej. "U mundova ta hutoja me muzikė dhe drita, se kisha dėgjuar qė arinjtė kanė frikė", thotė ai. "Prandaj bleva njė gjenerator dhe ndriēova gjithė fushėn", shton ai. Gjykata shpalli ariun fajtor dhe meqė pronari i specieve tė rrezikuara ishte shteti, vetė shteti do tė paguajė 1700 dollarė pėr dėmin e shkaktuar.
"Spekter"
"Carpe Diem"
Krijoni Kontakt