Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593

    MASHTRIMET E SHEJTANIT(Satanait)

    Nė emėr tė All-llahut, tė Gjithėmėshirshmit, Mėshiruesit!

    MASHTRIMET E SHEJTANIT(Satanait)

    http://mjekesia-profetike.com/islam/...hp?readmore=16
    http://mjekesia-profetike.com/forum/...?p=430#post430

    Dr. Omer El-Eshkar

    Botuar nga: SHB SIRA
    Tė gjitha tė drejtat e kėtij libri i takojnė botuesit

    Permbajtja

    ARMIQĖSIA MES NJERIUT DHE SHEJTANIT

    SHKAQET E ARMIQĖSISĖ, HISTORIA DHE ASHPĖRSIA E SAJ
    QORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

    QĖLLIMET E SHEJTANIT
    QĖLLIMI I LARGĖT I TIJ
    QĖLLIMET E TIJA TĖ AFĖRTA
    HUDHJA E NJERĖZVE NĖ SHIRK (IDHUJTARI) DHE MOSBESIM:
    HUDHJA E TYRE NĖ MĖKATE DHE MOSBINDJE:
    HEDHJA E TYRE NĖ BIDATE - RISI NĖ FE;
    PENGIMI I NJERĖZVE NGA BINDJA NDAJ ALL-LLAHUT:
    PRISHJA E ADHURIMIT:
    SHEJTANI SHTYNĖ NJERIUN QĖ TĖ KALOJĖ PARA ATIJ QĖ ĖSHTĖ DUKE FALĖ NAMAZRESPEKTIMI I SHEJTANIT ĖSHTĖ KUNDĖRSHTIM I ALL-LLAHUT
    PĖRFUNDIMI

    DĖMTIMI FIZIK DHE SHPIRTĖROR

    SHEJTANI SULMOI MUHAMMEDIN S.A.V.S
    ĖNDĖRRIMI ĖSHTĖ PREJ SHEJTANIT
    DJEGIA E SHTĖPIVE ME ZJARRĖ:
    PREKJA E NJERIUT NGA SHEJTANI NĖ MOMENTIN E VDEKJES
    SHEJTANI DĖMTON FĖMIUN E POSALINDUR
    KOLERA ĖSHTĖ SĖMUNDJE NGA XHINDĖT

    DISA SĖMUNDJE TĖ TJERA
    SHEJTANI SHOQĖRON NJERĖZIT NĖ USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTĖPITĖ E TYRE:
    KOMANDANTI I BETEJĖS NĖ KONFLIKTIN MES BOTĖS SĖ XHINDĖVE DHE BOTĖS NJERĖZORE

    USHTRIA E SHEJTANIT JANĖ NGA XHINDĖT DHE NGA NJERĖZIT
    ĒDO NJERI KA NJĖ SHOQĖRUES
    KURTHA DHE POSHTĖRIMI QĖ U BĖN AI MIQĖVE TĖ TIJ

    METODAT E SHEJTANIT NĖ HUMBJEN E NJERIUT

    1- UA ZBUKURON TĖ KOTĖN:
    SHQUARJA E GJĖRAVE TĖ NDALUARA ME EMRA TĖ BUKUR:
    2- EL-IFRAT VET-TEFRIT - MANGĖSIMI DHE TEPRIMI:
    3- LARGIMI I NJERĖZVE NGA PUNA DHE HUDHJA E TYRE NĖ SHPRESIME DHE PĖRTACI:
    4- PREMTIMI DHE SHPRESIMI I TIJ:
    5- PARAQITJA E SHEJTANIT SI KĖSHILLTAR I NJERIUT:
    6- SHEJTANI PASON HAPA TĖ NJĖPASNJĖSHĖM DERI NĖ DEVIJIMIN E NJERIUT:
    7- AI E BĖN NJERIUN TĖ HARROJ ATĖ QĖ I BĖN MIRĖ DHE QĖ ĖSHTĖ NĖ INTERES TĖ TIJ:
    8- FRIKĖSIMI I BESIMATRĖVE PĖRMES ITHTARĖVE TĖ TIJ:
    9- HYRJA E SHEJTANIT NĖ SHPIRTĖ TĖ NJERIUT PĖRMES DERĖS TĖ CILĖN AI E PĖLQEN DHE E DO
    10- PARAQITJA E DYSHIMEVE
    11-14- ALKOOLI, BIXHOZI, IDHUJTĖ DHE FALLI
    KĖRKIMI I NJOHJES SĖ PĖRCAKTIMEVE PĖRMES FALLIT

    15- ES-SIHRU - MAGJIA
    A ĖSHTĖ MAGJIA REALITET?
    MAGJIA QĖ I BĖN JAHUDITĖ MUHAMMEDIT SAL-LALL-LLAHU ALEJHI VE SEL-LEM
    16- DOBĖSIA E NJERIUT
    17- GRATĖ DHE DASHURIA PĖR KĖTĖ BOTĖ:
    18- MUZIKA DHE KĖNGĖT:
    ZILJA ĖSHTĖ MUZIKA E SHEJTANIT:
    19- PĖRTACIA E MUSLIMANĖVE NĖ REALIZIMIN E ASAJ ME TĖ CILĖN JANĖ URDHĖRUAR

    SI ARRINĖ SHEJTANI TĖ PĖSHPĖRITĖ NĖ SHPIRTIN E NJERIUT?

    VESVESJA-PĖSHPĖRITJA

    ARMĖT E BESIMTARIT NĖ LUFTĖN KUNDĖR SHEJTANIT

    RUAJTJA DHE PĖRGATITJA

    PĖRMBAJTJA E KUR'ANIT DHE SUNNETIT
    STREHIMI TEK ALL-LLAHU DHE MBROJTJA ME TE
    VENDET E KĖRKIMIT TĖ STREHIMIT
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATĖ HYRJES NĖ NEVOJTORE
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU ME RASTIN E HIDHĖRIMIT
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATĖ MARRĖDHĖNIEVE SEKSUALE
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU GJATĖ ZBRITJES NĖ NDONJĖ LUGINĖ APO GJATĖ HYRJES NĖ SHTĖPI
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU NGA SHEJTANI GJATĖ PĖLLITJES SĖ GOMARIT
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU NĖ FILLIM TĖ LEXIMIT TĖ KUR'ANIT
    KĖRKIMI I STREHIMIT TEK ALL-LLAHU PĖR FĖMIJĖT DHE FAMILJEN
    SURET KUR'ANORE MĖ TĖ MIRA ME TĖ CILAT KĖRKOHET STREHIM

    SI VEPRON ME SHEJTANIN KUR T'I HIJESHON MĖKATET
    TĖ MARRURIT ME PĖRKUJTIMIN E ALL-LLAHUT
    NDJEKJA E XHEMAATIT TĖ MUSLIMANĖVE

    ZBULIMI I PLANEVE DHE I GJUEJTJEVE TĖ SHEJTANIT
    KUNDĖRSHTIMI I SHEJTANIT
    BARTĖSIT E SHEJTANĖVE-.
    NGUTĖSIA ĖSHTĖ PREJ SHEJTANIT
    KOTJA:
    TEVBEJA DHE ISTIGFARI (PENDIMI DHE KĖRKIMI I FALJES)
    LARGIMI I PAQARTĖSIVE DHE DYSHIMEVE TĖ CILAT I FUTĖ SHEJTANI NĖ SHPIRTRA
    SHPIRTI NJERĖZOR NĖ FUSHBETEJĖN E KONFLIKTIT


    http://mjekesia-profetike.com/islam/...hp?readmore=16
    http://mjekesia-profetike.com/forum/...?p=430#post430
    "Shoku Mjekesise"

  2. #2
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    ARMIQĖSIA MES NJERIUT DHE SHEJTANIT

    SHKAQET E ARMIQĖSISĖ, HISTORIA DHE ASHPĖRSIA E SAJ


    Armiqėsia nė mes njeriut dhe shejtanit ėshtė mė rrenjė tė thella, historia e saj kthehet nė ditėn nė tė cilėn All-llahu krijoi Ademin ende pa i dhuruar shpirtin. Transmetoi Muslimi nga Enesi radiAllllahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur All-llahu e krijoi trupin e Ademit nė Xhennet, e la ashtu njė kohė sa Ai dėshiroi, Iblisi filloi t'i afrohet e tė shikojė se ē'ėshtė ai, kur e pa se ėshtė i zbrazėt, e kuptoi se ėshtė njė krijesė labile”.

    Kur All-llahu i dhuroi Ademit shpirtin dhe i urdhėroi melekėt t'i bėjnė sexhde atij, Iblisi adhuronte All-llahun me melekėt e qiellit, kėshtu qė ky urdhėr e pėrfshiu edhe atė, por ai e pa vetėn tė madh, bėri mendjemadhėsi dhe refuzoi t'i bėjė sexhde atij: “Tha (Iblisi): “Unė jam mė i mirė se ai, mua mė krijove nga zjarri, kurse ate nga balta” (El-A'raf: 12).
    Kur babai ynė Ademi (alejhis-selam) i hapi sytė, gjeti para vetės respektin mė tė lartė, ai i gjeti melekėt duke i bėrė sexhde, por ai gjeti edhe njė armik tė rrezikshėm, i cili i kėrcėnohet atij dhe pasardhėsve tė tij qė t'i shkatėrrojė dhe t'i devijojė.

    Pas kėsaj All-llahu e largoi Iblisin nga Xhenneti i pėrhershėm si shkak i mendjemadhėsisė sė tij dhe i premtoi se do ta lė tė gjallė deri nė Ditėn e Kijametit: “Tha (Iblisi): “Mė jep afat deri nė Ditėn e ringjalljes sė tyre”. I tha (All-llahu): “Ti tash mė je nga ata qė iu ėshtė dhėnė afati” (El A'rafė: 14-15). Ky i mallkuar u betua se do t'i devijojė bijtė e Ademit: “Tha (Iblisi): “Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė rrugėn Tėnde tė drejtė. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjejsh qė tė falėnderohen (tė besojnė)” (El-A'rafė:16-17).

    Kjo fjalė sqaron masėn e mundit tė tij qė ai shpenzon nė devijimin e njerėzimit, ai u del para atyre nga ēdo rrugė, nga e djathta e nga e majta, para dhe prapa; dmth nga tė gjitha anėt. Tha Zemhasheriu duke komentuar kėtė ajet: “Pastaj do t'u vijė atyre nga tė katėr anėt, nga tė cilat anė nė tė shumtėn e rasteve vjen armiku dhe ky ėshtė shembull i pėshpėritjes sė tij dhe i zbukurimit tė punės sė tyre sa tė ketė mundėsi, sikurse thuhet nė fjalėn e All-llahut: “Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt tu thirri ata…” (El-Isra: 64).
    "Shoku Mjekesise"

  3. #3
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    QORTIMI I ALL-LLAHUT NDAJ SHEJTANIT

    Kur'ani nė shumė vende na tėrhoqi vėmendjen ndaj shejtanit si shkak i trazirės dhe zotėsisė sė madhe tė tij nė devijim dhe nxitje tė vazhdueshme: “O bijtė e Ademit, ruanu mos t'ju sprovojė shejtani juve…” (El-A'rafė: 27), “Shejtani vėrtetė ėshtė armik i juaji, pra merrne edhe ju atė armik” (Fatir: 6), “Ai qė e merr shejtanin pėr dashamirė pėrveē All-llahut, ka dėshtu me dėshtim tė qartė” (En-Nisa: 119).

    Armiqėsia e shejtanit nuk ndryshon dhe nuk merr fund; sepse sipas tij shkak i largimit tė tij nga Xhenneti dhe shkak i mallkimit tė tij ėshtė njeriu (Ademi), kėshtu qė ai dėshiron nė ēdo mėnyrė tė hakmirret kundėr Ademit dhe pasardhėsve tė tij: “Tha (Iblisi): “A e sheh (i tha Zotit) kėtė qė Ti e vlerėsove mbi mua, nėse mė lė tė jetojė deri nė Ditėn e Kijametit, unė gjithsesi do t'i shfaros pasardhėsit e tij, me pėrjashtim tė njė pakice” (El-Isra: 62).

    Disa njerėz i kanė dhėnė shumė rėndėsi tė metave dhe mėkateve tė shpirtit, por nuk i kushtuan kujdes tė madh njohjes sė kėtij armiku tė palodhshėm.

    QĖLLIMET E SHEJTANIT

    QĖLLIMI I LARGĖT I TIJ


    Shejtani nxiton vetėm pėr njė qėllim tė fundit tė tij, ai ėshtė hudhja e njeriut nė Xhehennem dhe pengimi nga hyrja nė Xhennet: “Ai (shejtani) fton partinė e tij qė tė jenė nga banorėt e zjarrit tė fortė” (Fatir: 6).

    QĖLLIMET E TIJA TĖ AFĖRTA

    Ky ishte qėllimi i tij i largėt, kurse qėllimet e tija tė afėrme janė tė shumta, nga ato:

    HUDHJA E NJERĖZVE NĖ SHIRK (IDHUJTARI) DHE MOSBESIM:

    Duke i thirrur kėshtu qė tė adhurojnė tjetėr kė pėrveē All-llahut, tė bėjnė mosbesim dhe tė mohojnė sheriatin (Ligjin) e Tij: “Sikur shembulli i shejtanit kur i tha njeriut: Moho! Kur ai mohoi (besimin nė All-llahun) i tha: Unė jam i pastėr prej teje..” (El-Hashr: 16). Transmeton Muslimi nga Ijjad Ibni Himari radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem mbajti me njė rast njė fjalim, e tha: “O ju njerėz, All-llahu mė urdhėroi t'ju mėsojė atė qė nuk dini nga ajo qė mė mėsojė nė kėtė ditė: Ēdo pasuri qė i dhurova robit tim ėshtė pėr tė hallall (njerėzit nuk mund tė bėjnė pasurinė e All-llahut haram pėrveē asaj qė Ai vetė e ndaloi), Unė i krijova robėrit e Mi tė pastėr (nė fenė Islame, tė pastėr nga mėkatet) nė pėrgjithėsi, pastaj u
    erdhėn shejtanėt dhe i larguan nga feja e tyre, u ndaluan atyre ēka Unė u lejova dhe i urdhėruan tė mė bėjnė shok Mua ēfarė Unė fare nuk u shpalla”.

    HUDHJA E TYRE NĖ MĖKATE DHE MOSBINDJE:

    Nėse shejtani nuk arrinė t'i hedhė njerėzit nė shirk dhe kufėr, nuk e humbė shpresėn, por ėshtė i kėnaqur qė t'i hedhė nė mėkate dhe mosbindje e kėshtu tė mbjellė mes tyre armiqėsinė dhe urrejtjen. Transmeton Tirmidhiu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Vėni re, shejtani ka humbur shpresėn pėrgjithmonė qė tė adhurohet nė kėtė vend tuajin (Mekkėn dhe Medinen, apo nė Gadishullin Arabik), por atij do t'i bėhet respekt me vepra qė ju do t'i urreni, kurse ai do tė jetė i kėnaqur me atė”. Po ashtu Muslimi transmeton nga Xhabiri radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Shejtani ka humbur shpresėn qė ta adhurojnė falėsit (namazlitė) nė Gadishullin Arabik, por atij i mjafton qė t'ju nxitė kundėr njėri-thetrit”. Dmth. hedhjen e armiqėsisė dhe urrejtjes nė mes tyre dhe nė sulmimet kundėr njėri-tjetrit, sikurse thotė All-llahu: “Shejtani nuk dėshiron tjetėr, pėrveē se nėpėrmjet verės dhe bixhozit tė hedhė armiqėsi mes jush, t'ju pengojė nga tė pėrmendurit Zotin dhe t'ju largojė nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)” (El-Maide: 91).
    Ai urdhėron ēdo tė keqe: “Ai ju urdhėron vetėm me tė kėqia e imoralitet, dhe ju shtyen tė thoni pėr All-llahun atė qė nuk e dini” (El-Bekare:169).
    Pėrfundimisht mund tė themi se:
    Ēdo adhurim i dashur pėr All-llahun, ėshtė i urrejtur pėr shejtanin dhe ēdo mėkat i urrejtur pėr All-llahun, ėshtė i dashur pėr shejtanin.

    HEDHJA E TYRE NĖ BIDATE - RISI NĖ FE;

    Kjo gjė ėshtė mė e dashur pėr shejtanin sesa mėkatet dhe moskryerja e urdhėrave; sepse risia dėmton vetė fenė. Tha Sufjan Eth-Thevriu: “Bidati (risia nė fe) ėshtė mė i dashur te shejtani sesa mėkati; sepse pėr mėkatin njeriu mund tė pendohet, kurse pėr bidatin nuk do tė pendohet (sepse ai qė bėn bidate ėshtė i bindur se ajo ėshtė feja e vėrtetė)”.

    PENGIMI I NJERĖZVE NGA BINDJA NDAJ ALL-LLAHUT:

    Shejtani nuk mjafton vetėm me thirrjen e njerėzve nė shirk, kufr dhe mėkate, por i pengon ata edhe nga veprimi i veprave tė mira, nuk e lė asnjė rrugė tė mirė tė cilėn njeriu e ndjek pėrveēse ai i del nė pritė, mundohet ta pengojė dhe ta largojė nga ajo rrugė. Transmeton Sibretu Ibni Ebi Fakih se tha: “Dėgjova tė dėrguarin e All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke thėnė:
    “Shejtani i ka zėnė pritėn birit tė Ademit nė tė gjitha rrugėt e tij, i ka zėnė pritėn atij nė rrugėn e Islamit, e i tha: A e pranon Islamin dhe kėshtu e hedhė fenė tėnde dhe fenė e paraardhėsve?! Njeriu (ai qė pranoi Islamin) e kundėrshtoi atė dhe e pranoi Islamin. Pastaj shejtani i zuri pritėn atij nė rrugėn e emigrimit (Hixhretit), e i tha: A emigron dhe kėshtu e lenė tokėn dhe nėnqiellin tėnd? Shembulli i emigruesit ėshtė sikurse kali i lidhur pėr shtylle (qė nuk mund tė ikė se ėshtė i lidhur). Ai e refuzoi atė dhe emigroi. Pastaj shejtani i zuri pritėn atij nė rrugėn e Xhihadit, e i tha: A lufton, e shpenzon shpirtin e pasurinė, lufton dhe vritesh dhe pastaj gruaja jote martohet e pasuria jote ndahet?! Ai e refuzoi atė dhe luftoi. Ai i cili i vepron tė gjitha kėto, ėshtė hak pėr All-llahun qė ta dėrgojė atė nė Xhennet, si dhe ai qė vritet, ėshtė hak pėr All-llahun qė ta dėrgojė nė Xhennet, si dhe ai qė fundoset, ėshtė hak pėr Allllahun qė ta dėrgojė nė Xhennet dhe ate qė e godet shtaza e tij, ėshtė hak pėr All-llahun qė ta shtijė nė Xhennet”.
    Kėtė e vėrteton edhe fjala e All-llahut nė gjuhėn e shejtanit, i cili tha: “Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė rrugėn Tėnde tė drejtė. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjejsh qė tė falėnderohen (tė besojnė)” (El-A'rafė: 16-17).

    Ibni Abbasi e komentoi “rrugėn” e pėrmendur nė kėtė ajet si: feja e qartė. Kurse Ibni Mes'udi tha se ėshtė: Libri i All-llahut. Ndėrsa Xhabiri tha se ėshtė: Islami. Muxhahidi tha se ėshtė: E vėrteta. Pra, shejtani nuk lė asnjė rrugė nga rrugėt e mira pėrveēse mundohet t'i largojė njerėzit nga ajo.

    PRISHJA E ADHURIMIT:

    Kur shejtani nuk arrinė qė t'i pengojė njerėzit nė kryerjen e ibadeteve (adhurimeve ndaj Zotit), mundohet qė sė paku t'ua prishė ato, qė kėshtu mos t'i arrijnė shpėrblimet dhe sevapet, sikurse transmetohet se Sahabiu Othman Ibni Ebil-As radiAll-llahu anhu, erdhi te Muhammedi sal-lAllllahu alejhi ve sel-lem dhe i tha: “Shejtani mė ndėrhyri nė namazin dhe leximin tim, mundohej tė ma pėrziej ate”.
    Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ai ėshtė njė shejtan qė quhet: Hinzib, kur ta ndiesh prezencen e tij, kėrko strehim tek All-llahu nga ai dhe pėshtyj nė tė majtė tri herė”. Tha (Sahabiu): Unė veprova sikurse me tha ai dhe All-llahu ma largojė ate”.
    Kur njeriu fillon tė falet, i afrohet shejtani dhe fillon t'i pėshpėritė, ta pengojė nė adhurimin e tij ndaj All-llahut dhe i pėrkujton problemet e kėsaj bote, sikurse transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur tė thirret ezani pėr namaz, ikė shejtani duke lėshuar njė bėrtimė qė mos ta dėgjoj ezanin, e kur tė pėrfundojė ezani, kthehet, pastaj kur tė bėhet ikameti pėr namaz, ikė prap, pastaj afrohet dhe i ndėrhynė nė mendimet e tij, i thotė: pėrkujto kėtė, pėrkujto atė, nga ato ēėshtje qė nuk i kujtoheshin derisa nė fund nuk e di njeriu se sa reqate i fali”.

    SHEJTANI SHTYNĖ NJERIUN QĖ TĖ KALOJĖ PARA ATIJ QĖ ĖSHTĖ
    DUKE FALĖ NAMAZ:


    Tha Ebu Salih Es-Semman: “E pashė Ebu Seid El-Huderijjin nė ditėn e xhuma duke u falur, para vetės kishte vendosur diē qė mos t'i kalojnė njerėzit para, njė djalosh nga fisi Benu Ebu Muit tentoi tė kalojė para duarve tė tij, Ebu Seidi e shtyu nė gjoksin e tij, djaloshi shikoi tė kalojė nga ndonjė anė por nuk gjeti vend tjetėr veēse tė kalojė para duarve tė tij, kėshtu qė tentoi tė kalojė prap, por Ebu Seidi e shtye edhe mė fortė se herėn e parė, ai u godit nga Ebu Seidi, pastaj ai hyri te Mervani dhe u ankua nga ajo qė i ndodhi, menjėherė pas tij hyri tek ai edhe Ebu Seidi, Mervani i tha: Ēfarė ke ti me djalin e vėllait tėnd, o Ebu Seid? Tha: E dėgjova Muhammedin sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke thėnė: “Kur dikush nga ju ėshtė duke u falur para ndonjė gjėje qė e mbron nga njerėzit dhe dikush dėshiron tė kalojė para duarve tė tij, le ta shtyjė, e nėse ai refuzon tė
    largohet, le ta luftojė sepse ai ėshtė shejtan”. Qėllimi me fjalėn “ai ėshtė shejtan” ėshtė se: veprimi i tij ėshtė veprim i shejtanit, sikurse tha Ibni Haxher El-Askalani.
    Ibni Haxheri pėrmendi edhe njė mundėsi tjetėr mė tė vėrtetė tė komentimit tė kėsaj thėnie, ai tha: “Kuptimi i saj mund tė jetė: ai qė e nxiti tė bėjė atė vepėr ėshtė shejtani, kėshtu u tha edhe nė transmetimin e El-Ismailiut: “...sepse me tė ėshtė shejtani”, po kėshtu transmetoi edhe Muslimi nga Ibni Omeri”.

    RESPEKTIMI I SHEJTANIT ĖSHTĖ KUNDĖRSHTIM I ALL-LLAHUT

    Thotė All-llahu: “Ata nuk lusin tjetėr pos Tij vetėm (emra idhujsh) femra dhe nuk lusin tjetėr pos djallit plot sherr. Atė e mallkoi All-llahu. Ai ka thėnė: “Unė do tė pėrfitoj njė pjesė tė caktuar tė robėrve tė Tu” (En-Nisa: 117-118). Kushdo qė adhuron dike tjetėr pėrveē All-llahut, siē janė idhujtė, dielli, hėna, dėshira personale (epshi), njeriu, ide (nė kundėrshtim me Islamin), ėshtė adhurues i shejtanit, pa marrė parasyshė a e pranon kėtė apo e refuzon; sepse shejtani ėshtė ai qė i urdhėroi dhe ua hijeshoi ato vepra, pėr kėtė arsye ata qė adhurojnė melekėt, nė realitet adhurojnė shejtanin: “Dhe, (pėrkujto) Ditėn kur All-llahu i tubon tė gjithė ata e pastaj melekėve u thotė: “A kėta ishin qė vetėm juve u adhuronin? “Ata (melekėt) thonė: “I pa tė meta je o i madhėruar! Ti je Zoti ynė, larg asaj qė ata thonė! Ata nė realitet adhuronin xhindėt (shejtanėt dhe xhinėt) dhe shumica e tyre u besonin atyre” (Sebe'ė: 40-41) Dmth. se melekėt nuk i urdhėruan tė veprojnė ashtu, por shejtanėt i urdhėruan qė t'i adhurojnė ata, sikurse i urdhėruan edhe idhujtarėt t'i adhurojnė idhujtė, prapa tė cilėve fshiheshin shejtanėt.

    PĖRFUNDIMI:

    Nga kjo mund tė pėrfundojmė se shejtani urdhėron ēdo tė keqe, nxitė nė tė dhe largon nga ēdo e mirė, sikurse thotė All-llahu: “Shejtani ju premton varfėri (ju frikėson me varfėri) dhe ju urdhėron tė bėni imoralitete (ēdo gjė tė keqe), kurse All-llahu ju premton falje dhe mirėsi nga Ai...” (El- Bekare: 268), ai i frikėson njerėzit me varfėri, e u thotė: nėse ju shpenzoni pasurinė tuaj nė rrugėn e All-llahut, do tė varfėroheni, kurse “imoraliteti” me tė cilin ai na urdhėron ėshtė ēdo vepėr e keqe, sikurse koprracia, prostitucioni, etj.
    "Shoku Mjekesise"

  4. #4
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    DĖMTIMI FIZIK DHE SHPIRTĖROR:

    Ashtu sikurse mundohet shejtani ta humbė njeriun pėrmes mosbesimit dhe mėkateve, ashtu mundohet edhe ta dėmtoi atė fizikisht dhe shpirtėrisht. Mė poshtė do tė paraqesim diēka nga ajo qė dimė rreth kėtij dėmtimi:

    SHEJTANI SULMOI MUHAMMEDIN S.A.V.S:

    Mė parė pėrmendėm hadithin nė tė cilin na lajmėron Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem se shejtani e sulmoi atė dhe deshi t'ia hedhė njė shkėndijė tė zjarrtė nė fytyrėn e tij.

    ĖNDĖRRIMI ĖSHTĖ PREJ SHEJTANIT

    Shejtani ka mundėsi t'i paraqesė njeriut nė gjumė ėndėrra tė kėqija, tė cilat e tronditin dhe e lodhin atė, me qėllim qė ta pikėlloi dhe ta mundoi atė. Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmėroi se ėndėrrat tė cilat njeriu i pėrjeton nė
    gjumė janė tri lloje. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se ai tha: “Ėndėrrat janė tri lloje:
    Pėrgėzim prej All-llahut, tė folur tė shpirtit (ajo qė e mundon shpirtin e njeriut) dhe frikėsim i shejtanit”.
    Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Seid El-Huderijji radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem ka thėnė “Kur ndonjėri nga ju sheh ėndėrr tė cilėn e do, ajo ėshtė nga All-llahu, prandaj le ta falėnderojė All-llahun pėr tė dhe le ta rrėfejė atė, e nėse sheh diē tjetėr qė e urren, ajo ėshtė nga shejtani, prandaj le tė kėrkojė strehim tek All-llahu nga sherri i saj dhe mos t'ia pėrmendė atė askujt, sepse kėshtu ajo nuk i bėn dėm”.

    DJEGIA E SHTĖPIVE ME ZJARRĖ:

    Ai mund ta bėj kėtė me ndihmėn e disa shtazėve tė cilat i nxitė qė ta bėjnė kėtė, sikurse transmeton Ebu Davudi se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur tė bini nė gjumė, fikni llampat tuaja, sepse shejtani e udhėzon miun te llampa dhe kėshtu ju djegė”.

    PREKJA E NJERIUT NGA SHEJTANI NĖ MOMENTIN E VDEKJES:

    Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem shumė herė kėrkonte strehim tek All-llahu nga kjo gjė, e thoshte: “O Zot, tek Ti kėrkoj strehim nga rrėzimi (prej ndonjė naltėsie), shkatėrrimi (rėnia e diēkaje mbi tė), fundosja, zjarri dhe te Ti kėrkoj strehim nga prekja (turbullira) e shejtanit nė momentin e vdekjes, po ashtu te Ti kėrkoj strehim qė tė vdes duke qenė dezertues nga rruga Jote dhe te Ti kėrkoj strehim qė tė vdes i helmuar (nga gjarpėri, akrepi, etj)”.

    SHEJTANI DĖMTON FĖMIUN E POSALINDUR:

    Transmeton Muslimi nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ēdo fėmijė e prekė shejtani nė ditėn qė e lindė nėna e tij pėrveē Merjemes dhe birit tė saj”.
    Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Ēdo fėmijė kur ai lind, e therrė shejtani nė tė dy anėt e tij me gisht, pėrveē Isaun tė birin e Merjemes (nuk pat mundėsi ta prek), shkoi qė ta therri por ai therri vetėm mbulesėn”.

    Po ashtu Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk ka asnjė fėmijė qė lindė pėrveēse shejtani e prekė atė, kėshtu qė e ngritė zėrin (duke qajtur) nga prekja e shejtanit, nga kjo shpėtuan vetėm Merjemja dhe biri i saj”. Shkak pėr mbrojtjen e Merjemes dhe birit tė saj (Isaut alejhis-selam) nga shejtani ėshtė pėrgjigjja e All-llahut ndaj lutjes sė nėnės sė Merjemes (gruaja e Imranit) kur e lindi ate: “...e atė (Merjemen) dhe pasardhėsit e saj (Isaun alejhis-selam) po t'i lė Ty nė mbrojtje prej shejtanit tė mallkuar” (Ali Imran: 36). Pėr kėtė arsye Ebu Hurejre kur e pėrmendi hadithin e sipėrm, e lexoi kėtė ajet. Pasi qė nėna e Merjemes (alejhas-selam) ishte e sinqertė nė kėtė lutje tė saj, All-llahu iu pėrgjigj lutjes sė saj dhe i mbrojti Merjemen dhe tė birin e saj, Isaun (alejhis-selam), nga shejtani i mallkuar. Prej atyre qė po ashtu i mbrojti All-llahu prej shejtanit ėshtė Ammar Ibni Jasiri, sikurse transmeton Buhariu se Ebud-Derdai radiAll-llahu anhu e pyeti Alkamen, i cili ishte nga banorėt e Kufes, e i tha: “A ėshtė nė mesin tuaj ai qė e strehoi All-llahu prej shejtanit nė gjuhėn e profetit tė Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem? “Tha Mugire: “Atė qė e strehoi All-llahu prej shejtanit me gjuhėn e profetit tė Tij sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, ka pėr qėllim Ammarin”.


    KOLERA ĖSHTĖ SĖMUNDJE NGA XHINDĖT:

    I Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na lajmėroi se: “Zhdukja e ummetit tė tij ėshtė me therrje dhe kolerė; si shkak i prekjes sė armiqėve tuaj nė mesin e xhindėve, dhe qė tė dyja janė dėshmorėsi (nė shkallėn e dėshmorit)”. Kurse Hakimi transmeton se Muhammedi sallAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kolera ėshtė prekje e armiqėve tuaj nė mesin e xhindėve, nėse ajo ju ndodhė pėr ju ėshtė dėshmorėsi (nė shkallėn e dėshmorėve)”. Ndoshta sėmundja e cila e kaploi profetin e All-llahut, Ejubin (alejhis-selam), ishte nga xhindėt, sikurse thotė All-llahu: “Pėrkujto edhe robin Tonė Ejjubin, kur me lutje iu drejtua Zotit tė vet: “Shejtani mė ka goditur me mundim e dhimbje!”. (El-Enbija: 83)

    DISA SĖMUNDJE TĖ TJERA:

    I tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem njė gruaje qė ishte me menstruacione, kjo ishte Himnetu Bintu Xhahsh: “Ai ėshtė shqelmim nga shqelmimet e shejtanit”. (Ebu Davudi dhe Nesaiu).

    SHEJTANI SHOQĖRON NJERĖZIT NĖ USHQIMIN, PIRJEN DHE SHTĖPITĖ E TYRE:

    Prej dėmeve qė i bėn shejtani njeriut ėshtė edhe ajo se e sulmon atė nė ushqimin e pijen e tij, kėshtu qė e shoqėron nė tė, si dhe e shoqėron nė shtėpinė e tij, por kjo ndodhė vetėm nėse njeriu harron pėrmendjen e All-llahut dhe udhėzimin e Tij, kurse nėse i pėrmbahet udhėzimit me tė cilin na udhėzoi All-llahu dhe nuk harron pėrmendjen e All-llahut, atėherė shejtani nuk gjenė kurrfarė rruge deri te pasuritė dhe shtėpitė tona.

    Shejtanit nuk i lejohet ushqimi ynė pėrveē nėse e ngrėmė atė pa thėnė bismil-lahin, e nėse kjo thuhet, ai ushqim ėshtė i ndaluar pėr tė. Transmeton Muslimi nga Hudhejfe radiAll-llahu anhu se tha: “Kur ne uleshim pranė ushqimit nė prezencėn e Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem, nuk i vinim duart tona para se tė fillojė i Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem dhe kur ai fillonte edhe ne fillonim pas tij. Me njė rast ishim pranė ushqimit, nė atė moment erdhi njė robėreshė sikurse tė jetė e shtyer nga dikush, shkoi dhe deshi tė marrė ushqim, i Dėrguari i Allllahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i kapi dorėn e saj, pastaj erdhi njė beduin sikurse ishte duke e shtyer dikush, edhe kėtij i kapi dorėn”. Pastaj u tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Shejtanit i lejohet ushqimi gjatė ngrėnies sė atij i cili nuk e ka pėrmendur emrin e All-llahut, shejtani ėshtė ai qė erdhi me kėtė robėresh qė t'i bėhet ushqimi i lejuar, pėr kėtė arsye unė i kappa dorėn, pastaj erdhė shejtani me kėtė beduin qė t'i bėhet ushqimi i lejuar, pėr kėtė arsye edhe kėtij i kapa dorėn. Betohem nė Atė qė shpirti im ėshtė nė dorėn e Tij, dora e shejtanit ishte me dorėn e saj dhe bashkė me dorėn time”.

    I Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na urdhėroi qė t'i ruajmė pasuritė tona nga shejtani duke i mbyllur dyert, duke i mbuluar enėt dhe duke pėrmendur emrin e All-llahut; sepse kėto i mbrojnė ato prej shejtanit. Transmeton Muslimi nga Xhabir Ibni Abdull-llahu radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Mbyllni dyert,
    perrmendeni emrin e Allllahut, sepse shejtani nuk hapė nje derė tė mbyllur dhe mbuloni tengjerėt, pėrmendni emrin e All-llahut, mbuloni enėt tuaja, pėrmendni emrin e All-llahut, mbuloni ato qoftė edhe me diē tė hollė dhe fikni llampat tuaja”. Shejtani pinė ujė me njeriun nėse ai e pinė atė nė kėmbė. Transmeton Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem e pa njė njeri duke pirė nė kėmbė, e i tha: “Vjelle”. Ai tha: “Pse!” I tha: “A gėzohesh qė me ty tė pijė maca?” Tha: “Jo”. Tha: “Me ty ka pirė ai qė ėshtė mė i keq se maca, ai ėshtė shejtani”. Qė ta pėrzesh shejtanin nga shtėpia, mos e harro pėrmendjen e All-llahut gjatė hyrjes nė shtėpi, i Dėrguari i All-llahut sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem na udhėzoi nė kėtė kur tha: “Kur njeriu hynė nė shtėpinė e tij dhe pėrmend All-llahun gjatė hyrjes dhe gjatė ngrėnies sė tij, thotė shejtani: Nuk ka qėndrim (bujtje) e as darkė pėr ju. E nėse ai gjatė hyrjes nė shtėpi nuk e pėrmend All-llahun, thotė shejtani: E arritėt fjetjėn, e nėse nuk e pėrmend All-llahun edhe gjatė ushqimit tė tij, ai thotė: E arritėt fjetjėn dhe e arritėt darkėn”.



    KOMANDANTI I BETEJĖS NĖ KONFLIKTIN MES BOTĖS SĖ XHINDĖVE
    DHE BOTĖS NJERĖZORE


    Iblisi ėshtė ai i cili e pregatitė planin dhe e udhėheqė betejėn kundėr njerėzimit, nga baza e tij i dėrgon ushtritė nė drejtime tė ndryshme, pastaj ai pėrcakton takime nė tė cilat diskuton me ushtrinė e tij pėr rezultatet qė kanė arritur dhe i lavdėron ata qė kanė patur sukses nė humbjen dhe hudhjen e njerėzve nė trazira.
    Transmeton Muslimi nga Xhabiri radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sellem tha: “Vėrtetė Iblisi e vė fronin e tij mbi ujė, pastaj i dėrgon ushtritė e tij dhe mė i afėrmi tek ai ėshtė ai qė mė sė shumti bėn trazira (fitne), dikush nga ata i thotė: Bėra kėshtu e kėshtu, i thotė: Ti nuk ke bėrė asgjė. Pastaj dikush tjetėr i thotė: Unė nuk iu largova njeriut pėrderisa nuk e ndava me gruan e tij. Kėtė shejtan e afron Iblisi afėr vete dhe i thotė: Eh, ti je ai (qė meriton tė jesh mė i
    afėrmi)”.
    Po ashtu Muslimi transmeton nga Ebu Seidi radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha Ibni Saidit kur e takoi nė njė rrugė tė Medinės (Muhammedi alejhis-selam dyshonte se ky ėshtė vetė Dexhxhalli): Tha: “Ēfarė sheh”? Tha: “E shoh njė fron mbi ujė”. Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem i tha: “Ti e sheh fronin e Iblisit mbi det”.
    Shejtani ka zotėsi dhe praktikė tė gjėrė e tė lashtė nė humbjen e njerėzve, pėr kėtė arsye ai ėshtė i pėrpiktė nė vėnien e planeve tė tij, si dhe nė vėnien e kurthave dhe mashtrimeve tė tij, sepse ai jeton qė prej krijimit tė njeriut tė parė e deri mė sot dhe do tė jetojė deri nė Ditėn e Kijametit: “Ai (Iblisi) tha: “O Zoti im, mė jep afat deri nė Ditėn e ringjalljes sė tyre”. I tha (All-llahu): “Ty veē tė ėshtė dhėnė afati deri nė Ditėn e kohės sė njohur (Ditėn e Kijametit)” (El-Hixhr: 36-38).
    Shejtani ėshtė gjithmonė nė veprim tė sherrit, mu ashtu sikurse u betua dhe asnjėherė nuk ndalet e as nuk lodhet. Tha Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem: “Tha shejtani: Betohem nė fuqinė dhe madhėrinė Tėnde o Zot, unė nuk do tė ndalem duke i mashtruar robėrit e Tu pėrderisa janė shpirtrat nė trupin e tyre. All-llahu i tha: Betohem nė fuqinė dhe madhėrinė Time, Unė nuk do tė ndalem duke ua falur atyre sa herė qė kėrkojnė falje prej Meje”.

    USHTRIA E SHEJTANIT JANĖ NGA XHINDĖT DHE NGA NJERĖZIT

    Shejtani ka dy grupe tė ushtrive: njė grup nga xhindėt dhe njė grup nga njerėzit. Mė parė paraqitėm hadithin nė tė cilin Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem se tha shejtani i dėrgon ushtritė e tij qė t'i devijoj njerėzit, kurse nė Kur'an thuhet: “Dhe me atė alarmin e zėrit tėnd, mashtroje atė qė mundesh prej tyre, me kalorėsit e kėmbėsorėt tu thirri ata...” (El-Isra: 64).
    Ushtria e tij sulmojnė me kėmbėsori dhe me kalorės, i dėrgon ai ata te njerėzit qė t'i nxisin nė sherr: “A nuk e di ti se Ne i kemi lėshuar shejtanėt kundėr jobesimtarėve, e ata i nxisin pa ndėrprerė nė vepra tė kėqija” (Merjem: 83).

    ĒDO NJERI KA NJĖ SHEJTAN SHOQĖRUES:

    Ēdo njeri ka njė shejtan i cili e shoqėron gjithmonė dhe nuk ndahet prej tij, sikurse thuhet nė hadithin tė cilin e transmeton Muslimi nga Aishja radiAll-llahu anha, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem njė natė doli nga dhoma e saj, tha ajo: “Pata smirė ndaj tij, ai u kthye qė tė shikoj se ēfarė do tė veprojė, e tha: “Ē'ėshtė me ty, oj Aishe?” I thashė: “Pėr ēfarė arsye tė mos ketė smirė ndaj teje njė grua sikurse unė? Ai tha: “A tė erdhi shejtani yt”. Tha Aishja: O i Dėrguar i All-llahut, a me mua ka ndonjė shejtan? Tha: “Po”. I thashė: Dhe me ēdo njeri ka njė shejtan? Tha: “Po”. I thashė: A edhe me ty ka njė shejtan? Tha: “Po, pėrveēse Zoti im mė ndihmoi kundėr tij, dhe ai pranoi Islamin”.
    Transmeton Muslimi nga Abdull-llah Ibni Mes'udi radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAllllahu alejhi ve sel-lem tha: “Nuk ka asnjė nga ju pėrveēse i ėshtė pėrcaktuar shoqėruesi i tij nga xhindėt dhe shoqėruesi i tij nga melekėt”. Sahabėt i thanė: “A edhe ty, o i Dėrguar i All-llahut? Tha: “Edhe mua, vetėmse All-llahu mė ndihmoi kundėr tij, kėshtu qė ai e pranoi Islamin dhe nuk mė urdhėron pėrveēse tė bėj mirė”.
    Nė Kur'an thuhet: “Kush mbyll sytė para kėshillave tė All-llahut, atij ia shoqėron njė shejtan qė nuk i ndahet kurrė” (Ez-Zuhruf: 36)
    “Ne u shoqėruam atyre (pabesimtarėve) asi shoqėrues (xhindė) qė ua hijeshonin atė qė bėnin nė atė kohė (derisa ishin nė dun'ja) dhe atė qė do t'u vijė mė vonė (nė ahiret)..” (Fussilet: 25).
    Shejtani ka pasues nga njerėzit tė cilėt e kanė bėrė atė udhėheqės tė tyre, i pasojnė hapat e tij dhe kėnaqen me idetė e tij edhe pse ai ėshtė armik i parė i tyre i cili nxiton qė t'i shkatėrroj, andaj eshtė gjė e keqe pėr njeriun qė armikun e tij ta bėjė dashamirė: “...vallė, a nė vend Timin do ta merrni pėr mik atė (shejtanin) dhe pasardhėsit e tij, ndėrsa ata janė armiqė tuaj? Sa kėmbim i shėmtuar ėshtė ai i jobesimtarėve!” (El-Kehf: 50).

    Nuk ka dyshim se ata dėshtuan nė mėnyrė tė qartė kur e morėn ate pėr mik: “...e kush e bėn mik shejtanin, e jo All-llahun, ai ka dėshtuar sheshazi” (En-Nisa: 119). Ata dėshtuan, sepse shejtani i ndyti dhe i prishi shpirtrat e tyre, u ndaloi begatinė udhėzuese dhe i hudhi ata nė devijime dhe dyshime: “...e kujdestarė tė atyre qė nuk besuan janė shejtanėt qė i nxjerrin ata prej drite e i hudhin nė errėsira.Ata janė banues tė zjarrit, ku do tė qėndrojnė pėrgjithmonė” (El-Bekare: 257).
    Po ashtu dėshtuan sepse ai i drejton pėr nė Xhehnem: “...ai nė realitet fton partinė e tij qė tė jenė nga banorėt e zjarrit tė fortė” (Fatir: 6). Kėta miq tė shejtanit, i shfrytėzon ai si nėpunės dhe ushtri tė vetėn qė t'i realizoj planet dhe qėllimet e tij.

    KURTHA DHE POSHTĖRIMI QĖ U BĖN AI MIQĖVE TĖ TIJ:

    Shumė njerėz e marrin pėr mik shejtanin, por ai u vė atyre kurtha dhe i dėrgon ata nė vendin e zhdukjes sė tyre, spastrohet nga ata, i dorėzon, i fyen, qeshet me ta, i urdhėron tė vrajnė, tė vjedhin, tė bėjnė imoralitet dhe i poshtėron ata. E bėri kėtė ai me idhujtarėt e Mekkės nė betejėn e Bedrit, kur iu paraqit atyre nė pamjen e Suraka Ibnu Malikut dhe iu premtoi se do tė triumfojnė dhe do t'i mposhtin muslimanėt: “Pėrkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim pėr veprat e tyre dhe u tha: “S'ka kush qė mund t'iu mposhtė sot ju, unė jam mbrojtės i juaji..” (El-Enfal: 48).

    Kur armiku i All-llahut (shejtani) i pa melekėt duke zbritur nė ndihmėn e muslimanėve, iku me vrap, i dorėzoi pabesimtarėt dhe u tha: “...unė shoh ēka ju nuk shihni, unė i frikohem All-llahut, All-llahu ėshtė dėnues i ashpėr”.
    Kėshtu veproi edhe me priftin i cili vrau gruan dhe fėmiun e saj, shejtani e urdhėroi ate tė bėj imoralitet, pastaj e urdhėroi ta vrajė ate, mė vonė familjen e gruas i udhėzoi deri te varri i saj dhe u zbuloi realitetin e kėsaj ngjarje, pastaj e urdhėroi t'i bėj sexhde, e kur ai veproi kėtė iku nga ai dhe e la nė vetmi, kėtė do ta sqarojmė mė vonė.
    Nė Ditėn e Kijametit u thotė dashamirėve tė tij kur tė gjithė bashkohen nė Xhehnem: “...unė mohova pasi qė mė shoqėruat ju mė parė…” (Ibrahim: 22). Ai i sjelli deri nė atė vend tė shėmtuar, pastaj u spastrua nga ata nė pėrgjithėsi.
    Mė vonė do ta paraqesim rrėfimin e atij qė pretendoi se ėshtė dijetar i madh dhe si u larguan shejtanėt nga ai pasi qė arriti famė tė madhe, kėshtu qė ai mbetė i hutuar dhe nuk dinte se ēfarė punonte.

    Shejtani i mobilizon dashamirėt e tij qė t'i shėrbejnė atij dhe qė t'i luftojnė besimtarėt: Njerėzit janė dy lloje: Dashamirė tė All-llahut dhe dashamirė tė shejtanit. Dashamirė tė shejtanit janė pabesimtarėt, pa marrė parsysh popujt dhe fetė e tyre: “Ne, shejtanėt i bėmė dashamirė tė atyre qė nuk besojnė” (el-A'raf: 27).

    Shejtani i shfrytėzon pabesimtarėt qė t'i devijojnė besimtarėt pėrmes dyshimeve qė ua paraqesin atyre: “S'ka dyshim se shejtanėt i shpallin dashamirėve tė tyre qė t'ju polemizojnė, e nėse ju u bindeni atyre, atėherė s'ka dyshim se ju jeni idhujtarė” (El-En'am: 121).
    Nuk ka dyshim se dyshimet tė cilat i paraqesin orientalistėt, kryqtarėt, ēifutėt dhe ateistėt janė tė kėtij lloji (frymėzim i shejtanit). Po ashtu shejtani i shtynė dashamirėt e tij qė t'i prekin shpirtrat e besimtarėve: “S'ka dyshim se biseda e fshehtė ėshtė nxitje e shejtanit pėr t'i shqetėsuar ata qė besuan…” (El-Muxhadele: 10). Ai i shtyente idhujtarėt qė t'i pėshpėritin njėri-tjetrit nė prezencėn e muslimanėve, kėshtu qė muslimanėt mendonin se janė duke bėrė komplot kundėr tyre.
    Madje ai i shtyen ata edhe t'i luftojnė muslimanėt: “Ata qė besuan luftojnė nė rrugėn e All-llahut, e ata qė nuk besuan luftojnė nė rrugėn e shejtanit.Luftoni pra miqtė e shejtanit, s'ka dyshim se intriga e shejtanit ėshtė e dobėt” (En-Nisa: 76).
    Ai gjithmonė mundohet t'i frikėsoj besimtarėt me dashamirėt e tij: “Po atė (propagandė) e bėri vetėm shejtani qė dėshironte me miqtė e vet idhujtarėt), t'ju frikėsojė, po ju mos u frikėsoni prej tyre, frikėsomuni Mua, nėse jeni besimtarė” (Ali Imran: 175). Dashamirėt e shejtanit janė numėr i madh: “Nė tė vėrtetė, djalli realizoi mendimin e vet ndaj tyre, ndaj edhe e dėgjuan atė, pėrpos njė grupi besimtarėsh” (Sebe'ė: 20).
    "Shoku Mjekesise"

  5. #5
    God Bless You Maska e _Mersin_
    Anėtarėsuar
    21-05-2008
    Vendndodhja
    ne nota humori
    Postime
    2,593
    METODAT E SHEJTANIT NĖ HUMBJEN E NJERIUT

    Shejtani nuk shkon te njeriu e t'i thotė: mos i vepro kėto vepra tė mira dhe veproi kėto vepra tė kėqija; qė tė jesh i palumtur nė kėtė botė dhe nė botėn e ardhme; sepse sikur ai tė vepronte kėshtu nuk do ta respektonte askush, por ai ndjekė rrugė tė ndryshme me tė cilat i mashtron robėrit e All-llahut.

    1- UA ZBUKURON TĖ KOTĖN:

    Kjo ėshtė rruga tė cilėn shejtani e ndoēi dhe vazhdon ta ndjekė nė tentimin e tij qė t'i humbė njerėzit. Ai tė pavėrtetėn e paraqet si tė vėrtetė, kurse tė vėrtetėn si tė pavėrtetė dhe nuk i largohet njeriut duke ia zbukuruar tė pavėrtetėn dhe duke ia urrejtur tė vėrtetėn pėrderisa nuk fillon njeriu t'i veprojė gjėrat e urrejtura dhe derisa ta urrej tė vėrtetėn, sikurse i tha vetė i mallkuari All-llahut: “Tha (Iblisi): “Zoti im, pėr shkak qė mė pėrzune (mė largove), unė do t'ua zbukurojė (tė kėqiat)
    atyre sa tė jenė nė tokė (nė kėtė botė) dhe tė gjithė ata do t'i largoj nga rruga e drejtė! Pėrveē robėve tė Tu, tė cilėt i ke bėrė tė sinqertė” (El-Hixhr: 39-40).
    Tha Ibni Kajjimi nė kėtė kontest: “Nga kurthat e tij ėshtė se ai i bėn magji mendjes ēdoherė dhe nuk i shpėton magjisė sė tij pėrveē ai qė All-llahu dėshiron, ai ua zbukuron veprėn e cila u bėn dėm saqė i duket njeriut se nuk ka vepėr mė tė vlefshme se sa ajo, pastaj e largon nga vepra e vlefshme saqė mendon njeriu se nuk ka vepėr mė tė dėmshme, fela Ilahe il-lAll-llah (dhe nuk ka zot tjetėr pėrveq All-llahut), sa sprovime i kanė ndodhur njeriut nga kjo magji! Sa ndėrhyrjen e bėri ai me tė mes zemrės dhe mes Islamit, imanit e bėmirėsisė! Sa tė pavėrtetėn ai e paraqiti nė formė tė bukur dhe sa tė vėrtetėn e paraqiti nė pamje tė kobshme! Ai ėshtė i cili u bėri magji mendjeve derisa i hudhi tė zotėt e tyre nė epshe dhe mendime tė ndryshme, i futi ata nė ēdo rrugė devijuese, i hudhi nė shkatėrrim pas shkatėrrimi, ua zbukuroi adhurimin e idhujve, ndėrprerjen e
    marrėdhėnieve farefisnore, mbytjen e fėmijve, martesėn me nėnat, ju premtoi hyrjen nė xhennete me gjithė pabesimin nė cilėsitė e All-llahut tė madhėruar dhe nė librat e Tij duke u thėnė se kėshtu e kėrkon pastėrtia e All-llahut, lėnien e urdhėrimit nė tė mira dhe pengimit nga tė kėqiat duke u thėnė se kėshtu e kėrkon dashuria ndaj njerėzve, i largoi nga mirėsjellja, i urdhėroi tė shikojnė interesin e vet: “…shikoni vetėn tuaj..”, i detyroi ta refuzojnė atė me tė cilėn u dėrgua
    Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem duke u thėnė t'i imitojnė tė parėt…
    Kjo ėshtė mėnyra me tė cilėn Iblisi i mallkuar i bėri kurthė Ademit alejhis-selam; kur ia zbukuroi ngrėnien nga pema tė cilėn ia ndaloi All-llahu, pandėrprerė u mundua ta bindė se ajo pemė ėshtė pema e pėrjetėsisė, ngrėnia nga ajo pemė e bėnė ate tė qėndrojė nė Xhennet pėrgjithmonė, ose e bėnė atė njė prej melekėve, derisa nė fund edhe i besoi Ademi, kėshtu qė All-llahu e nxjerri nga Xhenneti.
    Shiko pasuesit bashkėkohorė tė shejtanit se si ndjekun tė njejtėn rrugė nė tentimet e tyre qė t'i devijojnė njerėzit.
    Thirrėsit e komunizmit dhe socializmit supozojnė se drejtimet e tyre janė ato tė cilat e shpėtojnė njerėzimin nga hutia, frika, humbja dhe uria… thirrėsit tė cilėt ftojnė qė gruaja tė dal nė rrugė lakuriq nė emėr tė lirisė e tolerancės, duke shkelur nė kėtė mėnyrė ēdo fytyrė e moral, supozojnė se ftojnė nė lirinė njerėzore. Pastaj shiko idetė e helmuara tė cilat ftojnė qė pasuria tė dorėzohet nėpėr banka tė cilat punojnė me fajde; qė t'i realizojnė kėshtu fitimet e tyre nė emėr tė zhvillimit dhe kamatės.
    Pastaj shiko thirrjet tė cilat supozojnė se pėrmbajtja e fesė ėshtė prapambeturi, ngurtėsi dhe kthim nė shekujt e kaluar dhe tė cilat thirrje i quajnė thirrėsit islam tė ēmendur dhe nėpunės tė shteteve lindore…etj.
    E gjithė kjo ėshtė vazhdim i rrugės sė shejtanit me tė cilėn ai i bėri kurthė Ademit qysh herėt, duke i zbukuruar tė pavėrtetėn dhe duke i urrejtur tė vėrtetėn: “Betohem nė All-llahun (All-llahu betohet nė vetėn e Vetė), Ne dėrguam edhe para teje tė dėrguar ndėr popuj, po veprat e tyre (tė kėqija) ua hijeshoi shejtani, se ai ėshtė mik i tyre, e ata kanė njė dėnim tė idhėt” (En-Nahl: 63).
    Kjo metodė -betohem nė All-llahun- ėshtė metodė e rrezikshme; sepse kur njeriut i zbukurohet e pavėrteta dhe i duket si e vėrtetė, e shfrytėzon fuqinė e tij nė pėrgjithėsi qė tė realizoj atė qė i duket si e vėrtetė, madje edhe nėse aty fshihet shkatėrrimi i tij: “Thuaj: “A t'ju tregojmė pėr mė tė dėshpruarit nė veprat e tyre? Ata janė veprimi i tė cilėve u asgjėsua nė jetėn e kėsaj bote, e megjithatė ata mendojnė se janė kah bėjnė mirė” (El-Kehf: 103-104).
    Ata pasues tė shejtanit ngriten qė t'i pengojnė njerėzit nga feja e All-llahut dhe t'i luftojnė dashamirėt e Tij dhe nė tė njejtėn kohė ata mendojnė se janė nė rrugė tė drejtė dhe tė vėrtetė: “E ata (pabesimtarėt) shmangin nga rruga e drejtė, kurse llogarisin se janė tė udhėzuar” (Ez-Zuhruf: 37).

    Ky ėshtė edhe shkaku qė pabesimtarėt i dhanė pėrparėsi kėsaj bote, kurse refuzuan botėn e ardhme, sikurse thotė All-llahu i madhėruar: “Ne u bashkuam atyre asi shoqėrues tė cilėt ua hijeshuan atė qė bėnin nė atė kohė (nė kėtė botė) dhe atė qė do t'u vijė mė vonė (nė botėn e ardhme)…” (Fussilet: 25). Shoqėruesit e pėrmendur nė kėtė ajet janė shejtanėt, tė cilėt u
    zbukuruan veprat qė bėnin nė kėtė botė dhe i bėnė qė ta pėrgėnjeshtrojnė ahiretin dhe kėtė ēėshtje ua zbukuruan deri nė atė pikė saqė mohuan ringjalljen, llogarinė, Xhennetin dhe Xhehnemin.

    SHQUARJA E GJĖRAVE TĖ NDALUARA ME EMRA TĖ BUKUR:

    Nga mashtrimet me tė cilat shejtani e mashtron njeriun ėshtė po ashtu shquarja e gjėrave tė ndaluara, tė cilat janė nė kundėrshtimin e All-llahut, me emra tė dashur pėr shpirtin; qė kėshtu ta mashtrojė njeriun dhe tė falsifikojė realitetin, sikurse e quajti p.sh. pemėn e ndaluar: pema e pėrjetėsisė, qė kėshtu t'i zbukurojė Ademit ngrėnien nga ajo: “Tha (Iblisi): “O Adem, a tė udhėzojė deri te pema e pėrjetėsisė dhe deri te pushteti qė nuk ka fund” (Taha: 120).
    Tha Ibnul-Kajjimi: “Pasuesit e Iblisit e trashėguan nga ai emrimin e gjėrave tė ndaluara me emra tė cilėt i pėlqejnė shpirtit, kėshtu qė e quajtėn alkoolin: nėna e gėzimeve, kamatėn e quajtėn: bashkėpunim (biznis), …” . Sot fajden e quajnė me emrin: kamatė, kurse muzikėn, filmin dhe formimin e statujave e quajnė: art.

    2- EL-IFRAT VET-TEFRIT - MANGĖSIMI DHE TEPRIMI:


    Tha Ibnul-Kajjimi pėr kėtė ēėshtje: “Nuk ka asnjė urdhėr qė All-llahu e urdhėroi pėrveēėse shejtani ka ndaj tij dy dėshira: ose mangėsim dhe mosinteresim nė te, ose teprim dhe kalim i kufirit nė te, atij nuk i intereson se cilėn tė keqe e arrinė te njeriu. Ai i afrohet zemrės sė njeriut dhe i merr erė, nėse nė te gjenė zbrazėti, ngadalėsim dhe lirim, e kėrkon ate nga kjo rrugė, e pėrforcon pėr toke, e ulė dhe e bėn qė tė jetė pėrtac e i ngadalshėm, si dhe i hap derėn e komentimeve, shpresės, etj, derisa njeriu lė urdhėrat nė pėrgjithėsi.

    E nėse tek ai gjen kujdes e sinqeritet, pėrgatitje e ringjallje, kėshtu qė humbė shpresėn ta kėrkojė nga ajo derė, e urdhėron qė tė bėjė pėrpjekje tė tepėrt, e bindė se ajo qė vepron ėshtė pak, e bindė se interesimi i tij ėshtė mė i lartė, kėshtu qė duhet tė veprojė mė shumė se ēdo njėri, tė mos flejė kur njerėzit flejnė, tė mos ngrėnė kur njerėzit ngrėjnė, tė mos ndalet kur njerėzit ndalen, nėse ndonjėri nga ata i lanė duart dhe fytyrėn e tij tri herė, i thotė kėtij t'i laji shtatė herė, nėse tė tjerėt marrin avdes pėr namaz, ti laju nė pėrgjithėsi, dhe teprime e tejkalime tė ngjashme. Kėshtu shejtani ate e dėrgon nė ekstremitet dhe gjėra tė tejkalueshme, e bėn ta kalojė rrugėn e drejtė, ashtu sikurse e bėri njeriun e parė ta lė ēdo gjė tė mėngėt. Qėllimi i shejtanit me tė dytė ėshtė qė t'i largojė nga rruga e drejtė: i pari qė mos t'i afrohet asaj, kurse i dyti qė ta kalojė ate. Ai me kėtė metodė sprovoi shumicėn e njerėzve dhe nga kjo nuk tė shpėton veēse dituria e rrėnjosur, imani dhe fuqia e mjaftueshme pėr luftimin e tij dhe pėrmbajtja e rrugės sė mesme. All-llahu qoftė nė ndihmė”.

    3- LARGIMI I NJERĖZVE NGA PUNA DHE HUDHJA E TYRE NĖ SHPRESIME DHE PĖRTACI:

    Ai nė kėtė ēėshtje ndjek disa rrugė e metoda. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre radiAll-llahu anhu, se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur ndonjėri nga ju ėshtė nė gjumė, i lidhė shejtani nė qafėn e tij tri lidhėse, nė vendin e ēdo lidhėse i bie (dhe i thotė): nata ėshtė e gjatė, prandaj bi (flejė e pusho), e nėse kur ai zgjohet e pėrmend All-llahun, i zgjidhet njė lidhėse, e nėse merr edhe avdes, i zgjidhet njė tjetėr lidhėse, e nėse ngritet e falet, i zgjidhet edhe lidhėsja e fundit, kėshtu qė kur ai gdhinė, ėshtė aktiv dhe me shpirtė tė mirė, pėrndryshe gdhinė me shpirtė tė keq dhe pėrtac”.

    Transmetojnė Buhariu dhe Muslimi se Muhammedi sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem tha: “Kur tė zgjohet ndonjėri nga ju prej gjumit, le t'i pastrojė hundėt tri herė, sepse shejtani ka fjetur nė zgavrėn e hundės sė tij”.
    Po ashtu Buhariu transmeton se dikush i pėrmendi Muhammedit sal-lAll-llahu alejhi ve sel-lem njė njeri qė kishte fjetur deri nė mėngjes (pa e falur namazin e sabahut), e tha: “Ai ėshtė njė njeri qė shejtani kreu nevojen (urinėn) nė veshėt e tij”.
    Kjo qė pėrmendėm ėshtė pėrtaci e stimuluar nga shejtani. Ai mund ta largojė njeriun nga veprat e mira edhe me pėshpėritje dhe me metodėn e tij qė t'i bėj njeriut tė dashur pėrtacinė, t'i lė punėn e sotit pėr nesėr dhe i jep shpresime tė shumta. Thotė Ibnul-Xhevziu pėr kėtė: “Sa ka hebrenjė dhe tė krishterė tė cilėve u ėshtė bėrė i dashur Islami nė zemrat e tyre, por Iblisi pandėrprerė i largon ata nga ai, e u thotė: mos shpejto, shiko me vėmendje dhe kėshtu i lenė me shpresime derisa tė vdesin nė mosbesimin e tyre. Tė njejtėn gjė i bėn edhe mėkatarit qė dėshiron tė pendohet nga mėkatet e tij… ndoshta dijetari mendoj ta pėrsėritė mėsimin e tij, e ai i tha: Pusho pak. Ndoshta njė i devotshėm mendoi qė tė falet natėn, kurse ai i tha: Ka kohė.
    Pėr kėtė arsye ai qė ėshtė i vendosur duhet tė punoj me vendosmėri, vendosmėria ėshtė kapja e kohės dhe lėnia e shpresimeve… disa nga tė parėt thanė: “Ju kėshilloj qė t'i ruheni shpresimit, sepse ai ėshtė ushtari mė i madh i Iblisit…”.
    Disa njerėz janė tė pėrgatitur e tė zgjuar, e kur t'u vie meleku i vdekjes, nuk pendohen, kurse disa janė tė mashtruar e me shpresime, kėshtu qė kur t'i vie momenti i ndarjes nga kjo botė, ndien idhėtim dhe bėn pendim tė madh.

    3- PREMTIMI DHE SHPRESIMI I TIJ:

    Shejtani u premton njerėzve premtime tė rrejshme dhe kėtė ua justifikon me shpresime tė embėla; qė kėshtu t'i hedhė ata nė gropėn e thellė tė devijimit: “Ai u premton atyre dhe i bėn tė shpresojnė, por shejtani nuk premton tjetėr vetėm se mashtrim” (En-Nisa: 120).
    Kur pabesimtarėt i luftojnė besimtarėt, u premton se do tė triumfojnė, pastaj kur ata pėsojnė disfatė, ikė dhe i lė ata: “Pėrkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim pėr veprat e tyre dhe u tha: “S'ka kush qė mund t'ju mposhtė sot ju, unė jam mbrojtės i juaji! “E kur u ballafaquan tė dy grupet (u takuan muslimanėt me idhujtarėt e Mekkės nė Bedr), ai u tėrhoq prapa e tha: “Unė jam i pastėr prej juve, unė shoh ēka nuk shihni ju (i pa Xhibrilin, Mikailin dhe melekėt duke zbritur nė
    anėn e muslimanėve tė pėrgatitur pėr luftė), unė i frikėsohem All-llahut. All-llahu ndėshkon shumė ashpėr” (El-Enfalė: 48).
    Ai u premton pabesimtarėve tė pasur se nė botėn e ardhme do tė kenė pasuri tė madhe, kėshtu qė pabesimtari thotė: “..nėse ndodhė qė tė kthehem te Zoti im, pa dyshim do tė gjej ardhmėri edhe mė tė mirė se kjo (nė kėtė botė)” (El-Kehf: 36).
    Betohem nė Zotin se ky pabesimtar gėnjeu, ai nė botėn e ardhme nuk do tė gjenė asgjė tjetėr veēse zjarr.
    Ai po ashtu i premton atij shpresime tė ėmbėla qė nuk ekzistojnė nė realitetin jetėsor, kėshtu ai e pengon ate nga puna e sinqertė dhe e frytshme.

    4- PARAQITJA E SHEJTANIT SI KĖSHILLTAR I NJERIUT:

    Shejtani e fton njeriun qė tė bėj mėkate dhe mundohet ta bindė se ėshtė kėshillues i tij dhe se i do tė mirėn. Ai iu betua babait tonė Ademit se ėshtė kėshillues i tij: “… dhe u bėri be atyre dyve (Ademit dhe Havės): “Unė vėrtetė jam kėshillues i juve dyve” (El-A'raf: 21).
    Vehb Ibni Munebbihi radiAll-llahu anhu transmeton njė rrėfim tė kėndshėm nga historia e Beni Israilėve, tė cilėn ne e paraqesim qė tė kuptojmė njė metodė tė shejtanit nė tentimin e tij pėr humbjen e njerėzve dhe qė ne t'i ruhemi kėshillimeve tė tij e ta kundėrshtojmė atė.
    Tha Vehbi: “Ekzistonte njė adhurues nė kohėn e Beni Israilėve, ishte adhuruesi mė i madh i kohės sė tij. Nė kohėn e tij jetonin tre vėllezėr tė cilėt kishin njė motėr tė pamartuar. Njė ditė prej ditėve tė tre vėllezėrit u detyruan tė dalin nė luftė, por nuk dinin se kujt t'ia lėnė motrėn e tyre, nuk dinin kujt t'i besojnė dhe ku ta lėnė. Nė fund vendosėn qė tė gjithė ta lėnė atė te adhuruesi i Beni Israilėve (adhuruesi i pėrmendur nė fillim) meqė kishin besim tek ai. Shkuan tek ai dhe kėrkuan qė ta lėnė motrėn e tyre tek ai, kėshtu qė ajo tė qėndroi nėn mbikėqyrjen e tij derisa kėta tė kthehen nga lufta. Ai e refuzoi kėtė dhe kėrkoi strehim tek All-llahu nga ata dhe nga motra e tyre. Por ata nuk u larguan nga ai derisa pranoi. Ai u tha: Sillne atė nė njė shtėpi afėr faltores time. Ata e zbritėn atė nė atė shtėpi, pastaj shkuan dhe e lanė atė.
    Ajo qėndroi afėr atij adhuruesit njė kohė dhe ky ia lente ushqimin te dera e faltores sė tij, kur e lente ushqimin te dera e mbyllte derėn dhe ngritej lartė nė faltore, pastaj e urdhėronte atė qė tė dal nga shtėpia dhe ta marri ushqimin qė i ka lėnė te dera. Shejtani filloi ta zbusė atė, t'i bėj tė dashur bėmirėsinė dhe filloi t'ia bėj tė madhe daljen e saj nga shtėpia ditėn dhe e frikėsonte ta sheh atė dikush e t'i ngjitet asaj, shejtani i tha: sikur t'i dėrgosh ushqimin te dera e shtėpisė sė saj, do tė
    ishte mė vlefshėm. Shejtani nuk iu nda atij derisa filloi t'ia dėrgoi ushqimin te dera e saj pa i folur fare.
    Ai qėndroi nė kėtė gjendje njė kohė, pastaj shejtani ia bėri tė dashur mė tepėr bėmirėsinė dhe e nxiti nė te, e i tha: sikur t'i dėrgosh ushqimin asaj nė shtėpinė e saj, do tė ishte shumė mė vlefshėm. Shejtani nuk iu nda atij derisa ky filloi t'i dėrgoj ushqimin nė shtėpi. Nė kėtė mėnyrė qėndroi njė kohė.

    Pastaj, erdhi shejtani dhe filloi t'ia bėj bėmirėsinė tė dashur, e nxiti nė te dhe i tha: sikur tė kishe biseduar ndonjėherė me te qė tė ndiej ngrohtėsi, sepse ate e ka kapluar vetmi e madhe. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky filloi t'i flasė asaj nga faltorja e tij. Pas njė kohė i erdhė shejtani dhe i tha: sikur tė zbritėsh te dera jote dhe ajo tė zbret te dera e saj dhe tė bisedoni do tė ishte mė mirė pėr te. Shejtani nuk iu largua kėtij derisa filloi tė dali te dera e faltores sė tij dhe ajo tė dali te dera e saj. Ata qėndruan kėshtu njė kohė duke biseduar.
    Pastaj, shejtani i zbukuroi punėn dhe shpėrblimin qė fiton me bėmirėsinė e tij ndaj saj, e i tha: sikur tė dilje nga dera e faltores tėnde dhe tė afrohesh afėr shtėpisė sė saj e tė bisedoni, do tė ishte mė ngrohtėsi pėr te. Ai nuk iu nda duke e nxitur nė kėtė derisa veproi kėtė dhe kėshtu qėndruan njė kohė. Pastaj i erdhė shejtani e i tha: sikur tė hysh nė shtėpi me te dhe tė bisedosh, kėshtu nuk do tė lejoshe qė ta sheh fytyrėn e saj askush. Ai nuk iu nda atij duke e nxitur derisa filloi tė hyjė nė
    shtėpi me te dhe tė bisedojnė tėrė ditėn, e kur kalonte dita, ngjitej nė faltoren e tij.
    Pas njė kohe i erdh shejtani dhe nuk iu nda derisa e kapi atė pėr kofshėn e saj dhe derisa e puthi. Ai vazhdoi t'ia zbukuroi atė nė syrin e tij derisa edhe bėri marrėdhėnie seksuale me tė, kėshtu qė ajo mbet shtatėzėnė dhe lindi njė fėmijė. Atėherė i erdh shejtani e i tha: Ēfarė do tė bėsh kur tė vijnė vėllezėrit e saj dhe e shohin se ajo ka lindur? Unė nuk mendoj se ti do tė shpėtosh pa u marruar, prandaj merre fėmiun, preje dhe varrose, sepse nėna e tij nuk do ta shfaqi kėtė nga frika qė vėllezėrit e saj do ta kuptojnė se ēfarė ke vepruar me te. Ai veproi sikurse i tha shejtani.Pastaj ai i tha: a mendon se ajo do tė fshehi para vėllezėrve tė saj ēfarė bėre me te dhe me fėmiun e saj, por ti merre edhe atė e preje dhe varrose me fėmiun e saj. Shejtani nuk iu largua atij derisa ky veproi sikurse i tha ai. Mė pastaj i futi me njė gropė dhe i mbuloi me njė guri tė madh, pastaj shkoi nė faltoren e tij dhe filloi tė bėnte adhurim. Ai qėndroi nė kėtė gjendje aq sa dėshiroi All-llahu dhe pastaj erdhėn vėllezėrit e asaj vajze. Erdhėn menjėherė te ky dhe e pyetėn pėr te, ky u tregoi se ajo ka vdekur, kėrkoi falje pėr te dhe filloi tė qajė, e tha: ajo ishte gruaja mė e mirė dhe shikoni ky ėshtė varri i saj. Vėllezėrit e saj erdhėn te varri, qajtėn aty, kėrkuan mėshirė pėr te dhe qėndruan te varri i saj disa ditė, pastaj shkuan te gratė e tyre.

    Kur erdhė nata dhe ranė nė gjumė, u erdhė shejtani nė ėndėrr nė formėn e njė udhėtari, e filloi me vėllaun mė tė madh, e pyeti ate pėr motrėn e tij, ky i tregoi se ēka i kishte thėnė adhuruesi se ajo kishte vdekur dhe si u tregoi vendin e varrit tė saj, por shejtani i tregoi se ai kishte gėnjyer dhe i tha: ai nuk u tha tė vėrtetėn pėr motrėn tuaj, ai e bėri shtatzėnė motrėn tuaj dhe ajo lindi njė djal, pastaj ai i mbyti qė tė dy sepse kishte frikė nga ju dhe i varrosi prapa derės sė shtėpisė nė tė cilėn ajo qėndronte dhe nė anėn e djathtė tė saj, unė jam i bindur se ju do t'i gjeni aty qė tė dy. Pastaj shkoi te vėllai i mesėm dhe mė i vogėli dhe u tha tė njejtėn gjė.

    Kur gdhinė nė mėngjes ata u habitėn nga ėndėrra qė kishin ėndėrruar, kėshtu qė u tubuan tė gjithė dhe filluan t'i thonė njėri-tjetrit: unė sonte pashė njė ėndėrr tė ēuditshme, kėshtu qė tė gjithė treguan se ēfarė kishin ėndėrruar. Vėllau i madh tha: Kjo ėshtė ėndėrr dhe nuk ėshtė asgjė, andaj ejani tė shkojmė e lėne kėtė gjė. Por vėllau i vogėl tha: Betohem nė All-llahun unė nuk largohem nga kėtu pėrderisa tė shkoj tek ai vend dhe tė shikoj se ēfarė ka nė te. U drejtuan ata tė gjithė nė drejtim tė shtėpisė nė tė cilėn qėndronte motra e tyre, e hapėn derėn dhe hulumtuan vendin tė cilin e kishin parė nė ėndėrr, kur shikuan aty, e gjetėn motrėn dhe fėmiun e saj tė prerė e tė varrosur nė atė vend, ashtu sikurse kishin parė ėndėrr. Kėta menjėherė shkuan te adhuruesi dhe e pyetėn pėr kėtė dhe ai ua vėrtetoi fjalėn e shejtanit nė atė qė veproi me ata dy. Ia morėn kėta pasurinė qė i kishin dhėnė, e zbritėn nga faltorja dhe e dėrguan qė ta kryqėzojnė. Kur e lidhėn nė drurin e kryqėzimit, i erdhi shejtani dhe i tha: Ti e kuptove se unė jam ai qė tė mashtrova me atė gruan derisa mbet shtatzėnė dhe derisa e preve atė dhe fėmiun e saj, nėse ti sot mė bindesh, mohon All-llahun i cili tė krijojė dhe tė formoi, unė do tė shpėtojė nga gjendja nė tė cilėn je. Adhuruesi mohoi All-llahun, e kur ai mohoi, shejtani e la atė dhe pastaj e kryqėzuan”.
    Kėtė rrėfim e pėrmendėn komentatorėt e Kur'anit gjatė komentit tė fjalės sė All-llahut: “Sikurse shembulli i shejtanit, i cili i tha njeriut: “Moho!” E, kur ai mohoi, i tha: “Unė jam i pastėr nga ti...” (El-Hashr: 16).

    6- SHEJTANI PASON HAPA TĖ NJĖPASNJĖSHĖM DERI NĖ DEVIJIMIN E NJERIUT:

    Nga rrėfimi i mėparshėm mund tė kuptojmė njė metodė tė shejtanit nė tentimet e shumta tė tij pėr humbjen e njeriut. Ai e tėrheqė njeriun hap pas hapi pa pushuar e pa u lodhur, sa herė qė e hedhė nė njė mėkat, e udhėzon nė njė mėkat tjetėr mė tė madh, derisa ta dėrgojė te mėkati mė i madh dhe kėshtu e shkatėrron atė. Ky ėshtė edhe ligji i All-llahut pėr robėrit e Tij, kur ata devijojnė, ua mbizotėron shejtanin dhe ua shmang zemrat nga rruga e drejtė: “...e kur ata u shmangėn (nga e vėrteta), All-llahu i largoi zemrat e tyre, pse All-llahu nuk e vė nė rrugė tė drejtė popullin e prishur” (Es-Saff: 5).

    7- AI E BĖN NJERIUN TĖ HARROJ ATĖ QĖ I BĖN MIRĖ DHE QĖ ĖSHTĖ NĖ INTERES TĖ TIJ:

    Kjo ėshtė ajo qė shejtani veproi me Ademin, ai pandėrprerė i pėshpėriti derisa Ademi harroi urdhėrin e Zotit tė tij: “Na i patėm urdhėruar edhe Ademit (tė mos i afrohej pemės), po ai harroi, pra tek ai nuk gjetėm vendosmėri” (Taha: 115).
    Kurse shoqėruesi i Musaut alejhis-selam i tha atij: “Ai (djaloshi-Jushaė bin Nun) tha: A e sheh!? Kur u strehuam te shkėmbi, unė e harrova peshkun dhe pėrveē shejtanit, nuk mė bėri kush tė harrojė qė tė pėrkujtojė ty atė...” (El-Kehf: 63).

    All-llahu i ndaloi tė Dėrguarit tė Tij dhe Sahabėve tė tė Dėrguarit qė tė ulen nė mexhliset (vendndejat) ku bėhet pėrqeshje me fenė e All-llahut, por shejtani e bėn njeriun tė harrojė kėtė urdhėr tė All-llahut, kėshtu qė i shoqėron ata pėrqeshės: “Kur sheh ata se janė thelluar (me tallje) nė ajetet Tona, largohu prej tyre derisa tė kalojnė nė bisedė tjetėr.Nėse shejtani tė bėn tė harrosh (e rri me ta), pasi tė bie ndėr mend, mos rri me popullin mizor” (El-En'amė: 68).

    Jusufi alejhis-selam kėrkoi nga shoku i tij qė ishte me te nė burg, qė kur tė dal nga aty dhe tė filloj t'i shėrbejė mbretit, ta pėrmend ēėshtjen e tij para mbretit, por shejtani e bėri kėtė njeri tė harrojė atė qė i tha Jusufi alejhis-selam, pėr kėtė arsye mbeti Jusufi nė burg disa vite: “E atij pėr tė cilin besonte se ėshtė i shpėtuar i tha: “Mė pėrkujto mua te zotėriu yt”. Po shejtani e vuri nė harresė ta pėrkujtojė te zotėriu i tij, e pėr kėtė mbeti nė burg disa vjet” (Jusuf: 42).

    Kur shejtani e sundon njeriun nė pėrgjithėsi, e bėn qė ta harrojė Zotin nė pėrgjithėsi: “Ata i ka nėnshtruar shejtani dhe ua ka qitur nė harresė pėrmendjen e All-llahut. Ata janė partia e shejtanit. Vėre, partia e shejtanit janė mė tė dėshpruarit” (El-Muxhadele: 19). Me kėtė ajet janė pėr qėllim munafikėt -dyfytyrshat- sikurse thuhet nė ajetin para kėtij. Pėrmendja e All-llahut ėshtė arma e cila largon shejtanin: “Pėrkujto Zotin tėnd kur tė harrosh...” (El-Kehf: 24).
    "Shoku Mjekesise"

  6. #6
    I PĖRKUSHTUAR ISLAMIT Maska e muli21
    Anėtarėsuar
    24-03-2008
    Vendndodhja
    NĖ TOKĖ
    Postime
    156
    Faleminderit mjekėsia pėr kėtė punė tė mrekullueshme qė po e bėni.
    Allahu tė shpėrbleftė, pėr gjithė kėtė mund qė po e jepni
    ALLAHUT JEMI DHE TE ALLAHU DO TĖ KTHEHEMI

  7. #7
    don't bother me Maska e Apollyon
    Anėtarėsuar
    07-11-2007
    Vendndodhja
    periferi
    Postime
    8,589
    Pas kėsaj All-llahu e largoi Iblisin nga Xhenneti i pėrhershėm si shkak i mendjemadhėsisė sė tij dhe i premtoi se do ta lė tė gjallė deri nė Ditėn e Kijametit: “Tha (Iblisi): “Mė jep afat deri nė Ditėn e ringjalljes sė tyre”. I tha (All-llahu): “Ti tash mė je nga ata qė iu ėshtė dhėnė afati” (El A'rafė: 14-15). Ky i mallkuar u betua se do t'i devijojė bijtė e Ademit: “Tha (Iblisi): “Pėr shkak se mė humbe mua, unė do t'u ulem atyre (do t'u zė pusi) nė rrugėn Tėnde tė drejtė. Mandej, do t'ju sillem atyre para, prapa, nga e djathta dhe nga e majta e tyre, e shumicėn e tyre nuk do ta gjejsh qė tė falėnderohen (tė besojnė)” (El-A'rafė:16-17).
    Edhe pse Allahu nuk e levizi gishtin e madh, qe ta shfaroste fare kte shejtanin? Apo kishte qejf te luante me neve si minjt ne kafaz?
    There is no never ending banquet under the sun. All good things must come to an end.

  8. #8
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Do provoj qe te sjelli nje shembull te ndikimit te shejtanit ne jeten e Perditshme te nje njeriu:

    Llogariten te jenė rreth 99% te pijeve jo alkoolike apo te lengjeve qe nuk kan alkool,kundrejt 1 % te pijeve alkoolike qe jan sot ne posedim te njerzimit...

    Dihet dobia e nje lengu peme,dihet shija e mrekullueshme e nje lengu pjeshke apo molle,dhe te lengjeve te tjera siq jan pijet exotike/te gazuara dhe shume lengje qe posedojne qdo element qe ndikon pozitivisht tek organizmi i njeriut dhe poashtu edhe tek shija qe formon nje kenaqesi dhe nje shurje etjesh...

    Nje Birrė apo Pije Dehese- Perberja:

    Pamja e saj gjason tej mase ne nje urinė lope apo apo cjapi,te mos them njeriu,shija e saj poashtu gjason ne nje shije Urine Elefanti dhe efektet jan te Tipit Viagra per te zgjuar dhe zhdukur qdo kontroll nervore dhe sherben si anestezion per te vazhduar jeten e rrejshme...


    Tash shume kjart mund te vereni se qfar ndikimi ka shejtani tek mendja e njeriut : Shejtani ia mbush mendjen nje njeriu qe te konsumoj Urinė Pele (Birre apo Raki) qe shkatrrn organizmin e tij dhe ka shije te tmerrshme ,ndersa zhduk oreksin ne mendjen tij qe te konsumoj nje Leng qe posedon qoft shije te mrekullueshme,qoft vitamina ,qoft pamje ,qoft elemente sheruese dhe elemnte qe ndikojn pozitivisht ne shendetin e njeriut...

    Kam ndegjuar tek disa tipa ,se te Konsumosh Birre apo raki ,quhesh dhe konsiderohesh Burr (kete ia ka thene Shejatni se asnje budall nuk e thot kete) ndersa nese pi nje leng ,do konsiderohesh Femijė dhe jo si nje Burrė (kete poashtu ia ka then Shejtani se as budalla nuk e thot nje gje te tille)...

    Me siguri qe keni mundur qe te kuptoni ne kete kend se qfar ndikimi absurd ka shejtani ne jeten e njeriut...
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  9. #9
    Erga omnes Maska e fisniku-student
    Anėtarėsuar
    11-10-2006
    Vendndodhja
    Nėn hijen e Diellit
    Postime
    4,408
    Njeriu Me shume Shpenzon per te shkuar ne Xhehnem se sa qe shpenzohet per te siguriar nje vend ne Xhehnnet!! Pse??

    Nese deshiron qe te sigurosh Vend per Xhehnem keto shpexzime duhet te besh:

    -|Sepse Per te shkuar ne ato ambiente ku te fusin ne Xhehnem ,lypset nje shpenzim i madh ,si per shembull nese deshiron qe te hyjsh ne ndonje shtepi publike dhe te kerkosh sherbimet sexuale te nje prostitute ,ateher te nevoiten nje shume e konsideruar e te hollave..

    -|Apo nese deshiron qe te konsumosh ndonje droge te tipit Heroina apo Marihuane ,ateher te duhet nje shume e te hollash per te konsumuar nje substanc e tillė,qe te shkatrron dhe poashtu te siguron nje viz per ne xhehnem.

    -|Nese deshiron te hyjsh ne ndonje ambient ku behen mekate te ndryshme siq jan disa Puba dhe diskoteka ateher fillimisht duhet te paguash bilet hyrese dhe te paguash pijet dehese qe neviten aty....

    Ndersa shpenzimet per te fituar nje Vend ne Xhennet jan:

    Te ofrosh nje Buzeqeshje nje Femije(ska shepnzime)

    te ledhatosh nje Femije Jetim (ska shpenzime)

    te rrespektosh Prinderit dhe te afermit tuaj (ska shpenzime)

    te lexosh literatur te dobijshme (ska shpenzime)

    te duash dhe te rrepektosh te tjeret (ska shpenzime)

    Te dashurosh sinqerisht te dashurin/te dashuren (ska shpenzime)

    Te Falesh dhe te Adhurosh Allahun (ska shpenzime)

    Te shkosh ne Xhami (ska shpenzime) etj....


    Me siguri qe kuptuat edhe ketu rolin devijues te Shejtanin ne sistemin nervor te njeriut ,qe te shpie ne humbje te sigurt si ne kete jet poashtu edhe ne jeten tjeter...

    E kuptuat se si Shejtani ka kete ndikim tek njeriu ,qe te zgjedh te keqen ndersa te refuzon te miren dhe te refuzoj poashtu rrugen qe te shpie ne shpetim ,duke mos shpezuar asgje,ndersa te jeshon rrugen qe te shpien ne humbje dhe poashtu duke te bere qe te shpenzosh shume ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga fisniku-student : 08-08-2008 mė 14:04
    "Idea ėshtė Kėshilltari mė i mirė i Veprės"

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e extreme
    Anėtarėsuar
    29-04-2005
    Postime
    1,272
    Citim Postuar mė parė nga Apollyon Lexo Postimin
    Edhe pse Allahu nuk e levizi gishtin e madh, qe ta shfaroste fare kte shejtanin? Apo kishte qejf te luante me neve si minjt ne kafaz?
    ashtu disi eshte kjo pun


    po ju para se te tregoni se cfar ben shejtani a mund te na tregoj dikush cili ishte qellimi i krijimit te tij ?? apo ai vetem po ben ate se cfar e ka shkruar zoti te bej, ai pra po i zbaton detyrat te cilat ia ka caktuar zoti ???
    We are all Aliens

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Presidenti Moisiu: Jo emërimit të Harxhit si ambasadore në SHBA
    Nga Hyllien nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 141
    Postimi i Fundit: 14-11-2008, 16:39
  2. Mashtrimet ekonomike - Kujdes!
    Nga Davius nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-09-2006, 08:50
  3. Mashtrimet dhe Narkoza politike
    Nga Sabriu nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 04-01-2006, 08:57

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •