Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 30
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Joani Kapodistria, shqiptari qe u zgjodh kryetar i pare i shtetit grek

    Joani Kapodistria, shqiptari qe u zgjodh kryetar i pare i shtetit grek

    Nga raca shqiptare kanė dalė burra qė kanė udhėhequr Turqinė, Egjiptin, Italinė, Rumaninė, kanė qenė Papė edhe shumė kryetarė dhe kryeministra tė Greqisė ishin me origjinė shqiptare. Nga 100 heronj tė Kryengritjes greke tė 1821-it, 90 prej tyre janė shqiptarė qė sot njihen me emrin arvanitasit. Greqia disa herė ėshtė udhėhequr nga mbretėrit edhe disa herė ka pasur Kryetar Republike, duke humbur drejtimin nga mbretėrit. Nga studimet e mia shumė vjeēare kam nxjerrė biografitė e disa nga kryetarėt e shtetit grek qė lindėn nga raca shqiptare. Kėshtu, kryetari i parė i Greqisė mė 1828 deri mė 1831 ishte Joani Kapodistria, mė tej kemi mė 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, mė 1926-ėn, gjeneralin Teodor Pangallos, mė 1926-1929 kemi pėrsėri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe sot ēamin Karolos Papuliasin. Pra, nga dymbėdhjetė kryetarė qė kanė udhėhequr republikėn greke nga 1828-ta e deri mė sot 2007, shtatė prej tyre rrjedhin nga familje shqiptare. Sot do tė shkruajmė pėr atė burrė qė u zgjodh Kryetar i Parė i Greqisė sė Pavarur mė 1827-ėn, Joani Kapodistira, i cili lindi nė qytetin e Gjirokastrės nė vitin 1776. Por, disa historianė grekė mėndjengushtė kanė falsifikuar biografinė e Kapodistrisė qė ishte shqiptar, duke u munduar tė fshehin historinė e vėrtetė, por edhe kėtė herė ata nuk ia arritėn qėllimit dashakeqės, sepse nė Greqi ka edhe nga ata studiues qė e pranojnė tė vėrtetėn sado qė e hidhur tė jetė pėr kombin grek.

    Origjina shqiptare e Kontit Joani KAPODISTRIA (1776-1831)

    Joani Kapodistria lindi nė njė familje gjirokastrite. Familja e tij pėr t’i shpėtuar ndjekjeve tė turqve, u vendos nė ishullin e Korfuzit. Kėtė na e dėshmojnė shumė dokumente tė historianėve grekė dhe shqiptarė. Historiani grek, Panajot Arvantinoit nė enciklopedinė greke vėllimi i pestė, fq. 402 shkruan se Joani Kapodistria, Kryetari i parė i Greqisė ishte nga lagjja Manalat e qytetit tė Gjirokastėr.
    Edhe historiani tjetėr grek, Trifon Evangjelidhi nė librin e tij “Historia e Joani Kapodistrias, qeveritar i Greqisė 1828-1831”, shkruan: “Kur u inaugurua nė ishullin e Korfuzit monumenti i Joani Kapodistrias mė 12 prill 1887, gazetarėt grekė nė Athinė shkruanin nė shtypin e kohės se: Joani Kapodisrias e ka origjinėn nga Gjirokastra e Epirit. Ndėr ta, gazetarėt Vasil Zoto, Teodor Bovo dhe Athanas Petrilli nė gazetėn “NEA EFHMERIDHA”(GAZETA E RE) tė datave 10 dhe 12 maj 1887, deklaronin se Joani Kapodistria ishte nga Gjirokastra.

    Prof. i madh Eqerem Ēabej tregon se babai i Joani Kapodistrisė quhej Andon Gjika, i cili ndiqej nga turqit pėr arsye se bashkė me vėllanė e tij mė tė vogėl kishte qenė pjesėmarrės nė kryengritjen e Himarės. Ata pėr t’i shpėtuar ndjekjeve tė turqve, u larguan pėr nė ishullin e Korfuzit. Me vete Andon Gjika mori edhe dy djemtė e tij Vironin dhe Joanin (sot e kėsaj dite nė rrethin e Gjirokastėr fėmijėt pagėzohen me emrin Viron, njė liqen midis Gjirokastėr dhe fshatit Mashkullorė quhet Vironi). Ndėrsa xhaxhai i Joaniti, Gjin Gjika mbeti nė Gjirokastėr dhe u kthye nė fenė myslimane me emrin Ahmet dhe titull BEJ. Andon Gjikės i lindėn edhe dy djem tė tjerė kur u vendos nė Korfuz, tė cilėt u quajtėn Agustini dhe Grigori.
    Profesor Drenika nga fshati Vunoi, shkruan se: Joani Kapodistria ka lidhje gjaku edhe me Elena Gjikėn e njohur edhe me emrin Dora D’Istria. Vėrehet se prapashtesa e Kapodistrisė ISTRIA ėshtė edhe mbiemri i Dora D’ISTRIA.

    Po kėshtu, studiuesi juristi Mexhit Kokalari nė librin “Epiri, Kryeqendra e qytėtrimit antik nė Evropės”, sjell dėshmi se Joani Kapodistria ishte nga lagjia Manalat. Shtėpia e familjes sė Joani Kapodistrisė ėshtė shpallur nga Instituti i Monumenteve tė Kulturės tė Tiranės Monument Kulture dhe ruhet nga shteti.

    Nė tė vėrtetė Joani Kapodistria quhej Gjon Gjika por, pasi nė fėmijėri e birėsoi familja e Viktor Kapodistrisė ai u quajt dhe u njoh Konti Joani Kapodistria, i cili u diplomua nė mjekėsi dhe drejtėsi nė Padova tė Italisė. Familja e Viktor Kapodistrisė ishte vetė me origjinė shqiptare. Mbas vdekjes sė Skėnderbeut disa kontė si Brati, Dukainėt, Brunet, Boriēi etj., emigruan nė qytetin e Venedikut tė Kapodistrias tė Istrisė. Viktor Kapodistria nė tė vėrtetė quhej Viktor Viktori, por pas njė grindje me kontin Verzi e ndryshoi mbiemrin nė Kapodistria nė kujtim tė vendlindjes sė tij.

    Karriera diplomatike dhe politike

    Arsimin fillor dhe atė tė mesėm mbaroi nė ishullin e Korfuzit dhe mė tej shkoi nė Padova tė Italisė ku u diplomua nė degėt e mjekėsisė dhe tė drejtėsisė. Joani Kapodistria u emėruar nė vitin 1799 drejtor i spitalit ushtarak tė ushtrisė ruse pasi kėta tė fundit e kishin pushtuar ishullin nė shkurt tė po atij viti. Kėtu i ka fillimit edhe karriera e Joanit nė diplomacinė ruse. Nė vitin 1800, ai emėrohet ministėr i Republikės sė Shtatishujve tė Jonit. Nė vitin 1807 Jani Kapodistria emėrohet nga cari i Rusisė Aleksandri I kėshilltar nė armatėn ruse nė Moldavi. Mė tej pasi njihet nga afėr me carin rus e zgjedh pėrfaqėsues i diplomacisė ruse nė Rumani. Pas sukseseve diplomatike nėpėr sallonet e Europės ai emėrohet ministėr i jashtėm i Rusisė pėr Europėn Jugore. Nga viti 1822 deri sa u zgjodh Kryetar i Greqisė mė 1827 Kapodistria qėndroi nė Zvicėr duke bėrė propagandė nė sallonet e diplomacisė evropiane nė favor tė pavarėsisė tė Greqisė.

    Nė maj tė vitit 1827 kryengritėsit e revolucionit tė 1821 miratuan njė Kushtetutė e cila zgjodhi Kryetar tė Greqisė Jani Kapodistrinė, i cili, e mori detyrėn zyrtarisht nė janar tė 1828. Duhet thėnė se pėlqimin pėr zgjedhjen e Joani Kapodistrisė si Kryetar i Greqisė e dhanė tre udhėheqėsit e ushtrisė qė ishin edhe kėta shqiptar Teodor Kollokotroni, Gjeorgjoi Karaiskaqi dhe Gjeorgjio Kundurioti.
    Joani ishte mjeshtėr i artit tė diplomacisė, por duke qenė njeri i formuar nė traditat e autokracisė ruse, nuk gėzonte simpatinė e Asamblesė tė Pėrgjithshme tė Greqisė sė re qė po lindte. Kryetari i sapo zgjedhur Kapodistria synonte tė realizonte dy projekte. Njėri ishte tė krijonte bazat e njė strukture shtetėrore nė njė vend tė rrėnuar nga vite luftimesh tė ashpra kundra turqve por edhe tė njė lufte klanesh tė brendshme. Dhe i dyti tė siguronte kufij sa mė tė favorshėm qė tė ishte e mundur pėr Greqinė e re. Por u ndesh me problemet e mėdha gjatė tre vjet e gjysmė qė ai udhėhoqi Greqinė e vogėl nė ato vite tė siguruar nga Britania e madhe, Rusia dhe Franca. Ajo fillonte nė Artė dhe mbaronte nė Volos. Joani Kapodistria punoi pėr tė formuar ushtrinė kombėtare, zhvillimin e administratės dhe arsimit. Gjithashtu ai u pėrpoq qė tė caktonte pronarėt e rinj tė tokave dhe pronave tė lira pas largimit tė pronarėve turq, por ky projekt ndeshi nė kundėrshtimin e komandantėve ushtarak dhe tė tė pasurve tė Peloponezit, tė cilėt ishin tė vendosur pėr tė marrė sa mė shumė pjesė nga tokat e lira. Por, ai arriti suksese tė mėdha nė rrugėt diplomatike, duke siguruar pavarėsinė e njė Greqie tė vogėl qė mė vonė do tė zgjerohej nė kurrizin e vendeve fqinje me tė.

    Urrejtjet qė e ēuan drejt vdekjes

    Kapodistria shprehte mendimet dhe pėrbuzjet e tija pėr elitat e shoqėrisė greke. Ai i quante Mitropolitėt ortodoksė grek “turq tė krishterė”, udhėheqėsit ushtarak “kusarė”, intelektualėt grek i quante “tė pamend” dhe drejtuesit fetar tė Fanarit nė Stamboll “fėmijėt e Satanait”. Duke shprehur kėto mendime hapur pėr ata qė sado pak kishin luajtur rol tė rėndėsishėm nė luftėn pėr fitimin e Pavarėsisė dhe qė prisnin drejtimin e pushtetit dhe njohjen publike tė rregullave tė shtetit, arriti tė ngjallte zemėrime dhe urrejtje. Mė 9 tetor 1831 duke dalė nga kisha e Shėn Spiridonit nė ishullin e Nafplios qė ishte kryeqyteti i Greqisė vritet nė pabesi Kryetari Konti Joani Kapodistria nga dy njerėz tė dėrguar nga grupi i fuqishėm i Petrobej Mavromihalit tė Manit tė Peloponezit. Njėri nga atentatorėt mbeti i vrarė nė vend nga shkėmbi i zjarrit ndėrsa tjetri u kap dhe u dėnua nga gjykata pas disa ditėsh me vdekje.

    Trupi i Kapodistrisė u varros nė ishullin e Korfuzit. Ai pėr sa kohė ishte Kryetar i Greqisė, nuk mori asnjėherė rrogė, por edhe pasurinė e tij ia fali shtetit grek qė po lindte.

    Pas kėsaj vrasjeje, Greqia qė tashmė kishte siguruar pavarėsinė, do tė zhytej nė anarki, nė njė luftė tė brendshme se kush do tė zgjidhej Kryetar i Greqisė. Pėr disa kohė Greqia u udhėheq njė kėshill prej tre vetash; kapedani i madh Teodor Kollokotroni, vėllai i Joanit, Augusti dhe Jonai Koletis. Qė tė tre kėta ishin shqiptar.

    Mė vonė shtetet e mėdha Britania, Rusia dhe Franca qė i kishin dhuruar pavarėsinė Greqisė, vendosėn tė udhėhiqej nga njė mbret europian. Ata ranė dakord nė maj tė vitit 1832, qė djali i mbretit Ludvig i Bavarisė Oton, i cili ishte vetėm 17 vjeē, tė zgjidhej mbret i Greqisė, detyrė tė cilėn e mori nė shkurt tė 1833-it dhe qėndroi nė front deri nė vitin 1862.


    Pėrgatiti: Arben Llalla

  2. #2
    Perjashtuar Maska e riu
    Anėtarėsuar
    05-12-2005
    Postime
    421
    Nga shqiptare si puna e ketij eshte katandis keshtu Shqiperia, nderkohe qe mund te ishim gjysem gadishulli sot, dhe do ishim duke kerku kufirin me Gjermanine dhe Austrine.

  3. #3
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    Nga studimet e mia shumė vjeēare kam nxjerrė biografitė e disa nga kryetarėt e shtetit grek qė lindėn nga raca shqiptare. Kėshtu, kryetari i parė i Greqisė mė 1828 deri mė 1831 ishte Joani Kapodistria, mė tej kemi mė 1924-1926 admiralin Pavlos Kunduriotin, mė 1926-ėn, gjeneralin Teodor Pangallos, mė 1926-1929 kemi pėrsėri admiralin Pavlos Kunduriotin, 1929-1935 kemi Aleksandro Zaimin, 1971 Jorgo Papadhopulos, edhe sot ēamin Karolos Papuliasin.
    Nga keta me larte, Kapodistrias dhe Jorgos Papadhopoullos nuk ishin arvanitas dhe Papulia nuk eshte cam.

    Eshte bere zakon (i keq) tashme i gazetareve qe kur shikojne ne biogrefi te ndonjerit se eshte lindur ne Epir apo Peloponez ta quajne me vend a pa vend 'shqiptar'. Mirepo sot e kesaj dite nuk ka origjine shqiptare asnje arvanit sepse arvanitet u perzien me greket keshtu nuk vecohet dot pjesa shqiptare nga ajo greke.

    Teodor Kollokotroni, vėllai i Joanit, Augusti dhe Jonai Koletis. Qė tė tre kėta ishin shqiptar.
    Familja Kapodistria eshte me origjine veneto-greke dhe jo shqiptare, vellai i tij i vogel quhej Augustin dhe Kollokotroni nuk qe arvanitas. Nga kjo treshe i vetmi gjysemarvanitas qe Koleti (i cili ka qene frymezuesi i Megali Idhea-s).

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    postuar nga nje prej tyre
    Kollokotroni nuk qe arvanitas
    Bithguria i Vunoit nuk ishte arvanitas...mund ta quash shqiptar nesa ta nxe goja nje zjarr te tille

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e BARAT
    Anėtarėsuar
    20-07-2006
    Vendndodhja
    Himarjot jet' e jet', Zot mbi male Hyll mbi det
    Postime
    2,565
    Eshte bere zakon (i keq) tashme i gazetareve qe kur shikojne ne biogrefi te ndonjerit se eshte lindur ne Epir apo Peloponez ta quajne me vend a pa vend 'shqiptar'. Mirepo sot e kesaj dite nuk ka origjine shqiptare asnje arvanit sepse arvanitet u perzien me greket keshtu nuk vecohet dot pjesa shqiptare nga ajo greke.
    E pra, edhe Pangallos kur beri artikullin e tij me rastin e festes se pavarsise dhe leshoi deklaraten qe ju hkundi ca mykun, ARVANITASIT JANE JOGREKE, zakon te keq e ka....
    Po hiq ore dore se ngele duke shpifur edhe pse ke ikur gjithnje me bisht ne shale se ta kane mbyllur te tere gojen me FAKTE, pavarsisht se je i perkedheluri Albos

  6. #6
    Larguar.
    Anėtarėsuar
    02-11-2005
    Vendndodhja
    nė Blog
    Postime
    1,121
    E pra, edhe Pangallos kur beri artikullin e tij me rastin e festes se pavarsise dhe leshoi deklaraten qe ju hkundi ca mykun, ARVANITASIT JANE JOGREKE, zakon te keq e ka....
    Sot arvanitet jane pjese e pandare e kombit grek. Ne shek. e XV ishin jo-greke. Ska gje edhe sikur nuk do ta kuptosh ti. Sa per Pangallos-in, kam per te thene se eshte me shume budalla nga c'duket. Nuk i ka ngjare fare gjyshit te tij, i cili ishte burre.

    Po hiq ore dore se ngele duke shpifur edhe pse ke ikur gjithnje me bisht ne shale se ta kane mbyllur te tere gojen me FAKTE, pavarsisht se je i perkedheluri Albos
    Une nuk mbaj mend te kem ndenjur te bisedoj me ty, se pikerisht nuk dua te te ngre nivelin dhe te te jap rendesi. Arsyet qe tani 'bisedoj' me ty jane te tjera.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 04-06-2007 mė 15:19

  7. #7
    ThE KinG Maska e Imperator
    Anėtarėsuar
    23-04-2007
    Vendndodhja
    Albania
    Postime
    448
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Nga keta me larte, Kapodistrias dhe Jorgos Papadhopoullos nuk ishin arvanitas dhe Papulia nuk eshte cam.

    Eshte bere zakon (i keq) tashme i gazetareve qe kur shikojne ne biogrefi te ndonjerit se eshte lindur ne Epir apo Peloponez ta quajne me vend a pa vend 'shqiptar'. Mirepo sot e kesaj dite nuk ka origjine shqiptare asnje arvanit sepse arvanitet u perzien me greket keshtu nuk vecohet dot pjesa shqiptare nga ajo greke.



    Familja Kapodistria eshte me origjine veneto-greke dhe jo shqiptare, vellai i tij i vogel quhej Augustin dhe Kollokotroni nuk qe arvanitas. Nga kjo treshe i vetmi gjysemarvanitas qe Koleti (i cili ka qene frymezuesi i Megali Idhea-s).
    Ti je turpi i forumit, ti nuk duhet te jesh ketu. Ti je nje njeri i pavlere qe vetem kerkon perēarje dhe thyen gjithmone ēdo rregull te forumit. Turp per ata qe te mbajne ty ketu.

    Me falni qe u shpreha ne kete menyre, por nuk ka fjale te tjera per te pershkruar te tille njerez. Dihet boterisht qe Shqiperia ka nxjerre burra shteti, ka nxjerre njerez te medhenj. Duke filluar qe me Skenderbeun, qe ky qe citova vdes ta beje grek dhe kete. Sipas nje historiani me prejardhje Shqiptare dhe qe jeton ne Jordani, 2 Shqiptare kane qene udheheqes Shteti ne nje vend Arab rreth viteve 1400. Njeri ka sunduar per 2 vjet ndersa tjetri vetem per 2 muaj.
    Gjithashtu dhe per ata qe ky qe kam cituar thote se nuk mund te quhen arvanitas dihet se ata jane Shqiptare dhe nuk ka asnje dyshim mbi kete sepse eshte nje e vertete qe nuk mund ta mohoje asnje gje perveē injorances se ketij qe eshet cituar.

    Imperator
    Albanian Perandory

  8. #8
    patriot Maska e shoku_tanku
    Anėtarėsuar
    18-09-2006
    Vendndodhja
    Tiranė
    Postime
    3,395
    Citim Postuar mė parė nga Tannhauser
    Nga keta me larte, Kapodistrias dhe Jorgos Papadhopoullos nuk ishin arvanitas dhe Papulia nuk eshte cam.

    Eshte bere zakon (i keq) tashme i gazetareve qe kur shikojne ne biogrefi te ndonjerit se eshte lindur ne Epir apo Peloponez ta quajne me vend a pa vend 'shqiptar'. Mirepo sot e kesaj dite nuk ka origjine shqiptare asnje arvanit sepse arvanitet u perzien me greket keshtu nuk vecohet dot pjesa shqiptare nga ajo greke.



    Familja Kapodistria eshte me origjine veneto-greke dhe jo shqiptare, vellai i tij i vogel quhej Augustin dhe Kollokotroni nuk qe arvanitas. Nga kjo treshe i vetmi gjysemarvanitas qe Koleti (i cili ka qene frymezuesi i Megali Idhea-s).
    Nuk e kuptoj,Tanhauzer,se c'te keqe ka, t'i pranosh keto figura historike si Arvanitas Shqiptare?!...faktikisht ata ishin te tille"...Pangallosi nuk eshte aspak budalla por nje njeri teper realist...nuk e kuptoj perse duhet te mohosh me kaq ngulm nje te vertete te tille?!...per c'fare do te te sherbente?!...Naim e Sami Frasheri,ishin Shqiptare te cilet dhane shume per Turqine...por kjo gje,nuk ua ndryshon atyre origjinen Shqiptare..

    Sa per vecimin e pjeses Shqiptare nga ajo Greke,mjafton te shkosh e te pyesesh,
    Arvanitet Ortodokse qe ndodhen ne greqi per pjesen muslimane qe dikur ka bashkejetuar ne harmoni me ta...shko pyeti"...pyeti edhe per pronat qe camet e shperngulur ua lane ne ruajtje...mund te mesosh shume gjera interesante prej atyre njerezve..jane nje histori e gjalle..

  9. #9
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ky shembull ka vlere te ngjashme me ate te gati 30 shqiptareve qe kane sherbyer si vezire per Perandorine Osmane. Ne shek. e 21-te shqiptaret qe kane aftesi per te care perpara dhe ne toke te huaj, duhet ta nxjerrin si mesim e te kuptojne me kete rast se sa shume do mund t'i jepnin shtetit e kombit te vet sikur nje pjese te kesaj zotesie ta investonin dhe per kete shtet e komb. Shperblimi eshte falenderimi i heret apo i vonshem nga nje komb i tere. Sikur ta kishin largpamesine ta kuptonin kete...

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Sot arvanitet jane pjese e pandare e kombit grek. Ne shek. e XV ishin jo-greke. Ska gje edhe sikur nuk do ta kuptosh ti. Sa per Pangallos-in, kam per te thene se eshte me shume budalla nga c'duket. Nuk i ka ngjare fare gjyshit te tij, i cili ishte burre.
    Sigurisht qe arvanitasit jane pjese e pandare e kombit grek pasi kane nje kontribut te pazevendesueshem HISTORIK ne pavaresine, ngritjen dhe mbrojtjen e kombit grek. Por kjo nuk do te thote qe kontributi dhe integrimi i tyre ne shoqerine greke u fshin atyre identitetin etnik dhe kulturor qe eshte i dallueshem nga ai grek.

    Nese ti do te besoje ne ate qe shpreh me siper per arvanitasit, atehere te duhet te pranosh qe edhe ti si minoritar grek i lindur e rritur ne Shqiperi, nuk gezon me nje etni greke por etnine shqiptare. Ose te gjithe ata greket e Aleksandrise apo Jeruzalemit nuk i perkasin me etnise greke por asaj arabe.

    Edhe pse nuk kam patur mundesi te lexoj aq sa duhet mbi historine e Epirit, nga aq sa kam lexuar une jam nga ata qe besoj se Epiri dhe epirotet nuk mund te klasifikohen as si ekskluzivisht greke dhe as si ekskluzivisht shqiptare, Epiri eshte nje shkrirje e te dy kulturave dhe te dy popujve qe kane nje histori shekullore bashkejetese. Dhe nuk eshte rastesi qe djepi i rilindjes kombetare per te dy popujt u ngrit ne Epir dhe disa prej figurave me te spikatura historike dhe burrave te shteteve te dy vendeve kane qene dhe jane epirote.

    Albo
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Albo : 05-06-2007 mė 01:20

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Nacionalizmi si nocion dhe zbatimi i tij ne praktike!
    Nga Anton nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 14-09-2009, 17:27
  3. Ku po shkon kombi shqiptar?
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 18-01-2007, 05:47
  4. Shteti, mėnyra dhe forma e ndėrtimit tė shtetit tė Kosovės
    Nga Davius nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 19-03-2006, 12:47
  5. Shteti dhe Individi ne Islam.
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 17-12-2005, 08:55

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •