
Postuar më parë nga
spirobeg
ndëgjo.
ta bëj një citat nga vepra e Mehdi Frashërit - Historia e Lashtë e shqiptarëve dhe e Shqipërisë, botim i dytë i vitit 2000, e shtypur nga shtypshkronja Phoenix.
në faqe 145, tek kapitulli "Mbretërit e Mollosisë - Pirroja" ai shkruan kështu:
"Pirroja pati simpatizues edhe në Maqedoni , ata (maqedonasit edhe pse kundërshtar) thoshin që Pirro është një mbret trim, me famë, që do popullin dhe ushtrinë, i rreptë në luftë, mëshirëmadhë në paqe. Pirroja, kur erdhi ballëpërballë me ushtrinë e Dhimitrit (mbretit maqedonas), e vëri kurorën mbi krye, e cila mbante brirët e cjapit, për t’u njohur se kush ishte.
Shumë maqedonas, nga simpatia që kishin për Pirron, mbi krye vinin kurorë dushku si Pirro (në mënyrë që të dukeshin edhe ata të fuqishëm si ky). Për këto shkaqe disa njerëz e këshilluan Dhimitrin duke i thënë se do të ishte mirë që të tërhiqej vetë.
Dhimitri duke e parë se po tundej dheu kur ecte, duke ndërruar kësulën dhe veshjen u arratis dhe Pirroja në ballë të ushtrisë, pa luftë, u deklarua mbret i Maqedonisë."
Për ta thjeshtuar më shumë, ai tregon shumë qartë që Pirro mbante “kurorën” me brirët e cjapit, dhe jo kurorën e dushkut që thoshte Baptisti më lartë, kurorën e dushkut e mbanin ushtria kundërshtare e Maqedonisë. Pirro ishte strategu më i famshëm i asaj kohe, vdiq në vitin 272 para Krishtit , u vra pabesisht teksa luftonte nga një grua që e qëlloi nga çatia me një tjegull.
Ai rridhte nga familja e Akilit, dhe ishte kusheri me Aleksandrin madhë. Ishte mbret i Epirit (Toskërisë), dhe padyshim që ishte vend i banuar nga shqiptarët.
Krijoni Kontakt