Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874

    Shtatëzania jashtë mitrës.

    Shtatëzania jashtë mitrës është e zakonshme, gjendje e rrezikshme e cila ndodhë një nga 100 shtatëzani. Kjo ndodhë kur veza e pjelluar mbarësohet jashtë mitrës.

    Me zhvillimin e shtatëzanisë kjo shkakton dhëmbje dhe gjakderdhje. Nëse nuk trajtohet shpejt mund të shpërthen tubën e mitrës dhe shkakton gjakderdhje abdominale dhe nëna mund të ketë dështim kardivaskular dhe të vdes.

    Cilat janë shkaqet e shtatëzanisë jashtë mitrës?

    Veza e pjelluar zakonisht udhëton 4 - 5 ditë në tubë prej vezores deri në mitër ku mbarësohet brenda 6 -7 ditë pasë pjellimit. Arsyeja më e zakonshme e shtatëzanisë jashtë mitrës është dëmtimi i tubave të mitrës që shkakton bllokim apo ngushtim. Poashtu mund të ketë edhe problem me muret e mitrës që zakonisht tkurren dhe bartin vezën e pjelluar në mitër. Infektimet e pelvikut dhe apendiksit mund të shkaktojnë tubën që të përdredhet apo të ngjitet kështu që e vonon kalimin e vezës dhe lejon vezën të mbarësohet në tubë. Megjithatë në shumicën e rasteve, mbarësimi i vëzës në tubë nuk është e ditur.

    Cilat janë përfundimet e mundshme?

    Në shumë raste shtatëzania jashtë mitrës nuk jeton gjatë dhe humbet para menstruacioneve apo pas disa simptomeve të lehta apo dhëbmjes dhe gjakderdhjes. Në këto raste shtatëzania jashtë mitrës rrallë përcaktohet dhe mendohet se ka ndodhë dështim spontan. Në këto raste nuk ka nëvoje për mjekim.
    Nëse veza vazhdon të jetojë murri i hollë i tubës fillon të zgjerohet dhe shkaktojë dhimbje në fund të barkut. Mund të percillet edhe me gjakderdhje. Me zhvillimin e shtatëzanisë, tuba mund të shpërthejë dhe të shkaktojë gjakderdhje të madhe dhimbje dhe të fikur.
    Para se të ndodhë kjo shtatëzania jashtë mitrës mund të zbulohet me analiza të gjakut të cilat tregojnë se hormonet normale gjatë shtatëzanisë nuk janë duke u rritur si ishte duhur.

    Cilat janë simptomet?

    Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale në moshën kur mund të mbesin shtatëzanë dhe kanë dhimbje të barkut dyshohet se kanë shtatëzani jashtë mitrës derisa të vërtetohet. Dhimbjet zakonisht ia fillojnë përnjherë dhe mund të ketë apo mos të ketë gjakderdhje. Në shumicën e rasteve kjo ndodhë brenda javës 4 dhe të 10 të shtatëzanisë me simptomet në vijim:

    • Dhimbje në një anë të barkut

    Dhimbja mund të jetë ngulmuese dhe e rëndë, por kjo mund që të mos jetë në anën e shtatëzanisë.

    • Dhimbje në krye të krahut

    Kjo mund të ndodhë përshkak të gjakderdhjes së brendshme që e ngacmon diafrgmën.

    • Testi i shtatëzanisë

    Testi mund të jetë pozitiv por jo ghithmonë. Analizat e posaqme të gjakut duhet ndonjherë të bëhen për ta vërtetuar shtatzaninë.

    • Gjakderdhje abnormale

    Femrat nuk mund të dijnë se janë shtatëzanë dhe mendojnë së janë duke kaluar një periudhë menstruale të jashtëzakonshme. Ajo mund të ketë të vërë spiralen. Gjakderdhja mund të jetë e rëndë apo më e lehtë se menstruacionet e zakonshme dhe të zgjasin më shumë ditë. Përndryshe nga gjakderdhja e menstruacioneve, kjo gjakderdhje mund të jetë ngjyrë të mbyllur dhe i langshëm. ndonjherë përshkruhet si ‘lëng kumbulle’.

    • Mungesa apo vonesa e menstruacioneve

    Nëse kjo ndodhë, shatëzania mund të dyshohet posaqërisht nëse përjetoni simptome të shtatëzanisë p.sh. vjellje, dhimbje në gji apo bark të ajur por jo gjakderdhje.

    • Probleme me fshikëz apo me zorrë të trashë

    Dhimbje me jashtëqitje.

    • Ju bjen të fikët

    Ju mund të ndjeheni shumë dobët dhe kjo shpesh lidhet me ndjenjën se diçka shumë keq është duke ndodhur. Tjera shenja janë zbehje, shpejtim i pulsit, vjellje, dhe ulja e tensionit mund të ndodhë.

    Cili është tretmani i shtatëzanisë jashtë mitrës?

    Nëse dyshoni se jeni shtatëzanë jashtë mitrës, ju duhet të shkoni në spital. Testi për ta vërtetuar shtatëzaninë do të bëhet dhe ultraza (eko). Nëse në ultrazë shihet se mitra është e zbrazët por testi tregon se jeni shtatëzanë, mund të jetë se jeni shtatëzanë jashtë mitrës por shtatëzania mund të jetë në fazë të hershme apo aborti spontan ka ndodhë. Ultrazëri më i përshtashëm do të bëhet me pajisje moderne brenda në vaginë por nuk është e mundshme gjithmonë në ultrazë shtatëzania jashtë mitrës. Nëse ju ndjeheni mirë dhe nuk keni dhimbje të rënda, spitali mund të bëjë hulumtime tjera si test nga hormonet e gjakut disa herë brenda dy-tri ditëve për të vërtetuar se a jeni shtatëzanë jashtë mitrës apo jo. Nëse ka dyshime të mëdhaja që ju jeni shtatëzanë jashtë mitrës apo gjendja juaj keqësohet do të bëhet një analizë tjetër që quhet ‘laparoscopy’ për ti kontrolluar tubat. Nëse diagnoza është e qartë atëherë do të bëjnë operim në bark për ta hequr shtatëzaninë në mitër dhe ju mund të keni nevojë për transfuzion të gjakut për ta zavendësuar gjakun e humbur.
    Nëse diagnoza caktohet para se të shpërthen tuba dhe pajisjet e posaqme janë në dispozicion, tretman më pak i dëmshëm mund të ju ofrohet. Spitali mund të ju ofrojë operacion me premje shumë të vogël që quhet ‘keyhole surgery’ apo tretman me ilaqe në mënyrë për të pasë shërim më të shpejtë dhe që ju të keni më shumë shansa të mbetni shtatëzanë prapë. Mos harroni se nëse jeni shtatëzanë jashtë mitrës ju do ta humbni pa marrë parasysh çka ndodhë. Këto tretmane jipen për tu siguruar se ju të keni sa më pak dëm.

    • Para shpërthimit të tubës, është e mundshme për kirurgun duke përdor ‘laparoscopy’ (është një lloj procedure që bënë egzaminimin e organeve në bark), e prenë tubën për ta hequr shtatëzaninë dhe tuba mbetet në vend.

    • Përndryshe, ilaçi që quhet methotrexate që e dëmton shtatëzaninë mund poashtu të përdoret. ilaçi mund të jipet drejt me ingjeksion nën shikim të ultrazërit apo nën udhëzimin e laporoskapi me gjilpërë në vendin e shtatëzanisë apo gjilpëra mund të jipet në muskul dhe rrjedh në gjak në mënyrë që të kalon në vendin e shtatëzanisë pa bërë ndonjë dëm në tubë.

    Qartësisht këto tretmane moderne janë të varura nga aftësitë e kirurgëve specialist, ultrazë të përshtatshëm dhe testeve efikase nga laboratori. Këtë metoda nuk janë në dispozicion në shumë vende sepse janë duke u bërë hulumtime dhe vlerësime.

    Cilat janë rreziqet?

    Çdo femër që është aktive në marrëdhënie seksuale në moshën kur mund të mbesin shtatëzanë janë në rrezik të mbesin shtatëzanë jashtë mitrës. Megjithatë është më shumë e mundshme nëse ju keni pasë njërën prej këtyre:

    • Pezmatim të pelvikut

    Nëse në të kaluarën keni patur dhimbje në pelvik për shkak të infektimit në tubat fallopiane (p.sh. Chlamydia Trachomatis – është njëra nga infekcionet më të zakonshme e përhapur seksualisht, me të cilën mund të mos ketë asnjë simptom).

    • Endometriosis

    Çdo operim në bark të mëparshëm mund shtojnë rrezikun si lindjen e foshnjes me operim, operim të apendicitit apo shtatëzani jashtë mitrës.

    • Vënja e spirales

    Spiralja e parandalon shtatëzaninë në mitër mirëpo është më pak efektive për ta parandaluar shtatëzaninë në tubë.

    • Nëse jeni duke marrë hapa kundër shtatëzanisë që quhet ‘mini pill’

    Këto hapa e ndryshojnë lëvizshmërinë e tubave dhe është vërtetuar se ky veprim e shton pak rrezikun të shtatëzanisë jashtë mitrës.

    Shtatëzanitë, pasë shtatëzanisë jashtë mitrës

    Nëse njëra nga tubat ka shpërthyer apo hequr, gruaja vazhdon të ovulojë si më parë, mirëpo shansat për të mbetur shtatëzanë redukohen në 50 përqind.
    Në përgjithësi shansat për të mbetur shtatëzanë prapë jashtë mitrës janë përreth 7-10 përqind dhe kjo varet nga operimi që është duhur të bëhet dhe ndonjë dëmtim themelor në tubën e mbetur. Kur njëra nga tubat dëmtohet për shembull për shkak të mbështjelljes shansat janë më të mëdhaja që tuba tjetër të dëmtohet. Kjo do të thotë qse përveq shansave për të mbetur shtatëzanë janë më pak se normalisht por edhe mund të ketë rrezik që shtatëzania jashtë mitrës të ndodhë prapë. Në rastet e lidhura me spirale nuk ka rrezik më të madh nëse e heqni spiralen.

    Çkaduhet të bëjë nëse mbes shtatëzanë përsëri?

    Nëtë gjitha rastet, një grua e cila ka pasur shtatëzani jashtë mitrës duhet të kosultohet me mjekun menjëherë nëse ajo dyshon se është shtatëzanë përsëri, kështu që ajo të jetë në vëzhgim të vazhdueshëm. Ajo duhet të veproj ngjajshëm nëse menstruacionet ju kanë vonuar, nëse gjakderdhja është ndryshe nga menstruacionet normale apo nëse ajo ka dhimbje abnormale në bark, ajo duhet të kërkoj nga mjeku të kontrollohet dhe nëse është e nevojshme duhet të ia përkujtojë mjekut për shtatëzanitë e mëparshme jashtë mitrës.

    Ndjenjattuaja

    Shtatëzania jashtë mitrës mund të jetë përvojë e tmerrshme, ju me siguri duhet të shëroheni nga një operacion të madh, të përballoni humbjen e foshnjes dhe shpesh humbjes të një pjese të pjellshmërisë dhe ndoshta ju nuk e keni ditur që jeni shtatëzanë në rend të parë.
    Ndjenjattuaja ndryshojnë shumë pasë shtatëzanisë jashtë mitrës, në javët dhe muajt e ardhshëm. Ju mund të ndjeheni të lehtësuar nga dhimbja dhe shumë mirënjohës që jeni gjallë, përderisa në të njejtën kohë të ndjeheni shumë të pikëlluar për humbjen tuaj. Është e mundshme që ju jeni duhur të shkoni në spital në shpejtësi dhe dhe të bëheni operacion pa patur kohë të pregaditeni mentalisht. Shumicën e kohës se çka ndodhë është jashtë kontrollit tuaj dhe ju lë juve në gjendje të tronditur.
    Nëse mjekët nuk kanë gjetur sqarim të qartë mjekësor për shkakun e shtatëzanisë jashtë mitrës, natyrisht që ju dëshironi të kuptoni arsyet dhe mund të ia fillon ta fajësoni veten. Është me rëndësi që ju të kuptoni se ju nuk jeni shkakëtare.
    Humbja e papritur e shtatëzanisë do ti lejë hormonet të çrregulluara dhe kjo mund të ju sjellë ndejnja të depresionit dhe pikëllim të madh.
    Kuptohetse humbja e menjëhershme e shtatëzanisë dhe nevoja për shërim nga një operacioni të madh mund të shkaktojë gjendje të vështirë në jetën familjare.

    Ndjenjate burrit/partnerit tuaj

    Reagimet emocionale nga shtatëzania jashtë mitrës mud të shkaktojë tendosje të madhe në marrëdhëniet bashkohore. Kjo përvojë mund të ju bëjë që ju dhe partneri juaj të ndjeheni më të afërt mirëpo në anën tjetër burri/partneri juaj mund që mos të jetë në gjendje të i kupton ndjenjat tuaja apo nuk mund të ju ofron përkrahje në asnjë mënyrë.
    Shumëmeshkuj kanë vështërsi të i shprehin ndjenjat e tyre dhe ndjehen të pafuqishëm për të ju ndihmuar por mos harroni se edhe ata mund të vuajnë nga kjo përvojë. Padyshim se brenga e tyre kryesore është mirëqenia juaj. kështu që ai mendon se duhet të jetë i fortë për ju dhe të mos bisedon për ndjenjat e tij. Megjithëatë në shoqërinë e sotshme është e pranueshme që ndjenjat duhen të shprehen pa marrë parasysh a jeni mashkull apo femër, kështu që ju duhet ta inkurajoni burrin/partnerin tuaj që të shpreh ndjenjat dhe pikëllimin e tij.

    Në të ardhmen

    Parase të filloni të mbetni shtatëzanë prapë ju duhet ti lejoni vetës kohë për shërim fizik dhe emocional. Mjekët zakonisht i këshillojnë pacientët të presin tre muaj për të lejuar trupin të shërohet. Ndjenjat e femrave ndryshojnë pasë shtatëzanisë jashtë mitrës, disa femra kanë dëshirë të mbesin shtatëzanë menjëherë përderisa të tjerat tmerrohen me mendimin që të mbesin shtatëzanë prapë dhe nuk mund të përballojnë stresin edhe me një shtatëzani tjetër.
    Ështëme rëndsi të kuptoni se sado që tmerrshëm ju duket që edhe një shtatëzani jashtë mitrës mund të jetë, ju keni shumë shansa të mbeteni shtatëzanë dhe keni shtatëzani normale dhe të shëndetshme.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  2. #2
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Shtatzënat nuk duhet t’i përdorin celularët

    Edhe pse vazhdimisht paraqiten studime kundërthënëse në lidhje me përdorimin e telefonave celularë, ende nuk është e qartë nëse vërtet përdorimi i celularëve mund të jetë shkaktar i sëmundjes Alzheimer ose mund të sjellë sterilitetin te meshkujt, ose sipas studimeve tjera radio-valët nuk kanë asnjë ndikim negativ në shëndetin e njeriut...

    Sipas një studimi më të ri të realizuar nga UCLA (Universitet e Kalifornisë në L.A.) dhe nga Universiteti Aarhus i Danimarkës, ekspertët kanë ardhur në përfundim se përdorimi i telefonave celularë gjatë shtatzënisë, edhe atë vetëm dy ose tri herë në ditë, mund të shkaktojë probleme të mëvonshme në sjelljen e fëmijës, hiperaktivitet dhe çrregullime të ngjashme.

    Shkencëtarët nga të dy Universitetet të cilët kanë marrë pjesë në këtë studim kanë qenë të befasuar nga rezultate e fituara, mirëpo kanë pohuar se nevojiten studime shtesë për t’i vërtetuar këto rezultate.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  3. #3
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Këshilla për shtatëzënat

    Me ardhjen e stinës së verës dhe me rritjen e temperaturave, specialistët e mjekësisë japin edhe këshillat e nevojshme për gratë shtatëzëna, të cilat gjatë këtij sezoni hasin vështirësi të shumta. E njohur për mjekësi mjaft të zhvilluar, Turqia ka vënë në qendër të vëmendjes këtë fenomen.

    E specializuar mbi sëmundjet e grave, doktoreshë Nagihan Gyler në Spitalin Bahar në Stamboll, thekson se “gratë shtatëzëna në asnjë mënyrë nuk duhet të bëjnë udhëtime të gjata me makinë që zgjasin më shumë se dy orë. Sipas saj, qëndrimi në një vend pa lëvizuar, ndikon në ngadalësimin e qarkullimit të gjakut, shton dhimbjet e mesit dhe lodhjen. Për këtë, grave shtatëzëna ju duhet që të paktën një herë në dy orë kur udhëtojnë me automjet, duhet të zbresin dhe të ecin për disa minuta në këmbë.

    Doktoresha shpjegon se gratë shtatëzëna në javët e fundit nuk duhet që të bëjnë udhëtime të gjata pasi këto përmbajnë edhe rreziqe më vete. Udhëtimet e gjata shkaktojnë probleme nga më të ndryshmet. “Ngadalësimi i qarkullimit të gjakut, shkakton vështiresi në frymëmarrje, gjë kjo që ndikon në mënyrë të drejtpërdrejtë edhe me uljen e nivelit të oksigjenit që shkon tek fëmija. Për këtë, gratë shtatzëna duhet që patjetër një herë në dy orë udhëtim të ndalojnë dhe të çlodhen, të ecin disa minuta në mënyrë që të nxisin qarkullimin normal të gjakut.

    Gjithashtu, edhe gjatë qëndrimit në automjet, shpesh herë duhet që të lëvizin këmbët në trajtë ushtrimesh. Përsa i ëprket atyre që janë të detyruara të udhëtojnë me mjete transporti publik si autobus, tren etj, duhet që patjetër, para se të nisen për udhtëim të marrin me vete numrat e telefonit të qendrave spitalore te gjendura përgjatë rrugës nga do të kalojnë. Gjatë këtij lloj udhëtimi, duhet që nënat para se të hypin në autobus, të mos hanë ushqime të rënda, por sa më të lehta dhe të shoqëruara nga fruta.

    Lidhur me përdorimin e rrypit të sigurimit, gratë shtatëzëna duhet që ta vënë atë me doemos sipas kushteve të përcaktuara. Ai duhet të vihet në pjesën e poshtme të barkut, që në rast frenimi të mod shtrëngohet fëmija.


    "Spekter"
    "Carpe Diem"

  4. #4
    Ngelem unë! Maska e DI_ANA
    Anëtarësuar
    30-12-2006
    Vendndodhja
    France.
    Postime
    5,874
    Ushqimi para shtatzënisë

    Dihet mirë se ushqimi i shtatzënave është shumë specifik, mirëpo rrallë kush mendon për ushqimin paraprak. Nga fillimi i shtatzënisë, fetusi merr energjinë dhe përbërësit ushqimor të domosdoshëm për zhvillimin e tij. Për këtë arsye, nevojat e shtatzënës për jod, acid folik dhe hekur rriten shumë shpejt.

    Që të ketë sasi të mjaftueshme të këtyre materieve të nevojshme, është më mirë që shtatzënia të fillohet me rezerva të tyre. Mirëpo duhet të kihet parasysh se nevojitet një kohë prej 3-4 muajsh që të krijohen sasi të mjaftueshme të rezervave. Për këtë arsye është me rëndësi që prej momentit kur të vendosni të keni fëmijë, të filloni me regjim të veçantë të ushqimit.

    Njëkohësisht ky është momenti i përmirësimit të gabimeve të deriatëhershme në ushqim, kështu do të kufizoni sasinë e yndyrave, do të rritni sasinë konsumimit të lëngjeve, do të krijoni rezerva të nevojshme të përbërësve ushqimorë, dhe nuk do të hani dy herë më shumë, por dy herë më mirë.

    Që organizmi të ketë sasi të mjaftueshme të vitaminave dhe mineraleve, do të ishte ideale që të mendoni për to para shtatzënisë.

    Më i rëndësishëm nga vitaminat është B9 (acidi folik). Mungesa e kësaj vitamine mund të pengojë zhvillimin normal të frytit. Nga momenti i shtatzënisë nevojat për acidin folik rriten për 300-500 mg në ditë. Për këtë arsye mjekët rekomandojnë marrjen e preparateve shtesë sapo të kuptohet për shtatzëni. Meqenëse mund të ndodh që shumë vonë të kuptohet shtatzënia, është më së miri që acidi folik të fillojë të merret nga momenti i dëshirës për të lindur fëmijë. Ushqimet të cilat përmbajnë B9, janë sallata e gjelbër, spinaqi, llojet e djathit, vezët etj.

    Njëri nga problemet më të shpeshta te shtatzënat është mungesa e hekurit, nevojat për të cilin rriten që nga dita e parë e shtatzënisë. Hekuri është i nevojshëm për funksionimin normal të qelizave të kuqe të gjakut dhe siguron fetusin me oksigjen. Fryti nuk ka rrezik nga mungesa e hekurit, mirëpo nëna e ardhshme rrezikohet nga anemia.

    Jodi është njëri nga mineralet që shpesh harrohet, mirëpo është shumë i rëndësishëm që nga fillimi i shtatzënisë, pasi që ka rol të rëndësishëm në zhvillimin e neuroneve të fetusit. Në mungesë të jodit, foshnja do të lind me peshë të vogël si dhe me çrregullime në zhvillimin intelektual.

    "Spekter"
    "Carpe Diem"

Tema të Ngjashme

  1. Përgjigje: 6
    Postimi i Fundit: 03-02-2018, 09:07
  2. UNIONI Shqiperi-Kosove
    Nga besi84 në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 25-11-2011, 11:49
  3. De Lolis
    Nga eris në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 02-10-2004, 12:22
  4. Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-02-2004, 04:38

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •