Close
Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 100
  1. #1
    une jam
    Anėtarėsuar
    09-01-2003
    Postime
    290

    Valon Behrami

    Behrami, il colpo di Moggi
    27 12 2004


    La Juventus pensa al futuro e le ultime trattative che riguardano la squadra di Torino ne sono la chiara dimostrazione.


    Valon Behrami, 19 anni Grazia Neri
    Luciamo Moggi ha sempre grande attenzione per i giovani talenti e spesso riesce, grazie alla sua abilitą e alla sua fitta rete di osservatori ad anticipare la concorrenza.

    Sembra questo il caso di Valon Behrami, centrocampista del Verona, che si sta rivelando come uno dei giocatori pił interessanti della serie cadetta.

    Behrami, 19 anni, č un centrocampista destro con spiccate doto offensive e nel 4-3-3 di Ficcadenti esalta le sue caretteristiche tecniche. Il ragazzo ha passaporto svizzero, pur essendo di origini kosovare, e ha gią debuttato nell'Under 21 rossocrociata.

    Molte squadre inglesi, tra cui Liverpool e Tottenham, avevano messo gli occhi su dui lui gią due ani fa quando il Genoa lo prelevņ dal Chiasso per pochi euro.

    Trovando poco spazio nel club ligure, quest'estate il Verona lo ha preso in prestito con diritto di riscatto e con la squadra scaligera sta trovando la sua piena consacrazione. Ora aspetta solo il grande salto nella massima serie.

    Moggi e Capello hanno visionato diverse cassette del giocatore e hanno subito espresso un giudizio positivo. La Juve potrebbe bloccarlo a gennaio e lasciarlo a Verona sino al termine della stagione.

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Behrami ėshtė lojtar klas.
    Shpresoj nqs ky transfer realizohet tė ketė shansin tė luaj.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Juventus kerkon Valon Behramin
    E Marte, 28 Dhjetor 2004
    Shqiptari nga Kosova, Valon Behrami mund te behet shume shpejt lojtar i Juventusit. Kete e ka shkruar dje adresa italiane e lajmeve "Virgilio Notizie". Sipas kesaj adrese, Luciano Moggi, drejtuesi i larte juventin, eshte i interesuar per Behramin, qe ka pasaporte zvicerane dhe shpreson ta sjelle sa me shpejt ne Torino. "Luciano Moggi, - shkruan "Virgilio", - ka gjithnje vemendje te madhe per talentet e rinj dhe shpesh arrin, fale aftesise se tij dhe rrjetes te dendur te vezhguesve, te fitoje ndaj konkurrences. Ky duket edhe rasti i Valon Behramit, mesfushor i Verones, qe po del si nje nga lojtaret me interesante te kategorise se dyte". "Djaloshi, 19 vjec, - vazhdon adresa, - ka pasaporte zvicerane, ndonese ka origjine kosovare. Shume skuadra angleze, mes te cilave edhe Liverpool e Tottenham i kishin vene syte mbi te, qe dy vjet me pare, kur Genoa e mori nga Chiasso (Zvicer), per pak euro. Pasi nuk gjeti shume hapesire ne klubin ligur, Verona e mori kete vit, si huazim, me te drejte kthimi dhe me skuadren "skalixhere" ai po gjen lulezimin e tij te plote. Tani ai prźt vetem kercimin e madh drejt serise superiore (Serise A)".

    "Moggi dhe Capello, - vazhdon "Virgilio", - kane vezhguar disa kaseta te lojtarit dhe kane shprehur menjehere gjykim pozitiv. Juventus mund ta bllokoje qe ne janar dhe ta lere ne Verona deri ne fund te sezonit".

    Behrami ka shenuar nje gol me Veronen dhe eshte shpallur si lojtari me i mire sipas tifozeve, ndersa po perpiqet te siguroje mundesine e aktivizimit me kombetaren shqiptare, ne vend te asaj zvicerane.

    Nese do te arrinte te vishte bluzen bardhezi te Juventusit, Behrami do te behej shqiptari i dyte ne ate klub, pas Riza Lushtes, qe luajti per Zonjen e Vjeter ne vitet 1940-43. Ashtu si Behrami, edhe Lushta ishte shqiptar nga Kosova, ndonese me pare kishte luajtur ne Shqiperi, me Tiranen.

    Perg.B.Kuka

    Bravo Valon Behrami, tash do tė luaj edhe pėr kombėtare. Edhe Erion Bogdani me lojėrat e tia tė mrekullueshme shumė shpejt do tė kaloj te ndonjė superekip.

    Shumė suksese gjithė shqiptarėve kudo qė janė dhe me ēkado (tė ligjshme dhe ndershme, natyrisht) qė mirren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga dodoni : 28-12-2004 mė 03:14
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  4. #4
    Gone Maska e MiLaNiStE
    Anėtarėsuar
    19-05-2003
    Vendndodhja
    dónde ustedes no me puede ver
    Postime
    1,770
    urrraaaaaaa shyqyr e di sa mu bo qefi me verte

    po ishalla po vjen ke milani se athere e du ene mo shum

  5. #5
    BluEyEsS * AnGel Maska e KoTeLja_VL
    Anėtarėsuar
    26-08-2003
    Vendndodhja
    nel mio piccolo mondo
    Postime
    683
    Mire fare ... suksese duke shpresuar
    per pjesemarjen e tij te shpejt

  6. #6
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Ēela: Behrami, i gatshėm pėr ne

    "Tani do t'i drejtohemi zyrtarisht FIFA-s"

    Besnik Ēela, shefi i sektorit tė ekipive kombėtare nė Federatėn Shqiptare tė Futbollit, ka pėrfunduar vizitėn nė Kosovė, ku kontaktoi me kosovarin Valon Behrami, i dėshiruar nga trajneri i kuqezinjve, Hans Peter Brigel. Ēela ka pėrfunduar pjesėn mė "tė lehtė" tė misionit tė tij, pasi tani fillon mė e vėshtira, veshja e kosovarit me ngjyrat kuqezi. Shefi i skuadrave kombėtare shkoi nė Prishtinė pėr tė biseduar me lojtarin, lidhur me gatishmėrinė e tij pėr tė luajtur me Shqipėrinė, nė vend tė Zvicrės, vendi ku ai ėshtė rritur dhe ka nisur futbollin. Me kthimin nga Kosova, Ēela shprehet i kėnaqur lidhur me gatishmėrinė e futbollistit tė Veronės pėr tė luajtur me kombėtaren shqiptare.

    "Behrami ishte njė djalosh shumė i edukuar dhe i qetė, me tė cilin biseduam shtruar dhe hapur",- rrėfen pėrshtypjet e para shefi Ēela. "Mė pėlqeu qė ai ishte plotėsisht i gatshėm pėr tė luajtur me Shqipėrinė, madje mė tha se e dėshironte mė shumė se ēdo gjė tjetėr". Kjo dėshirė e Behramit nuk ėshtė diēka e re, pasi kosovari e ka shprehur edhe mė parė, por problemi qėndron nė faktin qė ai ka luajtur me U-19 tė Zvicrės. Ēela pohon se kjo ėshtė edhe pjesa mė e vėshtirė. "Fakti qė ai ka luajtur me Zvicrėn e vėshtirėson shumė punėn. Rregulli i FIFA-s ėshtė taksativ, nuk lejon ndryshimin e federatės nėse nuk i ke pasur tė dyja pasaportat nė kohėn kur je aktivizuar me njė skuadėr kombėtare. Kur ka luajtur pėr herė tė parė me tė rinjtė e Zvicrės, ai nuk ka pasur pasaportė shqiptare dhe kjo ėshtė njė pengesė serioze". Por Ēela shton se FSHF do tė bėjė gjithēka ėshtė e mundur pėr tė marrė talentin shqiptar. "Tani topi ėshtė nė fushėn tonė. Ne u siguruam pėr dėshirėn e tij dhe tani duhet tė bėjmė gjithēka qė t'i mbushim mendjen FIFA-s tė lejojė ndryshimin". Sipas Ēelės, nuk ka ndonjė shteg ligjor nė rregulloren e FIFA-s, por "pėr ne ėshtė thelbėsore dėshira e lojtarit, dhe fakti qė nė momentin kur zgjodhi Zvicrėn ai ka qenė shumė i ri. Shpresojmė shumė qė FIFA tė na kuptojė dhe tė japė njė vendim tė favorshėm pėr ne". Ēela shton se ėshtė nė pritje nė ēdo moment tė marrjes sė dokumentacionit pėrkatės nga Behrami, si dhe tė kėrkesės sė tij, drejtuar Sekretariatit tė FIFA-s. "I pres nė ēdo ēast. Sapo t'i marrim nė dorė, do t'ia nisim urgjent FIFA-s, ndėrkohė qė vetė Behrami do tė njoftojė zyrtarisht Federatėn Zvicerane pėr kėtė ēėshtje", pėrfundon Ēela.

    Rregulli i FIFA-s

    Nėse lojtari ka mė tepėr se njė nėnshtetėsi, apo nėse fiton njė nėnshtetėsi tė re, apo nėse mund tė aktivizohet pėr disa federata pėr shkak tė nėnshtetėsisė, aplikohen pėrjashtimet e mėposhtme: Njė lojtar mund tė ushtrojė tė drejtėn pėr tė ndryshuar federatėn nėse nuk ka luajtur nė nivelin A pėr federatėn e tij aktuale dhe nėse i ka pasur kėto nėnshtetėsi nė kohėn e aktivizimit tė plotė apo tė pjesshėm nė njė ndeshje ndėrkombėtare nė njė kompeticion zyrtar tė ēfarėdo kategorie. Ndryshimi nuk lejohet gjatė eliminatoreve tė njė kompeticioni … nėse lojtari ėshtė aktivizuar gjatė kėtij kompeticioni.
    Dritan Ikonomi (Gazeta Shqiptare)

    Disa futbollistėve kroatė dhe tė tjerė nė kėshtu raste sikur tė Valon Behramit u ėshtė plotėsuar kėrkesa pėr tė luajtur pėr kombėtaren e tyre, shto kėtu edhe ēėshtjen e Dardanisė qė ėshtė nė favor tė Valon Behramit dhe tė kombėtares sonė. Kėshtu qė, kėrkesa e tij duhet tė miratohet shpejt nga FIFA dhe Valon Behrami do tė jetė nė gjendje tė luaj edhe nė ndeshjen e ardhshme ndaj Ukrainės.
    Sipas disa info. qė gjeta unė, Juventus ka paguar 5.8 milionė euro Gjenovan pėr kartonin e tij.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  7. #7
    DuRrEsAk&MoDeRaToR Maska e Bledari
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Durres - Shqiperi
    Postime
    2,071
    Sic thone disa shpresa vdes e fundit kshu qe i urojme fat

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mediat italiane dhe vetė 19-vjeēari kosovar i Veronės konfirmojnė interesimin e Luēiano Moxhit 28-12-2004

    Juventusi kėrkon Valon Behramin

    Driton Latifi


    "Juventusi ėshtė duke menduar pėr tė ardhmen. Thėnė mė mirė, krerėt e skuadrės bardhezi janė tė interesuar pėr njėrin ndėr talentet mė brilantė nė Serinė B. Quhet Valon Behrami, 19?vjeēar, mesfushor i djathtė, shpeshherė edhe ofensiv, i vlerėsuar lart nė kėtė gjysmėsezoni nga trajneri i Veronės, Masimo Fikadenti, dhe specialistė tė tjerė tė futbollit italian. Behrami ka pasaportė zvicerane (tashmė ka debutuar nė kombėtaren U-21 tė kėtij vendi), mirėpo prindėrit e tij janė me origjinė nga Kosova." Kėshtu shkruante ditėt e fundit e pėrditshmja sportive italiane "Tuttosport". Mė tej, e pėrditshmja sportive italiane nė fjalė vazhdon: "Valoni nga brenda ndihet shqiptar dhe nė fakt ėndrra e tij ėshtė tė debutojė me kombėtaren e Shqipėrisė, qė e konsideron vendin amė. Nė bazė tė normave tė reja tė FIFA?s, futbollistėt qė njė herė kanė luajtur nė njė seleksion tė rinjsh tė njė vendi tė caktuar, u lejohet tė ndėrrojnė nacionalitetin pėr tė veshur fanellėn e kombėtares A tė vendit nga vijnė. Sikurse duket, 19-vjeēarit tė Veronės sė shpejti do t`i plotėsohet kjo dėshirė. Deri nė pėrfundim tė fazės sė parė tė kėtij kampionati, Seria B, Behrami ėshtė paraqitur mjaft mirė. Ka luajtur 17 ndeshje si titullar i padiskutueshėm, duke shėnuar edhe dy gola. Ai ėshtė huazuar nga Xhenoa. Sinjalizimet e para pėr talentin e Behramit i ka dhėnė Edi Reja, i cili ia ka sugjeruar shokut tė tij, trajner te Juventusi, Fabio Kapelo. Reja tani vetė ėshtė pa skuadėr, pasi mė parė kishte nxjerrė Kaljarin nė Serinė A. Axhentėt e Juventusit menjėherė janė vėnė nė lėvizje. Vetė Luēiano Moxhi (drejtor teknik i Juves) ka studiuar disa kaseta tė Behramit, sė bashku me trajnerin Fabio Kapelo. Kjo ka qenė "dashuri me shikim tė parė". Krerėt e Juves kishin mbetur tė entuziazmuar me Behramin, tė cilėt nuk janė tė vetmit qė shkojnė pas gjurmėve tė mesfushorit kosovar nga Mitrovica," - vijon nė shkrimin e tij "Tuttosport"-i. "Ditė mė parė, skuadra e njohur nga Anglia, Totenham Hotspur, kishte bėrė njė ofertė pėr futbollistin kosovar. Operacioni do tė mund tė zhvillohej kėsisoj: presidenti i Veronės, Giambattista Pastorello, do tė duhej qė sė pari tė paguante dėmshpėrblimin e Behramit te Xhenoa, ndėrsa mė pas t'ua shiste anglezėve. Por nė kėtė biznes ėshtė pėrzier edhe Juventusi, qė mban raporte tė shkėlqyeshme me Xhenoan dhe presidentin e saj, Enriko Preciosi. Jo rastėsisht, verėn e kaluar, bardhezinjtė dhe gjenovezėt kanė shkėmbyer raporte privilegjuese nė sektorin e tė rinjve, derisa kohėve tė fundit ėshtė folur pėr njė transferim tė mundshėm, nė formė tė huazimit tė Mark Iulianos nė skuadrėn e trajnerit Serse Kozmi," - thuhet mė tej nė "Tuttosport". - Ofensiva e Juventusit pėr Behramin ėshtė shumė e fortė dhe kjo tregon sesa i vlefshėm ėshtė ky futbollist nė merkaton italiane. Vetė Kapelo mendon se Behrami mund tė jetė pasardhės i Mauro German Kamoranezit (gjithashtu i ardhur nga Verona), por jo vetėm kaq. Kapelo ēmon shumė edhe aftėsitė e tij taktike. Behrami do tė mund tė aktivizohej edhe nė pozicionet mė qendrore, siē ndodh shpesh te Verona, kur duhet tė angazhohet nė mbulimin e lojtarėve kundėrshtarė, pėr t`i ndihmuar bashkėlojtarėt e tij. Fikadenti, nė fakt, Behramin e vendos mesfushor tė tretė tė djathtė dhe nė kėtė rol ka treguar aftėsitė e tij tė jashtėzakonshme prej futbollisti, derisa vitin e kaluar ishte mė pak i dobishėm nė pozicionin e mesfushorit tė jashtėm me sistemin 4?4?2," - pėrfundon "Tuttosport"-i. Behrami: A i thuhet Juves "jo"? Paskėsh qenė shkruar qė fundviti i 2004-ės tė sillte jo pak surpriza pėr 19-vjeėarin kosovar tė Veronės nė Itali, Valon Behrami. Ky i fundit, sapo ka mbyllur fazėn e parė me skuadrėn e tij nė Serinė B, ėshtė gjendur para interesimit tė trajnerit tė kombėtares shqiptare, Hans Peter Brigel dhe drejtuesve tė FSHF-sė. Ka realizuar takimin me Besnik Ēelėn, shefin e sektorit tė ekipeve kombėtare shqiptare nė futboll, ka nisur tė pėrgatisė dokumentacionin qė i duhet t'i paraqesė Federatės Zvicerane tė Futbollit dhe FIFA-s, me dėshirėn qė tė vishet sa mė parė kuqezi, dhe tashmė njė tjetėr "dhuratė" i mbėrrin nė prag tė Vitit tė Ri. Valon Behrami ėshtė njoftuar nga menaxheri i tij se kishte marrė njė ofertė nga klubi i madh torinez, Juventus. "Eshtė njė ofertė, tė cilėn do ta diskutoj me menaxherin tim, pasi tė pėrfundojė sezoni nė Itali. Preferoj shumė futbollin anglez pėr ta vazhduar karrierėn, por a i thuhet Juves "jo"? Eshtė njė ofertė qė do ta konsideroja tė barasvlershme pėr nga rėndėsia me atė tė kombėtares shqiptare," - ka thėnė 19-vjeēari mitrovicas i Veronės rreth ofertės sė Juves. Lushta, mitrovicasi i parė te Juve Njė angazhim i mundshėm i Valon Behramit nė radhėt e Juventusit do tė mund tė pėrsėriste historinė e njė futbollisti tjetėr mitrovicas te bardhezinjtė. Riza Lushta ka luajtur nė fillim tė viteve '40 nė radhėt e Juventusit, me tė cilin kishte fituar Kupėn e parė tė Italisė pėr klubin juventin. Nė finalen e vitit 1942, Juventus?Milan (4-1) Lushta kishte shėnuar tre gola. Lushta ėshtė akoma ndėr 10 lojtarėt mė tė mirė tė Juventusit tė tė gjitha kohėrave. Pėr katėr vjet te Juve, Lushta ka zhvilluar 95 ndeshje, duke shėnuar gjithsej 56 gola.
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    ajde ec aty Juvja e bleu dhe Behramin mu be qefi shume kur e lexova urime ketij talenti te ri....

  10. #10
    -==|ylli_forumit|==- Maska e ElMajico
    Anėtarėsuar
    11-07-2004
    Vendndodhja
    [Milano].Me Zemer Atje...Tek e Vjetra e Bukura [Shqiperi!!!]
    Postime
    1,042
    ia dhe te dhenat....
    Fotografitė e Bashkėngjitura Fotografitė e Bashkėngjitura  

Faqja 0 prej 10 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. SS Lazio
    Nga Sherri nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 336
    Postimi i Fundit: 22-08-2019, 11:54
  2. Foto nga fotomodeli dhe fotografi Nexhat Behrami
    Nga vajza_pr nė forumin Albumi fotografik
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 27-01-2007, 07:20
  3. Zvicra - UKRAINA (0:3 Pen)
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 27-06-2006, 01:21
  4. Kombėtarja Shqiptare - (Lajme)
    Nga zeus nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 158
    Postimi i Fundit: 01-03-2006, 16:22
  5. Talentėt e rinjė, kandidatė pėr Kombėtaren!
    Nga Davius nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 22-02-2006, 12:30

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •