Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 36

Tema: Maku Pone

  1. #1
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Maku Pone

    Maku Pone

    U lind ne vitin 1939 ne qytetin e Fierit.Femijerine e kaloi ne qytetiet e Fierit,Pogradecit e Tiranes.Studimet e mesme i kreu ne Shkoder,studimet e larta ne Moske per inxhinieri nafte. Ka studiuar gjithashtu per filozofi. Ne letersi ka botuar qysh ne vitet pesedhjete dhe me librin e pare ka dale ne vitin 1969. Pervec poezive ka shkruar mjafte per teatrin dhe nje kohe i eshte kushtuar edhe letersisa per femije.
    Ka fituar pese cmime te ndryshme ne konkurset-kombetare ne gjinine e poezise (2 here), ne proze (2 here) dhe ne dramaturgji (1 here)
    Jeton dhe punon ne Fier.

    Poezi : "Kur buzeqeshin shoket" (1969), "Yje mbi bar" (1973), "Ne brazdat e kesaj toke" (1975), "Lulezim" (1982).

    Dramaturgji : "Shperthimi" (1976), "Fundi i sinoreve" (1977), "Asgje nuk eshte harruar" (1979), "Atje ne Ebro" (1979), "Nate e pagjume" (1980), "Udhe te mbara" (1982), "Shoke dhe vite" (1984), "Dosja 63" (1985), "Shqetesimet e nje mjeku" (1988), "Nje vajze e fyer" (1990).

    Proze: "Shtepia midis molleve" (novele), " Trandafilat e mesnates (roman).

    Letersi per femije : "Naftetaret e vegjel" (1969), "Ne jemi gjeologe" (1969), "Postjeri yne" (1970), "Na therret trumbela" (1971), "Pushimet Dimerore" (1971).

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  3. #2
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811

    Gjaku i verdhe i lulediellit

    Mullaga

    Mos e beso, s'eshte lulemullage
    kjo mullage
    eshte nje njolle e kuqerremte
    qe pikon gjak,
    qe ra nga mushkerite e mia
    dhe ra nga zemra ime.

    S'eshte vere kjo vere
    eshte dimer i ngrire dhe vrases
    dhe i mbushur me tortura,
    si ne nje dhome ne terr
    dhe pse gjithkund ti sheh mullaga,
    por a s'ta thasheqe s'jane mullage,
    eshte zemra ime qe s'te gjen
    e gjakun shterr.


    Dryna ne dere

    Atje brenda eshte kalbur
    dhe eshte mykur gjithcka
    nen pushtetin
    e krimbave.
    Ne dere
    ende rri roje vigjeluese
    dryni
    i ndryshkur,i ngrene,pakez tragjik
    ne ate qendrese te hekurt,
    per te mos lene kend te hyje,
    te beje baterdi,
    atje brenda,
    ku as minjte s'kane c'te hane
    me.

    Kohe
    e drynave ne dere.

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  5. #3
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Fytyre nga pasqyra

    Kenaqesia del nga kreheri
    dhe ngjitet ne pasqyre.
    Le te krihet dhe pasqyra,
    te heqe nga vetja
    aq e aq leshra te rrezuara,
    pale te thinjura.
    Te zbukurohet kjo pasqyre.
    Te ndrije nga bukuria.
    T'i hiqe nje trendafili
    ne lekure.
    Dhe une qe e shoh,
    te ndihem
    pakez me i forte,
    pakez me burre
    nga kjo fytyre
    qe me veshtron nga pasqyra.

    Shpetimtari

    Ju e prisnit shpetimtarin
    ja ku vjen
    me syte ne tehun
    e thikes,
    me duart ne kembez
    te revolverit,
    gjinte mbushur me bomba.
    Nderkohe bejuni ze zjarrfikesave
    te shtrijne zorren e ujit
    ne bulevard.
    Do te kene goxha pune
    zjarrfikesat
    me zjarrin perpires dicka,
    por dhe me gjithe ate
    gjak.

  6. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  7. #4
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Tel

    Ajo rrobe e bardhe,
    a eshte e bardhe,
    a je i sigurte?
    A thua te mos jete e zeze
    dhe sidomos
    a nuk skuq?
    une pashe vetem thiken
    qe vetetiu,
    asgje tjeter.
    Asgje.
    Me shume do te kene pare te verberit,
    a kane degjuar ndoshta shurdhememecet.

    Gruaja kriket ne pasqyre

    Gruaja krihet ne pasqyre.
    PA shih ! ishte muzrg
    dhe u be nate.
    Ishte vjeshte
    dhe u be dimer.
    Dhe pak
    e do vije pranvera,
    pastaj vera , pastaj vjeshta.
    Gruaja atje eshte, krihet ne pasqyre.

    Zoti im ! Qenka thinjur bota
    vetem pse gruaja krihet ne pasqyre
    dhe burrat gje prej gjeje s'dine
    c'eshte pasqyra per nje grua.

  8. #5
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Fusha me luledielli

    Vallja huan koka te prera.
    Koka te prera,
    qafe te keputura,
    dhe prape e prape koka te prera.
    Koka.
    Koka.
    Koka.
    Natyrisht
    dhe ca gjak.
    Dielli ngadhnjen atje lart.
    Ngado qe vete, ne zbrazetine terheq
    koka te prera, kokat
    dhe qafat e keputura.

    Gjakun e verdhe te lulediellit
    e piu fusha.

    Cerdhe merimangash

    Atje perfund shpirtit
    e ngriten cerdhen merimangat.
    Po ben kohe qe shpirti as nuk ha,
    as nuk pi.
    Dhe aq gjak sa kishte mbletur
    tashti e pine merimangat.
    Mblidhi plackat e dashur
    erdhi ora per te vdekur
    nga asfiksia,
    nga mungesa e ajrit atje thelle
    ku dhe merimangat po perpeliten
    nga mazgallat e zbrazeta e te zeza
    qe dikur u thoshin shpirt.

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  10. #6
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Femijet bonjake

    Ne do t'i capelojme keta femije
    qe te shqyejme njeri-tjetrin
    ku me mire e me mire.
    Era ndaj ulerin
    qe shkretetira te haje me gjithsej
    dunat si duna
    gjer tek kokrrat e reres.

    E shkretetires eshte rera.
    Shkretetiren ka meme.
    Le te jete harruar ati fatkeq
    per te bijat dhe per te bijte e vet.

    Kurse ne do te na qajne
    keta femije
    O cdo te bente rerana
    per shkretetiren
    po te shqyente nje shkretetire.

    Ndoshta dhe me zi se ne
    te braktisur nga femijet,
    ndersa shqyejme njeri-tjetrin.

    Tabela e shumezimit

    E kam bere corbe tabelen e shumezimit
    per aq miliarda sa kam
    e per aq sa do te kem
    te gjitha te kerrera
    nga shumezimi Nje here Nje qe bejne Dy
    dhe nga shumezimi Dy here Dy bejne Pese.
    Falmeni boten po e zura poshte
    me tabelen timr te shumezimit
    ku cdo katrori te zi
    i perputhet nje pikez e kuqe
    nga gjaku i te tjereve
    dhe jo nga gjaku im.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  12. #7
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Mengjesi

    Sa i turpshem ! Mezi c'pret
    te hedhe persiper
    c'kishte flakur nga nata.
    Mezi sa i gjen corapet e lehta
    pak te grisura nga thonjte
    qe i kishin zbathur me ngut,
    ja ku fshin
    pakez te kuq nga buzet
    se te kafshuara, se te ngrena,
    kreh floket e shprishur
    ne pasqyren e gervishtur,
    s'di ku e ka lene xhaketen
    ne nje qoshe
    dhe pantallonat me kembeza te thyera,
    varen poshte e me poshte.
    Ka mbetur krejt vetem.
    Me i vetmuar dhe me i shkrete
    Se shtrati ku pati fjetur
    Dhe kafeja po i dridhet ne duar
    ne filxhanin e krisur e pa bisht.

    C'mengjes i trishte.

    Tregu i zi i henave

    Nder gjerat me te cmuara
    ketu jane te mbathurat
    qe nuk mbathen kurre.
    Hena eshte krejt e zeza
    ne netet e te mbathurave
    qe nuk mbathen asnjehere
    dhe i zi eshte tregu
    qe nxjerr ne shitje henat e bardha,
    henat e bukura qe gjakosen
    ngaqe kurre s'mbajne te mbathura.

  13. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  14. #8
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Zjarri i hidhur

    Ky do te jete, thashe , zjarri i hidhur i Vasilikosit
    Atehere kur as ngroh
    as ftoh me.
    Ky zjarr qe perhap hirin
    neper trup,
    pa arritur ende gjer tek shpirti.
    Shpirti kish dicka perafert me te
    gjersa digjej dhe vete.
    Tashti jam i teri hidherime
    nga veshtrimi i syve
    gjer tek e puthura,po te ishte
    nese do ta priste ndokush.

    Zoti e ruajte boten nga zjarre te tilla,
    pa asnje fill flake,
    madje as pa hi,
    as pa prush.

    C'te bejme me keto zjarre Vasilikos.

    Vetmia

    Vetmia ka njemije e nje sy
    te gjithe per te pare Mungesen
    edhe ajo me njemije e nje sy
    per t'u fshehur nga Vetmia.
    Dhe une qe rri midis tyre
    vertet me sy,
    por edhe me i verber
    se te kisha njemije e nje sy.
    Kaloj sa tek Mungesa tek Vetmia,
    brenda nje guacke,
    qe ma solli shtriga me e pare
    qe kaloi ketej rrotull.

  15. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  16. #9
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Te dalesh ne ballkon

    Te dalesh ne ballkon e te klithesh:
    Vrases!
    Gjaksore te pafytyre!
    Pse e vrisni Bukurine !
    Ajo eshte gjurma ku kaloi Kaprollja,
    ju pate vecse nje egersire
    nga pas duke i rene si te marre,
    per te pare,
    si mund te jete fytyra e nje bishe,
    e bukur qofte
    a e shemtuar.

    S'desha
    dhe u bera
    vrases
    i betuar.

    Debora

    Mbajeni pakez kete debore.
    Dhe fare pakez,
    qe te mos tretet,
    dhe pakez
    per te mos pare cka u mbulua dje.
    Do te qani kete debore.
    Do te vije prape moti i vjeter,
    me kalbesire
    e me myk,
    c'ka s'kishte mundur te pastronim,
    pa rene
    kjo debore
    pafajesie.

  17. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

  18. #10
    Comunicazione & Marketing Maska e Albmaster
    Anėtarėsuar
    28-11-2003
    Vendndodhja
    REPUBBLICA ITALIANA
    Postime
    811
    Guri i neperkes

    Ti as nuk e sheh
    as nuk e ndjen,
    neperken poshte teje.
    Esbte guri . Guri
    ende te mbron mga helmi i neperkes
    ma nje shqyte prehistorike,
    por ti do ta levizesh kete gur,
    do ta thyesh,
    do ta shkallmosh,
    se s'mund te rrish as pa thyer,
    as pa shkallmuar
    per te leshuar neperkat
    nga siper gurit ,a
    nga poshte gurit.

    Bezhdilat

    Ato
    pluskojne mbi siperfaqe
    pa qene as gur,
    as plumb,
    as hekur.

    Sillen e sillen mbi siperfaqe
    pa arritur kurre tek thellesia.

    Ne siperfaqe duke jetuar
    dhe duke vdekur.

    Kur dua te zihem

    Nganjehere, kur dua te zihm,
    kur dua me gjithe zemer te rrihem,
    ia heq vetes me grusht.
    Menyra me e mire per te goditur dike
    dhe qe s'kerkon drejtesi,
    por vetem sa te sheh me ca sy
    keqardhes
    dhe si femije
    ul kryet
    si te te thoshte qellome
    perseri.
    Keshtu dhe s'kam pune me Pallatin e Drejtesise
    ku ende s'eshte gjetur ai ligj
    per denimin e vetvetes
    te rrahur nga vetvetja,
    derisa s'eshte zbukuar aritmetika e krimit,
    per me larg vetes tek te tjeret.

  19. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albmaster pėr postimin:

    bsdev (01-03-2017)

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •