Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Regjisori nën diktatin e vëllait të madh

    Regjisori nën diktatin e vëllait të madh

    Nga Ali Podrimja

    - Nga Notesi




    Fajtor për çrregullime dhe gjakderdhje në Iliridë nuk është populli, por partitë e përçara e koçobashët e tyre, të cilët ranë në grackë të regjisorit që me mjeshtri e kishte përgatitur spektaklin. Përmes Alsatit informimet dhe detajet që jepeshin nga ajo se ç’ndodhte, nuk do harrohet pika e gjakut, pasojat e të cilës do të shihen më vonë. Qëllimi nuk ishte të fyheshin vetëm shqiptarët e Iliridës, por i gjithë kombi, t’i tregohet botës se të këtillë janë shqiptarët. Kjo do të ketë jehonë edhe tek shtetet e tjera që nuk e kanë pranuar ende Republikën e Kosovës. Turpi, pra, në Iliridë ishte edhe e keqja jonë. Mesazhi është i kapshëm. Regjisori nuk ishte i vetëm - vepronte në tutelën e vëllait të madh.

    Habit posaçërisht organizimi i dobët i partive shqiptare. Nuk e kishin të qartë se forcat blu të armatosura deri në dhëmb paralajmëronin edhe të keqen. Kurdisja ishte e përsosur. Këtë do ta thotë në mbyllje regjisori. Sidoqoftë, nuk mund të liroheshin nga mendësia anadollake dhe mbeten rob të kuazipatriotizmit, u mungonte kapela e shokut Lenin dhe ndonjë citat nga kapot e komunizmit. Nuk ditën t’ia luajnë atij që i mbante frenat përmes pionëve e që përcillte lojën e votës ku rrëshqitën partitë shqiptare.

    Si duket, koçobashët më tepër mendonin për punë të pista se për mirëqenien e qytetarëve. Të dhemb kur kujton eksodin biblik(1999), Ilirida kishte treguar atdhedashuri të shkallës së lartë ndaj kosovarëve që nuk mbahej mend. Eksodin e kishin përjetuar si fund të botës. Kisha parë pleq e të rinj tek derdhnin lot me shikim kah Kosova, ku nuk pranin zhurma e armëve e tymnajat. Nuk më kishte shkuar ndërmend se një ditë aty do të derdhet gjaku dhe për votën, pra për të drejtën qytetare, e mu për këtë shkaktar ishin partitë e paorganizuara, si dhe ata që i ndërsyen të shthururit për qëllime që i dinë vetëm koçobashët e bërë pikë e pesë. Kishin harruar se bashkëpunimi mes partive dhe toleranca zbut gjakrat dhe ia kthen besimin popullit. Po ashtu, habit pjesëmarrja e vogël e intelektualëve në parti. Pse ndodhi kjo? Ndoshta e dinë ata që gjenden në krye të tyre. T’i mbash në distancë intelektualët do të thotë se nuk pranon ide as mendime që vejnë shoqërinë në lëvizje, apo ndoshta u kanë frikën se mos u përzihen në punët e tyre “madhore” të çështjes.

    Sipas raporteve që vinin nga Ilirida, e që ishin mjaft të zymta, për pak të ndodhte dhe vëllavrasja. Kjo do të ishte fundi i çdo gjëje. Zgjedhjet në Maqedoni mësim i mirë për ata që bëjnë ç’mos të përçajnë jo vetëm partitë, por edhe popullin. Më së paku kjo na duhet neve në kohën kur kërkojmë vend në familjen e madhe europiane. Regjisori në mbyllje deklaroi triumfalisht: te ne zgjedhjet ishin demokratike dhe pa kurrfarë trazirash, kurse ç’mund të bëjmë ne kur shqiptarët e këtij vendi nuk dinë të respektojnë rregullat demokratike. Ishte kjo një shuplakë për atë që ndodhi, e turpshme për partitë dhe fyese për elektoratin shqiptar. E, regjisori dëshiron të jetë edhe kryeministër i tyre.

    tema

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    02-06-2008
    Postime
    31
    Kot mundohen te shkruajn edhe keto analist, shkrimtar, gazetar. Lideret e popullit shqiptare nuk lexojne keso temash qe shkruhen nga njerez te ditur ata lexojne vetem temat qe ua pjell koka e tyre e degjeneruar qe me cdo kusht deshirojne te njellosin kulturen dhe vlerat kombetare te shqiptareve. Ka pature disa shkrime te keti lloi, por shume pak efekt kan patur ne popullate, meqe populli ne Maqedoni i beson Liderit te tij politik dhe eshte lojal ndaj ti, nderkaq keto shkrime dhe analiza teper reale nuk meren aspak parasysh. Ske cka te bejsh problemi qendron te masa e votuesve qe nuk dine te mendojne lirshem, analizojne me llogjik problemin dhe te dalin me nje perfundim te tyre personal, po te ndodh kjo do te ishte shume keq per partite politike, por shume frytedhenese per popullin ne pergjithesi.

Tema të Ngjashme

  1. Ethem Haxhiademi
    Nga Brari në forumin Enciklopedia letrare
    Përgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-09-2016, 19:44
  2. Të drejtat e vëllait tënd
    Nga Vista në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 13-05-2009, 17:06
  3. Ndahet nga jeta regjisori Gezim Erebara
    Nga krispi në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-02-2007, 21:44
  4. Thikë pas shpine vëllait për një celular
    Nga iliria e para në forumin Aktualitete shoqërore
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 30-01-2006, 16:16
  5. Regjisori Mihal Luarasi
    Nga Brari në forumin Kinematografia dhe televizioni
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 17-04-2003, 10:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •