Close
Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 100
  1. #41
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Behrami me Zvicrėn nė miqėsore

    Zviceranėt nuk lėshojnė "pe" pėr mitrovicasin

    Driton Latifi

    Valon Behrami do t'i bashkohet kombėtares sė Zvicrės pas ftesės sė arritur nga trajneri Kobi Kuhn, pėr ndeshjen miqėsore tė 9 shkurtit, nė Dubai, kundėr Emirateve tė Bashkuara Arabe.
    "Behrami ka pasur njė sezon tė jashtėzakonshėm nė Serinė B tė Italisė, duke merituar njė rast pėr t'u grumbulluar,"- ka thėnė pėr mediat zvicerane trajneri i kėtij vendi, Kobi Kuhn.
    Futbollisti i Veronės, pėr tė cilin ishte folur mjaft gjatė merkatos sė dimrit nė Itali, me gjithė shprehjen e dėshirės sė tij pėr t'u veshur kuqezi, ka vendosur qė sė paku nė kėtė miqėsore t'i bashkohet futbollit helvetik.
    Valon Behrami, 19 vjeē, nė disa intervista pėr media tė ndryshme kishte shprehur dėshirėn e tij pėr tė veshur fanellėn e kombėtares sė Shqipėrisė, duke theksuar pėrherė se ėshtė shqiptar nga Kosova.
    Deri te njė kthim i tillė, sipas burimeve tė afėrta me lojtarin, tė cilin dje nuk arritėm ta kontaktojmė, ka ardhur edhe si pasojė e presionit qė ka pasur lojtari si dhe familja e tij, e cila prej 14 vitesh jeton nė Zvicėr.
    Njė miqėsore me kombėtaren e Zvicrės nuk besojmė se do t'i prishė Behramit rastin pėr tė veshur fanellėn kuqezi, pasi, sipas ligjit ekzistues tė FIFA-s, futbollisti nuk mund ta ndėrrojė ekipin pėrfaqėsuesen vetėm nėse ka luajtur nė njė ndeshje zyrtare pėr njė pėrfaqėsuese tjetėr. Ndonėse shpresat pėr veshjen kuqezi tė talentit mė tė madh tė futbollit nga Kosova po shuhen, do tė jetė zgjedhja personale e vetė atij, e cila do tė merret parasysh. Valon Behrami, deri mė tani, ka luajtur 16 ndeshje me pėrfaqėsueset U-17 dhe U-19 tė Zvicrės, por kohėt e fundit i ka refuzuar ftesat e ekipit

  2. #42
    R[love]ution Maska e Hyllien
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    Mobil Ave.
    Postime
    7,708
    Skandaloze jane keta ne Evrope. Ai nuk do te luaj me ta keta e marrin me zorr tjetrin. Medet
    "The true history of mankind will be written only when Albanians participate in it's writing." -ML

  3. #43
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Katastrofe e vertete,nuk ka fjale kete e ka konfirmuar edhe babai i Valonit,e ishalla e gjen ndonje angazhim ne klubin e Juventusit se vertete e meriton

  4. #44
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Zviceranėt nuk lėshojnė "pe" pėr mitrovicasin, por edhe FSHF-ja kėmbėngul 04-02-2005

    Behrami, me Zvicrėn apo me Shqipėrinė?????


    Sipas burimeve familjare tė Valon Behramit, ai do t'i bashkohet kombėtares helvetike pėr ndeshjen miqėsore me Emiratet e Bashkuara Arabe, e cila luhet mė 9 shkurt nė Dubai. Njė fakt tė tillė e ka mohuar mbrėmė presidenti i FSHF-sė, Armando Duka, i cili kishte komunikuar me kosovarin e Veronės Valon Behrami do t'i bashkohet kombėtares sė Zvicrės pas ftesės sė arritur nga trajneri Kobi Kuhn, pėr ndeshjen miqėsore tė 9 shkurtit, nė Dubai, kundėr Emirateve tė Bashkuara Arabe. "Behrami ka pasur njė sezon tė jashtėzakonshėm nė Serinė B tė Italisė, duke merituar njė rast pėr t'u grumbulluar,"- ka thėnė pėr mediat zvicerane trajneri i kėtij vendi, Kobi Kuhn. Futbollisti i Veronės, pėr tė cilin ishte folur mjaft gjatė merkatos sė dimrit nė Itali, me gjithė shprehjen e dėshirės sė tij pėr t'u veshur kuqezi, ka vendosur qė sė paku nė kėtė miqėsore t'i bashkohet futbollit helvetik. Valon Behrami, 19 vjeē, nė disa intervista pėr media tė ndryshme kishte shprehur dėshirėn e tij pėr tė veshur fanellėn e kombėtares sė Shqipėrisė, duke theksuar pėrherė se ėshtė shqiptar nga Kosova. Deri te njė kthim i tillė, sipas burimeve tė afėrta me lojtarin, tė cilin dje nuk arritėm ta kontaktojmė, ka ardhur edhe si pasojė e presionit qė ka pasur lojtari si dhe familja e tij, e cila prej 14 vitesh jeton nė Zvicėr. Njė miqėsore me kombėtaren e Zvicrės nuk besojmė se do t'i prishė Behramit rastin pėr tė veshur fanellėn kuqezi, pasi, sipas ligjit ekzistues tė FIFA-s, futbollisti nuk mund ta ndėrrojė ekipin pėrfaqėsuesen vetėm nėse ka luajtur nė njė ndeshje zyrtare pėr njė pėrfaqėsuese tjetėr. Ndonėse shpresat pėr veshjen kuqezi tė talentit mė tė madh tė futbollit nga Kosova po shuhen, do tė jetė zgjedhja personale e vetė atij, e cila do tė merret parasysh. Valon Behrami, deri mė tani, ka luajtur 16 ndeshje me pėrfaqėsueset U-17 dhe U-19 tė Zvicrės, por kohėt e fundit i ka refuzuar ftesat e ekipit tė U-21. Kuhn: Unė i sugjeroj Zvicrėn Nė njė program televiziv tė transmetuar nė njė kanal zviceran, trajneri i kombėtares sė Zvicrės, Kobi Kuhn, ka folur edhe pėr rastin e Valon Behramit. "Unė i kam thėnė Behramit se duhet tė mendohet mirė pėrpara se tė vendosė. Sigurish, unė nuk jam kundėr dėshirės sė tij, por personalisht do t'i sugjeroja tė zgjedhė Zvicrėn. Behrami ėshtė kandidat edhe pėr Europianin 2008." I ati i Behramit: Jemi nė udhėkryq Babai i Valon Behramit, Ragipi, ish-futbollist nė disa skuadra kosovare, ka konfirmuar pjesėmarrjen e birit tė tij me kombėtaren zvicerane nė Dubai. "Jemi vėrtet nė udhėkryq pėr sa i pėrket kėsaj ēėshtjeje. Unė si prind e kam shumė vėshtirė ta kėshilloj. Valoni do tė shkojė me kombėtaren zvicerane pėr kėtė ndeshje. Unė e vlerėsoj lart angazhimin e presidentit tė Federatės Shqiptare tė Futbollit, zotit Armand Duka. E kam lajmėruar edhe avokatin austriak Marian, qė e ka angazhuar FSHF-ja pėr kėtė ēėshtje. Valoni do tė shkojė, siē mė ka thėnė, edhe pėr tė shikuar se si do tė sillen me tė. Zgjedhja pėrfundimtare do tė jetė e vėshtirė pėr ne,"- ka thėnė Ragip Behrami, babai i Valonit. Duka: Behrami s'duhet tė luajė me dy porta Presidenti i Federatės Shqiptare tė Futbollit, Armand Duka, ishte vėnė nė dijeni pėr faktin se Behrami mund t'i bashkohet kombėtares zvicerane pėr miqėsoren e Dubait. Menjėherė pas kėsaj, ai kishte komunikuar pėrmes dikujt tjetėr me kosovarin e Veronės, tė cilit i kishte kėrkuar tė mos luante me dy porta, por tė zgjidhte kombėtaren pėr tė cilėn ka dėshirė tė luajė. "Unė i dėrgova mesazhin tim Behramit, pėrmes tė cilit i kėrkoj tė mos shkojė nė miqėsoren e Dubait. Ai mund tė gėnjehet nga fakti se bėhet fjalė pėr miqėsore dhe nuk digjet, por ne s'duam qė ai tė luajė me dy porta. Nėse ikėn nė kėtė miqėsore me Zvicrėn, e gjithė puna jonė shkon dėm. Mos harroni se ne kemi angazhuar njė avokat austriak pėr kėtė problem dhe i kemi bėrė kėrkesė Federatės Zvicerane tė Futbollit. Nėse Behrami dėshiron tė luajė me Zvicrėn, le tė luajė. Por ama tė na e kishte thėnė kėtė edhe neve qė nė fillim. Sidoqoftė, kjo nuk ka gjasa tė ndodhė. Vetė Behrami mė ka thėnė mbrėmė se nuk do tė marrė pjesė nė kombėtaren e Zvicrės nė kėtė miqėsore, pasi ėndėrron tė luajė me Shqipėrinė,"- ėshtė shprehur nėpėrmjet celularit tė tij presidenti Duka, i cili deri dje gjendej nė Zvicėr.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  5. #45
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ish-sulmuesi i pėrfaqėsueses sė Zvicrės, Milaim Rama, apelon te talenti ta zgjedhė Shqipėrinė 05-02-2005

    Rama: Behrami, mos e bėj gabimin tim!

    Driton Latifi


    Pasi ka provuar tė "digjet" vetė, Milaim Rama me zgjedhjen e Zvicrės para Shqipėrisė, tė premten ai i ėshtė drejtuar me njė apel talentit kosovar, Valon Behrami, qė tė mos e bėjė gabimin e tij, por tė vishet kuqezi. "Unė i kisha sugjeruar me plot besim Valonit qė tė zgjedhė Shqipėrinė para Zvicrės. Ai nuk e ka tė lehtė zgjedhjen, por Behrami nuk duhet harruar se ėshtė njė futbollist shumė i talentuar, pėr tė cilin kanė shprehur interesim shumė ekipe dhe nuk ka pse tė brengoset pėr tė ardhmen e tij. Unė pėr vete, sikur edhe njė herė tė zgjidhja, do tė kėrkoja tė luaja pėr Shqipėrinė",- ka deklaruar Milaim Rama, i cili me skuadrėn e tij po kthehej nga njė fazė pėrgatitore nė Norēia tė Italisė. Rreth ftesės qė i ka bėrė pėrzgjedhėsi Kuhn, sulmuesi 29-vjeēar, i lėnduar prej kohės te skuadra Augsburg e ligės sė tretė gjermane, shpjegon rastin me fjalėt se "zviceranėt e ftojnė vetėm pėr ta siguruar se nuk do t'u ikė, sikur rasti Vonlanthen, pastaj pas disa vjetėsh, nėse u nevojitet, e thėrrasin". "Behram, mos e bėj gabimin tim, unė gjithmonė kam patur dėshirė qė sė paku njė herė ta vesh fanellėn kuqezi, por pėr mua zviceranėt u interesuan mė herėt, ndėrsa unė gabova se atyre ua kisha dhėnė besėn. Rasti im ishte tjetėr, edhe ngaqė nuk e kisha perspektivėn tėnde. Por, unė kam thėnė edhe mė parė se sikur njė ditė biri im, Arlindi, tė bėhej futbollist do tė kėrkoja nga ai qė ta veshė fanellėn kuqezi, e jo ndonjė tjetėr. Nuk do tė dėshiroja qė ai ta bėjė gabimin tim",- ka pėrfunduar Rama, i cili thotė se ėshtė i bindur nė suksesin e Kombėtares kundėr Ukrainės: "Presim tė na gėzojė me fitore dhe kombėtarja t'i afrohet kreut tė renditjes". Milaim Rama ėshtė ftuar gjashtė herė nė pėrfaqėsuesen e Zvicrės, ndėrsa ka luajtur vetėm nė tri takime si zėvendėsues, duke patur njė paraqitje edhe nė Euro 2004, nė Portugali.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  6. #46
    ...........
    Anėtarėsuar
    24-12-2002
    Vendndodhja
    home
    Postime
    678
    Tifozet e Juventusit tani do jen edhe me krenar per skuadren e tyre

    Per ate Valonin urime, se i eshte realizuar endrra
    What we do does not define who we are. What defines who we are, is how we rise when we fall!!

  7. #47
    Djale i lehet Maska e Easyboy
    Anėtarėsuar
    10-08-2004
    Vendndodhja
    Ne mes te Alpeve, buze liqenit
    Postime
    11
    Sipas informatave te fundit Valon Behrami nuk do te luaj me Zvicren kunder Arabise ne ndeshjen miqesore per shkak te nje lendimi ne gju, shpresoj te mos luaj kurre per Zvicren por te kthet ne folen e shqiponjave aty ku e ka edhe vendin.

  8. #48
    ~Alb-Digital~ Maska e viganv
    Anėtarėsuar
    27-12-2004
    Vendndodhja
    Prishtinė
    Postime
    1,771
    Presidenti i klubit Verona ka bere te ditur se djaloshi 19 vjeqar Valon Behrami do te nenshkruaje per 2 vjetet e ardhshme per skuadren e Palermos,kurse pastaj siq duket Valoni do te luaj per Juventusin

  9. #49
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    I dhashtė Zoti njė karierė maramendėse,qė tė na bė krenar neve shqiptarėve.
    Forca Valon
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  10. #50
    cun flori Maska e gys_tironci
    Anėtarėsuar
    16-02-2005
    Vendndodhja
    m/karrike perballe pc ..
    Postime
    32
    Citim Postuar mė parė nga angelgirl
    Tifozet e Juventusit tani do jen edhe me krenar per skuadren e tyre

    Per ate Valonin urime, se i eshte realizuar endrra
    Po normale ske cfar thuan per JUventusin lal,,,,krenar jemi edhe krenar do mbetemi me ket ekip flori. ciao
    Most football teams are temperamental. That's 90% temper and 10% mental.

Faqja 5 prej 10 FillimFillim ... 34567 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Foto nga fotomodeli dhe fotografi Nexhat Behrami
    Nga vajza_pr nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 07:20
  3. Zvicra - UKRAINA (0:3 Pen)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-06-2006, 01:21
  4. Kombėtarja Shqiptare - (Lajme)
    Nga zeus nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 16:22
  5. Talentėt e rinjė, kandidatė pėr Kombėtaren!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •