Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Çfarë tip mashkulli është për mua?!

    Kjo teme eshte vetem per femrat......


    Për të zbuluar se çfarë kërkon te një mashkull, plotësoni testin e mëposhtëm

    1. Ndodh që të takoni në rrugë një djalosh bukurosh, i cili i ngjan shumë yllit të kinemasë që ju adhuroni.

    a) Ngacmoheni menjëherë nga pamja e tij e jashtme.
    b) Mendoni se është shumë tërheqës, pasi ka një karakteristikë tepër të veçantë.
    c) Mendoni se nuk do t'ju hedhë kurrë ndonjë vështrim dhe se i ndërron gratë sikurse pantallonat që mban veshur.

    2. Në karakterin e një mashkulli vlerësoni...

    a) Mashkulloritetin
    b) Ndjeshmërinë
    c) Sensin e humorit.

    3. Ju pëlqejnë bisedat gjatë aktit seksual?

    a) Po, veçse duhet të jenë fjalë të ngrohta dashurie.
    b) Jo edhe aq shumë.
    c) Po, dhe veçanërisht kur qeshim së bashku.

    4. Jeni takuar me dikë rreth dy orë e gjysëm më parë dhe, paksa me shaka dhe paksa seriozisht, ju deklaron se ju dëshiron shumë...

    a) Kjo gjë ju ngacmon së tepërmi dhe i përgjigjeni me të njëjtën monedhë.
    b) E shmangni me lezet dhe mendoni se është i padurueshëm.
    c) Argëtoheni me të dhe e lini që të presë.

    5. Ju pëlqen kur mashkulli...

    a) Ju shikon drejt e në sy, kur ju shpreh dashurinë e tij.
    b) Ju përqafon me dashuri e ngrohtësi.
    c) Ju shtrëngon me padurim.

    6. Cili është kujtimi më i mirë nga jeta juaj erotike e deritanishme?

    a) Një lidhje e shkurtër që kishit, e cila ishte tepër e fuqishme përsa i përket intensitetit seksual.
    b) Një lidhje e gjatë në kohë me një njeri më të madh se ju, të cilin e shikonit jo si partner erotik por, si mbrojtës.
    c) Dashuritë në shkollë, pa interes dhe të pastra, një festë pa fund.

    7. Kur takoni një mashkull ai duhet të jetë:

    a) Që në fillim shumë i ngrohtë
    b) Të ketë fantazi
    c) Të duket se ka personalitet.

    8. Me qëllim që të komunikoni me të preferoni...

    a) Që te lërë disa mesazhe erotike në pasqyrë.
    b) T'ju dërgojë mesazhe në celular.
    c) T'ju telefonojë disa herë brenda ditës në punë.

    9. Në krevat së bashku me të ndjeheni...

    a)Si një "alter ego" etij.
    b) Si një tigër që kërkon ta "shqyejë"
    c) Si një princeshë që pret momente përrallore.

    10. Në dashuri preferoni...

    a) Përkëdhelje pafund.
    b) Pozicione të reja.
    c) Lojra.

    11. Në sferën e ndjenjave...

    a) Jeni e qëndrueshme.
    b) Jeni delirante
    c) Jeni konfuze.

    12. Një grua që të përjetojë lulëzimin seksual duhet...

    a) Të gjeje një specialist seksi.
    b) Të flasë hapur për fantazitë e saj.c) Ta dashurojë pa masë partnerin e saj.

    13. Çfarë do të veçonit tek një mashkull?

    a) Mirësjelljen
    b) Mënyrën e të shprehurit.
    c) Mënyrën se si prek.

    14. Kryeni marrëdhënie seksuale me partnerin tuaj dhe ai kërkon që ta përsëritni për herë të dytë, megjithëse ka kaluar pak kohë nga akti i parë. Fatkeqësisht kjo përpjekje e tij dështon.

    a) E kapërceni këtë moment të vështirë me humor dhe gjakftohtësi.
    b) E konsideroni si një ngjarje të rëndësishme dhe mendoheni seriozisht.
    c) Nuk qeshni me këtë fakt por e përballoni me seriozitet.

    15. Kur takoni një mashkull tërheqës, mendoni se...

    a) Eshtë zot në seks,
    b) Eshtë njeri shumë serioz,nuk ju shkon
    c) Do të jetë baba i mirë.

    Vlerësimi

    Pyetje 1 2 3 4 5 6 7 8 9 10
    Pikët A 0 0 2 0 0 0 0 0 1 2
    Pikët B 1 2 0 2 2 2 1 1 2 0
    Pikët C 2 1 1 1 1 1 2 2 0 1


    Pyetje 11 12 13 14 15
    Pikët A 0 0 2 1 0
    Pikët B 2 1 1 0 1
    Pikët C 1 2 0 2 2

    Përgjigjet

    Nga 0-10 pikë

    Kërkoni një mashkull "makinë" seksi

    Nuk i jepeni askujt me lehtësi, të paktën nëse keni përshtypjen më të vogël se ai person nuk do t'ju kënaqë seksualisht. Atëherë, mirë do të ishte që të mos afroheshit dhe të provokonit meshkuj të tillë, pasi gjë tjetër përveç lëndimit nuk do të arrini. Gjithashtu, gëzoni edhe një aftësi të veçantë (disa e quajnë shqisë e gjashtë) që t'i kuptoni menjëherë meshkujt nëse disponojnë aftësi seksualetë nivelit tuaj dhe nëse do të kombinojnë me ju. Në përgjithësi keni një jetë erotike aktive, ndoshta sepse kërkoni meshkuj "prodhues" dhe me energji seksuale.

    Nga 11-30 pikë

    Ju kërkoni një partner spontan dhe argëtues

    Partneri ideal duhet të ndajë se bashku me ju peripecitë më të çmendura dhe momentet plot të qeshura. Dashuroheni pafund pas meshkujve që dinë të krijojnë një klimë të veçantë mirëkuptimi dhe komunikimi. I dëshironi 100% sidomos në rastet kur lëkundeni në të njëjtën shkallë humori dhe serioziteti. Dialogimi i qetë, i ndjeshëm dhe me humori ju bënë për vete dhe një njeri të tillë nuk do të donit që ta humbisnit për asnjë çast. Karakteristika e tij zbavitëse ju bën të ndjeheni akoma më tepër e lirshme në krevat dhe të realizoni fantazi nga më ekstremet.


    "Cdodite"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar DI_ANA për postimin:

    Jetmiraaa (20-03-2024)

  3. #2
    ***LOVE*** Maska e Tironcja_BLN
    Anëtarësuar
    01-02-2008
    Vendndodhja
    Berlin City
    Postime
    3,440
    mua me dolen 17 pike..por me then te drejten nuk i kuptova nja 2 pytje po ska rendsi keto jan piket e mia...hajd mo loj esht
    zemra ime tull shpirti jot llac dashurija jon pallat 15 kac

  4. #3
    Trazuar nen qiellin blu Maska e Blue_sky
    Anëtarësuar
    29-05-2004
    Postime
    2,300
    Une kisha 19 pike
    Kam vetem nje limit: qiellin!

  5. #4
    19 pike kisha un.

    Nga 11-30 pikë

    Ju kërkoni një partner spontan dhe argëtues

    Partneri ideal duhet të ndajë se bashku me ju peripecitë më të çmendura dhe momentet plot të qeshura. Dashuroheni pafund pas meshkujve që dinë të krijojnë një klimë të veçantë mirëkuptimi dhe komunikimi. I dëshironi 100% sidomos në rastet kur lëkundeni në të njëjtën shkallë humori dhe serioziteti. Dialogimi i qetë, i ndjeshëm dhe me humori ju bënë për vete dhe një njeri të tillë nuk do të donit që ta humbisnit për asnjë çast. Karakteristika e tij zbavitëse ju bën të ndjeheni akoma më tepër e lirshme në krevat dhe të realizoni fantazi nga më ekstremet

  6. #5
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Pa filluar ta bej testin ne nje lexim vertikal shoh qe ka shume pyetej ku pergjigjia e tyre nuk perputhet fare me mendimin tim. Si i behet?

  7. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691
    Citim Postuar më parë nga *Anxhi* Lexo Postimin
    Pa filluar ta bej testin ne nje lexim vertikal shoh qe ka shume pyetej ku pergjigjia e tyre nuk perputhet fare me mendimin tim. Si i behet?
    Po merre mundimin njehere, zgjidh ate qe afrohet me shume.
    Ndonjehere na duhet te mjaftohemi me ate qe na ofrohet dhe te adaptohemi ,
    ec e beje testin se jam kurioz si do dalesh .

  8. #7
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    'Itlodeum' world
    Postime
    694
    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Po merre mundimin njehere, zgjidh ate qe afrohet me shume.
    Ndonjehere na duhet te mjaftohemi me ate qe na ofrohet dhe te adaptohemi ,
    ec e beje testin se jam kurioz si do dalesh .
    Po mbi 50% e pyetjeve ka pergjigje qe mua s'me pershtaten ne tip.

    Ps. Do e bej testin e do te kthej pergjigje ne mp.lol

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    10 pike un.pfffffff

  10. #9
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anëtarësuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Citim Postuar më parë nga suada dr Lexo Postimin
    10 pike un.pfffffff
    Me 10 pike ca eshte? Fatkeqesi natyrore, qe paske shfryre kshu? Ahahaha
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  11. #10
    i/e regjistruar Maska e suada dr
    Anëtarësuar
    04-04-2008
    Postime
    652
    Sepse ja ka fut kot fare.Gjithsesi as e dyta nuk me pershtatet kshuqe spo e mar per baze fare.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Obama, mashkulli më elegant i planetit
    Nga Alienated në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 18-06-2009, 10:40
  2. Gjinia e femijes? Mashkulli vendimtar
    Nga white-knight në forumin Shkenca dhe jeta
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 11-12-2008, 19:17
  3. A ekziston mashkulli ideal ?!
    Nga Gimi3 në forumin Humor shqiptar
    Përgjigje: 63
    Postimi i Fundit: 27-03-2007, 08:44
  4. Mashkulli nuk është standardi
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-05-2005, 14:46
  5. Virtytet e nje femre per te qene perfekt ndaj nje mashkulli
    Nga blueyes në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 67
    Postimi i Fundit: 29-11-2004, 17:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •