Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    The World Is Yours Maska e J@mes
    Anëtarësuar
    27-05-2002
    Vendndodhja
    Tiranë
    Postime
    1,966
    Po shkruaj diçka ne lidhje me Teorine e personalitetit ose siçkunder e quajti Jung - Psikologjia analitike dhe kuptimi i arketipeve.

    Jung, mendonte se perveç te pandergjegjshmes individuale e cila perbehej nga mendime dhe kujtime te shtypura, ekziston edhe e pandergjegjshmja kolektive ne te cilen jane ruajtur pervojat njerezore. Keto pervoja te pandergjegjshme universale Jungu i emertoi arketipe.

    Nga ana tjeter - Arketipi eshte nje tendence e pamesuar per t'i provuar gjerat sipas nje menyre te caktuar. Arketipi nuk ka nje forme te veten, por vepron ne baze te gjerave te ne shohim apo bejme. Pra me fjale te tjera vepron sikunder instikti.

    Para se te kaloj ne shpjegimin e arketipit Anima dhe Animus po permend disa nga arketipet sipas Jung.

    - Arketipi i vetes
    - Arketipi i nenes
    - Arketipi i babait
    - Arketipi i familjes
    - Arketipi i femijes
    - Arketipi Mana(forca shpirterore)
    - Arketipi Hija(simbolet)
    - Arketipi Maska
    - Arketipi i plakut te urte
    - Arketipi i kafshes
    - Arketipi i mashtruesit
    - Arketipi i njeriut te pare
    - Arketipi i Zotit
    - Arketipi i hermafroditit(mashkullor & femeror) bashkim i te kundertave
    dhe Arketipi Anima dhe Animus.

    Nje pjese e "maskes" eshte roli femeror ose mashkullor qe ne luajme. Per njerezit ky rol eshte i percaktuar nga gjinia e tyre. Mirepo sipas Jungut por edhe disa te tjereve si: Frojd, Adler, etj, mendojne se te gjithe ne jemi biseksual nga natyra. Duke filluar nga fetusi, organet tona jane te padiferencuara dhe me pas nen ndikimin e hormoneve realizohet diferencimi seksual. Po keshtu pergjate jetes sociale ne nuk jemi as femra dhe as meshkuj. Me pas ne ndikimin social ne behemi burra dhe gra. Pra bazuar ne rolet tona ku perfshihet jo vetem riprodhimi, por mjaft elemente te tradites ne krijojme ndarjen e burrit dhe te gruas nga pikepamja sociale.
    Psh, grate identifikohen si perkujdesese dhe pak agresive ndersa meshkujt priten te jene te fuqishem, agresiv dhe te injorojne aspektet emocionale.

    Mirepo Jung e shikon ne kete menyre:

    Anima eshte aspekti femeror i pranishem ne pavetedijen kolektive te meshkujve dhe animus eshte aspekti mashkullor i pranishem ne pavetedijen femerore.
    Anima eshte e lidhur me emocionalitetin dhe me forcat e jetes. Anima eshte e lidhur me token dhe ujin dhe mund te kete nje fuqi te madhe. Ajo ka dy aspekte: nje te ndritshem dhe nje te erret. E para eshte figure fisnike si perendi, tjetra eshte prostituta dhe shtriga.
    Nese shtyp natyren e tij femerore, nese i trajton me perbuzje grate, aspekti i erret ka mundesi te shfaqet tek ai dhe te shoqerohet me efekte negative ne jeten e mashkullit.
    Ky fenomen shpjegon largimin e meshkujve nga grate e tyre ne kerkim te pasionit tek partnere te tjera.
    Nga ana tjeter Anima mbart dhe vlera shpirterore. Ajo shprehet ne jeten e nje mashkulli ne aktivitete krijuese, ne gjendjet shpirterore, ne intuiten dhe shperthimet emocionale.

    Animus mund te personifikohet si nje burre i mencur, si magjistar ose si nje grup meshkujsh dhe priret te jete logjik, racional, madje dhe argumentativ.
    Animus e ka zanafillen ne 3 rrenje: imazhi kolektiv i burrit qe nje grua trashegon, ne pervojat me natyre mashkullore qe ajo ka fituar fale nderveprimit me meshkujt dhe ne parimin e fshehur mashkullor tek vetja.
    Nese Anima pergjigjet per gjendje te ndryshme shpirterore, Animus pergjigjet per opinione. Animus shpesh e shtyn nje femer te kerkoj dije dhe te verteten e ta udheheq nje femer ne aktivitete te rendesishme.

    Anima ose Animusi jane arketipe nepermjet te cilit ne komunikojme me pavetedijen kolektive.

    Gjithashtu ky arketip eshte pergjegjes per jeten tone dashurore: pra ne jemi ne kerkim te gjysmes tjeter. Kur biem ne dashuri(dashuri me shikim te pare) kjo tregon se ne kemi gjetur dike qe ploteson arketipin tone animus ose anima.

    Uroj qe te kem qene i qarte me shpjegimin e arketipeve sipas Jungut.
    »« ¤ »«Ê£ÐØ®ÂÐØ»« ¤ »«

  2. #12

    Pershndetje!

    Citim Postuar më parë nga Elna Durrësi Lexo Postimin
    ... më konkretisht për anima/animus dhe ekuilibrin e tyre? Arketipet?

    Përshëndetje!

    Elna!
    Sipas Jungut egziston një pavetdije kolektive, ku ndodhen arketipet e perbashketa modelet themelore te sjelljes. Pervq të pavetedijshmes personale, individuale sipas Jungut egziston poashtu edhe e pavetedijshmja kolektive, që është e përbashket per të gjithë njerzit. Në të pavetedijshmen kolektive janë ruajtur pervojat universale te njerzve nder shekuj.E pavetedijshmja kolektive formon provojat tona si një shtrat i lumit te shtjerrur, të cilit pas një stuhie i jep formën uji qe rrjdh . jungu i quajti keto ide universale te pavetedijshme- ARKETIPE...

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema të Ngjashme

  1. A mundet dikush te me shpjegoje qarte se ç'eshte nderdija?
    Nga spirobeg në forumin Mentori akademik
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 08-12-2011, 03:51
  2. a mundet dikush
    Nga _MALSORI_ në forumin Ndihmoni njëri-tjetrin
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 21-02-2009, 16:58
  3. Mbi priftërinë
    Nga I KTHYERI në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  4. Kur dhe kush e ka shkruajtur Kuranin?
    Nga Albo në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 05-02-2004, 16:47

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •