Heroi i betejave tė huaja
Shkruan: Kim Mehmeti
Shqiptarėt e pritėn si atė qė duhej t’ua kthejė besimin nė vetvete, qė duhej t’ua shėronte dinjitetin dhe krenarin e lėnduar, si njeri rreth tė cilit do grumbulloheshin tė gjithė ata qė donin tė japin kontributin e vet nė zhvillimin e shoqėrisė sė shqiptarėve tė Maqedonisė. Pra, Arbėr Xhaferi u rikthye nė Tetovė si i gjatėpritur, i cili duhej t’i legjitimojė shqiptarėt e kėtushėm si popull qė ka vlera, edhe pse nuk ishin tė paktė ata qė e dinin se ai kurrė nuk do e braktiste Prishtinėn, sikur atje tė mos ndjehej si peshk i vogėl nė akuariumin pėrplot me peshq tė mėdhenj politik, siē ishin Fehmi Agani i gjeneratės sė vjetėr dhe Veton Surroi i brezit qė vinte. Ai u kthye nė Tetovė me valixhe tė zbrazėta sa i pėrket ndonjė aktiviteti tė mėparshėm politikė, e qė ishte shenjė njohėse e gjeneratės qė u dėshmua nė vitet e tetėdhjeta si mbrojtėse e interesave tė shqiptarėve tė ish – Jugosllavisė. Por, edhe si i tillė, ai ishte i nevojshėm pėr kėto hapėsira tė lėna si arė pa pronarė. Pra, edhe si i tillė, ai asokohe e kishte kuptuar se personalitet bėhen ata qė nė momentin e duhur dinė tė bėjnė veprimin qė do i rreshtojė aty nga mė lehtė do mund t’i kapė objektivi i historisė.
E nė fillim tė dekadės sė fundit tė shekullit tė njėzetė, Arbėr Xhaferi mirė e kishte vlerėsuar se mė lehtė do e kishte tė bėhet “hero” nė njė hapėsirė “pasive”, siē ishte asokohe shoqėria e shqiptarėve tė Maqedonisė, se sa nė njė Kosovė ku ai gjithmonė do mbetej njė nga te “tė tjerėt”. Andaj, posa e thirrėn qė tė ktheje, ai erdhi nė Tetovė si i ftuari qė mezi kishte pritur t’i kthehet vendlindjes. I porsaardhuri nga Prishtina gjithashtu mirė e kishte vlerėsuar se shqiptarėt e Maqedonisė ishin lodhur nga inferioriteti politik i udhėheqėsve tė tyre partiak, dhe mezi prisnin tė vijė ndonjė prijės i ri qė denjėsisht do qėndrojė ulur pranė rivalėve tė vetė tė etnitetit maqedonas. Kėshtu qė Arbėri e kishte “fronin” e lirė kur arriti nė Maqedoni. Dhe jo vetėm fronin, por shumėēka ishte nė favor tė tij, sepse shqiptarėt e kėtushėm ishin nė “nokdaun” politik, andaj nė “ringun” ndėretnik do mund te shkėlqente cilido “arbėr” qė e dinte ē’ėshtė “arbėria”.
Pra, nė fillim tė dekadės sė fundit tė shekullit tė njėzet, Arbėr Xhaferi erdhi nė Tetovė si heroi i gjatėpritur. Si i tillė, ai mbase dėshtoi qysh nė fillim kur, nė vend qė tė bėjė atė qė pritej prej tij - tė ruaj unitetin e partisė mė tė madhe tė atėhershme, dhe t’i ribashkoj rrymat e PPD-sė qė grindeshin mes veti – ai shumė shpjet u bė krahė i pėrēarėsve tė kėsaj partie. Gjė e cila i hutoi shqiptarėt e kėtushėm, por i qėndruan mbrapa mbase shkaku se ata qė asokohe ktheheshin nga Prishtina, nuk kishin nevojė tė “japin provimin e atdhetarisė” si ata tė mbeturit kėtu, se vetė ardhja nga Kosova e pėrvuajtur ua kishte dhėnė “licencėn” e atdhetarit dhe patriotit. Dhe kur shqiptarėt dolėn nga hutesa, Arbėr Xhaferi mė kishte harruar pse e kishin thirrur, dhe kishte dalė nė krye tė Partisė pėr Prosperitet Demokratik tė Shqiptarėve. Parti e cila do udhėhiqet nga ai, por mbase do mbetet pronė private e nėnkryetarit tė saj edhe nė vitet e mėvonshme kur do e ndėrrojė emrin nė PDSH. Dhe siē duket, nė kėtė “kompani aksionarėsh” qė e kontrollonte nėnkryetari i kėsaj partie, Arbėr Xhaferit qysh nė fillim i ishte caktua roli i “aksionarit” qė kishte pėr detyrė t’u jep legjitimitet dhe shpjegim “atdhetarė” veprimeve tė njė grupi njerėzish, tė cilėve askush nuk u kishte treguar se nė politikė ekzistojnė dy rrugė: ajo qė tė ēon drejtė tė mirės kolektive, dhe ajo qė tė ēon drejtė mirėqenies personale. Se ata qė ecin rrugės sė parė janė politikanė, e kėta qė ecin drejtė profiteve personale quhen manipulues me ndjenjat kolektive. Kėshtu qė Arbėr Xhaferi u bė ombrellė e tė gjithėve nė kėtė parti, e vet ai ndoqi krejt njė rrugė tjetėr: nė Maqedoni vepronte si politikan i heshtur qė nuk dinte ēka bėnin shokėt e tij partiak, e jashtė saj si vlerėsues i rrjedhave politike nė rajon. Me ēka arriti qė papėrgjesinė e vet politike, ta mbulojė me llafazanin joshėse. Mbase kjo i ndodhi edhe shkaku se ai – si edhe shumė tė tjerė – nuk e dinte se profesioni i politikanit dhe i opinionistit tė lirė, janė aq tė largėt sa i futbollistit dhe i publikut. Dhe kėshtu ai u bė vlerėsues i gjithė tė tjerėve dhe harroi ta peshojė vetveten. Harroi se peshorja me tė cilin e masnin shqiptarėt e Maqedonisė, ishte krejt ndryshe nga ajo qė e maste Tirana, se kėtu nuk vlenin analizat gazetareske, por ajo se sa ishte pėrmisuar situata e tyre. Mbase shkaku i kėsaj harrese, partia e tij edhe kurrė nuk arriti tė fitojė zgjedhjet parlamentare nė bllokun partiak shqiptarė.
Pa dyshim se Arbėr Xhaferi bėri atė qė do mbetet tipare njohėse e shumė politikanėve shqiptarė tė fundshekullit tė njėzet dhe tė dekadės sė par tė mileniumit tė tretė: tė bėhen veprimtarė me pėrmasa mbarėkombėtare, duke mos pasur pas vetes thuajse asnjė rezultat konkret politik aty ku veprojnė. I veshur mjeshtėrish me petkun e llafazanisė dhe i stolisur me diademėn e pakontestueshme tė njė mendimtari tė kthjelltė, i cili nė kohėn e duhur e thotė atė qė dėshiron ta dėgjojnė shqiptarėt nė Tiranė apo nė Prishtinė, ai nė krye tė partisė sillej si bashkėpronarė i cili mezi e kishte kuptuar se emėr i famshėm nė kėto vise bėhet edhe ai qė mė sė shumti e pėrmendin tė paditurit. Dhe pėrderisa Prishtina e njihte “mallin” qė ua kishte kthyer shqiptarėve tė Maqedonisė, nė Tiranė ai shumė shpejtė u bė “strategu me pėrmasa” mbarėshqiptare, tė cilit duhej pa fjalė t’i pėrkuleshin tė gjithė qė kishin emėr e mbiemėr. E Arbėri kėtė e arriti fal njė dhuntie tė cilėn nuk mund t’ia mohojė askush: mjeshtėria t’i pėrdorė mediat, ku edhe nuk paraqitet si veprimtarė aktiv nė politikė, por thuajse ėshtė “vėzhgues” i Kombeve tė Bashkuara qė ka ardhur kėtu sa tė zbardhte realitetin e shoqėrisė shqiptarė. Dhe si i tillė, ai mbase do mbetet ndėr analistėt mė tė mirė tė viteve tė fundit, si vlerėsues se si duhet tė veprojnė shqiptarėt kudo qė janė, por duke ua treguar kėtė pasi qė ata kishin pėrfunduar betejėn politike. Pra, fare nuk ėshtė e pakuptueshme pse Tirana e adhuron, pse Prishtina sillet ndaj tij me mospėrfillje, ndėrsa nga disa mjedise tė shqiptarėve tė Maqedonisė merr kritika. Sepse opinioni i Tiranės atė e vlerėsonte si analist tė spikatur, Prishtina e kujton si “a edhe ai u bė dikushi”, ndėrsa shqiptarėt e Maqedonisė e vlerėsojnė si kryetarė tė njė partie. Andaj, mund tė thuhet se kishte tė drejtė edhe Tirana qė e mbante pėr mendimtarė tė ndritur edhe ata shqiptarė tė Maqedonisė qė e vlerėsonin si politikan tė dėshtuar. Sepse si analistė Arbėr Xhaferi ishte dhe mbeti i pashoq, e si udhėheqės partiak, nuk shkoi mė larg se tek kallaballėku i klubit tė politikanėve shqiptarė, e qė i solli me vete shtrėngata e tranzicionit.
Sa i pėrket analistit Arbėr Xhaferi, ai arriti t’i mbrojė suksesshėm tė gjitha veprimet e PDSH-sė. Por edhe kėtė e bėnte mė shpesh nė Tiranė, e shumė rrallė nė Shkup. Mjeshtėrinė qė tė shpallė vepėr atdhetare edhe veprimet partiake qė me atdhetarin janė tė largėta sa qielli dhe toka, Xhaferi e dėshmoi edhe kėto ditė kur Tirana ishte e “tronditur” nga lajmi se ai do e braktisė kreun e PDSH-sė. I pyetur nga njė gazetar se “a mund tė bėhet realitet nė Maqedoni qė shqiptarėt tė kenė njė koalicion tė pėrbashkėt, i cili mė pas do tė hynte nė aleancė me ēdo qeveri maqedonase” dhe mos vallė “kjo pėrēarje kaq e madhe, e dėmton ēėshtjen shqiptare?”, Arbėri do pėrgjigjet pastėr e shqip “se duhet tė kemi parasysh argumentin e faktorėve tė ndryshėm qė i cilėsojnė shqiptarėt si rrezik, jo vetėm pėr Maqedoninė, por pėr gjithė rajonin. Ēdo homogjenizim i shqiptarėve nė Maqedoni sidomos tani kur vendoset fati i Kosovės do tė vlerėsohej me dyshim....”. Me ēka definitivisht e morėn veshtė pse ai kurrė nuk kontribuoi pėr bashkėveprim mes partive tė shqiptarėve tė Maqedonisė. Dhe mė nė fund e kuptuam se pėr ardhmėrinė e Kosovės na qenkan shumė tė dobishme edhe konfliktet fizike parazgjedhore mes pėrkrahėsve tė tė BDI-sė dhe PDSH-sė, nga tė cilat Arbėr Xhaferi kurrė nuk u distancua. Apo se pėrēarjet ndėrpartiake nė Shqipėri dhe nė Prishtinė, nuk na qenkan vetėm kontribut madhor pėr pavarėsinė Kosovės, por edhe dėshmi e paluhatshme pėrpara demokracisė evropiane se nuk kanoset asnjė rrezik nga ndonjė “homogjenizim” i shqiptarėve!? Andaj, rroftė pėrēarja!?
Por, i tillė ishte, dhe i tillė do mbetet Arbėr Xhaferi: cilindo veprim tė vetin ta shpall si kontribut pėr ēėshtjen mbarėshqiptare. Pra, ishte udhėheqės partiak qė bėnte gjumė nė shtratin politik tė Maqedonisė, e mbulohej me ēarēafėt e endur nga (dis)fati i Kosovės, heshtte nė parlament ku shqiptarėt e paguanin tė fliste, e mbante ligjėrata atdhetare nė Tiranė. I tillė arriti tė mbetet edhe fal mundėsisė qė ia afronin “muskujt” partiak: t’i heshtė tė gjithė shqiptarėt e Maqedonisė qė e pyesnin se cilat janė rezultatet qė i kishte arritur PDSH-ja e tij gjatė bashkėqeverisjes me VMRO-DPMNE-nė.
Si do qė tė jetė, Arbėr Xhaferi arriti diēka tė pamohueshme: shqiptarėt e Maqedonisė tė kenė njė udhėheqės tė vetin qė do e ēmojė lartė pala e etnitetit maqedonas dikur e deklaruar si antishqiptare – VMRO-DPMNE-ja, dhe qė do e adhurojė Tirana. Nė ndėrkohė, edhe mė tej do mbeten enigma se sa kanė tė drejtė ata qė thonė se PDSH-ja ėshtė fėmijė i ngjizur nė laboratorėt e policisė maqedonase, e sa ata qė pohojnė se prindėrit zyrtarė tė kėsaj partie dihen: nėnė ka partinė e dikurshme mė tė madhe shqiptare – PPD-nė, ndėrsa baba, Sali Berishėn. Shikuar nga ky kėndė, shėrbimet e dikurshme policore kanė mund tė jenė vetėm “inkubatorė” qė kanė ndihmuar rritjen mė tė shpjetė tė “foshnjės” partiake, siē bėnin asokohe edhe me shumė parti tjera tė Maqedonisė, e qė mbanin epitetin “nacionaliste”. E Sali Berisha - me komentet e famshme tė asokohshėm tė ATSH-sė pėr tradhtarėt e PPD-sė - ishte ai qė ia hapi rrugėn drejtė lartėsive politike. Si dhe drejtė pėrēarjeve brenda shqiptarėve tė Maqedonisė qė filluan atėherė, e vazhdojnė edhe sot e kėsaj dite.
Ku ta dish, ndoshta Arbėr Xhaferi dhe PDSH-ja e tij edhe nuk mund tė bėnin asgjė mė shumė, pėrpos tė ecin suksesshėm rrugėn qė tė ēon nga kapota e komunizmit e deri te parullat atdhetare. Pra, kryesuesi i PDSH-sė, e drejtoi kėtė partia andej nga ishin katandisur edhe partitė tjera tė shqiptarėve tė Maqedonisė: nėpėr rrugėn e pllakosur me premtime tė mėdha, e tė rrethuar me arsyetime pse ato nuk i realizonin kur bėheshin pjesė e koalicioneve qeveritarė. Arbėr Xhaferi pra, eci rrugės politike qė ėshtė e hapur vetėm nė demokracinė e shoqėrive shqiptare: tė bėsh emėr duke treguar jo ēka ke bėrė, por ē’duhet tė bėjnė tė tjerėt. Prandaj edhe Xheferi mbeti i humbur diku mes politikanit tė dėshtuar dhe analistit tė mrekullueshėm. Apo, mbeti si politikan pa fizionomi tė qartė politike, e me portret tė ndritshėm si opinionist i rėndomtė dhe analizues i betejave tė huaja. E kjo ishte e mundur, sepse vetėm nė shoqėrinė shqiptare mund tė bėhesh i barabartė me Ismail Kadarenė, edhe atė pa e shkruar “Gjeneralin e ushtrisė sė vdekur”.
Krijoni Kontakt