Zviceranėt nuk lėshojnė "pe" pėr mitrovicasin
Driton Latifi
Valon Behrami do t'i bashkohet kombėtares sė Zvicrės pas ftesės sė arritur nga trajneri Kobi Kuhn, pėr ndeshjen miqėsore tė 9 shkurtit, nė Dubai, kundėr Emirateve tė Bashkuara Arabe.
"Behrami ka pasur njė sezon tė jashtėzakonshėm nė Serinė B tė Italisė, duke merituar njė rast pėr t'u grumbulluar,"- ka thėnė pėr mediat zvicerane trajneri i kėtij vendi, Kobi Kuhn.
Futbollisti i Veronės, pėr tė cilin ishte folur mjaft gjatė merkatos sė dimrit nė Itali, me gjithė shprehjen e dėshirės sė tij pėr t'u veshur kuqezi, ka vendosur qė sė paku nė kėtė miqėsore t'i bashkohet futbollit helvetik.
Valon Behrami, 19 vjeē, nė disa intervista pėr media tė ndryshme kishte shprehur dėshirėn e tij pėr tė veshur fanellėn e kombėtares sė Shqipėrisė, duke theksuar pėrherė se ėshtė shqiptar nga Kosova.
Deri te njė kthim i tillė, sipas burimeve tė afėrta me lojtarin, tė cilin dje nuk arritėm ta kontaktojmė, ka ardhur edhe si pasojė e presionit qė ka pasur lojtari si dhe familja e tij, e cila prej 14 vitesh jeton nė Zvicėr.
Njė miqėsore me kombėtaren e Zvicrės nuk besojmė se do t'i prishė Behramit rastin pėr tė veshur fanellėn kuqezi, pasi, sipas ligjit ekzistues tė FIFA-s, futbollisti nuk mund ta ndėrrojė ekipin pėrfaqėsuesen vetėm nėse ka luajtur nė njė ndeshje zyrtare pėr njė pėrfaqėsuese tjetėr. Ndonėse shpresat pėr veshjen kuqezi tė talentit mė tė madh tė futbollit nga Kosova po shuhen, do tė jetė zgjedhja personale e vetė atij, e cila do tė merret parasysh. Valon Behrami, deri mė tani, ka luajtur 16 ndeshje me pėrfaqėsueset U-17 dhe U-19 tė Zvicrės, por kohėt e fundit i ka refuzuar ftesat e ekipit
Krijoni Kontakt