Cirroza ėshtė gjendja nė tė cilėn pėrfundon mėlēia pas sėmundjeve kronike qė shoqėrohen me dėmtim tė qelizave tė mėlēisė, fibrozė, rigjenerim nodular, dhe shtrembėrim tė mikroarkitekturės tė mėlēisė.
1. Njohuri fillestare
1. Fiziologjikisht, cirroza shkakton pamjaftueshmėri tė mėlēisė (pamjaftueshmėri biokimiko-metabolike dhe pamjaftueshmėri tė qarkullimit tė gjakut nė mėlēi).
2. Shkaku numėr 1 i cirrozės ėshtė alkooli; shkaku numėr 2 ėshtė hepatiti viral.
3. Shenjat dhe simptomat e cirrozės janė pasojė e tre gjėrave:
a. Pamjaftueshmėria e qelizave tė mėlēisė.
b. Hipertensioni portal.
c. Anashkalimi i qelizave tė mėlēisė qė vjen si pasojė e shunteve portosistemike.
2. Shenjat, simptomat, analizat e gjakut
1. Dobėsi, lodhje.
2. Lėkura: verdhėz, teleangiektazi, eritemė palmare, purpura, ekimoza, glossit e keilozė.
3. Barku: hipertension portal, splenomegali, ascit, varice ezofageale, caput medusae, hemorroide, hematemezė, melena, hematokezi.
4. Sistemi endokrin: amenorre, impotencė, gjinekomasti, sterilitet.
5. Sistemi nervor: encefalopatia shfaqet me asteriksis, dizartri, delir, koma.
6. Analizat e gjakut: hipoalbuminemi, hipergamaglobulinemi, zgjatje e PT-sė dhe e aPTT-sė, transaminaza tė rritura, anemi, trombocitopeni.
3. Hipertensioni portal
1. Pėrkufizim: presion portal mbi 12 mm Hg (normalisht ėshtė 6-8 mm Hg).
2. Shenjat/simptomat: ascit, hepatosplenomegali, anastomoza porto-sistemike dhe varice, encefalopati.
Anastomozat portosistemike formohen dhe shkaktojnė varice nė kėto vende:
a. Nė ezofag, midis degėve tė venave koronare tė stomakut dhe degėve tė venėz azigos.
b. Nė rektum, midis venės rektale superiore (degė e venės mezenterike inferiore) dhe degėve tė venės pudende interne.
c. Nė retroperitoneum, rreth kolonit dhe pankreasit.
d. Pėrreth kėrthizės, midis venave paraumbilikale dhe venave sistemike tė abdomenit (e ashtuquajtura caput medusae).
e. Nganjėherė dukti venoz embrionik i pambyllur pėrcjell gjak nga vena porta nė venėn kava tė poshtme.
3. Shkaqet: cirroza nuk ėshtė shkaku i vetėm i hipertensionit portal:
a. Hipertensioni prehepatik mund tė shkaktohet nga tromboza e venės porta, fistulat arteriovenoze, splenomegalia.
b. Hipertensioni hepatik shkaktohet nga cirroza, sarkoidoza, tuberkulozi, steatoza, Schistosoma, ose mund tė jetė idiopatik.
c. Hipertensioni posthepatik shkaktohet nga pamjaftueshmėria e zemrės, perikarditi konstriktiv, sindromi Budd-Chiari, etj.
4. Diagnoza:
a. Endoskopia dhe angiografia pėrdoren pėr tė diagnostikuar varicet.
b. Me ultratinguj mund tė dallohen venat e zgjeruara.
5. Trajtimi i hipertensionit portal:
a. Hemoragjia akute e variceve trajtohet me skleroterapi.
b. Nqs hemoragjia nuk pushon, mund tė ushtrohet trysni mbi venat me ballonin Sengstaken-Blakemore.
c. Barnat qė mund tė pėrdoren pėr trajtimin e hemoragjisė akute tė variceve janė vazopresina dhe oktreotidi, tė dhėnė me rrugė intravenoze.
d. Propranololi mund tė pėrdoret pėr trajtimin kronik.
e. Formimi i shunteve artificiale portosistemike ėshtė metoda mė e suksesshme pėr ndalimin e hemoragjisė. Anastomoza midis venės renale dhe venės lienale kėrkon ndėrhyrje kirugjike nė abdomen dhe kjo ėshtė e rrezikshme nė tė sėmurėt me cirrozė (sepse ata kanė mangėsi tė koagulimit). Prandaj parapėlqehet procedura e quajtur TIPS (Transjugular intrahepatic portosystemic shunt).
f. Hemoragjia nga varicet nuk pėrbėn indikim pėr transplant.
4. Komplikimet e tjera
1. Asciti:
a. Klinikisht vihet re fryrje e barkut nga lėngu ascitik, edemė e kėmbėve, dhe matitet abdominal qė lėviz (shifting dullness).
b. Pėrveē cirrozės, asciti shkaktohet edhe nga hepatiti alkoolik, sindromi Budd-Chiari, sėmundja kongjestive e zemrės, kanceret, pankreatiti, sindromi nefrotik, tuberkulozi, etj.
c. Kur asciti shoqėrohet me hipertension portal, ndryshimi midis nivelit tė proteinave nė serum dhe nivelit tė proteinave nė ascit ėshtė mbi 1.1 g/dl.
d. Nė cirrozė niveli i proteinave nė ascit ėshtė nėn 2.5 g/dl; kur asciti shkaktohet nga sėmundja kongjestive e zemrės niveli i proteinave nė ascit zakonisht ėshtė mbi 2.5 g/dl.
2. Peritoniti bakterial spontan:
a. Zakonisht lėngu ascitik ka nivel tė ulėt proteinash.
b. Diagnoza vihet kur shihen ose baktere, ose mbi 250 neutrofile nė lėngun ascitik.
c. Trajtimi ka si qėllim uljen e nivelit tė amoniakut nė gjak:
(i) Jepet laktulozė; laktuloza metaboliizohet nga flora bakteriale e zorrės dhe prodhon acid; aciditeti e kthen NH3 nė NH4+, i cili pėrthithet me zor; (ii) Neomicina jepet pėr tė zhdukur florėn bakteriale tė zorrės e cila prodhon amoniak; (iii) Benzoati i natriumit bashkohet me amoniakun nė gjak dhe sė bashku pėrfundojnė nė urinė si hipurat.
3. Encefalopatia e cirrozės:
a. Shkaktohet nga rritja e nivelit tė lėndėve toksike; ka shumė mundėsi qė shkaktarė tė encefalopatisė tė jenė mbetjet azotike, por niveli i rritur tyre nuk pėrkon gjithmonė me simptomat e encefalopatisė.
b. Karakteristik ėshtė mjegullimi i ndėrgjegjes dhe i ashtuquajturi "asteriksis" (asteriksis = dridhje e duarve kur krahu mbahet i shtrirė para, me kyēin e dorės nė 90 gradė hiperekstension).
c. Shkaktarėt mė tė zakonshėm janė Eschericia coli, Klebsiella, Enterococcus, Streptococcus pneumoniae, etj.
d. Trajtimi: cefalosporinė e brezit tė tretė.
e. Trajtimi i problemeve tė alkoolizmit
1. Ndalimi i pirjes tė alkoolit mund tė shkaktojė simptoma epileptike dhe tė ashtuquajturin "delirium tremens".
2. Shumica e alkoolikėve e ndalojnė pirjen e alkoolit ose ngaqė alkooli nuk lejohet nė spital, ose ngaqė nuk pinė dot mė (p.sh., ngaqė vjellin gjak).
3. Shenjat dhe simptomat e mungesės tė alkoolit janė deliri, konfuzioni, ngritja e nervave, halucinacione zanore, halucinacione taktile, pėrpėlitje epilektike (qė mund tė pėrfundojnė nė vdekje!), hipertension, takikardi.
4. Kronologjia e simptomave pas gotės tė fundit tė alkoolit:
a. Nė 12 orėt e para shihen dhimbje koke, nerva tė ngritura, pacienti ndihet keq.
b. Pėrpėlitjet epileptike dhe tremori i duarve shihen pas 24-48 orėsh.
c. Rreth 72 orė pas gotės tė fundit vihen re ērregullimet autonomike (p.sh., presion dhe puls i rritur) dhe shenjat e delirit.
[/b]5. Trajtimi:[/b]
a. Tiaminė dhe vitaminė B12; tiamina duhet t'i jepet pacientit para se tė fillohet glukoza sepse pėrndryshe pacienti rrezikohet tė pėrfundojė me encefalopati (Wernicke).
b. Glukozė, elektrolite, dhe lėngje intravenoze.
c. Trajtim i koagulopative (nqs egzistojnė).
d. Benzodiazepinė pėr trajtimin e delirit tremens. Benzodiazepinat qė nuk metabolizohen nė mėlēi janė oksazepami, temazepami, dhe lorazepami.
"Spekter"
Krijoni Kontakt