Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 1
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    "Virozat e barkut", si mund t’i parandalojmë?

    Ndonëse rastet më të shprehura janë në ditët me temperatura të larta, nuk përjashtohen shqetësimet në çdo periudhë të vitit. Shkaktarët janë viruse të ndryshme që qarkullojnë, të cilët favorizohen nga ndryshimet e temperaturave, kryesisht ulja e higjienës dhe ndotja e ambientit. Mjekët tërheqin vëmendjen që çdo rast të trajtohet me kujdes.

    Rastet e gastro-enteriteve janë ndër shqetësimet më të shpeshta te fëmijët dhe janë të pranishme gjatë gjithë vitit. Zakonisht këto shfaqen kur temperaturat janë shumë të larta, kur problemet e higjienës theksohen, etj.

    Nga se shkaktohen këto sëmundje?

    Shkaktarët janë viruse të ndryshme që qarkullojnë në ajër. Tashmë kanë ndryshuar skemat klasike, nuk ka vetëm një virus që e shkakton, janë gjithmonë 2-3 që ndërveprojnë, mbivendosen dhe ndikojnë në shfaqjen e këtyre problemeve. Kjo bën që edhe shenjat klinike të mos jenë të njëjtat, por të ndryshojnë, pasi çdo virus shfaq shenjat karakteristike të tij. Kjo është arsyeja se shpesh shenjat janë të ndryshme, diarre, temperaturë e lartë, mungesë oreksi, humbje në peshë, etj.

    Ka faktorë që e favorizojnë shfaqjen e këtyre problemeve?

    Ekzistojnë disa faktorë që ndikojnë në shumimin dhe shfaqjen e këtyre viruseve, të tilla janë ndryshimet dhe luhatjet e temperaturave, temperaturat e larta, mungesa e higjienës, ndotja e ambientit të jashtëm, etj.

    Kur duhet t’i drejtohemi mjekut?

    Që me shfaqjen e shqetësimeve të para duhet të drejtoheni sa më parë te mjeku specialist. Kjo, sepse dhe një episod diarreik, mund të jetë sinjal i një problemi më serioz. Një episod diareik përmban më tepër ujë se zakonisht dhe si pasojë lëndët ushqyese, uji dhe kripërat minerale që merren me ushqimin nuk thithen plotësisht në zorrë, por eliminohen jashtë organizmit me diarre. Pra, fëmija nxjerr më shumë lëngje sesa merr dhe pasoja e parë është dehidratimi. Të njëjtin veprim shkaktojnë edhe të vjellat që shpesh janë shoqëruese të diarresë. Sa më i vogël të jetë fëmija aq më shpejt dehidratohet domethënë humbet lëngje. Diarreja është mjaft e dëmshme për fëmijën, sepse me anë të saj fëmija humbet sasi lëngjesh e bashkë më te edhe sasi kripërash trupore. Ai humbet elemente ushqimorë të domosdoshëm për organizmin dhe njëkohësisht humbet oreksin, nga kjo nëna priret që të mos e ushqejë dhe për pasojë gjendja përkeqësohet më tej. Për këto shkaqe diarreja është më e dëmshme veçanërisht te fëmijët e dobët dhe të sëmurë.

    Çfarë këshillash mund t’i jepni prindërve për të parandaluar shfaqjen e këtyre problemeve?

    Parandalimi i këtyre problemeve përfshin një sërë masash, ku më kryesorja është mbajtja dhe respektimi i një higjiene maksimale në pastrimin, ruajtjen dhe gatimin e ushqimeve që i jepen fëmijës. Kështu, rekomandohet që ushqimet të pastrohen shumë mirë, me ujë të rrjedhshëm dhe të freskët. Më pas, duhet të tregohet kujdes në gatim dhe në ruajtjen e ushqimeve të gatuara, sepse dhe këto nëse nuk ruhen në kushte frigoriferike të përshtatshme, mund të shërbejnë si burim problemesh shëndetësore.


    "Spekter"
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    "Carpe Diem"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •