-
Briret
Ai duhet te ishte atje jashte
ne erresire.
Djalli, pra, qoftelargu,
sic e perfytyrojne sterre te zi
edhe me brire.
Hanin darke te gjithe me babezi
dhe pinin vere,
mishi i shijshem prej kaprolleje
e prej kaprojsh
leshonte
avull dehes dhe ere.
Ndodhi, dritat papritmas u shuan
Bota
U zhyt ne erresire.
Dhe sakaq, kur llamburiten dritat
njeri-tjetrin pane mysafiret
mbi krye
iu kishin mbire
brire.
Po me ?
Po me ?
- Dhe pakez e kartemonedhat
me arrijne gjer ne qiell.
Po me?
- Jam nje e shtene gjemezeze
qe ka dale nga topi.
Po me ?
- Jam krye e eperme te turmes,
turma poshte e me poshte
nen kembe.
Po me?
- Te mos e dija c'eshte frike e vdekjes
as nga infrakti
as nga ulkonja
as nga ariu.
- Ah mos ish ze njeriu ?
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Atdheu i te kamurve
Ndjej dhembje per atdheun gri
te te kamurve , ku
pyjt jane zhveshur me gjithsej,
maletjane trandur nga vendi
dhe kane mbetur me nje kembe.
syte e liqejve jane verbuar
dhe detet e boshatisura nga ujrat
tash sa mot
kane zene te mbushen me lot.
Pak lemoshe
per atdheun e te kamurve
sa te hedhe dhe kete dimer te zi
Oi.
Oi.
Shtepia e dreqerve
Ndihme! Po behet kiameti ketu poshte
ne kete shtepi pa dyer , pa dritare
ku jetojne c'prej dy dimrash dreqerit.
Ndihme sa te mesojme gjuhen e dreqerve,
sa te behemi dhe vete dreqer
ne kete shtepi
te zbrazet nga njeriu
ne trashegimi per kolonite e dreqerve
me kete gjuhe te mbrapshte dreqersh
qe s'do te nxejme kurre.
Ecje me kurriz
Dikur e pa e ditur
po ecnim mbrapsht
me kurriz,
dhe pak e do te na perplasen shpinat
si dy gune,
aq sa do te shkrepe nje xixe,
si nje e prere e diellit,
a si nje cope meteori
e mjafte,
sa per te djegur ato libra
qe mesojne ende,
se mund te ecet me kurriz.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Hordhia e karkaleceve
Qe nga koha e Cengiz Khanit
kt paska qene pushtim i dyte me i tmerrshem
pushtim i karkaleceve.
Me perkrenare me shqyte te rende
veshur e ngjeshur te gjithe ne hekur
ecen hordhia e karkaleceve.
C'paskemi kerkuar e spaskemi gjetur
nga insekticidet qe ka bota
pak mbisulfur e pak mbihekur
per te thyer kete ushtri te hekurt
dhe ja ku u gdhime skllever te heshtur
gjysme gjalle e gjysme vdekur
nen hordhine e karkaleceve.
Zhytje ne ujevare
Lamtumire! Po zhytem ne ujevare
per t'u gjendur
tek drita jote ne llampe,
a per t'u pire
tek goja jote me uje,
permes aq e aq reaksionesh
zinxhire.
Lamtumire.
Ne e thefsh ate gote
pa e pire,
atje pafsh jeten time
si reaksion kimik zinxhir
tek ti pa ardhur, pa te perfshire
ne kete lamtumire.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Ne tufen e kartemonedhave
Ti s'e kishe vene re
kur me lidhe,
kur me shtrengove
ne gryke,
ne tufen e kartemonedhave,
kur me vure perfund
fare-fare poshte
dhe siper meje ra me sokellime
mali i madh i kartemonedhave,
ti s'e dije qe bash une
une e mbaja ate mal
mishi te bute
sic mban nje heshte.
Dhe vdekja
ndodhta e tille do te jete,
kaq e eperme
kaq e thjeshte.
Alo! Celen karafilet
Alo! Celen karafilet !
Jepe berihajen ne bote
ne aksh shtepi kane celur karafilet
dhe jo per t'i qemtuar
per aq afri me gjakun,
ka midis tyre dhe te bardhe,
por qe se paku ne keto dite karafilash
te mos degjojme me ne bote
per te gjymtuar dhe per te vrare.
Midis dy vazove , ne ballkon
Midis dy vazove, ne ballkon
e mbaj mend si shfaqej koka jote
dhe ajo si nje saksi me lule
se borziloke,se karafile.
Ajme! S'di ku eshte ai ballkon
dhe iken, u thane ato lule
se borziloke,se karafile
nga balli ty te kishin mbire.
Si t'ia bej me lotet
Si t'ia bej me shiun,
por si tia bej dhe me lotet,
qe derdhen rreke ne poemat e vajzave
poetesha dhe heperhe jopoetesha,
se s'eshte menduar asesi nga bashkite
per grumbullimin e rrjedhave te loteve,
te loteve dhe te dhembjeve,
ne mbreterine e dashurive,
te lumtura qofshin a fatkeqe.
Si t'ia bej me shiun,
por si t'ia bej dhe me lotet,
qe vijne e me perplasen
heshturazi mbi qelqe.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Kryqi
Ne mungese te policit, ne udhekryq
e vura veten time,
te mos perplasen kobshem makinat.
Porse vetja m'u shfaq si nje kryq
ne udhekryq.
Ada Negri
Ish ylberi a s'ish ylberi
a me ish shfaqur dikur Asa Negri
per te me thene,
se po aq e shkurter e vetetimte,
se jeta e ylberit
eshte jeta e dashurise,
dhe qe e hane
se njeriu, se dherat.
Karusel
Kur ti ne maje te karuselit,
une po aq here jam poshte teje
dhe sa here ngrihem lart e me lart,
ti po aq here rrezohesh poshte e me poshte
karuselit.
Si ne lojen fatlume te lavdise.
Fatlume dhe fatkobe.
Goja
Une e pashe ate goje,
ate goje e pashe qe u hap
dhe gelltiti qytetin.
ish nje goje tmerresisht e madhe
dhe tmerresisht kercenuese,
bash si gojet e etura per lavdi,
per lavdi dhe per gjak,
per gjak qytetesh dhe per gjak njerezish.
Sa here gjenden ne gjume
njerezit dhe qytetet e tyre mjerane.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Surrati me maske
Sec ke nje surrat , une te shoh
permes njemije e nje maskave qe vesh,
e njoh ate qeshje te ngerdheshur
dhe ate te qare si me te qeshur.
Dhe i gjithe kurmi
eshte strumbullari i nje mullari te vjeter
me bar te kabur
ku ka qendruar nje korb.
Vecse s;gjetkam nje gur per te vrare,
ate korb,
ne masken tende,
me nje te qare ne te qeshur,
dhe me nje te qeshur plot me lote.
Ne pritje te diellit
Tani u binda se vertete ke vdekur
duhet, pra , nje kohe gjersa te ndjesh,
shijen e hidhur te mungesave.
E kuptova qe paskesha mbetur bonjaku
ne nje dite shiu,
nen nje strehe,
nen nje strehe ku gjithsesi bie shi,
bie shi dhe fryn ere,
bash si te vinin nga honet e poshtedheut.
Shihme tek kam ngrire ne pritje te dierllit,
o meme.
Brerore
Breroret arrijne si kulmi, si majaja
dhe te trondisin me ate hamgjitje,
qe e pate ndeshur vetem ne nje enderr,
pas nje ndarjeje,
ore,
te hidherimit dhe te dhembjes.
Dashuri,
breroria e bardhe mbi nje kaprolle,
ne te kapercyer te pyllit,
shume e shume kohe para shkrepjes
se nje rrufeje te befte.
Ja ku e ndjej se ende sillesh e sillesh,
rrotull,
tis i bardhe,
ajme !
Dhe fryme
kaprolleje te vrare.
Per te dale nga nata
une po nisem per te dale nga nata,
e gjate rruga , e gjate,
gjer ne hene ndoshta,
gjer ne Kashte te Kumterit,
djegia ketu po fillon,
por mos i besoni hirit,
hirit te mbetur,
besojini vetem prushit
dhe pse duhet i vdekur.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Llava
- Ne stilin e Jim Morrisonit -
Llaven e prita gjithe me bindjn
se isha vete nje kunderllave,
domethene ajo pjelle prej vullkani
dhe une pjelle prej vullkani.
Keshtu llava mesyu ne trupin tim
dhe vershoi ne shpirtin tim.
Kur te sulem teposhte
per te fshire papastertite dhe m****t
nuk di valle a do te me mbani.
Mjellmat e ngordhura
i pashe mjellmat fatkeqe te ngordhura,
ne pellgun ngrire ne nje heshtje tragjike,
ne ate ore te zise.
Kish ulur kryet pellgu,
pellgu qe ujrat
per vete i kish pire,
dhe s'iu kish lene mjellmave nje pike.
Une vetem sa hoqa kapelen me strehe
dhe eca me tej,
pa mundur dicka per te bere,
per ato mjellma te ngordhura,
ne mesimin e neserm te biologjise.
Sepse duhej te arrija me pare
ne anatomine e nje pellgu,
vetengrenes
dhe po aq vetepires.
Pallati midis reve
Ne pallatin midis reve
eshte nje dhome , besome
ku dhe shirat qe do te rrjedhin
do te jene nga ujet
e nje piste te cezmave.
Aq shume , tmerresisht shume,
gjer ne llahtare
do te jene tredhur atje eunuket qiellore
me insuficience hormonesh e sperme.
Ne pallatin midis reve
te enderruar tmerresisht shume,
gjer ne llahtare,
nga te ndeshkuarat e nates se pare.
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
-
Dimri i mbrame i nenes
ja keshtu duart t'i zgjatesh gjer tek rete,
tek ato shtellungat atje
e t'i dredhesh fill te holle,
pak te florinjte pak te sermajte
dhe
si te jene ngarkuar me shira,
te presesh rrufene me te pare,
te marresh e ta kthesh ne druge,
ne gishtrinjte si karthje -
luaj, luaj pleqeri
lojen tende finoke-
por ti do te ma thurresh sic di vete,
trikone me te mbrame,
thurre per vete edhe nje ,
per kete dimer qe vjen,
se ku ta dish a do te vijne pas tij,
atje larg, tej kobesise
dimra te tjere.
Oh,ato dimra te tjere! ...
Porta
Atje mbyllet nje porte
me te vdekurit e mi.
Mbetur kater gjyshat e gjyshet e mia,
asaj porte pertej.
Si ne nje fushe te zbardhur nga debora,
mbetur im at e ime me
qekurse jo porte u mbyll
per te mos u hapur kurre me.
Porse te vdekurit e mi
po ben kohe qe kthehen,
permes nje porte ne shpirtin tim,
e c'eshte nje porte , c'eshte nje porte
qe te gjallet nuk e dine,
vetem te vdekurit e dine.
Kujdes! Ketu eshte sketerra
Hynin me radhe vajza e djem
si te hynin ne nje tempull
ne WC-ne e shkolles.
Sekse ende ishte enigme, frike
e loder e lige me djaj,
pertej asaj dere
lyer
me boje te bardhe,
s'ish me shume se nje kabine e drunjte,
si te mevonshmet,telefoniket,
ku mund te hynte kushdo
e mund te dilte kushdo,
si nga shtepia e vet-
vetem nje here ajme !
Vetem nje here,
nje vajze e turpshme dhe nej djale
dhe qysh atehre,
mbeti e shkruar ne dere,
ne deren e vjeter me boje te bardhe:
Kujdes ! Ketu eshte sketerra.
Tabela e zeze
Ti ecen poshte asaj tabele
si poshte Harkut te Triumfit,
eshte tabela jote e zeze
qe e ke gjetur dhe ke shkruar vete,
me boje te bardhe,
emrat e te vdekurve me radhe,
me doren tende vrasesi im,
porse te gjallet nuk veshtrojne
dhe te vdekurit ajme! nuk mundin te lexojne.
-
-
Streha e dhembjeve
Ju nuk e shihni
kete sfere qe me qarkon,
kete sfere te qelqte
dhe te padukshme krejt,
eshte e pranishme kudo qe shkoj,
ngado qe kthehem e ne shtepi vij.
Eshte vete shpirti im
i mbyllur ne kete sfere,
ne kete sfere te mbushur
plot e perlot me dhimbje,
dhembjet e botes dhe dhembjet e mia,
brenda saj te bera njesh,
tashme pa ditur cka eshte imja
dhe cka eshte e botes,
ndaj mos u shtyni, mos u perplasni
pas meje,
ju ecni aq te shkujdesur
se po e thyet kete sfere,
kete sfere te qelqte te mistershme,
doni a s'doni pastaj,
dhembjen qe ndodhen atje brenda
do te behen edhe tuajat
gjer tek rrasa e varrit.
Buti me vere
A e thyejme kete but,
kete but me vere te vjeter,
te mbushet bota vere,
ne mos e gjithe bota
qofte nje grimce e saj,
te pijne dhert vere e te dehen
se mjaft kane pire dhembje e lot,
se mjaft kane pire plage e gjak,
gjak e vaj, e dashura ime .
Vajza qe kercen ne litar
vajza qe kercen ne litar,
c'loder femijrore e pafajshme,
si te behej ne nje nga qoshet e parajses
dhe era qe zbulonte mishin e bute,
te trendafilte,
ndoshta s'dinte me shume se une ,
qe e veshtroja si i magjepsur
ate loder me litar.
Nje e qeshur e metalte,
e florinjte a e stermjate,
ish tingull vese,
tingull qumeshti
ne koven e mengjesit.
Litari
krejt i nenshtruar, poshte kembeve,
por mund ta merrje dhe per gjarper,
gjarper qe fle ne dimer
dhe zgjohet ne pranvere,
aq sa perte thumbuar me helm,
vajzat qe luajne e nuk dine
c'eshte vdekja e virgjerise.
Qiell, gjyq i mbrame
Emri ? - Helena.
Emri tjeter ? - Parid.
C'ka midis jush te pandehur?
- Dashuri, Dashuri qe s'njeh cak.
Po tjeter? Asgje tjeter? Ka gjak ?
- Ne thame vetem dashuri imzot,
dashuri mos qofte pa gjak.
-
-
http://youtube.com/watch?v=mFifJIDENpc
Kur te lexoni poezite vendosni ne sfond dhe kete melodi...
Lexim te kendshem
-
Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt