Dashuritė e famshme/ Duēja: Femrat mė jepen me lehtėsi, tė shtyra vetėm nga pushteti im
Musolini, gėnjeshtari epshor i momentit
Dashuritė e tre prej diktatorėve mė tė mėdhenj nė historinė botėrore do tė vijnė sė shpejti nė formėn e njė analize psikologjike nė librin qė do tė botohet kėto ditė nga Onufri. Gratė dhe erotizmi, bashkė me ambicien qė pėrjetuan Musolini, Hitleri dhe Franko, do tė serviren nė librin Dashuri diktatorėsh tė autorėve L. S Bellosuv dhe A. L. Petrushev. I pėrkthyer nga Guri Shyti, libri do tė jetė i ndėrthurur me fakte historike, pėrshkrime psikologjike, por edhe me nota letrare. Redaksia e Tirana Observer po boton disa pjesė tė shkurtra nga ky botim, qė i sheh kėta emra diktatorėsh nė njė dritė tė re: atė tė pasionit dhe tė ndjesive erotike pėrballė pushtetit.
Musolini, kryengritėsi dhe Don Zhuani i ri
Benitoja qė tė pėrket ty dhe revolucionit shoqėror Me kėtė shprehje patetike i mbyllte Musolini letrat e tij tė dashurisė, drejtuar njėrės prej shoqkave tė tij tė shumta, qė atėherė kur, pėr atė kryengritės tė ri nga njė krahinė e largėt, nuk kishte dėgjuar njeri as jashtė fshatit tė lindjes. Gėnjeshtra dhe ēiltėrsia rrėshqisnin njėlloj me lehtėsi nga maja e penės dhe e gjuhės sė tij. Musolini e gėnjente tė dashurėn e tij, sepse asnjėherė nuk i kishte pėrkitur as asaj dhe as atyre qė kishte pasur pėrpara dhe pas saj, por ai, i nxitur nga pasioni, e shprehte me ēiltėrsi vrullin e ēastit. Kur u rrit dhe u bė i njohur, Musolini e ruajti kėtė cilėsi kundėrshtuese, me tė vetmin ndryshim se i duhej tė gėnjente mė tepėr. Gjithsesi, nė marrėdhėniet me gratė nuk ndryshoi shumė. Kur u bė Duēe (udhėheqės), Musolini gjithnjė e mė rrallė shndėrrohej nė dashnor tė zjarrtė. Vrulli i shprehur hapur i pasionit trupor, ashtu si nė moshėn e rinisė edhe mė vonė, ia zėvendėsonte atij shprehjen e gjatė tė dashurisė me fjalė dhe nuk kėrkonte akordim shpirtėror apo pėrgatitje tė gjatė. Seksi i rėndomtė e largoi dashurinė nga jeta private e Musolinit me po atė sukses, me tė cilin aventurizmi politik zėvendėsoi pėrfytyrimin e realitetit.
Benito Musolini, si asnjė diktator tjetėr i shekullit XX, pėrfshinte nė vetvete dėshirėn e shfrenuar pėr pushtet dhe etjen e pashuar pėr dashuri. Kėto ndjesi buisnin nė qenien e tij qė nė moshė tė re dhe shkapėrderdheshin nė veprime e sjellje tė tilla, tė cilat tronditnin me vulgaritetin dhe cinizmin e tyre, madje edhe mė lėkurėshollėt, qė ishin mėsuar me dhunėn dhe vrazhdėsinė e njerėzve. Musolini kurrė nuk i fshihte pasionet e tij, as nė publik si politikan, as nė jetėn intime si mashkull. Politika dhe dashuria ishin pėr tė njėlloj tė domosdoshme. Nga ana tjetėr, pushteti, shpesh, bėhej njė karrem i tillė, qė tėrhiqte drejt tij qindra adhuruese, i bėnte ato tė lehta pėr tė rėnė nė kurth dhe i poshtėronte. Njė herė, vetė Musolini, njė pyetjeje lidhur me faktin se ēi shtyn femrat tia japin atij dashurinė e tyre me aq lehtėsi, me njė shpoti qė nuk mund ta fshihte dot, por krejt seriozisht, iu pėrgjigj: Vetėm pushteti.
Politika, karriera dhe pushteti qėndronin mbi tė gjitha. Pėrcaktuesi i fateve njerėzore, qė arriti pothuajse njė pushtet tė pakufizuar, qė notonte nė servilizėm, nė respekt e nė lavdi, Benito Amilkare Andrea Musolini (i tillė ėshtė emri i plotė i tij) ka qenė njė feminist i vėrtetė, i cili synonte tė mos i shpėtonte asnjė fustan qė i kalonte atypari. Zakonisht ai kėtė e arrinte .
Pushtetar dhe epshor
Sapo zbriti nė tokėn e Qytetit tė Pėrjetshėm, si njeriu numėr njė i pushtetit ekzekutiv, Musolini ndjeu njė shkulm tė paparė energjish jetėsore, tė cilat kėrkonin shteg pėr tu derdhur si nė fushėn e veprimtarisė shtetėrore, qė ishte gjė e re pėr tė, ashtu edhe nė frontin e dashurisė, qė ishte njė fushė e njohur dhe qė tani po ia shpaloste nė mėnyrė marramendėse perspektiva kryeqytetase. Unė dua tė jem i thjeshtė, shėrbėtor i painteres i shtetit, do tė deklarojė ai mė vonė, udhėheqės partie, por, pėrpara sė gjithash, kryetar i njė qeverie tė fortė.
Mikeshat e shtratit
Gjatė shtatė vjetėve, pas ardhjes nė Romė, Duēja bėri njė jetė don zhuani, pa telashe familjare. Nė shtėpi i shėrbente njė amvisė e moshuar, ndėrsa ushqimin e merrte nga kuzhina e baronit. Ashtu si edhe nė vitet e shkuara, kėnaqėsia e tij e vetme ndjesore mbetej seksi. Ndonėse kryeministri kishte shumė pak kohė pėr lidhje dashurore, dama tė moshave dhe profesioneve tė ndryshme i shkonin atij nė njė radhė qė nuk kishte tė mbaruar. Ky fakt ėshtė mbresėlėnės: nė moshėn 40-45-vjeēare, Musolini, jo vetėm e ruajti aftėsinė seksuale, por dukej sikur i kishte shtuar fuqitė, tė cilat i harxhonte papushim me tė gjitha femrat qė i vinin nė dhomėn e hotelit ose nė banesė. Kameriere e postiere, gazetare e tė huaja, bashkėshorte e tė fejuara tė sipėrmarrėsve e fashistėve, tė gjitha pothuaj pa asnjė pėrzgjedhje i nėnshtroheshin epshit tė papėrmbajtur tė Duēes. Shumė prej atyre femrave, sasinė e tė cilave deri mė sot nuk ka mundur ta pėrcaktojė asnjė hulumtues, vinin vetėm e vetėm pėr tė pasur marrėdhėnie seksuale, sepse Musolini ishte aq harbut e i pacipė, saqė e quante tė tepėrt edhe fshehjen mė elementare tė qėllimeve tė tij. Ato i jepeshin menjėherė dhe pastaj dilnin e, me kėnaqėsi i tregonin botės pėr atė qė kishte ndodhur. Ato i habiste kėmbėngulja dhe padurimi i Duēes. Nė ēastin e orgazmės, atij i mungonin plotėsisht qendrat e frenimit, nuk e fshihte dot vrullin e epshit, ishte i paturp dhe plotėsisht i shtendosur, kėrcėllinte dhėmbėt dhe shante me fjalė tė vrazhda, tė cilat i dilnin tė pakontrolluara nga goja. Atė e drejtonte njė lloj instinkti shtazarak, i cili i bėnte tė dridheshin ato partnere seksuale, tė cilat, nė jetėn seksuale, nuk mundnin tė shkėputeshin dot nga zakonet fanatike apo nga druajtja e natyrshme. Pėr ato, vrazhdėsia mashkullore, pėrēmimi i hapur i normave tė pranuara gjerėsisht tė sjelljes, egoizmi primitiv i pasionit tė tij demoniak, kishte diēka tėrheqėse, gjė qė ato i frikėsonte dhe i nxiste njėkohėsisht. Musolini ishte plotėsisht i shpenguar dhe egoist. Ai e shfaqte hapur kėnaqėsinė, pa e vrarė fare mendjen pėr atė se ēmendonin partneret.
Lirizmi i tingujve tė Vagnerit
Ai nuk kėrkonte poza komode, shpesh parapėlqente dyshemenė apo tavolinėn mė shumė se krevatin, nuk dallohej pėr novatorizma dhe nuk ndiente asnjė nevojė pėr ato. Sipas deklaratave tė atyre grave, Musolini nuk ua shfaqte atyre dashurinė (pastaj, si mund ta bėnte ai njė gjė tė tillė, pėr sa kohė, shpesh nuk ua dinte as emrat atyre), nuk u pėshpėriste fjalė tė ėmbla nė vesh, nuk i zhvishte krejt, ndėrsa ai vetėm sa ulte poshtė pantallonat dhe nuk i hiqte fare kėpucėt. Pasi merrte atė ēka donte, atij nganjėherė i hipte njė lirizėm i dukshėm, madje, merrte nė dorė edhe violinėn, njė truk mjaft i rėndomtė ky, por qė bėnte pėrshtypje. Duēja luante mė shumė melodi tė Vagnerit.
Disa tė tjera, Duēja i bėnte pėr vete me forcė. Gulfimet e tij ishin aq tė vrullshme dhe tė egra (ndonėse ai pėrpiqej tė mos u shkaktonte dhimbje), saqė kundėrshtimi bėhej i kotė. Pėrveē kėsaj, gjithēka bėhej shumė shpejt: vetėm disa minuta kalonin qė nga ēasti kur ai i afrohej viktimės, pastaj, pasi plotėsonte dėshirėn e tij, e lėshonte atė. Nė fakt, teksa vepronte nė kundėrshtim me dėshirėn e femrave, ai kryente krime penale, pėr tė cilat ai mund tė ndėshkohej. Por, asnjėherė dhe asnjėra nga ato gra, qė ai pėrdhunonte, nuk iu drejtua gjyqit dhe nuk kėrkoi shpagim.
Familja dhe prindėrit e Musolinit, Hitlerit dhe Frankos
Gjithmonė dhe nė ēdo vend, njė nga karakteristikat e burrit ėshtė gruaja me tė cilėn ai ka lidhur fatin dhe jetėn e tij. Benito Musolini, njė dashnor i papėrmbajtur, qė i ndėrronte femrat si dorezat e tij, tė cilat, meqė ra fjala, formonin njė koleksion tė tėrė; Adolf Hitler, kundėrthėnės dhe enigmatik nė jetėn e tij intime dhe Fransisko Franko, njė familjar shembullor. Vetėm se ka njė rrethanė kureshtare, e pėrgjithshmja e atyre tė treve ka qenė mjedisi familjar nė tė cilin ata ishin rritur, tiparet e ngjashme tė baballarėve dhe tė nėnave tė tyre. Kėshtu, i ati i Musolinit, Aleksandri, ishte farkėtar, njeri me karakter tė fuqishėm, por qė nuk ishte i dhėnė pas punės, prandaj edhe ndodhej gjithnjė i mbytur nė borxhe, pėr shkak tė prirjes drejt alkoolit dhe aventurave dashurore. E ėma e tij, Roza, me profesionin e mėsueses, katolike e pėrkushtuar, bėnte ēmos qė tė mbante familjen.
E ėma e Hitlerit, Klara, ishte njė grua shtėpiake, e cila mė parė kishte punuar shėrbyese, shumė simpatike, qė i ishte pėrshtatur shumė mirė jetės dhe qė shkonte rregullisht nė kishė. I ati, Aloizi, ishte njė nėpunės i shkallės sė mesme, shumė i ndėrgjegjshėm, por, ashtu si edhe Alesandro Musolini, ishte egoist dhe donte ta shijonte jetėn, kryesisht nė formėn e verės dhe tė femrave.
Njė gjendje tė ngjashme gjejmė edhe te Frankoja. I ati, Nikolasi, llogaritar i shėrbimit portual nė flotėn spanjolle, njė njeri i shthurur qė i pėlqente jeta nė qejfe, feminist dhe pijanec. E ėma, Pilari, ishte njė grua konservatore, besimtare, e butė dhe e pėrzemėrt.
Baballarėt, herė pas here i rrihnin tė bijtė, kurse nėnat i mbronin vazhdimisht.
Nuk ėshtė pėr tu habitur qė te Musolini, Hitleri dhe Frankoja ishte zhvilluar kompleksi i Edipit nė formėn e joshjes seksuale tė pavetėdijshme ndaj nėnave tė tyre dhe revoltės sė djalit ndaj pushtetit atėror, qė e kishte prejardhjen nga tradita patriarkale.
Duēja, dashnori qė nuk dinte tė zgjidhte
Musolini nuk dallohej si njeri qė dinte tė zgjidhte apo pėr shije tė spikatura. Epshet e tij bėnin qė tė nxiteshin shumė femra. E vetmja gjė qė nuk i pėlqente atij te femrat ishte dobėsia e skajshme trupore. Duēes nuk i bėnte pėrshtypje se sa bukur ishin tė veshura femrat, se ēngjyrė kishin sytė, apo flokėt e tyre, se nė ēgjendje i kishin thonjtė, apo qerpikėt. Atė pothuajse asgjė nuk e shqetėsonte: as pastėrtia e tė linjtave dhe as qė ato nuk ishin tė reja, as dhėmbėt e verdhė, madje as era e djersės. Pėrkundrazi, atij i pėlqenin tė gjitha llojet e erėrave tė forta: si e parfumeve tė shtrenjta dhe e kolonjės sė lirė, e djersės dhe e trupit tė shėndetshėm.
Musolini edhe pėr vete nuk shkėlqente pėr rregull e pastėrti. Atij iu desh njė punė mjaft e madhe ta mėsonte veten tė rruhej ēdo ditė, e megjithatė, njė herė guxoi tė paraqitej i parruar nė njė pritje tė organizuar pėr nder tė mbretit tė Spanjės. Duēja vazhdonte tė ishte i parregullt nė mbajtjen e rrobave, nuk e kishte problem tė mbante veshur kėmishė tė papastėr, nuk i pėlqente tė lidhte lidhėset e kėpucėve dhe shpesh bėnte edhe pa to. Atij nuk i interesonte fare moda, mund tė vishte geta burrash bashkė me kostumin e mbrėmjes, ndėrsa vinte kravatė kur kishte tė veshur frak. Duēja, me trupin e tij tė shkurtėr e tė fuqishėm, as qė mund tė mėtonte, qoftė edhe larg e larg, pėr tė qenė elegant, trupshkurtėr (167 cm), ai dukej edhe mė i shkurtėr pėr shkak tė prirjes sė parakohshme pėr tu dhjamosur. Duke e ditur njė gjė tė tillė, Musolini parapėlqente tė vishte uniformė ushtarake dhe kishte disa variante tė saj. Nė mėnyrė tė veēantė i pėlqente kostumi i zi dhe festja me njė tufė puplash. Kėshtu, atij i pėlqente tė kapardisej pėrpara pasqyrės, aq sa njė herė urdhėroi tė thėrrisnin njė damė tė re, tė njohurėn e tij. Kur ajo, duke dihatur nga turbullimi, erdhi, Duēja i tha: Tė ftova tė mė thuash dukem mirė me kėtė kostum, apo jo?.
Tirana-Observer.
Krijoni Kontakt